Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ikja e Kadaresë, a ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një Panteon?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Ikja e Kadaresë, a ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një Panteon?
AnalizaLajmi i funditopinion

Ikja e Kadaresë, a ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një Panteon?

Published: July 4, 2024
Shpërndaje
_upscale

Nga Bedri ISLAMI

Botuar në Dita

Largimi nga jeta e njërit nga shkrimtarët më të shquar të gjashtë dekadave të fundit të letërsisë botërore dhe varrimi i tij në një vend të zakonshëm, së bashku vdekarët e zakonshëm, megjithëse vdekja është gjëja e përbashkët e të gjithëve, risjell një problem të ndjeshëm, i cili, herë pas here është shtruar, por kurrë nuk ka gjetur zgjidhjen e duhur dhe afatgjatë.

- Publicitet -

Provat e bëra në sistemin monist, duke krijuar një hierarki mes të rënëve në luftë, si një shkallare lëvizëse, ishte e detyruar, në shërbimin e përkohshëm të regjimit, që u zhvendosën së bashku me rënien e sistemit, komunizmit dhe idileve të tij.

Kadare ishte një botë e tërë, që është ngritur përmes mundimit, talentit, ndjenjës së përkushtuar ndaj së bukurës, veçantisë që solli në letrat përtej Shqipërisë, deri sa u shndërrua në simbolin e kombit të tij. Dy shtete shqiptare desh bënë “ sherr” për vend pushimin e tij përfundimtar, çka ndodh vetëm me shkrimtarët që nuk i përkasin një kufiri gjeografik, por përtej tij, gjithë kombit.

Është një trinitet i pa lëkundur, Kadare, Komb dhe letërsi. Përtej gjithë dëshirave të njerëzve të tij më të afërt, të cilëve do u mungojë përherë e më shumë, mungesa e tij do të ndjehet në secilën ditë, sepse është e përmasave të pazakonta dhe mbart mbi vete vizione sublime, gjë rrallë, ndoshta vetëm pak herë, janë shfaqur në jetën e kombit tonë.

Njerëz të shquar të kombit tonë, figura eminente, ndoshta pak ose aspak të krahasueshme, kanë qenë pjesë e një historie që asnjëherë nuk mund të ishte e ndritur pa qenien e tyre. Ata janë shpërndarë në vend pushimet e fundit të tyre. Ndoshta edhe të lënë në harresën e kohës, ose edhe më tej, në gati harrimin e gjithmonshëm të tyre.

Kjo nuk i bën nder asnjë kombi. Aq më shumë një kombi , i cili, ka pasur në nderin e tij, që, megjithëse i përfshirë në marrëzitë e egra ballkanike, ka mbijetuar, ri lindur, është përfshirë në botën e madhërishme të popujve që kanë emrin dhe historinë e tyre.
Të shpërndarë gjithandej ata nuk kanë përbërë kurrë një njësi nderimi të vetme. Ata kanë ruajtur shkëlqimin e tyre si një gjë ëndërrore, por jo e prekshme. E menduar, por jo e ditur. Pjesë historie, por jo nderimi. Vërtet që çdo vdekatar është i njëjtë me të tjerët, por lavdia nuk mund të jetë e tillë. As dobia q[ i kanë sjellë kombit të tyre nuk është e njëjtë.

Ne jemi komb me histori. Të ngjeshur. Herë pas here kemi bërë prapështitë tona, por edhe kemi ruajtur qenien, pikërisht se figura të tilla, tejet jetësore dhe ndjellëse të lirisë dhe shëmbëlltyrë të saj kanë qenë denjësia ynë.
Kadare është njëri prej tyre. Nga dita e djeshme ai ndodhet në varrezat e Tufinës. Dëshirë e familjes, vendim i qeverisë – kjo nuk është thelbësore. Kadare është atdheu ynë i përbashkët në botën e madhe të letrave. Nuk është njëri nga të shumtët. Është njëri nga liderët e botës shqiptare drejt perëndimit, e, duhet saktësuar, më i lavdishmi i tyre.

Aty mund të jenë , në Tufinë a diku tjetër, janë edhe personalitete të shquara të botës shqiptare. Një këtu – një aty. Dikush i paditur në vend pushimin e tij, dikush tjetër i skajuar në qoshen e botës së heshtur.

Është koha që Shqipëria t ketë vend pushimin e përjetshëm të figurave të mëdha të saj. Të atyre që kanë lartësuar emrin e Shqipërisë. Që sot mund të jenë diku, jashtë atdheut të tyre, apo në varrezat e të gjithëve, ku anonimiteti është mbi të veçantën.

