Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I zuri vapa!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > I zuri vapa!
AnalizaLajmi i funditopinion

I zuri vapa!

Published: July 29, 2025
Shpërndaje

Nga Prof.As.Dr Artan Xh. Duka

Botuar në DITA

Qeveri emulacionesh!

- Publicitet -

Edhe pse pisk vape prapё Kryeministrin e gjen kudo e kurdo duke vёnё pika mbi “i”. Lavdёron, qorton, diku ndonjё ultimatum, njёlloj si ato fushatat e emulacionit dikur, merret me bashkitё, kantjeret, komenton e udhёzon, i gёrsheton me turrjet jashtёshtetit etj, njё protagonizёm ky qё ёshtё i tepruar pёr njё shtet normal ligjor, vetёm nёse nuk jemi tё atillё!
Vetё bashkitё, mirё apo keq, janё pushtet i pavarur dhe kryetarёt, ndryshe nga politikanёt e Kuvёndit ku hyn edhe kryeministri qё emёrtohen nё tufë, janё tё zgjedhur me votё tё drejtёpёrdrejtё mazhoritare.

Nёse punёt nё Bashki nuk shkojnё mirё e i bien nё vesh kryeministrit, boll tё nisё njё ekip kontrolli apo komunikojё institucionalisht dhe nё rast se gjёrat nuk pёrmirёsohen e nёse ligji e lejon, tё shkarkojё kryetarin e bashkisё, prefektin pёrkatёs dhe tё shpallё zgjedhje tё parakohёshme nё atё komunitet pa stisur bujё largimesh nё masё drejtorёsh e ricikluar problemin sepse fundja ata janё nёn varёsinё e kryetarit tё bashkisё e nderojnё apo marrin nё qafё tё parin atё.

Si funksionimi i pushtetit lokal ashtu edhe qasja se si ndёrhyhet nga lart pёr tё vёnё gjёrat nё vijё janё tregues tё funksionimit tё vetё shtetit ligjor. Shteti ligjor e tё gjitha nivelet e pushteteve nuk funksionojnё me hope e fushata por nё vijimёsi e zbatim gёrmё pёr gёrmё tё ligjit.

Kёtё tё fundit e propozon qeveria dhe mё tej stafeta i kalon hallkave tё tjera tё pushtetit pёr zbatim dhe verifikimi i zbatueshmёrisё duhet tё jetё njё proҫes i vazhdueshёm qё tejkalon lupёn kryeministrore (vetё hallkat e kontrollit nё bashki, media etj).

Kur ndёrhyrjet nga lart alla Kim i Koresё sё Veriut bёhen huq kjo tregon se nuk paskemi qullosur gjё si shoqёri qё tё bёjmё shtet qё ecёn me kёmbёt e veta nё ҫdo hallkё e nivel pushteti!

Kokoshi njё thelё!

Ndonse nё parim shumica qytetare e vlerёson shqetёsimin kryeministror pёr lirimin e hapёsirave publike, ajo qё mbetet ёshtё fakti se ndonse po tentohet, sёrisht mbetet shumё pak, shumё vonё dhe nuk ngroh sa pritet.

Politika qё sot jep ultimatime pёr lirime hapёsirash tё zёna nga lokale e biznese ёshtё po ajo qё gjatё tranzicionit famёkeq zhbёri e tjetёrsoi me “rregulla” e “ligje” hapёsira tё pamata tё gjelbra qytetase tё trashёguara nga socializmi nё favor tё ndёrtimeve e betonit mbytёs qё e kanё zhytur urbanistikёn e bashkёjetesёn qytetare nё makth ditor. Dhe që të vjen akoma më keq kur mendon se qytetet u tjetërsuan e kujtimet u zvetnuan nga ata që u rritën aty vetë duke treguar pandjeshmëri unike që të befason kur mendon se qytetet duhet të zgjeroheshin (siç po ndodh) e jo ngjisheshin për interesa të gjithkujt përveç qytetarit.

Është kjo politikë që mburret me turizmin por ka lejuar që vija bregdetare të jetë mizëri shezlongu me ndonjë pëllēmb për plazh publik, ndonse shezlongjet, sikurse karriget e lokaleve rrugës, rrinë kryesisht bosh.

