Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet sot nga Dubai Durim Bami
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet sot nga Dubai Durim Bami
AktualitetKronike

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet sot nga Dubai Durim Bami

Published: February 26, 2026
Shpërndaje

Durim Bami, një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Shqipëri që vepron kryesisht në Fushë-Krujë dhe Tiranë, do ekstradohet sot nga Dubai në Tiranë. Sipas njoftmit të policisë, GJKKO i ka caktuar 47-vjeçarit banues në Nikël, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat e mëposhtme:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”. Uniformat bëjnë me dije se, pas mbërritjes së Bamit, do të ketë një njoftim të plotë për median.

Njoftimi i Policisë:

- Publicitet -

“Policia e Shtetit/Vijon operacioni ndërkombëtar i koduar “The Wanted”, për lokalizimin, kapjen dhe finalizimin e procedurave të ekstradimit të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Pritet finalizimi i procedurave të ekstradimit gjatë ditës së sotme, nga Dubai, në Shqipëri, të një shtetasi të shumëkërkuar.

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, ditën e sotme, pritet të ekstradohet nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, në Shqipëri, shtetasi D. B., 47 vjeç, banues në Nikël, Krujë.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”. Pas mbërritjes së këtij shtetasi, do të ketë një njoftim të plotë për median.”,shkruhet në njoftim.

Kush është Durim Bami? 

Ndalimi i Durim Bamit në Dubai është kryer në datën 21 Tetor 2024. Kjo ishte hera e dytë që Durim Bami, u arrestua nga policia e Dubait, pasi ai kishte shkelur rregullat e paraqitjes në një nga rajonet e policisë së Dubait.

Për herë të parë ai u ndalua në muajin qershor 2024, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga SPAK në muajin Maj 2024. Shumë shpejt ai u lirua nga gjykata duke përfituar një leje qëndrimi dhe garancie për tu paraqitur në komisariat sa herë ishte e nevojshme për tu verifikuar.

Por tre thirjeve në E-Mail të policisë së Dubait për ta verifikuar, Durim Bami, nuk i është përgjigjur çka solli arrestimin e tij për herë të dytë. Bami ka pretenduar se nuk kishte parë E-mailet ndaj nuk ishte paraqitur fizikisht në polici, ditën dhe orën e planifikuar.

Por këto pretendime nuk e ndihmuan për t’u liruar nga burgu. Tashmë Durim Bami, ka humbur dhe procesin gjyqësor, duke i hapur rrugën ekstradimit të tij në Shqipëri.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • U transferua nga paraburgimi i Durrësit në Fier, reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet
  • Rama: Nuk jap dorëheqjen, do jem në krye të detyrës deri ditën e fundit të kontratës
  • Skandal me fondet e BE në Kroaci, Aeroporti i Dubrovnikut detyrohet të kthejë 22 mln euro
  • Do ulet çmimi i karburanteve? Qeveria parashikon të heqë taksën e qarkullimit
  • Ambasadori i OSBE në Shqipëri për protestat: Qytetarëve duhet t’u dëgjohet zëri

Komentet e Fundit

  1. × on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës
  2. demo on Do gjykohet e lirë, Balluku thirret në SPAK me avokatin për mbylljen e fazës së hetimit
  3. Durrsaku on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës
  4. Remo on Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në Fier pas postimit për Vuçiçin që u konsiderua thumbues për Ramën
  5. nastradini on Lehtëson apo shtrenjton

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?