Është koha kur duhet bërë hapi i madh. Pa mëri, skajime, lëshime dhe gjëmime të politikës. Pa vetë e dinë se ku pushojnë përjetësisht Eqerem Çabej, Aleks Buda, Shaban Demiraj, Hasan Prishtina, Ded Gjo Luli, Çerçiz Topulli, projektuesit e mëdhenj të hidrocentraleve, klerikë studiues të shkallës sipërore, nënkryetari i parë i qeverisë së parë shqiptare, don Nikollë Kaçorri, Pashko Vasa, atë bërësit e shtetit, më tej, Hasan Ceka, Marash Ivanaj, Mirush Kabashi, Migjeni, i lënë në harresë në një cep të varrezave të dëshmorëve të Shkodrës, Moikomi, Dritëroi, Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, figura të shquara të elitës progresive shqiptare në Perëndim apo në Lindje, disidentë të shquar si Pjetër Arbnori, Pjetër Mushkalla, e dhjetëra të tjerë, që duhen skajuar nga një komision i posaçëm, qeveritar dhe shkencor, dhe për të ngritur me përkushtim Panteonin e Kombit Shqiptar.

Një komb me histori e bën këtë. Një qeveri e përgjegjshme mendon edhe për të ardhmen, jo sipas shijeve të një njeriu të vetëm, që mund të sjellë këdo nga anë e anës dhe të vendosë se ku do të pushojë përjetësisht, por nga struktura mbi të, që kanë tagrin dhe mendësinë në dobinë e kombit të tyre.

—

©Copyright Gazeta DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
25 Comments
  • DINJITETI says:
    July 4, 2024 at 1:41 am

    Na trego ti Bedri, cili popull apo shtet ne bote ka nje ” Panteon ” ku ka varrosur te gjithe njerezit kontribues te vet se bashku.
    Lereni perrallat tani. Kush ka respekt per vepren e Kadarese, le ta lexoje, ashtu si librat e qindra dijetareve te tjere. Mos u merrni me marrezira qe sjellin vetem konflikte, hatermbetje dhe perçarje !

    Reply
  • Arber iliri says:
    July 4, 2024 at 1:41 am

    I arsyeshem krijimi i nje varreze te njerezve te shquar te kombit . Vendimin dhe kompetencen per varrimin ne te duhet te caktohen me aktet perkatese ligjore.

    Reply
  • demo says:
    July 4, 2024 at 2:15 am

    Nje shkrimtar te shquar i denuar nga Partia,vdekur ne burgun e Burrelit,shoqata e te persekutuarve politike,vendosi ta varrose me Nderime ne Parcelen e te denuarve dhe pushkatyarve Politike. Ishte Nder i madh para 30 vjetesh te ishe i burgosur dhe i perndjekur politik.Por i biri i shkrimtarit nuk pranoi. Kerkoji te varrosej ne Varrezat qytetare dhe te nderohej si shkrimtar dhe Intelektual i shquar me arsimim Perendimor. Sot i jap te drejte.

    Reply
  • intelektuali says:
    July 4, 2024 at 5:15 am

    Une per vete do t’i thoja Bedri Islamit te heqi dore nga llogjet prej budalli sigurims qe shkruan papushim ne gazeten DITA dhe te mos beje hipokritin enverist me ngritjen e PANTEONEVE “patriotike” me gisht ne bythe ku te varrosen bashke edhe fanatiket enveriste edhe antikomunistet e regjimit stalinisto-enverist, kjo do te ishte nje tallje me viktimat e komunizmit dhe hipokrizi e papare per familjet e tyre, kjo do te thote sikur te varrosen ne nje PANTEON grotesk edhe cifutet e Moisiut edhe xhelatet e Hitlerit,

    sepse:

    BOLL E KEMI PIRAMIDEN FAMEKEQE TE ENVERIT NE MES TE TIRANES SI NJE ARRITJE “MADHESHTORE” E EDI RAMES DHE ERION VELIAJT QE I KALL DATEN EDHE FEMIJEVE NE BARKUN E NENES KUR I KALOJNE PRANE!

    dhe:

    Aman dhe boll i kemi Varrezat e Xhelateve-Deshmoreve komuniste te Killerit te Enverit, Kristaq Rama ku hipokrizia albaneze ka varrosur edhe viktimat e tyre intelektuale antikomuniste!

    AMAN DHE BOLL ME KETE HIPORIZI ENVERISTE!

    Reply
  • PD + PS + LesheLi + PR + PDIU + PDBNJ = ORGANIZATA MAFIOZE , BANDA KRIMINALE , HAJDUTË HAJDUTË , GRABITQARË GRABITQARË , PLAÇKITËSA !! E vetmja ZGJIDHJE është ARLIND ❤️❤️ QORI ❤️❤️ says:
    July 4, 2024 at 6:13 am