Edhe nёse kthehet ndonjё trotuar nё “identitet” prapё qytetet e banorët janё ngjeshur aq shumë si sardele sa edhe vёndalinjtё ndonjëherë humbasin fillin nё to. Pēr të mos përmëndur pastaj formulën “magjike” të propozuar 75/25% për ndarjen e trotuarit që se nga e psonisi Rama ai e di e që ngre hamëndje plot.

Hapësirēn e gjelbër nuk e kompenson dot një cep ku vihen dy stola, një rrëshqitëse apo kosh basketbolli që degradojnë e ndryshken duke rrezikuar shëndetin se dhe kur ndërtohet nuk mirëmbahet ndaj dhe gjithshka tingëllon retorikë.

Nga ana tjetёr, nё njё shtet ligjor gjёrat nuk zgjidhen me ultimatum. Nёse vёrtetohet se ka paligjshmёri, veprohet menjёherё sepse afatet vetёm zgjasin agoninё e tё gjithёve nё proҫes.

Sikurse me tё drejtё duhen mbrojtur hapёsirat publike nё vёndet piktoreske turistike nga sajesa e mish-mashe kuturu, ende mbetet i freskёt kujtimi se ishte po kjo politikё qё me “ligj” aprovoi uzurpimin e pronёs publike e private historike pa dallim nё tre dekada nga njё takёm tё “zotёsh” dje e “strategjikёsh” sot e qё ende mё shumё ngutet tё legalizojё ata qё pёrfituan nga padrejtёsia se sa tё kompensojё ata qё vuajnё atё.

Kandari pa tarim i ligjit!

Ёshtё po kjo politikё qё ka kohё qё legalizon padrejtёsinё e diskriminimin mes qytetarёve me ligj. Nga 7501, ligji pёr privatizimin e banesave ish pronё shteti, strategjikёt, dallimet mes pensionistëve etj.

Qё harton projekte pёr taksa ekstra pёr shtёpitё e dyta (shyqyr qё dikush ka njё tё tillё modeste se i nevojitet pёr fёmijёt që nuk kanë shans të blejnë dot apo kompensojnë pensionet qamet) por ndёrkohё heq taksa e tatime pёr strategjikёt, hotele e komplekse turistike luksi, paketa malesh etj qё fundja janё shumё mё tepёr në numër se njё shtёpi e dytё pёr njё qytetar qё gjithё kursimet e jetёs ka atje por dhe janё aktivitete biznesi qё gjenerojnё fitim.

Politika e sotme e ka kthyer qasjen me dy standarte nё rutinё dhe nuk ka mё komplekse pёr kёtё gjё. Akuzon gjykatёsit pёr konflikt interesi pёr rrogat e tyre ndёrkohё qё vetё miraton ligje nё Kuvёnd nё unison pёr rrogat, pensionet e shpёrblimet e tyre marramёndёse nё njё vёnd me probleme pafund.

Kjo politikё e mbrapshtё sot e ka vёnё nё pozitё tё vёshtirё qytetarin korrekt nё vёnd duke e ndarё shoqёrinё nё tё “zot” e “humbameno” teksa me ligj favorizohet i “forti”, i “shkathti” etj shpesh nё kurriz tё qytetarit punёtor e punambarё qё teksa zhgёnjehet me politikёn pёrgojohet si i pazotё e naiv nga tё tretё sepse besoi gjatё nё sistem e shtet.

Ndaj edhe politika e sotme qё me aq zell pёrgojoi njeriun e ri tё djeshёm por na la nё derё steriotipin e homo-korruptus sot, se sa zgjidhja, mbetet problemi vetё.

Referendum pёr t’i dhёnё dum!

Afrimi drejt BE, njёlloj si futja dikur nё NATO ёshtё njё mundёsi qё politika e tranzicionit e ka shpёrdoruar e shpёrdor pёr interesat e saj. Berisha me NATO e Rama me BE mbeten retorika shmangjeje vёmёndjeje nga problematikat e trashёgimia e qeverisjeve qё kanё lёnё litarin jashtё pёr breza tё tёrё pas.
Dhe qё politika tё mos spekullojё mё me kёto ngjarje me rёndёsi pёr kombin, ёshtё e domosdoshme qё arritje tё kёsaj natyre tё kenё vulё popullore me referendum nё fund.

