Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “I shpreh respektin tim Vuçiçit”, Rama: Marrëveshja Kosovë-Serbi u finalizua falë Ballkanit të Hapur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “I shpreh respektin tim Vuçiçit”, Rama: Marrëveshja Kosovë-Serbi u finalizua falë Ballkanit të Hapur
KryesorePolitike

“I shpreh respektin tim Vuçiçit”, Rama: Marrëveshja Kosovë-Serbi u finalizua falë Ballkanit të Hapur

Published: September 2, 2022
Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në ditën e dytë të samitit të “Open Balkan”, i cili po zhvillohet në Beograd u shpreh se është e rëndësishme që kësaj nisme t’i bashkohen të gjitha vendet e rajonit, dhe jo vetëm.

“Jam i kënaqur që këtu sot me ne janë edhe dy miq shumë të rëndësishëm për ne që përfaqësojnë dy vende po kaq të rëndësishme për rajonin tonë. Ministri i Jashtëm i Turqisë, të cilin dua ta falenderoj për praninë e tij. Turqia është një partner i pazëvendësueshëm strategjik i Shqipërisë por edhe një aleat i gjithë proceseve pozitive në vendin tonë. Po ashtu edhe ministri i Jashtëm i Hungarisë, të cilin gjithashtu dua ta falenderoj. Për ne është shumë e rëndësishme që kësaj nisme t’i bashkohen të gjitha vendet e rajonit tonë dhe t’i bashkangjiten edhe vende kaq të rëndësishme sa Turqia, Italia, Greqi si dhe Hungaria”, tha Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se Ballkani është për Evropën po kaq i rëndësishëm saç është Evropa për Ballkanin.

- Publicitet -

“Dua ta falenderoj presidentin Vuçiç dhe ekipin e tij sepse panairi nuk kishte asgjë më pak se panairet e së njëjtës fushë me famë botërore. Në këtë panair ishin bashkë dhe shumë prodhues të mirënjohur të verërave. Dje mund të kishte qenë një ditë tjetër, ku mediet tona dhe të Evropës të ishin të mbushura me lajme për atë që ndodh në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës. Dita e djeshme tregoi se cila është rruga dhe cila është zgjedhja e Ballkanit të Hapur. Sot dua ta them me krenari që edhe zgjidhja e lëvizjes me karta identiteti është një zgjidhje e Ballkanit të Hapur. Dua t’i shpreh respektin tim presidentit të Serbisë që ka dhënë një sinjal shumë të qartë për të gjithë, që zgjedhja e parë është paqja”, vijoi Rama.

Rama ia ka atribuar Ballkanit të Hapur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë që finalizua dy ditë më parë duke bërë të mundur udhëtimin mes dy vendeve dokumentet e tyre të identifikimit.

Rama tha se këtë gjë e ka pranuar edhe para një gazetareje serbe duke i thënë se gjithçka mund të ishte bërë edhe më herët, pa humbur shumë energji. Kreu i qeverisë tha gjithashtu se falë Ballkanit të Hapur është arritur edhe zhbllokimi i eksporteve të grurit.

“Dita e djeshme tregoi qartë se cila është rruga dhe cila është zgjedhja e Ballkanit të Hapur. Sot dua ta them me krenari e kënaqësi se lëvizja me karta identiteti është një zgjidhje e Ballkanit të Hapur, dje ia kam thënë edhe një gazetareje serbe se nuk do të shpenzohej gjithë ajo energji nëse edhe Kosova apo vendet e tjera do të ishin pjesë e Ballkanit të Hapur. Dua t’i shpreh respektin Presidentit të Serbisë që duke materializuar këtë zgjidhje ka dhënë një mesazh, zgjedhja e parë është paqja. Kjo është rruga. Sot ne nuk jemi këtu thjesht për të celebruar verërat, ushqimin e rajonin. Dua të them një fakt, pjesë e situatën shqetësuese për grurin ishte edhe Shqipëria pas nisjes së luftës në Ukrainë. Shqipëria kishte kontrata me kompanitë, por Serbia njësoj si të gjitha vendet bllokoi eksportet dhe ishte Ballkani i Hapur ai që zhbllokoi procedurën. Këtu flasim për bukë”, tha Rama ndër të tjera.

Në samitin e ditës së sotme pritet të finalizohet marrëveshja për tregtinë pa kufizime të ushqimeve mes vendeve të kësaj nisme.