    Duhet té Trajtohet njëlloj si të tjerèt , O Bedri ZEZA !!
    SHQIPÈRIA ka vetèm 28 km katror , dhe nga kèto 75 % , janë Male dhe Kodra , O Bedri ZEZA !!!! Neve S’kemi Toka BUJQÈSORE , ti thua do bèjmè VARREZA pèr “Panteonèt” ?????!!!!!!!!!¿¿¿¿¿¿¿ Po ç’farè PANTEON LESHI , O Bedri ZEZA !!¿¿¿¿¿¿¿¿¿ Kadare ka qenè SPIUN në Kohèn e KOMUNIZMIT dhe ishte i vetmi qè dilte jashtè SHQIPÈRISÈ PA PROBLEM fare , dhe XHAXHI ENVER e mbajti në Pëlĺémbë të duarve , pastaj erdhi SHKËRDHATOKRACIA , dhe Kadare iku në FRANCË , dhe RROJTI përsëri si MBRET !!!!!
    Në vitin e mbrapsht 1997 bënte SEHIR nga FRANCA , kur SHQIPÈRIA ishte në LUFTË CIVILE për SHKAK të Sali KRIMINELIT !!! Kadare NUK e mori mundimin tè dilte dhe tè fliste , por shikonte nga FRANCA sesi VRITESHIN SHQIPTARÈT me NJERI-TJETRIN !!!!
    UNË vet jam nga JUGU 100 % , por dua që Kadare të TRAJTOHET njëloj si BEJKUSH ❤️❤️ BIRÇE , NJĒLLOJ si AGIM ❤️❤️ DOÇI dhe njëlloj si PAL TRASHAJ , që vetflijua dje para SPAK , sepse BANDAT KRIMINALE të MIKRO KREDIVE , i morén çdo gjë që posedonte , edhe PSE Pal TRASHAJ , kërkoi DREJTËSI , por IKU nga kjo BOTË e URRYER PADREJTËSISHT , sepse ORGANIZATAT MAFIOZE të FAJDEVE të Lidhura me Ardian Full-hanin , Gent Seikon dhe QEVERITARËT e URRYER të PS , PD , LESHELI (LSI) , po ja PININ GJAKUN për së GJALLI Palit të SHKRETË !!!
    NGUSHËLLIME nga ZEMRA për FAMILJET e PAL TRASHAJ , BEJKUSH BIRÇES dhe AGIM DOÇIT 🙏🙏🙏🙏🙏🙏🤲🤲🤲🤲🤲🤲 , dhe u PREFSHIN në PAQE !!
    RROFTË SHQIPËRIA 🇦🇱🇦🇱🇦🇱 dhe vetëm SHQIPTARËT e NDERSHËM kudo në BOTË 🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱

    Reply
  • PD + PS + LesheLi + PR + PDIU + PDBNJ = ORGANIZATA MAFIOZE , BANDA KRIMINALE , HAJDUTË HAJDUTË , GRABITQARË GRABITQARË , PLAÇKITËSA !! E vetmja ZGJIDHJE është ARLIND ❤️❤️ QORI ❤️❤️ says:
    July 4, 2024 at 6:15 am

    Duhet té Trajtohet njëlloj si të tjerèt , O Bedri ZEZA !!
    SHQIPÈRIA ka vetèm 28 MIJË KM. KATROR , dhe nga kèto 75 % , janë Male dhe Kodra , O Bedri ZEZA !!!! Neve S’kemi Toka BUJQÈSORE , ti thua do bèjmè VARREZA pèr “Panteonèt” ?????!!!!!!!!!¿¿¿¿¿¿¿ Po ç’farè PANTEON LESHI , O Bedri ZEZA !!¿¿¿¿¿¿¿¿¿ Kadare ka qenè SPIUN në Kohèn e KOMUNIZMIT dhe ishte i vetmi qè dilte jashtè SHQIPÈRISÈ PA PROBLEM fare , dhe XHAXHI ENVER e mbajti në Pëlĺémbë të duarve , pastaj erdhi SHKËRDHATOKRACIA , dhe Kadare iku në FRANCË , dhe RROJTI përsëri si MBRET !!!!!
    Në vitin e mbrapsht 1997 bënte SEHIR nga FRANCA , kur SHQIPÈRIA ishte në LUFTË CIVILE për SHKAK të Sali KRIMINELIT !!! Kadare NUK e mori mundimin tè dilte dhe tè fliste , por shikonte nga FRANCA sesi VRITESHIN SHQIPTARÈT me NJERI-TJETRIN !!!!
    UNË vet jam nga JUGU 100 % , por dua që Kadare të TRAJTOHET njëloj si BEJKUSH ❤️❤️ BIRÇE , NJĒLLOJ si AGIM ❤️❤️ DOÇI dhe njëlloj si PAL ❤️❤️ TRASHAJ , që vetflijua dje para SPAK , sepse BANDAT KRIMINALE të MIKRO KREDIVE , i morén çdo gjë që posedonte , edhe PSE Pal TRASHAJ , kërkoi DREJTËSI , por IKU nga kjo BOTË e URRYER PADREJTËSISHT , sepse ORGANIZATAT MAFIOZE të FAJDEVE të Lidhura me Ardian Full-hanin , Gent Seikon dhe QEVERITARËT e URRYER të PS , PD , LESHELI (LSI) , po ja PININ GJAKUN për së GJALLI Palit të SHKRETË !!!
    NGUSHËLLIME nga ZEMRA për FAMILJET e PAL TRASHAJ , BEJKUSH BIRÇES dhe AGIM DOÇIT 🙏🙏🙏🙏🙏🙏🤲🤲🤲🤲🤲🤲 , dhe u PREFSHIN në PAQE !!
    RROFTË SHQIPËRIA 🇦🇱🇦🇱🇦🇱 dhe vetëm SHQIPTARËT e NDERSHËM kudo në BOTË 🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    July 4, 2024 at 6:26 am

    OK,B.ISLAMI,Mendim shumë i drejtë & i vonuar.
    I.Kadare e meriton këtë nder në PANTEON,Ashtu si shumë të tjerë në 112 vite SHTET,me një KOMISION TË VRÇANTË.
    Në fjalën mortore për I.Kadaren Edi Rama cilësoi: “..në varrimin e PËRKOHSHËM të tij në vorrezat e qytetit nga familjarët..”!
    Sigurisht ka edhe Shqipëtar ANONIM që nuk do e preferojnë këtë propozim.
    -I paharruar kujtimi e vepra e I.Kadaresë..!
    -FLM BI,DITA.