Njё referendum qoftё pёr NATO, BE etj ngjarje e projekte pёr tё ardhmen e mbarё kombit (nga Ballkani Hapur dje pёr tё cilёn Rama bёri piruetë, prioritetet ekonomike, ligji zgjedhor etj), do tё garantonte pёrfundimisht protagonizmin e mbarё shoqёrisё nё tё ardhmen e saj duke ia hequr kёtё mundёsi protagonizmi politikёs qё pastaj e pёrdor pёr interesat e saj.

Rezultatet e referendumeve tё tilla dihen sidomos kur bёhet fjalё pёr NATO e BE por sesa rezultati, ka rёndёsi proҫesi qё ia heq mundёsinё mё pas politikёs pёr t’i pёrdor si aset politik ato. Dhe njё inisiativё e tillё qē mund e duhej tё ndёrmerrej nga polika qё pretendon se pёrfaqёson risi nё Kuvёnd, duhet të ndërmerret nga OJQ apo intelektualë të vërtetë se të “rinjtë” në politikë u plakën para kohe.

Ndёshkim apo martirizim!

Ajo qё bie nё sy me reformёn nё drejtёsi ёshtё qoftё ritmi i breshkёs nё proҫedimin me dosjet legjendare tё tranzicionit, prioriteti i dosjeve ashtu edhe ndroja polli mali njё mi me atё qё pritet tё dalё nё fund.

Ajo qё tranzicioni provoi ёshtё se tё dyja krahёt e politikёs, pavarёsisht akuzave tё ndёrsjellta, e kanё jetike njёra tjetrёn pёr tё mbijetuar politikisht. Ka plot hamёndje qё nёse ka dёnime nga njёra anё e politikёs, hapet udha pёr tё pastruar edhe anёn tjetёr por ajo qё po dёshmohet deri tani ёshtё se edhe nёse burgoset dikush, sesa ndёshkim, shitet si martirizim dhe kjo vetёm e rrёnjos mё keq tё keqen nё politikё.

Hamёndjet analitike se me burgosjen e njёrit, vate edhe karriera e tjetrit, mbeten vetёm tё tilla dhe provojnё se drejtёsia, mё shumё se sa ndёshkim e fshikullim shihet si plotёsim i CV politike edhe me “kartёn” e tё persekutuarit e tё burgosurit politik qё pёr fat tё keq i bёhet jehonё deri dhe nё perёndim.

E megjithatё, drejtёsia duhet tё bёjё tё sajёn me kohёn qё bёn gjykimin e saj mё pas. Njё e keqe nuk ёshtё arsye pёr tё pёrligjur njё tё keqe tjetёr dhe shoqёria duhet tё pёrballet me skeletet nё dollap dhe jo fshehё apo mё keq t’i nderojё ato.

Edhe pa vapё, politikёs sonё ka kohё qё i ka rёnё dielli nё kokё ndaj duket e kotё tё shpresojmё se bashkё mё motin nё vjeshtё do ftohen cazё edhe kokat nё politikё. Le tё shpresojmё se drejtёsia do u dali nga duart, se vetё qytetari vetё do tё votojё njёherё ndryshe nё jetё dhe se mbase afrimi e futja nё BE dhe interesat e kapitalit e politikёs atje do e fusin edhe politikёn tonё nё rresht.

—-

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • demo says:
    July 29, 2025 at 5:16 am

    Ke te drejte Duka!Cfare do llogarisi per shtepi te dyte ky grabitqar i pangopur?Shtepine e kalamajve?Pse ata nuk duan shtepi? 10 veta ne nje dhome e guzhine do jetojne?Gjithe prindet qe kane mundur me djerse de sakrifica ti blejne nje apartament femijve duhet te paguajne pensionin per shtepine e dyte?
    Te lumte Duka,se e ke kapur kete problem per briresh.Ky kryeministri tek shtepia Netes rri?Apo ka bere saraje ne Surrel.
    Ne nuk kishim npara ti ndertonim femijeve Saraje,por bleme nje apartament ku te fusnin koken.
    Edhe ate o qen bir qeni do na e llogaritesh shtepi te dyte?

