Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I shërbente grupit të Erjon Alibejt, SPAK kërkon 4 vite burg për ish-policin Leonard Palushi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > I shërbente grupit të Erjon Alibejt, SPAK kërkon 4 vite burg për ish-policin Leonard Palushi
Kronike

I shërbente grupit të Erjon Alibejt, SPAK kërkon 4 vite burg për ish-policin Leonard Palushi

Published: March 13, 2023
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), kërkon dënimin me 4 vite burgim, të ish-oficerit të Policisë së Elbasanit, Leonard Palushi, që akuzohet se bënte informatorin e Erjon Alibejt, kreut të një prej organizatave kriminale në këtë qytet, tashmë i arrestuar për urdhërimin dhe financimin e disa atentateve vdekjeprurëse. Gjithashtu një tjetër masë e kërkuar nga SPAK është heqja e të drejtës për ushtrimin e një funksioni publik për 5 vite, si dhe konfiskim i automjetit që dyshohet se e ka përfituar si shpërblim nga Erjon Alibej, në këmbim të shërbimeve që i ka bërë këtij të fundit.

Palushi akuzohet për korrupsion pasiv, tjetërsimin e provave të vrasjes së Emiljano Ramazanit, i shtyrë nga Erjon Alibej, me qëllim për të ndjekur penalisht persona të pafajshëm dhe për t’ju kundërvënë grupit të Talo Çelës. Gjithashtu manipulimi i provave duke fshehur pistoletën në servisin e familjes Manhasa, u bë me qëllim për të futur në sherr dy grupe të tjera.

Pasi përfitoi automjetin nga Erjon Alibej, ish-efektivi, e ndërroi me qëllim humbjen e gjurmëve të aktit korruptiv. Palushi nuk e ka pranuar asnjëherë akuzës, teksa u arrestua vitin e kaluar, gjatë operacionit të koduar “Plumbi i artë”, fal rrëfimeve të të penduarit Nuredin Dumani.

- Publicitet -

Pas përfundimit të hetimeve të SPAK, është provuar se Palushi ka marrë më 23 qershor nga i hetuari Erjon Alibej, një makinë tip “Mercedes Benz”. I pandehuri Leonard Palushi duke qënë i ndërgjegjshëm që ky veprim ishte në kundërshtim me ligjin, ka kryer veprime kamufluese për të mbuluar faktin e dhurimit dhe pronarin e vërtetë të këtij mjeti duke paraqitur si blerës një shtetas të njohur të tij.

Sipas hetimeve, i pandehuri, Leonard Palushi ka mbështetur të hetuarin Erjon Alibej, pasi në rolin e punonjësit të policisë e ka takuar vazhdimisht, takime këto për të cilat eprorët e tij deklaruan se nuk ishin në dijeni. Nga hetimet, ka rezultuar se në datën 27 korrik të 2020, me kërkesë të Erjon Alibejt, efektivi Leonard Palushi ka dhënë informacione mbi vendodhjen e armës tek servisi i Manahasëve, me qëllim që sipas kërkesës së Alibejt, të krijohej konflikt midis dy grupeve.

Erion Alibej akuzohet si financuesi i vrasjes së Emiljano Ramazanit “Ilit”, teksa oficeri ka bërë gjithçka për të prishur hetimet, ndërkohë që si alibi kishte edhe faktin se nuk ishte në punë. Në kohën e prangosjes, Palushi ishte shef sektori në Policinë e Lezhës.

Vrasja e Emiljano Ramazanit ndodhi në datë 20 korrik 2020. Financues i kësaj vrasje ishte Alibej, organizator Nuredin Dumani, ekzekutor Skerdi Tasi dhe ndihmës për ekzekutimin kanë qenë Henrik Hoxhaj, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili. Ai dyshohet edhe si porositës i vrasjes së Ergis Runajt, një javë më pas.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?