    Reply
  • vlonjati says:
    July 4, 2024 at 6:45 am

    Me vjen mire qe me ne fund edhe Intelektuali po e kupton se kush eshte stafi i “nderuar i gazetes Dita” qe e pati ngriturne qiell ! Sipas mendimit tim stafi i gazetes Dita eshte stafi i ish gazetes ZP. pa i hequr asnje presje, qe edhe kur mund te beje ndonje kritike te vogel PS-es (Rames) jo e jo do e lidhe me ndonje shkrim tjeter se si e bente Berisha, kjo per justifikimin e qeverise .

    Reply
  • intelektuali says:
    July 4, 2024 at 7:50 am

    O Ethem Beu po per cfare e meriton Moli varrimin ne PANTEONIN e deshmoreve te Enverit qe ishin xhelatet e popullit dhe te intelektualeve shqyptare? Sepse Enverin Moli e futi ne VETMINE E DIMRIT TE MADH KOMUNIST qe ne vitin 1973 perpara se t’i binte damllaja ne 1974 kur u preu kokat GJENERALEVE TE USHTRISE SE VDEKUR te tij me tollona dhe bunkere, apo sepse i quajti azilantet kokpalare te Enverit me dy diplloma universiteti ne xhep si: JASHTEQITJA E KOMBIT, apo sepse ja mbathi ne Paris me Helenen e Trojes kur Ramizi i kishte dhene urdher sigurimsave te tij ta arrestonin Molin perpara se te behej JASHTEQITJA E KOMBIT dhe se Nexhmija nuk donte t’ja shikonte me fytyren?

    prandaj:

    intelektuali tha se poeti komunist disident kontravers, Ismail Kadare qe i shkruajti gjithe jeten vjersha dhe poezi Partise dhe prozat ja dedikoi Enverit me KRONIKE NE GUR, duhet te varroset prane Havzi Neles qe po keshtu ishte poet disident, por ne dallim nga Mol Komunisti, Havzi Nela ishte antienverist dhe antikomunist dhe prandaj Ramiz Alia me Kristaq Ramen e varen ne litar ne vitin 1988 dhe nuk i dhane poetit te talentuar asnje shans te arratisej ne Paris edhe ai me gruan e tij si Mol Kadareja, por e vrane dhe e varrosen poshte nje shtylle elektrike qe mos te kujtohej me njeri per te

    VETEM KESHTU MUND TE PREHET NE QETESI ISMAIL KADAREJA QE BOTA TE MESOJE ME VARRIN E TIJ QE KRIMET E KOMUNIZMIT KANE MBETUR TE PANDESHKUARA NE SHQYPNI

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    July 4, 2024 at 8:03 am

    VO:
    -Sot,04.07.2024 KM E.Rama mbush 60 vite me NËNË E BABË.I urojmë jetë të gjatë për të mirën e FAMILJES,PS,SHQIPËRISË,MIQVE,SHOKVE,ATA QË AI DO & DUANË.. për punët e mira të bëra në 3 mandate qeverisëse,Por edhe në eliminimin e
    MANGËSIVE që dihen tashmë(ku disa ANONIM ja shtojnë edhe Ato që nuk i ka E.Rama & jo vetëm në 112 vite SHTET..) & fitoren e mandatit të 4,5(duke ditur se opozita po ha veten prej Non Gratës) për të ngritur FLAMURIN MË TË BUKUR NË BOTË NË BE NË 2030..!
    -FLM SHQIPËTARVE TË MIRË QË PUNOJNË PËR FAMILJEN E SHQIPËRINË.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    July 4, 2024 at 8:22 am

    VO:
    -O “Intelektual” berishist: Nuk është e vërtet se I.Kadare i quajti emigrantët JASHTËQITJE E KOMBIT.Këtë deklaratë e ka bër XHELIL GJONI.
    Kjo shpifje e Juaja është jashtëqitje e Shqipërisë që nuk lë kërkëd pa përgojuar njilloi si non grata FATKEQSI KOMBËTARE nga ballkoni i katit të 8-të si HOXHA NË MINARE,duke llahtarisur botën.
    -Lëre shkrimtarin e madh me përmasa botërore I.Kadaren të prehet i qetë përkohësisht në Turfinë.
    Ka se kush mendon e vepron për Atë burrë Shtetas,sipas meje Nr.3 në Shqipëri e Kosovë pas Skënderbeut e I.Qemalit..!