    Reply
  • Kur gjërat bëhen lëmsh! says:
    July 29, 2025 at 5:32 am

    Dy shkrime të ndryshme, ku njëra është e z. Islami, me ide të ndryshme. Ka ndodhur edhe jashtë Shqipërisë që të vihen tavolinat e biznesit nëpër trotuara, madje edhe në rrugë, por kjo ndodhi për arsyen e Codid-19, që njerëzit të qëndronin larg njëri tjetrit. Me kalimin e pandemisë, bashkitë jashtë Shqipërisë filluan të bëjnë korrigjimet, duke liruar hapsirat publike. Si po ndodh në Shqipëri? Shqiptarët e kanë pasion « tokën e xanun », pra nuk e ka kulturën perëndimore ku prona matet me centimetra. Paguhet taksë dhe jo si në Shqipëri që mendohet pushtimi i trotuareve dhe asnjëri nuk e ka me « tapi » dhe nuk paguhet taksë. Më bëri përshtypje shkrimi i z. Bedri, i cili jeton jashtë, me sa di unë, dhe kritikonte Ramën për këtë çështje. Shqiptarët vuajnë për anarshi dhe jo për disiplinë të tepruar. Rama mund të ketë kusure të tjera, por jo për kërkesë llogarie për të vënë rregull. Është kompetencë e Bashkive dhe jo e Kryeministrit thuhet! Por kur Bashkia nuk e bën detyrën, Kryeministri të mbyllë gojën! Pra, ka paqartësi se si funksionojnë këto punë. Pothuajse të gjithë drejtuesit e Bashkive i ka të Partisë së vet dhe kritika e tij shkon edhe si Kryetar i Partisë që drejton. Ai, deri tani ka përdorur kritikën dhe jo shkarkimin. Kritika mund të bëjë kushdo, pa përjashtuar Kryeministrin që po shqetsoheni kaq shumë. Shkurt, kush nuk e ka me « tapi » trotuarin duhet të heqë karriket, sepse është e kalimtarëve. Kush e ka me « tapi » të paguajë taksën, jo me karrike por më matje centimetrash.

    Reply
  • Keta jemi, ky eshte niveli says:
    July 29, 2025 at 6:20 am

    Bedri Islami (meqe smund te komentosh te artikulli tij) , ke thene ate qe e mendojne te gjithe, perse merret qeveria( njeshi) dhe jo bashkite perkatese, dhe mbi te gjitha, perse tani ne kulmin e sezonit, pasi u bene mullar. ….Shume dakort dhe me Duken.

    Reply
  • Populli says:
    July 29, 2025 at 7:30 am

    Ky Edi Rama pra pikturon pika mbi “i”,
    qorton, lavderon e pjerdh per gjithcka,

    vec te flase nje here per Ekonomine,
    ajo goje mes qimesh nuk i hapet pra,

    sa zbresin ne Rinas, turiste i numeron,
    Shqiperine zhyt ne varferi jo nuk e shikon,

    del e hedh ca projekte, Shqiperia pertej 2030 si do jete,
    ” vetem me mbani mua deri sa te vdes ne pushtet ”

    kujton se genjen njeri sot me rrena ky kokerr Gomar,
    kerkon ti ngjasoje Enverit me shqiptaret qe hajne bar.

    Reply
  • uskania says:
    July 29, 2025 at 10:41 am

    Kakofoni ideshë ky shkrim!

    Reply
  • Tellalli says:
    July 29, 2025 at 12:39 pm

    Populli I bythës je ti , po , po , i bythës së fishkut të Saliut .

