Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I zbuloi celulari i gruas së Evis Berberit, Gjykata e Lartë çel pas tre muaj shtyrje gjykimin për Benet Becin dhe 6 të tjerë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > I zbuloi celulari i gruas së Evis Berberit, Gjykata e Lartë çel pas tre muaj shtyrje gjykimin për Benet Becin dhe 6 të tjerë
KronikeLajmi i fundit

I zbuloi celulari i gruas së Evis Berberit, Gjykata e Lartë çel pas tre muaj shtyrje gjykimin për Benet Becin dhe 6 të tjerë

Published: July 20, 2026
Shpërndaje

Hetimet kanë marrë një kthesë pas zbërthimit të telefonit celular të bashkëshortes së Evis Berberit, ish-drejtorit të ARRSH-së dhe një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Belinda Ballukut. Në telefon u gjetën biseda të kodifikuara, shënime mbi transferta financiare, si dhe detaje komprometuese mbi faturimet dhe ndarjen e përqindjeve të ryshfeteve nga tenderat publikë.

Pas tre muajsh shtyrje të seancave, Gjykata e Posaçme çeli të hënën shqyrtimin gjyqësor ndaj kreut të Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, i akuzuar nga SPAK për shkelje të barazisë në një tender gjatë kohës që drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare.

SPAK akuzon si bashkëpunëtorë të Becit edhe gjashtë të pandehurit e tjerë, Adela Ruko, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti dhe Rudin Gjoni.

- Publicitet -

Nga shtatë të pandehurit, vetëm Premtim Dauti ka kërkuar gjykim me procedurë të zakonshme. Gjashtë të pandehurit e tjerë konfirmuan qëndrimin e tyre për procedimin me gjykim të shkurtuar.

Gjykata vendosi ndarjen e çështjes për Dautin.

Në vijim, prokurori Dritan Prençi paraqiti parashtrimet duke i qëndruar kërkesës për gjykim. Sipas tij, të pandehurit kanë shkelur barazinë mes operatorëve në një tender konsulence të zhvilluar nga KESH në vitin 2019 me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjetik”, me fond limit 69 milionë lekë.

SPAK vlerëson se i pandehuri Benet Beci, në bashkëpunim me gjashtë vartësit e tij, kanë vepruar në kundërshtim me legjislacionin për prokurimet publike, duke paracaktuar dhe krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për shoqërinë fituese të tenderit, “Consulting & Management Albania” sh.p.k,”.

Përfaqësuesit ligjorë të të pandehurve Adela Ruko, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku dhe Rudin Gjoni, sollën në vëmendje të gjykatës ligjin nr. 57/2026, datë 18.6.2026, “Për dhënie amnistie”, duke pretenduar se çështja ndaj të mbrojturve të tyre duhet të pushohet.

Ata argumentuan njëri pas tjetrit se të pandehurit nuk janë subjekte të posaçme dhe për rrjedhojë, vepra penale për të cilën akuzohen përashikon një masë dënimi që sipas këtij ligji, bënë që të pushohet çështja.

Mbrojtësi i Becit nuk parashtroi kërkesë për përfitimin nga ligji “Për dhënie amnistie”.

Benet Beci, për arsye të funksionit shtetëror që ka mbajtur në kohën kur sipas SPAK ka ndodhur vepra penale, ka qenë subjekt deklarues pranë ILDKPKI-së, duke u konsideruar zyrtar i nivelit të lartë, ç’ka e bënë atë subjekt të posaçëm.

Lidhur me këto kërkesa, prokurori Dritan Prençi tha se do të mbajë qëndrim në seancën e ardhshme, kur do të paraqesi edhe bisedimet përfundimtare.

Seanca u shty për më datë 14 shtator, në orën 09:00.

Hetimi ndaj Becit dhe ish-vartësve të tij për këtë çështje filloi pas verifikimit dhe analizimit të provave materiale të sekuestruara gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e bashkëshortit të të pandehurës Edlira Ruko, Evis Berberit, i cili edhe ky akuzohet për shkelje të barazisë në tendera e pastrim parash në çështje të tjera.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • 1 says:
    July 20, 2026 at 8:23 pm

    Shkelja e barazisë ne tenderi eshte nje artific e vendosur per te mbuluar vjedhjen qe bene pushtetarët.Shkelja eshte korrupsion i pastër se ai qe ka ber shkeljen ka mar para e se ka ber per shpirt te te vdekurve

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)
  • Ndërtim, skrap dhe miq të pushtetshëm, rrjeti i bizneseve të Elman Abules në Shqipëri
  • Kupa e Botës 2026 emetoi karbon sa gjithë Shqipëria në një vit
  • .
  • Revoltë në Përrenjas, kundër bashkimit me Librazhdin: Nis firmosja e një peticioni

Komentet e Fundit

  1. K R on Braçe: Të qëllosh me vezë deputetin është krim
  2. Vlora 97 on Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro
  3. Kristaq Dervishi on ZYRTARE: Keir Starmer i jep lamtumirën Downing Street, Andy Burnham bëhet kryeministri i ri
  4. 1 on I zbuloi celulari i gruas së Evis Berberit, Gjykata e Lartë çel pas tre muaj shtyrje gjykimin për Benet Becin dhe 6 të tjerë
  5. Vlora 97 on “Jemi të parët…” A është vërtet siç e paraqiti Kryeministri, raporti për mjedisin i amerikanëve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?