    Reply
  • Reshit Lala says:
    July 4, 2024 at 9:08 am

    Shqiptarët kanë 32 vjet që dëgjojnë pasthirrmat e ish të persekutuarve “POLITIKË”. Vërtetë të gjithë ishin të persekutuar politikë?! Vlerën e këtyre pasathirmve e ka ulur vetë REAKSIONI SHQIPTAR, i cili TË GJITHË kriminelët i ka bërë heronj dhe, heroinjtë kriminelë. Ç’do shoqëri duhet të ketë të deklaruar edhe heronjë edhe kriminelët, sepse ajo i ka patur të dyja këto kategori. Shoqëria Shqiptare padrejtësisht dhe, e pa mbështetur në asnjë legjeslacion ndërkombëtar hapi burgjet dhe nxorri jashtë të gjithë të burgosurit. Përse? Për të përmbysur pushtetin? Jo! Pushtetin ja dha opozitës vetë presidenti Ramiz Alia. Pra të burgosurit nuk u lëruan për të përmbysur pushtetin, POR QË TË SHKATËRRONIN VENDIN, siç i kishte kërkuar Milloshjeviçi Sali Berishës. Kështu të gjithë të burgosurit deklaruan se “ISHIN DISIDENTË”. Se sa ishin disidentë të bugrosurit “politikë” e dëshmuan vetë ata, duke i bërë tërmet të gjithë europës me vjedhje, përdhunime, drogë e vrasje. Akoma ne rrufegjatët paguajmë veprimet e tyre të shëmtuara, që nuk kanë asnjë lidhje me disidentët politikë. Ky është një veprim kriminal, siç është veprim kriminal qëndrimi ndaj dëshmorëve të luftës, që janë fyer në maksimum nga reaksioni Shqiptar. Dëshmorët janë bërë objekt sulmi, si “kriminelët” më të mëdhenj të këtij populli, të cilët u bënë përpjekje edhe për t’u nxjerrë edhe nga varret. Ç’MENDURI! Aq e vërtet është kjo, sa që edhe K/ministri Rama në vdekjen e Kadaresë tha: “Edhe Kadareja nuk do të donte të ishte dëshmor”! Edhe K/ministri ka frikë të flasi për dëshmorët. Unë pyes edhe K/ministrin dhe opozitën: Të jeshë dëshmor do të thotë të jeshë kriminel? Çfar kemi pësuar kështu si popull? Edhe Kadareja si të tjerët mund të ishte edhe luftëtar edhe dëshmorë! Është fatkeqësi, që edhe sot dëgjojmë thirrje kundër dëshmorëve e kundër komunistëve si: “T’i zhdukim e t’i vrasim të gjithë komunistët”! Sidoqoftë një gjë është e sigurtë: Nëqoftëse shoqëria Shqiptare do të dëgjojë edhe 30 vjetët e ardhëshme thirrje për vrasjen ekomunistëve – duhet bëhet gati të dëgjoj edhe thirrjet e Komunistëve- TË VRASIM REAKSIONIN! Komunistët kanë një të drejtë më shumë, se ata morën pjesë dhe çliruan vendin, kurse reaksioni bashkëpunoi me fashistët. Elementë e reaksionit Shqiptar, që bashkëpunuan me fashistët sipas vendimit të fuqive të mëdha duhet të ishin dënuar, siç janë dënuar edhe në vende të tjera e disa – dhe me vdekje. Unë pyes të gjithë ata, që bëjnë thirrje për vrasjen e komunistëve dhe ju them: Kështu do të mbijetojnë shqiptarët, duke vrarë njeri tjetrin? Çfar kërkoni, të fillojnë edhe fëmijët e komunistëve dhe të kërkojnë e të vrasin fëmijët tuaj atje, ku i keni fshehur jashtë shtetit me pasuri marramendëse ,që jua keni vjedhur shqiptarëve?! Shumë thonë: Keni të drejtë ju, por mua më kanë vrarë babanë! Ti, që e thua-PËRSE NUK NA THUA PËRSE TA KANË VARARË BABANË? Deklaroje vendimi e gjykatës, që të dimë përse të është vrarë babai! Të është vrarë pa faj- apo të është vrarë si kriminel, që ka vrarë njerëz! Po të jetë vrarë,pa faj- të kërkojmë falje, por po të jetë vrarë si kriminle, që ka vrarë njerës të themi se e ka merituar dënimin. Për asnjë shoqëri nuk është mirë të vrasi njerëz, por edhe demokracia më e përparuar e botës Amerika ka dënuar njerëz me vdekje. Shtrohet pyetja: Asnjë nga të dënuarit me vdekje nuk është dënuar si pasojë e veprës së tij kriminale?! Të gjithë të dënuarit në diktaturë kanë qenë të “pafajshëm”?! Si qytetar Shqiptar dhe i dënuar edhe nga diktatura edhe nga demokracia shumë herë në emër të shoqërisë i kam kërkuar falje familjeve të viktimave. Po familjarët e viktimave a ju kanë kërkuar falje familjeve të viktimave, që kanë vrarë prindërit e tyre! Siç thonë faktet -në veri nga viti 1945-55, kur u bë operacioni i spastrimit nga bandat e diversantëve janë vrarë më shumë njerëz nga bandat, se sa nga shteti me vendime gjykatash për kriminelët e bandave vrasëse e sabotatore. Kriminelët e dënuar me vdekje janë ata njerëz, që kanë vrarë dhe kanë sabotuar punën kolosale të shqiptarëve për tharjen e kënetave e ndërtimin e hidrocentraleve. Të rrënqethet mishi, kur mendon se kishte njerëz që e sabotonin përpjekjen kolosale të fukerenjëve të shqipërisë së re të pas luftës, që mundoheshin me të gjitha forcat, të zhytur deri në fyt në moçallin e zi të kënetave për tharjen e tyre dhe rindërtimin e vendit, që të mundohej të qëndronte në këmbë e të mos vdiste. Këta njerëz, që kanë vrarë edhe Bardhok Bibën, që kërkonte të ngrinte shkolla për fëmijët e tyre janë kriminelë dhe KËTA janë dënuar si kriminelë, por askush nga reaksioni deri më sot nuk i ka dënuar krimet e bandave terroriste në veriun e shqipërisë dhe vrasjet e tyre. TË GJITHË KRIMINELËT JANË BËRË HERONJ, QË NGA VRASËSI I THJESHTË E, DERI TEK VRASËSI I KOMBIT AHMET ZOGU, që shiti vendin, vodhi floririn e iku si hajdut e tradhëtar i kombit. Sot edhe ai nderohet si hero! ÇMENDURI SHQIPTARE! Edhe ky fakt dëshmon , se diçka nuk funksionon tek shqiptarët! Viktimë e këtij qëdrimi ka rënë edhe Kadareja, i cili u sulmua nga diktatura, se nuk i “mbante mirë” kostumin, që i vishte diktaturës dhe, u dënua edhe nga demokracia, se nuk pranoi të mbështeste një politkan si Berisha në planin e tij katastrofik të Milloshjeviçit për shkatërrimin e Shqipërisë. Kombinatin e Autotraktorëve kërkoi të merrte Shtrausi, ta mbyllte dy vjet e, të fillonte të prodhonte Mercedes-Bensin e ta shiste në lindjen e mesme. Por këtë nuk deshi as Alia e as Berisha , se donin shkatërrimin e vendit. Për këtë TRAGJEDI nuk shkruan askush, por veç merremi me viktimat e diktaturës. Një vend i tërë ka rënë viktimë e reaksionit Shqiptar, që shkatërroi mundin dhe djersën 40 vjeçare të Shqiptarëve: Si është e mundur të pranohet kjo gjë nga opinioni demokratik shqiptar?! Shumë herë kemi shkruar, se SHQIPTARËT JANË NË LUFTË ME VETVETEN DHE, PA MBARUAR LUFTËN ME VETVETEN- NUK MUND TË MBROHEN NGA TË HUAJT! Shihni varrimin e Kadaresë: Bota e qytetëruar e ka vënë në majën e lavdisë së letërsisë bortërore, kurse ne Shqiptarët-bashkëkombësit e tij- kemi mbi 70 vjet, që kërkojmë ti nxjerrim sytë, se sejcili kërkon një Kadare sipas modelit të tij. Kështu u bëmë turpi i botës edhe në varrimin e Kadaresë! U bëmë turpi i botës duke sulmuar Kadarenë:- më të madhin shkrimtar të të gjitha kohrave të hapsirës shqiptare! Duke sulmuar Kadarenë ne kemi sulmuar një vlerë absolute Shqiptare dhe botërore dhe, këtë bota e di. Prandaj sulmi ndaj Kadaresë është sulm ndaj kombit Shqiptar dhe, këtë Shqiptarët duhet ta dinë!

