Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “I urojmë shëndet”, KLP voton mbarimin e mandatit të Alfred Ballës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “I urojmë shëndet”, KLP voton mbarimin e mandatit të Alfred Ballës
KronikeLajmi i fundit

“I urojmë shëndet”, KLP voton mbarimin e mandatit të Alfred Ballës

Published: May 27, 2024
Shpërndaje

Pas debateve të ashpra në mëngjes, anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë u mblodhën pas 6 orësh dhe konfirmua se me vendimin e KPA-së Alfred Balla nuk mund të ishte më anëtar i KLP.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë u përfshi në debate të ashpra të hënën, kur u mblodh të diskutohej mbarimi i mandatit të Alfred Ballës si anëtar i KLP-së, pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që e përjashtoi atë për 15 vjet nga institucionet e drejtësisë. Balla u përjashtua pasi sipas KPA ai iu shmang procesit të rivlerësimit.

Por ndërsa dukej si procedurë rutinë, pasi 4 anëtarë të KLP-së kanë pasur të njëjtin fat më herët, mbledhja u bë arenë debati.

- Publicitet -

Anëtarja e joprokurore Nurihan Seiti, sulmoi zëvendëskryetarin Tartar Bazaj dhe prokurorin Sokol Stojani se po nxitonim të shtynin Ballën jashtë sistemit. Seitaj paraqiti kërkesa në KLP që siç u kuptua vinin nga Balla dhe kërkoi përjashtimin e zëvendëskryetarit Bazaj, të cilin e akuzoi për konflikt interesi. Ajo pretendoi se Balla nuk duhej të drejtonte mbledhjen. Ndërsa ngriti aludime se kjo ishte një situatë që kishte filluar në Romë gjatë një vizite zyrtare të KLP.

“Kjo ka filluar që në Romë”, bërtiti Seitaj, ndërsa shtoi: “Pse po nxitoni, ç’është gjithë ky nxitim?!”.

Ndryshe nga Seitaj, anëtarët e KLP-së, Bazaj dhe Stojani paraqitën argumente Kushtetuese për mbarimin e mandatit të Alfred Ballës.

Stojani tha se mandati i Ballës kishte mbaruar menjëherë pas shpalljes së vendimit nga KPA. Ai arsyetoi se KLP vetëm bënte konstatim të këtij mbarimi. Stojani theksoi se ndërhyrjet e Ballës përmes emailit zyrtar, thirrja prej tij e një mbledhje me axhendë të ndryshme dhe kërkesat e tij duhej të konsideroheshin nul.

Anëtarë të tjerë të KLP kërkuan kohë që një Komision përkatës të dilte me relacion. Por edhe kjo pikë u debatua, pas kërkesës për ta shtyrë këtë vendim për ditën e martë. Më pas mbledhja u ndërpre pa një afat.

Në orën 17.00 Këshilli u mblodh sërish, por këtë herë nuk pati debate. KLP rrëzoi një kërkesë të Seitit për të përjashtuar zëvendëskryetarin, por miratoi kërkesën e Ballës për të qenë i pranishëm edhe pse ky i fundit nuk u paraqit.

Më pas anëtarja Arta Mandro lexoi një relacion në të cilin u vu në dukje se Balla nuk mund ta mbante më mandatin, pasi pas vendimit të KPA-së ishte në kushte të pazgjedhshmërisë.

Pas votimit me 9 vota në favor të këtij relatimi, disa anëtarë të KLP-së kërkuan që në emër të Këshillit të përgëzonin Ballën për punën e bërë. Kur kjo u refuzua nga Bazaj, disa anëtarë morën fjalën dhe pasi përgëzuan punën e Ballës, i uruan atij suksese dhe shëndet.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kapitulli që kjo qeverisje mban të mbyllur
  • VIDEO: Skena lufte dhe përplasje mes protestuesve e policisë në qendër të Tiranës
  • VIDEO: Moment paqeje dhe përqafime mes protestuesve dhe policisë në Elbasan
  • VIDEO: Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve
  • Klevi Metaj rrëfen me pranga nga spitali përballjen me 6 policët: Më qëlluan të parët

Komentet e Fundit

  1. Delina Fico on Rama: Nuk janë studentët, e gjithë kjo flamë nuk është studentore
  2. e agasi on VIDEO: Studentja përballet në avion me deputetin dhe bashkëshorten
  3. prehistoriku on VIDEO: Studentja përballet në avion me deputetin dhe bashkëshorten
  4. Delina buca on VIDEO: Studentja përballet në avion me deputetin dhe bashkëshorten
  5. Ç"pati ky farë kryeministri?! on Tensione në protestën për Muzeun Hebraik në Vlorë, protestuesit tentojnë të hyjnë brenda

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?