Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I quajti socialistët “bastardë”, përjashtohet nga seanca Edmond Spaho. I hiqet paga e një dite
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > I quajti socialistët “bastardë”, përjashtohet nga seanca Edmond Spaho. I hiqet paga e një dite
KryesorePolitike

I quajti socialistët “bastardë”, përjashtohet nga seanca Edmond Spaho. I hiqet paga e një dite

Published: June 9, 2022
Shpërndaje

Deputeti demokrat Edmond Spaho është përjashtuar nga seanca plenare ditën e sotme me vendim të Komisionit të Etikës.

Ai u përfshi në një debat me socialistët pasi nga foltorja e Kuvendit i cilësoi ata si ‘bastardë’.

Ishte kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ai që kërkoi mbledhjen e Komisionit të Etikës në rast se Spaho nuk do të kërkonte falje.

- Publicitet -

Drejtuesja e seancës Ermonela Felaj ndërpreu seancën për disa minuta për të komunikuar më pas vendimin e Komisionit për përjashtimin e Spahos nga seanca dhe heqjen e pagës si deputet për një ditë.

Termi i përdorur nga deputeti demokrat Edmond Spaho ka revoltuar kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Teksa mbylli fjalën Spaho deklaroi se “bastardët kuptojnë vetëm me gjuhën e forcës”.

Kjo e revoltoi Taulant Ballën, i cili kërkoi të ndërpritet seanca në mënyrë që të mblidhet komisioni i etikës për të marrë një vendim për Emond Spahon

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • dikur says:
    June 9, 2022 at 4:49 pm

    Fjala ne kuvend , dikur, kur burrat kishin alltin dhe kobure ne brez , kishte tjeter peshe dhe bashke me te edhe burrnia. T’i japesh gojes pa zgjedhur fjalen , pa dogan dhe te mos mbash asnje pergjegjesi kjo siç duket qenka moderrnizem dhe zhvillim meqe kanuni i Lekes eshte anakronik dhe primitiv.

    Reply
    • Na myten says:
      June 10, 2022 at 7:20 am

      E me @dikur s’paske kuptu asigjo nga jeta. Mban kobure ne brez ai qe nuk di me zgjedh fjalen dhe jo ai qe di si per shembull andej nga Korca apo Permeti. Cilet jane me te zhvilluar sipas teje ata me kobure e me Kanun apo keta pa kobure dhe pa Kanun?

      Reply
  • zgalem says:
    June 9, 2022 at 7:09 pm

    E falnderoj talant Ballen , qe e ndaloi furine ofenduse te E. Spahos , ketij milioneri , qe i lepihet Saliut . Vete Saliu e mat punen e perkrahersve te vet , me faktin sa shajne dhe ofendojne kundershtaret politike . I quajti socialistet “bastarde ” , kur ky bastarde , nuk mbahet mend te kete bere ndonje punbe te hairit , qofte dhe te vogel . E falnderoj komisjonin e etikes , qe e perjashtoi nje dite , duke i ndalur dhe rogen . Natyrisht , Spaho me shoke , nuk kane nevoje , per roge , por eshte simbolike popullore . Te shash , eshte ves i shemtuar , ndersa t’i perseritesh Saliut , NonGrata , eshte kujtese e zakoneshme e statusit te kriminelit Berishe . Nuk ka ndonje ofendim Kyj mund te cilesohet e dhe kriminel , sepse krimet i ka pranuar publikisht . Zgalem

    Reply
  • Sokrati says:
    June 9, 2022 at 8:01 pm

    Harbuteria, poshtersia dhe rrugaçeria e kane shtepine tek ish SHQUP-i, nen komanden e saliharbutit, qe tenton te beje te gjithe shqiptaret si veten, i gjalle i vdekur dhe i pakallur!
    Ligji ne leter nuk eshte asgje!
    Zbatoni ligjin dhe te gjitha punet do te rregullohen, njerezit do te mesohen e kulturohen, do te dine te flasin dhe si te flasin dhe demokracia, qe deri tani nuk dihet se ku eshte futur, do te na shfaqet, do te hyje ne ejeten tone, do te na pelqeje dhe do te na duket shume e lehte per ta perqafuar! Kur te ndodhe ky fenomen, do te themi: -Kaq e lehte paska qene?! Si nuk e kuptuam dhe na iken dekada te tera nga jeta jone, pa bere kurregje!
    Poshte banditet, banditizmi, dhuna verbale, ofendimet dhe çerdhja e felliqur e sali NON GRATA-S!

    Reply
  • Samiu says:
    June 9, 2022 at 8:49 pm

    ESHTE NE GENIN POLITIK TE PD SHARRJA, RRUGACERIA, OFENDIMET, ZENKAT…. EDHE PO TE SHIKOSH KOMENTET NEPER RRJETE SOCIALE… NUK GJEN FJALOR ME TE QELBUR SE PD istat

    Reply
  • Spak says:
    June 9, 2022 at 10:06 pm

    Ku ka arritur Partia jone e shpreses se madhe? Saliu e pushtoi dhe e varrosi! Kaq ishte detyra qe i dhane bosset e tij? Sepse kush ka ngelur? Muli,Spaho i mjeri Presh,motra Vokshi? Ku na katandise keshtu o malesor Vicidolas qe ke pasur dhe kale me samar!

    Reply
  • silvana says:
    June 10, 2022 at 7:50 am

    Rrugaceria nuk paska limit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Organizuan dhe nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit të Rinasit”, Policia procedon penalisht 19 protestues
  • SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje: Bregdeti sipas Ramës, një mall luksi që po ndan shoqërinë në dy kampe
  • Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  • Gazetarja: Emri i Berishës dhe i familjes vijon të jetë në listën “non grata”
  • Tri të vërteta të thjeshta (për kryeministrin)

Komentet e Fundit

  1. Rexha on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  2. готовая диссертация on A e dini se Viktor Hygo shkruante lakuriq?
  3. Bruno on “Po dëmtoni turizmin dhe imazhin e Shqipërisë”, Rama: Ja kush do jenë dy përfituesit nga kjo protestë
  4. SPAKU on Në kërkim për trafik droge dhe pastrim parash, historia e vilës së Ilir Shtufit ku jeton Shkëlzen Berisha
  5. Ppsh on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?