    Reply
  • Adrian S. says:
    July 4, 2024 at 9:16 am

    C`jane keto ide me “varreza per te shquarit e kombit” “ngritjen e panteoneve” e tilla si keto? E di ku jane varrosur Moxart, Beethoven, Goethe, Schiller, Franz List, Johann Strauss, shkrimtare, kompzitore, shkencetare te medhenj perfshi ketu Helmut Kohl, dhe se fundmi Wolfgang Schäuble?

    Ne varrezat e qyteteve ku ata kane lindur dhe kane jetuar. Noshta, ndoshta kur jane varrosur arkemortin e kne shoqeruar 2-5 veta. Dikush kishte frike nag murtaja, shumica nuk i vleresonte si sic vleresohen sot, Wolfgang Schäuble as cerememoni shteterore nuk pranoi.

    Problemi eshte tejet shqiptar. Kush do te jene te shquarit e Kombit? Apo do te filloje si me shperndarjen e medaljeve qe sot jane bere mall pa vlere ku moren me kuc dhe me mac ku te gjithe na quhen “legjenda” dhe “yje te pashuar” duke nisur nga sporti e duke perfunduar tek krijimet letrare.
    Apo do ti beje Rama pika turistike, per turistet e huaj?

    Nje dhe vetem nje eshte gjykatesi me i mire dhe kjo eshte koha. Ajo i vlereson te gjithe. askush tjeter. Nese kuptohet “Perse shqiponjat fluturojne lart” sic e kupton brezi i 60 vjecareve te sotem, le te hyje ajo poeme ne antologjine e letrave shqipe, nese e kuptohet pas 50 vjetesh “luften e Enver Hoxhes kunder revizionizmit hrushovian” sic kuptohet sot, atehere le te hyje dhe ajo veper, por kam frike se jo, dhe pastaj cdo te besh me ato mauzoleume dhe panteone?

