Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I tha nuk je burrë, po çingije, Gazmendi i përgjigjet Ramës: “Mos u fshih prapë pas fustanit të grave. Se burrrat nuk…”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > I tha nuk je burrë, po çingije, Gazmendi i përgjigjet Ramës: “Mos u fshih prapë pas fustanit të grave. Se burrrat nuk…”
Lajmi i funditPolitike

I tha nuk je burrë, po çingije, Gazmendi i përgjigjet Ramës: “Mos u fshih prapë pas fustanit të grave. Se burrrat nuk…”

Published: April 25, 2024
Shpërndaje

Gazment Bardhi i është përgjigjur Edi Ramës, pas bllofit se kishte paditur në SPAK, Olsi Ramën.

Rama e quajti jo burrë, po çingije, dhe Gazi ia ka kthyer po me konteekst gjinor.

“Burrat nuk fshihen pas lojrave të fjalëve! Mos u fshih prapë pas fustanit të grave” – lexohet në reagimin e tij.

- Publicitet -

“Avokati i çdo afere korruptive dhe kriminale të familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij, do të donte që numri 335/1 të mos ekzistonte në databazën e prokurorisë, që kjo e fundit të regjistronte një kallëzim të ri, që raportet e policisë dhe përgjimet e prokurorisë shqiptare dhe gjermane të dosjes Xibraka të mos ekzistonin, që të dhënat e TIMS të mos ekzistonin. Fati i keq i vëllait të madh të Olsit, është që ato ekzistojnë dhe janë në dosjen 335/1. Asnjë propagandë e jotja, veglave të tua, apo mediave në shërbimin tënd, nuk e fshehin dot të vërtetën, as makinën me targë AA 653 DM. As budallëku yt se unë paskam kapur Rai 3, nuk e zhvendos dot vëmendjen nga e vërteta, sado të qeshura shkakton” – shkruan Gazmendi.

Më poshtë, reagimi:

“Për zhurmën e ditës, do ta kuptojë shumë shpejt Edi Rama, nëse kam bërë apo jo kallëzim në SPAK për vëllain e tij që ka përdorur të njëjtën makinë me kartelin e drogës. Dallimin ligjor të informacionit/kallëzimit që kam dërguar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion me kallëzimin e ri që regjistrohet në regjistrin e veprave penale në kuptimin penal të fjalës, mund t’ia shpjegojë fare mirë Engjëll Agaçi, eksperti i tij për çështjet e trafikantëve të drogës. Megjithatë një shpjegim mund t’ia jap dhe unë.

Çështja e hetimit të përfshirjes së Olsi Ramës në trafikun e Xibrakës është njësoj si çështja e hetimit të përfshirjes së Edi Ramës në aferën e korruptimit të ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së Charles McGonigal. Për McGonigal kërkova të nisë hetimi. Kur dolën fakte të reja, nuk dorëzova kallëzim nga e para, por dërgova informacion shtesë të kallëzimit, sepse dosja penale ekziston. Njësoj dhe për Olsin e çunave të Xibrakës. Dosja penale ekziston e pezulluar dhe informacioni/kallëzimi shtesë është për ta vënë në lëvizje këtë dosje që Edi Rama do të dëshironte ta varroste.

Tani, do të merremi me fjalorin juridik apo me faktin që të dy vëllezërit Rama janë nën hetim nga SPAK, njëri në dyshim për përfshirje për trafik droge, tjetri, kryeministri, për dyshim në korruptimin e ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së?! Zgjidh e merr Edi Rama! Burrat nuk fshihen pas lojrave të fjalëve!

Ta mirëkuptoj dhe inatin që s’të del me rrëzimin e padisë për kallëzim të rremë ndaj meje, sepse u zgjidh edhe dilema që po vetë ngrite si alibi ditore “ose unë në burg, ose Olsi”.

Ndërkohë, bën mirë të qetësohesh, të mendosh alibinë e rradhës dhe të bëhesh gati për interpelancën e së enjtes! Mos u fshih prapë pas fustanit të grave! Alibia se duke mbrojtur Olsin, po mbron Shqipërinë, nuk ta merr kush seriozisht. Shqipëria dhe Olsi nuk janë e njëjta gjë, edhe pse ti e trajton Shqipërinë si shtëpinë tënde, që e ndan me pjesë për familjarët apo bashkëpunëtorët e tu.

P.s: Me padinë për shpifje nr. 22, bëre gjë, apo e le të tretet me propagandën e ditës?”

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Abdul Dibra says:
    April 25, 2024 at 7:27 pm

    O Gaz,tani leri keto fjalet jo burrni ,jo grarni,se nuk del mire.

    Reply
  • Parashikimi says:
    April 25, 2024 at 7:52 pm

    Thuaj pastaj që këta birbo të marrin pushtetin në Shqipëri! Çfarë do të ndodhë që Bardhi të bëhet Kryeministri në Shqipëri! I pari që largohet nga Shqipëria do të jetë SPAK-u, pastaj gjykatësit e tjerë dhe të huajt që kanë investuar në Shqipëri. Gjuajtjet “pas ferrave” do të jenë të përditëshme, ashtu si vrau në Elbasan, ndërsa media nuk do të guxojë të kritikojë njësoj si në Rusi.

    Reply
  • demo says:
    April 25, 2024 at 10:46 pm

    Cunat e bejlereve dhe pashallareve te kuq nuk behen dot mafioze nepermjet PROVES SE ZJARRIT,,Ashtu Si rekruton MAFIA rekrutet e rinj,,SEPSE NUK KANE MELCI,ju shpeton shurra dhe muti neper breke,,Ja mbathin tek Rogneri me corrape t`kuqe,,
    Poor,poor,ka edhe nje menyre tjeter per ti hyre MAFIA s nga oxhaku.Nepermjet Pushtetit.
    Pikerisht kete bene I Biri Saliut,I biri Thanasit,nipi Enverit,Djemte e Kristaqit,etj etj..U bene Mafioze,pasi u bene me Pushtet.

    Reply
  • ATSH says:
    April 25, 2024 at 10:58 pm

    Vetem ne shtetin e Rames ndodh qe dikush qe organizoi banda te armatosura qe terrorizuan nje qytet , dhunuan qytetaret e vrane me plumb ne dite zgjedhje vazhdon ne jeten e tij sikur asgje te kishte ndodhur. Ne cdo vend tjetër do ishte brenda si terrorist ai bashke me barbaret e tij !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  • Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta zonë në Botëror: Është Zona 14

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. K R on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  3. Phoenix on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  4. Gani USA on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  5. Ethem Lalaj on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?