Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Flakët në Kuvend, PS kërkon masë disiplinore për Berishën dhe 5 deputetë (Emrat)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Flakët në Kuvend, PS kërkon masë disiplinore për Berishën dhe 5 deputetë (Emrat)
Politike

Flakët në Kuvend, PS kërkon masë disiplinore për Berishën dhe 5 deputetë (Emrat)

Published: December 6, 2023
Shpërndaje

Pas tensionit dhe kaosit të shkaktuar në Kuvend në seancën plenare të së hënës, grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar masë disipinore për Sali Berishën dhe 5 deputetët që e mbështetën.

Mazhoranca i është drejtuar me një kërkesë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, ku kërkohet masë disiplinore për Sali Berishën, Flamur Nokën, Albana Vokshin, Elda Hoti, Gazment Bardhin dhe Edi Palokën.

Në kërkesë thuhet se kaosi i krijuar nga opozita, pengoi zhvillimin normal të seancës në Kuvend, duke mos lejuar deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste që të mbanin fjalën e tyre.

- Publicitet -

Sipas PS-së, këto sjellje të përsëritura të deputetëve të opozitës, janë në shkelje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe Kodin e Sjelljes së Deputetit në Kuvendin e Shqipërisë.

“Deputeti Flamur Noka ndezi disa flakadanë duke shkaktuar kaos dhe rrëmujë në sallë. Njërin prej flakadanëve deputeti Noka e hodhi në drejtim të Kryetares së Kuvendit. Edhe pse drejtuesja e seancës mori masë disiplinore ndaj deputetit, ai vijoi përsëri të cënojë mbarëvajtjen e seancës plenare.

Situata agravoi edhe më tej në momentin kur deputeti Noka i vuri flakën disa herë letrave dhe i vendosi tek karriget që ishin vendosur për të bllokuar foltoren, duke rrezikuar kështu jetën e deputetëve dhe të stafit në sallë. Deputetet Elda Hoti dhe Albana Vokshi i dhanë disa herë deputetit Flamur Noka flakadanë. Gjithashtu, deputetja Elda Hoti e ndihmuar edhe nga deputetja Vokshi ndezën disa flakadane ku disa prej tyre i vendosën poshtë karrigeve mbi foltore.

Deputeti Gazmend Bardhi pengoi zhvillimin e rregullt të seancës plenare duke shkaktuar rrëmujë në sallë dhe përdori fjalë fyese ndaj deputetëve të Partisë Socialiste gjatë fjalës së tyre.

Gjithashtu deputeti Bardhi tentoi t’i merrte kartën nga pajisja elektronike deputetit Petro Koçi gjatë kohës që po mbante fjalën. Gjithashtu pranë deputetit Koçi u afrua edhe deputeti Edi Paloka i cili tentoi ta godiste. Deputeti Sali Berisha pengoi zhvillimin e rregullt të seancës plenare duke zaptuar foltoren e Kuvendit, duke shkaktuar kaos në sallë, fyer deputetët dhe drejtuesen e seancës, sjellje këto në kundërshtim të plotë me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve, Flamur Noka, Elda Hoti, Albana Vokshi Gazmend Bardhi, Edi Paloka dhe Sali Berisha sipas Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për vlerësimin e masës disiplinore”, thuhet në kërkesën e deputetëve socialistë.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • K R says:
    December 6, 2023 at 2:13 pm

    Tomi me Xherrin
    30 vjet teater

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    December 6, 2023 at 4:30 pm

    PS:
    -Sb po TALL PRAPANICËN me Kuvëndin e Shqipërisë se gjoja po MBRON KUSHTETUTËN,kur Atë nuk e ka votuar 25 vite më parë..!
    -Sb nuk e ka hallin te Komisionet hetimore,por që të bëj TYM E FLAKË Kuvëndin dhe Shqipërinë si në 1997,98,08,011..Për të NXURË QEVERINË E PS DHE SHQIPËRINË,Ti bëi PRESION DREJTËSISË që të mos e prek familjen e Tij dhe Ha-Le-Atët e KORRUPTUAR që i shkojnë pasë,etj dhe Amerika ti heq NON GRATËN,ndryshe do firmosi L3B në Shqipëri,Ballkan dhe më gjërë.
    -Siç duket Amerika po pret që S.Berishës ti pakësohen militantët b..lëpirës,Kur ky ka deklaruar se me militantët e LAÇIT,MAMURRASIT,BATHORES..e rrëzon për 7′ qeverinë e PS..dhe se nuk largohet nga PD edhe sikur të ket vetëm 1 antar të PD.
    -A po e kupton Amerika se me këtë HESHTJE VARRI ndaj Sb po shtohen ANTIAMERIKANËT NË SHQIPËRI..?
    -FLM DITA

    Reply
  • MeteH says:
    December 6, 2023 at 4:51 pm

    Pas SPAK eshte rradha e Amerikes tashme te kuptoje direktivat qe leshon Kapterr Lalaj, kjo Gomarice madhore nga katundi i Poliagjentit te Enverit.

    Reply
  • LEON says:
    December 6, 2023 at 5:53 pm

    Ky nuk eshte zjarr.Keta bdeputete qe shkojne qorrazi pas Rames duhen djegur te gjalle brenda ne Parlament,,.Rama po i ben gjemen Shqiperise,.Nuk u ngop duke shitur tokat be vendit sikur ja ka lene trashegim venezianja,por do ta mbushi edhe me zezake Afrikane.
    Ky eshte zjarri qe po i ve shqiprise.

    Reply
  • mali says:
    December 6, 2023 at 6:03 pm

    Ethem Lalaj ,Saliu qe kur ke filluar ti te besh komentin e pare ne kete gazete ,ai ka tallur bythen me ty dhe me mua.Po ashtu edhe PS e Rames ne parlament kane tallur bythen me ty e me mua. Do me per Belulin?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Bota e futbollit sot ka një mbret të ri të merituar!
  • Arbitri i finales së Botërorit u arrestua 6 vite më parë me prostituta dhe kokainë
  • Një tjetër gazetar shqiptar ndahet nga jeta
  • “Kush ka frikë vdes çdo ditë”! Një përkujtim me shumë peshë në historinë e Drejtësisë dhe një leksion i madh për ne
  • Pak orë, nga finalja e Botërorit, kë nxjerrin sondazhet fituese

Komentet e Fundit

  1. K R on “Kush ka frikë vdes çdo ditë”! Një përkujtim me shumë peshë në historinë e Drejtësisë dhe një leksion i madh për ne
  2. hila on “Kush ka frikë vdes çdo ditë”! Një përkujtim me shumë peshë në historinë e Drejtësisë dhe një leksion i madh për ne
  3. Take on Paratë e pensioneve dhe ndihmës sociale përfunduan në ruletë: Ish-drejtoreshës së Postës i zbulohen 675 hyrje në kazino
  4. Xoni on “Ekzistojnë tri qendra të fshehta molotovi në Tiranë, Berisha kriminel që përdor fëmijë për të plagosur policë”
  5. ¿? on Paratë e pensioneve dhe ndihmës sociale përfunduan në ruletë: Ish-drejtoreshës së Postës i zbulohen 675 hyrje në kazino

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?