    Le ti leme sentimentet e sotme dhe te brezave te sotem. Moxartin e percolli vetem nje karrocier dhe nje dashamires i tij ne varrezat e Vjenes aq thjesht sa nuk ka me. Shqiponjat fluturojne lart dhe ne Ande dhe ne Dolomite, por ate poema dhe vepra duhet ti ndjejne ato breza qe do te vijne sic i ndjejme ne sot. Dhe perse i ndjejme ne sot keshtu? Se e kemi jetuar ate kohe dhe ate sistem, prandaj kam frike se keto emocionet e sotme na bejne partizene te panteoneve.

    Edhe nje gje eshte qe me habit ne keto procese?

    Perse ky sistem me ideologji komplet te kundert me sistemin e kaluar u ngre aq piedestale atyre shkrimtareve, artisteve, sportisteve dhe shume te tjereve qe kane kontribuar ne sistemin socialist, ate sistem qe e kane share dhe e kane bere leqendi? Me duket absurde, ashtu sic eshte kjo Shqiperi. Pra, rrofte kapitalizmi dhe po ashtu rrofshin autoret e shqiponjave, besnikeve, xha brahove, komisar memove etj,etj, etj.

    Sikur nuk shkon kjo pune

    Reply
  • Zgalem says:
    July 4, 2024 at 11:51 am

    Nuk besoja se Bedriu , do ushqente kete mendim , qe i ndan njerzit , pas vdekjess . deri sa kemi pranuar , qe njerzit jane te barabarte , te tjerat cvleresohen . Njeriu i shquar , cilido qofte , te shquar e ka bere populli . Feudalet kishin vorreza familjare . Vdekja i barazon njerzit. Isjhte i drejte vendimi , per ne Tufine . Zgalem

    Reply
  • mali says:
    July 4, 2024 at 1:03 pm

    Ismail Kadare ishte talent.
    Cili ishte talent i i tij?
    Fantazi ne shkrime.
    Talente kemi shume ne shqiperi ne fusha te ndryshme.
    Kemi ne pikture, kengetare me fame boterore ,sport etj.
    Keshtu Kadare nuk ka ndonje gje te vecante nga keto talentet.
    Cili eshte kontributi I tij si intelektual gjate 34 viteve ne shoqerine shqiptare?
    Njeri ne hije qe ka jetuar I lumtur brenda guackes se vet prej kermilli,pa u shqetesuar se c’behet me kete popull.
    Atehere a meriton ndonje vemendje te vecante nga populli?

    .

    Reply
  • ILIR says:
    July 4, 2024 at 4:29 pm

    Shqiperise i mungojne statujat per figurat e kombit.Eshte e pafaleshme qe figura s Ismail Qemali,me nje skulpture nje meter e cerek,vellezert Frasheri me buste te papershtateshme etj.Ne nje vend si yni ku paguhen dhjetra miliona euro per nje km rruge,nuk paguhen shifra simbolike per te pasqyruar historine me figurat e spikatra te kombit.Eshte ne nderin dhe krenarine kombetare perjetesimi me monmente i ketyre figurave.Aq me teper kur tek ne mbretero nje kryeminiser artist.

    Reply
  • fshatari.pafshat says:
    July 4, 2024 at 4:51 pm

    Dakord me Islamin qe: Te ngrihet Panteoni i Tradhetareve, Poshteruesve, dhe Shkerdhyesve te Kombit…nga viti 1991 deri me sot e vitet ne vijim.

    Reply
  • HAJRO LIMAJ says:
    July 5, 2024 at 11:35 am

    Duhet te jemi te matur dhe te kujdeshem.Turqia,shtet shume i madh dhe gjate periudhes se shtetit demokratik ,ligjor dhe laik ( deri ne 2002 qe erdhi Erdogani) kishte dhe vazhdon te kete vetem nje promemorie kombetare ; Qemal Ataturkun dhe te asnje tjetri.

    Kombi shqiptar nje te tilla duhej ta kishte bere vetem per Ismail Qemalin, krijuesin dhe themeluesin e shtetit Shqiptar.

    Ku eshte ?.
    Ne Tirane Berisha portertin e tij te vogel e ka futur pa dukje ne luleshten ne krah te kuvendit ?!!!. Rama nuk e vendosi madherishem ate para hyrjes ne kryeministri ???