Në orën 13:00 pritet konferenca për shtyp e liderëve të Ballkanit të Hapur.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • AI says:
    September 2, 2022 at 9:45 am

    Nuk te intereson BE se nuk jane Diktatoren por Diktatoret e ballkanit we keni 20 vjet kryeministra…mjere Sjqiptaret ku po I con…

    Reply
  • Ppsh says:
    September 2, 2022 at 10:02 am

    Sja vlen me komentu
    Mjafton me thene qe marrveshja eshte nenshkruar 10 vjet me pare thjeshte duhej vene ne jete, ky thote u be fal botes serbe

    Reply
  • Renato says:
    September 2, 2022 at 10:12 am

    Te bashkepunosh me komshijte nuk eshte keq , E keqa dhe e mira nga komshiu te vjen , balkani i hapur eshte gjeja me e mire qe ka be ne te gjithe te mirat e te kqijat qe ka !

    Reply
  • intelektuali says:
    September 2, 2022 at 10:13 am

    Edi Rama:

    Me propaganden Ballkani i Hapur Sorosian nuk genjen dot me asnjeri as ne Shqypni dhe as ne Bote, aq me teper se Ballkani nuk eshte Shqypnia Enveriste dhe Serbia Putiniste qe po perpiqet te kollofise Kosoven si Rusis e Putinit Ukrainen, kjo propagande bolshevike per Ballkan te Hapur me gisht ne bythe i sherben vetem interesave te Putinit qe po kerkon dalje ne Adriatik si cifuti ne shkretetire dhe kete te vertete qe daton qe nga Koha e Qepes e Hrushcovit nuk e pranon vetem lukunia e fanatikeve komuniste qe nuk hane pyka llogjike, dallkauku kosovar Mylaim Zeka eshte shembelltyra e kesaj lukunie fanatikesh dru me pre qe i hane si sapunin per djathe mashtrimet e Edi Rames per Ballkanin e Hapur Sorosian qe vetem do ta largoje Shqypnine dhe Kosoven nga BE

    Reply
  • Sindy says:
    September 2, 2022 at 12:31 pm

    Humorist i madh qenka ky Rama, ndaj e mbajme edhe per kryeminister se na bo me qesh.

    Reply
  • Gjergji says:
    September 2, 2022 at 12:44 pm

    Zot ne dore te kujt kemi ra.

    Reply
  • Fatmir Lohja says:
    September 2, 2022 at 1:53 pm

    Rrene e bukur.Ballkan i hapur ende nuk eshte ligjeruar.Pa u ligjeruar po ben mrekudhura!?

    Reply
  • mali says:
    September 2, 2022 at 3:23 pm

    edhe une kam respekt per Vucic sepse nuk njeh pavaresine e Kosoves nga serbia ,por qe Vucic e ka kuptuar qe duhet te fshije buzet me Kosoven.Vucic e thote hapur;Ore Shqiptare ,ore loqe kandari ,Amerika i u a fali Kosoven,bashkohuni ,behuni nje shtet Shqiperi -Kosove dhe mer fund ngerci Serbi-Kosove sepse vetem faktori shqiptar mund ta beje kete.

    Reply
  • PS PA RAMEN says:
    September 2, 2022 at 4:08 pm

    O KATRAN ME BOJE
    PI ME VUCIN VERE
    NDERKOHE QE VATANIN
    TEND E KE DHJERE

    SA ZILI TE KAM
    O MJERAN I MJERE
    PROTOTIP I WYPIT
    KRENAR POR I DHJERE

    MILETI SKA BUKE
    TI THUA PI VERE
    ME KUJTON MARINE
    E FRANCES SE DHJERE

    QE SI TI HABITEJ
    POPULLI I SAJ
    PSE KERKONTE BUKE
    E JO BISKOTA ME CAJ

    SEC PO FLAS DHE UNE
    QE MU. THAFTE GOJA
    TE NA RROJE CARI
    QE JU SHOFTE BOJA

    Reply
  • PS PA RAMEN says:
    September 2, 2022 at 4:09 pm

    O KATRAN ME BOJE
    PI ME VUCIN VERE
    NDERKOHE QE VATANIN
    TEND E KE DHJERE

    SA ZILI TE KAM
    O MJERAN I MJERE
    PROTOTIP I QYPIT
    KRENAR POR I DHJERE

    MILETI SKA BUKE
    TI THUA PI VERE
    ME KUJTON MARINE
    E FRANCES SE DHJERE

    QE SI TI HABITEJ
    POPULLI I SAJ
    PSE KERKONTE BUKE
    E JO BISKOTA ME CAJ

    SEC PO FLAS DHE UNE
    QE MU. THAFTE GOJA
    TE NA RROJE CARI
    QE JU SHOFTE BOJA

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • RaBexit!
  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron për takimin me Ramën dhe mbështet protestat në Tiranë
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. PRO !!! on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Realisti on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. K R on Veprimet e dy të besuarave të Ballukut zbuluan pronësinë reale të vilës F6 në Dhërmi
  5. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?