Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ikën nga rruga me emrin “Ukraina e Lirë”, Ambasada e Rusisë në Tiranë: Kemi lëvizur që në 2019
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ikën nga rruga me emrin “Ukraina e Lirë”, Ambasada e Rusisë në Tiranë: Kemi lëvizur që në 2019
AktualitetPolitike

Ikën nga rruga me emrin “Ukraina e Lirë”, Ambasada e Rusisë në Tiranë: Kemi lëvizur që në 2019

Published: September 18, 2022
Shpërndaje

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka reaguar pas lajmit të publikuar në disa media shqiptare, për ndërrimin e godinës, për shkak se rruga përballë saj u emërua “Ukraina e Lirë”.

Por ambasada ruse thotë në një reagim në Facebook se pretendime të tilla janë të pavërteta. Ambasada thotë se zhvendosja ka nisur në vitin 2019 por është vonuar për shkak të pandemisë.

Rruga përballë ambasadës ruse në zonën e ish-Bllokut mori emrin “Ukraina e Lirë” si dhe u dekorua me flamuj të Ukrainës në shenjë demonstrimi për pushtimin rus të Ukrainës.

- Publicitet -

Reagimi i plotë:

Në lidhje me publikimin në një sërë mediash shqiptare të informacioneve jo të besueshme për zhvendosjen e pretenduar të Ambasadës Ruse në Shqipëri në një godinë të re për arsye të riemërtimit të rrugës, njoftojmë sa më poshtë: 

Ndërtesa e re e Ambasadës, e pajisur për zyrën e misionit diplomatik, u përgatit dhe u hap solemnisht në prani të gazetarëve dhe trupit diplomatik të akredituar në Tiranë në shtator të vitit 2019. Megjithatë, zhvendosja e plotë u realizua vetëm në qershor 2022, për shkak të vonesës së punimeve ndërtimore në periudhën e pandemisë.

Në të njëjtën kohë, MEPJ-së shqiptare i është dërguar një njoftim zyrtar për zhvendosjen e zyrës së Ambasadës dhe adresa e re është publikuar në rrjetet sociale.

Do të dëshironim që tani e tutje, përpara publikimit të informacioneve lidhur me punën e misionit tonë diplomatik, gazetarët të kontaktojnë drejtpërdrejt me përfaqësuesit e Ambasadës për një informacion të besueshëm.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Lili says:
    September 18, 2022 at 2:15 pm

    Tash te kemi rrugen Ukraina fitimtare!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Inteligjenca Artificiale mund të na dalë nga kontrolli’, alarmi i CEO-s së Anthropic
  • Rama reagon sërish për pagat e gjyqësorit: Pavarësia ka rrëshqitur në papërgjegjshmëri
  • Zjarr në një anije në Ngushticën e Hormuzit, u godit nga një predhë
  • Konstituohet Kuvendi i Kosovës, zgjidhen nënkryetarët, PDK mbetet pa përfaqësues
  • Tronditet Shkodra: Mësuesit i hedhin tritol në banesë, çfarë dyshohet

Komentet e Fundit

  1. Zdromsi on Përplasja për pagat në gjyqësor, Rama publikon tabelën: Janë vetë zot, vetë shkop dhe paguhen më shumë se në Greqi
  2. xxx on ​“Bed & Breakfast… Kemi hequr dorë nga numërimi i turistëve”
  3. Israel Gomez on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  4. Ethem Lalaj on Përplasja për pagat në gjyqësor, Rama publikon tabelën: Janë vetë zot, vetë shkop dhe paguhen më shumë se në Greqi
  5. xxx on Shqipëria, me rënien më të lartë të lindjeve në Europë: Si po i nxitin fqinjët tanë bebet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?