Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ika nga Putini, sot jetoj me gjuhën shqipe”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Ika nga Putini, sot jetoj me gjuhën shqipe”
AktualitetKuriozitete

“Ika nga Putini, sot jetoj me gjuhën shqipe”

Published: May 4, 2024
Shpërndaje

Aleksandër Rusakov është një shkencëtar rus që jeton në Tiranë. Ai vjen në një rrëfim në studion e Shqip nga Rudina Xhunga për jetën mes luftës në Rusi, largimin nga atdheu dhe vendosjen në Shqipëri që për të është atdheu i dytë. Aleksandër Rusakov është me profesion albanolog. Ai e nisi karrierën në Rusi, për ta vazhduar më tej në Shqipëri, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

“Unë kam lindur në Shën Petersburg në atë kohë kur quhej Leningrad. Gjithë jetën kam jetuar atje deri në fillimin e luftës së Rusisë me Ukrainën. Kam ikur nga Shën Petersburgu në fillim të marsit të 2022 dhe që nga mesi i prillit të po atij viti, po jetoj në Tiranë.

Duhet të gjeja një vend për të jetuar dhe punuar dhe për mua ishte e natyrshme të zgjidhja Shqipërinë, me gjuhën e së cilës jam marrë gjithë jetën time. Nga Rusia u largova për shkak të luftës. Nuk e mendonim se sa kohë do të zgjaste kjo luftë. Madje, askokohe thonim se lufta ishte e pamundur të ndodhte. Mendonim se mund të zgjaste 2 javë, dy muaj, por jo me vite.

- Publicitet -

Shumë njerëz kanë ikur nga Rusia, përfshirë dhe shumë të rinj sepse ata nuk duan të bëhen pjesë e ushtrisë dhe të shkojnë në luftë. Por edhe një pjesë e gjeneratës sime, nuk ka qëndruar më në Rusi pas luftës. Por atje ka ende shumë njerëz që jetojnë.

Kjo edhe për shkak se ata mendojnë se lufta është e drejtë, por ka edhe nga ata që mendojnë të kundërtën por nuk kanë mundësi të ikin nga Rusia. Kjo edhe për faktin se bota nuk është tërësisht e hapur për shtetasit rusë. Ne nuk mund të marrim kudo viza ndaj shumë prej bashkëatdhetarëeve të mi janë strehuar në Serbi, Mal të Zi, Kazakistan si pjesë e vendeve ku rusët mund të jetojnë të lirë pa viza.

Në apartamentin tim që është ndërtuar në 1908, ku unë kam jetuar me të gjithë familjen time, tani jetojnë miqtë tanë. Vajza dhe djali im herë pas here kthehen në Rusi, sepse kjo është e mundur ndërsa unë jo, nuk dua të kthehem në Rusinë e sotme.

Në Rusi nëse nuk flet kundër vendit tënd ti mund të jetosh i lirë dhe i qetë, por nëse bën të kundërtën, mund të burgosesh.

Koha e Putinit sot ngjan me kohën e komunizmit të vonë. Madje mund të them se është më keq se në kohën e Brezhnevit. Propaganda është më agresive dhe situata nuk është aspak e qetë.

Askush nuk e di me saktësi se kush e përkrah Putinin. Por unë mendoj që ai ka një mbështetje tejet të madhe. Kjo për shkak të propagandës. Ata shikojnë TV dhe propaganda i bën të mendojnë se Putini ka të drejtë dhe se ata janë sulmuar nga Ukraina”, u shpreh Aleksandër Rusakov në Dritare TV.

n.s. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Katiu says:
    May 4, 2024 at 10:01 am

    Ёб твою мать Русаков , si nuk the dy fjalë për fashizmin e Zelenskit !
    Nuk e di sa vjeç je , si e ke jetuar bllokadën nazi- fashiste të Leningradit ku vdiqën nga uria mbi një milionë leningradas popull i thjeshtë , gra e fëmijë ?

    Popull i vogël jemi ne shqipëtrët , por e kemi zemrën të madhe dhe ndiejmë dhimbje pęr vuajtjet e të tjerëve , kudo qofshin , në Rusi , në Amerikë , në Turqi e kudo ….

    Reply
  • Ppsh says:
    May 4, 2024 at 11:10 am

    Eshte si shum e thjeshte kjo pune asnje njeri i putinit nuk do ishte me i afte se ky ne shqiperi
    Ata qe kan ikur si apozitar te putinit nuk bejne lart e poshte shqipeti-rusi si ben familja e ketij sepse pesojne fatin e litvinenko

    Reply
  • demo says:
    May 6, 2024 at 3:59 am

    Ku i gjen keto ciriliket mor Katiu?Mos shkruan nga ambasada ruse?

    Reply
  • Katiu says:
    May 6, 2024 at 9:28 am

    Demo !
    Ti më pyet mos shkruaj nga ambasada ruse !

    Edhe unë po të përgjigjem me një pyetje, mos ke qënë spiun në kohë të Enverit ?
    Vigjilenca jote idiote më kujton ato kohë .

    Reply
  • Eagles says:
    May 7, 2024 at 1:07 am

    Shko jeto I lumtur ne rusi
    Ti nuk je shqiptar

    Reply
  • Arvaniti korca says:
    May 8, 2024 at 12:58 am

    Shkruaj edhe ty tavarish A. Rusakov nje fare archipelago gulagesh dhe do te shenoj fati Solzenitsin deri ne Manhattan.

    Reply
  • Aleksander Thana says:
    May 8, 2024 at 6:47 am

    Tavarish Ruskov, prit edhe pak se Omari dhe Xhunga do te propozojne per t’u bere anetar I akademise se shkencave dhe ndoshta me vone edhe kryetar i saj.
    Asnjehere ne histori nuk ka patur dhe as ka per te patur studjues objektjve sllavo-serbe lidhur me gjuhen shqipe dhe shqiptaret. Pansllavizmi eshte deviza dhe ideologia qe eshte ngulitur ne kulturen, shkollen dhe politiken sllave, sado qe te hiqen dashamires. E njejta gje vlen edhe per greket! Kjo eshte aksiome dhe keshtu ka per te qene, te pakten edhe per njeqind vjetet e ardhshme.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “I kam dëgjuar flamingot, por s’e kuptoj pse nuk ndahen nga sorrat”, Rama reagon për protestën në bulevard
  • Amnistia penale kalon sot në Kuvend, Gogu: 466 persona lirohen menjëherë, mes tyre 11 gra dhe 1 fëmijë
  • Gjyqi i Metës, prokurori: Kemi provat për 279 mijë dollarë, produkt korrupsioni, ish-kreu i LSI bëri pastrimin e tyre
  • Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  • FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë

Komentet e Fundit

  1. Shendetsia falas on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  2. Berlin on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  3. Dashi on Parlamenti Evropian miraton raportin e Shqipërisë për vitin 2025
  4. Berlin on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  5. Mutdhënësi on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?