Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Sarandë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 04:35 minuta, në lagjen nr.1 të qytetit.
Lënda plasëse u vendos në derën e vilës, në pronësi të 54-vjeçarit Lefter Lefteri alias Afez Kulla.
Në banesën 3-katëshe ku u vendos eksplozivi jetonte familja prej 4 anëtarësh e 54-vjeçarit, por asnjëri prej tyre nuk është lënduar. Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.
54-vjeçari është ndërtues dhe ka punuar më herët në administratën publike. Lefteri është kallëzuar në Policinë e Sarandës për një ndërtim pa leje në lagjen nr.1, ku dhe banonte.
Por, nuk dihet nëse puna në administratë apo ndërtimi pa leje, kanë qenë shkaqet e vendosjes së lëndës plasëse në derën e shtëpisë së tij.
j.l./ dita