    Reply
  • Dashi says:
    July 29, 2025 at 1:06 pm

    Demo , meqënëse ti nuk ke jetuar në një shtet të vërtetë kapitalist , shumë gjëra e shumë praktika kapitaliste , nuk i njef fare . Kjo të ndodh edhe nga konceptet e gabuara të sistemit socialisto- diktatorial që akoma i ke të ngulitura në tru . Në gjithë Evropën paguhet taksë për banesën ku jeton një familje , që nuk është e njëjtë për çdo shtet , ndërsa për shtëpi të dytë , paguhet dy fishi I banesës së parë; për shtëpi të tretë apo të katërt , taksa rritet progresivisht . Këtë lloj takse nuk e ka shpikur as Rama , e as paraardhësit e tij . Po kush konsiderohet “shtëpi e dytë” ? Se edhe artikullshkruesi e ka bërë lëmsh e në këtë lëmsh je ngatërruar edhe ti demo . Nëqoftëse ti demo , jeton me plakën në apartamentin tënd , por përveç kësaj banese ble edhe një apartament tjetër , sepse ke para , ose e ble për t’a lëshuar me qira , kjo quhet shtëpi e dytë dhe pikërisht kjo taksohet dy fish i banesës ku ti jeton me plakën . Dikush thotë që e ka blerë për fëmijët shtëpinë e dytë ; nëqoftëse fëmijët janë mbi 18 vjeç , shtëpinë që i ke blerë kadastroje në emër të tyre dhe kështu nuk quhet shtëpi e dytë . Nëqoftëse fëmijët janë minorene dhe shtëpia e dytë që ke blerë për ata kur të rriten , është në emrin tënd , detyrimisht që ti konsiderohesh me dy shtëpi dhe duhet të paguash taksë , si gjithë bota kapitaliste . More vesh , demo ? Po ti demo , mos ja qaj hallin pronarit , që ble shtëpi të dytë e të vjen keq se do të paguajë taksë , sepse ka para ai derisa ble shtëpi tjetër .

    Reply
  • epo kjo pune says:
    July 29, 2025 at 1:20 pm

    po cfare capitalism po ben Rama si bota… niseni nga alfa e kapitalizmit, prona. Boll 7501 e pislleqet me pronen historike qe jo vetem nuk guxon kush ne bote po dhe krijon precedentin e askush nuk ka me siguri e te rrofte tapia ne xhep se po ju tek atij lart te iken per lesh, kemi shtet feudal capitalist se uni dominon ligjin, nuk ka barazi dhe ca qe levdojne Ramen mos tu bjere kusuri se do e shajne vence pastaj por e drejta e do te thuhet edhe kur e ke ne terezi se pastaj eshte vetem ceshtje kohe kur te bie dhe ty ne dere

    Reply
  • demo says:
    July 29, 2025 at 1:55 pm

    O Dashi!Femijet e mi jane nga 40 vjec.Po ta kadastroj ne emer te njerit,i mbetet haterit tjetrit.Do t`me fusesh flaken?

    Reply
  • Piro says:
    July 29, 2025 at 2:06 pm

    Gjendja aktuale rrjedh nga rruga që kemi kaluar e kultura qe kemi. Dhe mendimet që japim ate tregojnë. Perëndimi ku dum të shkojme ka dy gjëra të paprekshme:
    Jetën, të cilén ne ta marrin per hiç gjë, per një llaf o një metër tokë. Per këtë ka plot raste. Vërtet shoku, miku, vëllai e babai siç vritet pula. Ky është qendrimin jonë ndaj jetës së njeriut.
    Pronen, që iu vërsulém si barbarët dhe ndertuam ku mundém. Po ti kthehej pronarit nuk do mbusheshin fushat e rrethinat e qyteteve me ndërtime kuturu, që pastaj u braktisen e ngelen germadha.
    Kultura barbare u shtri pastaj brenda qyteteve nga qytetarët barbarë dhe ata që u bene kryetarë bashkie e drejtore administratash. U ndertuan shtesa pallatesh, anash e siper, ca shëmtira teresisht shqiptare. Të gjitha këto krijuam një rrëmujë ndertimesh, shemti pamjesh e funksionimi. Dhe pasi i krijuam kerkojme llogari shtetit: pse kjo rrëmujë? Kjo kërkesë llogarie tregon sa të pandershem jemi në ato që themi. Është kultura jonë e rremujes, e të shëmturës, e vjedhjes se prones dhe lakmise per të marrë ate qe nuk na takon. Pra problemi jonë është njeriu, ai njeriu qe krijoi lemshin e sot kërkon llogari. Mendoj se ligji 7501, miratuar nga Berisha e Nano, ishte i keq dhe djallezor. Marja e tokes pronarit dhe dhenja nga një rrip të gjithëve shkatërroi bazen e ekonomise, sot ato toka janë braktisur. Kjo krijoi rrëmujën, ushqeu korrupsionin dhe mbajti ne politike hajdutet.