    Reply
  • Loni says:
    July 5, 2024 at 12:34 pm

    Bedri,
    Eshte e pamundur venia ne jete e idese se Panteonit edhe per shume vite. E ka Franca, por Shqiperine e udheheq politika, jo Bota Akademike. Shiko zgjedhjen e Presidenteve … Pastaj si punon kandari i meritokracise … 30 vitet e fundit jane shperndare Nderi i Kombit dhe Mjeshter i Madh pa asnje kriter … Kujtoni Meten qe per vota e leshoi doren ne fund te mandatit!
    Loni

    Reply
  • intelektuali says:
    July 6, 2024 at 4:29 am

    HAJRULLAH LIMAJ:

    Po te hapesh dhe te lexosh encikolopedine ne internet, por po deshe lexo edhe Konicen ne doreshkrimet e tij, Ismail Beu rezulton te kete qene nje hajdut ordiner qe u ngrit ne PANTEONIN e cmendurise nga politika jone kombetare, Ismail Beu ishte VALIBEU i Varnes ne Rumeline Lindore qe ishte pjese e Perandorise Osmane qe permend ti dhe ne kete post u shkarkua me buje me ferman te Sulltanit sepse kishte vjedhur arken e Portes se Larte dhe i u konfiskua gjithe pasuria e lujtshme dhe e palujtshme qe kishte grumbulluar ne para te thata me vendimin qe te mos zinte kurre nje post ne Perandori, pas kesaj Ismail Beu morri me vete gruan bullgare dhe femijet e shumte qe kish dhe u kthye ne Shqypni dhe shpalli Pavaresine me 1912 dhe me kete xhest guximtar ka mbetur ne histori,

    POR CFARE NDODHI ME PAS?

    Me te shpallur pavarersine ne Vlore Ismail Bej Ujku i Pavaresise qe kishte nderruar qimen, por zakonin e vjeter s’e kish harruar u hodh ne Janine dhe Selanik duke pare se Pavaresine e shpallur prej tij nuk e begenisi kush nga Bota dhe hyri ne negociata pragmatike me greket per shitjen e Shqypnise se Jugut deri ne Vjose ne kembim me dy valixhe plotme dollaro – $USD me argumentin se historikisht keto truaj i takojne Greqise, keshtu shkruan interneti, por edhe Konica ne doreshkrimet e tij kur shenon:

    “…ISMAIL BEJ VLORES I KISHTE RENE ERA KERME…”

    dhe pasi e kishte shitur gjysmen e Shqypnise te greku ja mbathi ne Itali me nje peshkarexhe, ku po ketshtu firmosi nje mareveshje te fshehte me Italine se ja falte gjithe Shqypnine shtetit te lashte romak, dashamires historikisht me Shqypnine qe te mos lejonte “…asgjesimin e kombit te vogel shqiptar nga armiqte e shumte…” keshtu e argumentoi Ismail Beu lutjen e tij per azilin e tij familjar ne kete vend fqinj, por greku i mashtruar e gjeti ne Itali dhe e helmoi me arsenik dhe ketu perfundon gjithe historia e trishtuar e Ismail Bej Vlores qe nga Hajdut i Kombit u be Baba i Kombit dhe qe Enveri i mbajti fotografine gjithe jeten me mur por u kujdes qe te nderpriste pensionet e majme per familjaret e tij me fjalet: “Gjithe jeten qyl do te hani ju?”

    prandaj:

    Te ngresh nje PANTEON apo PIRAMIDE enveriste per Ismail Beun eshte njesoj – barabar sikur te ngresh nje PANTEON apo PIRAMIDE per Edi Ramen qe do te mbetet ne histori jo si cuni i Kristaqit, Killerit te Enverit, por si sternipi i Ismail Beut ne hajnine e papare te tij antishqyptare.

    Reply
  • Mendimi im says:
    July 6, 2024 at 4:34 am

    Nuk jam dakort me mendimin e z. Islami sepse është një arsye më shumë që shqiptarët të grinden! Shqiptarët zihen për “një gotë ujë “ dhe ju doni të seleksiononi të vdekurit! Vetëm për Skënderbeun dhe Ismail Qemalin mund të ketë mendim të pérbashkët, por këta i ka “shoshitur” koha. Për Kadarenë, apo ndonjë tjetër, lërjani kohës që të bashkojë mendimet, sepse tani jo të gjithë kanë mendimin e z. Bedri. Mendimi im për Kadarenë është se ai ishte shkrimtar i mirë, por me të meta si njeri dhe këtë nuk e kam më të dëgjuar, por i pranishëm. Lërjani kohës, e cila do të minimizojë të metat dhe amplifikojë meritat.

    Reply
  • Ben says:
    July 6, 2024 at 4:42 am

    Une them te bejme nje Panteon dhe ta quajme
    Panteoni- Rama, ku te prehen kur te vije koha
    Rama dhe Sala !

    Reply
  • Asd says:
    July 6, 2024 at 8:01 pm

    Nena e budallenjve eshte gjithmone shtatzene o Bedri.

    Reply
  • km says:
    July 7, 2024 at 9:39 am

    Kam nje propozim per autorin e shkrimit.Meqenese Kadare- eshte cilesuar si personalitete i dyte i historike kombetare,pas Skenderbeut,te ngrihet nje piramide perballe monumenti te heroit kombetare,Aty Mes Muzeut kombetare dhe hotelit te madhe.Nje varianti tjeter per vendin e piramides te jete lulishtja pas Pallatit te madh te kultures.Keshtu Edhe lulishtja merr emrin “Parku Ismail Kadare-“

    Reply
  • Koli says:
    July 7, 2024 at 9:50 am

    Ky rrote kari nuk mendon dot ndryshe nga komunistet dhe kerkon vendosjen e kontrollit mbi jeten dhe vdekjen e njeriut… koministrshe…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?