    Reply
  • Dudumi says:
    July 29, 2025 at 2:07 pm

    Edi Rama Edi Rama
    Me poture e pizhama
    Peshkatari me kallama
    Qe peshkon per panorama

    Panorama me brek-det
    Fusha, male dhe kenete
    Me turizem do bejme leke
    Me shezlonge edhe dysheke

    Do e shaja dhe mallkoja
    Po per dreqin s’me ben goja
    Se meriten me te shquar
    Nuk e ka pse ka ndertuar.

    Vetem pse rrezoi doktorrin
    Me budallin edhe horrin
    E ke hallall o Edi Rama
    Me poture dhe pizhama

    Reply
  • Dashi says:
    July 29, 2025 at 3:05 pm

    OK Piro , hapi i parë i shëmtuar i kapitalizmit shqiptar ishte ligji 7501. Nga këtu , u fillua me këmbë të gabuar dhe e keqia është që , ky ligj nuk mund të ndryshohet kurrë , në të kundërt fillon lufta civile . Është një plagë që nuk do të mbyllet asnjëherë . Pa asnjë diskutim , që tokën duhej t’a merrte ish pronari . Gabim po aq i madh ishte zaptimi i trualleve e tokave të ish shtetit , pra të ish ndërmarrjeve shtetërore , por edhe të tjera e ashtuquajtura “tokë e xanun”nga veriorët me përkrahjen dhe nxitjen e qeverisë berishiane të asaj kohe , me Azem Hajdarët me shokë . Sigurisht që liria e lëvizjes në kapitalizëm , është një e drejtë e pa mohueshme e njeriut , por ama , të blesh trualle dhe shtëpi nëpër qytete e jo të zaptosh toka e terrene , pasi nuk ka mall pa zot . Edhe ca është ai karakteri ynë me plot të meta , e kështu vijnë me rradhë të këqijat që përmënd ti . Megjithatë unë kam besim e shpresë se , më mirë do të bëhet .

    Reply
  • Dashi says:
    July 29, 2025 at 3:15 pm

    Po jo o demo , unë nuk dua të të fus në grindje me djemtë , larg qoftë , djemtë të të rrojnë megjithë nipër e mbesa . Megjithatë , pa gjë nuk do të mbeten , se ke shtëpinë që do t’i lesh . Mi raccomando demo , bëja në mënyrë të barabartë testamentin sejcilit e mos haro që të firmosë edhe plaka , se gjysma i takon asaj e pastaj fëmijët do të kenë probleme .

    Reply
  • Piro says:
    July 29, 2025 at 3:29 pm

    Po bëj replike vetem per thenien tende rreth ligjit 7501 se “ky ligj nuk mund të ndryshohet kurrë , në të kundërt fillon lufta civile.”
    Nuk jam fare dakord. Këto janë populizma. Kështu thuhej dhe për ndërtimet në Lanë. Ata që morën token e tjetrit dhe pastaj nuk e perdorin nuk bëjnë kurrë luftë. Njeriu lufton për pronën e vet Jo per ate që e ka marrë padrejtesisht. Është momenti që ai ligj të ndryshohet pasi Rama i ka votat për ta ndryshuar. Rama ta fillojë nga tokat që janë ende pronë e shtetit tua Jap ato ish pronarve. Tung!

    Reply
  • ¿? says:
    July 29, 2025 at 4:02 pm

    Populli superinteligjent shqiptar vetem krijon probleme dhe asnje here nuk gjen zgjidhje. Delet jane budallaqe edhe kur kane bari te mençur. Kur eshte dhe bariu budalla, si puna e ketyre barinjve qe kemi pasur ne delet shqiptare, atehere vete ç’vete.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
  • “Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë
  • Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”
  • Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, kryebashkiakja e Roskovecit shkon në GJKKO
  • Leksione morali me Aruba në sfond

Komentet e Fundit

  1. tio on Largimi që ka hapur një “Kuti Pandore”
  2. nona on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Ana on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. xxx on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  5. Shqipe on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?