Pas denoncimeve nga media, IKMT pranoi se dy pallate gati të përfunduara në kantierin e projektit “Durrës Yacht&Marina” janë zhytur deri në 28 centimetra, duke urdhëruar kompaninë për përforcime urgjente teknike.
Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, IKMT, pranoi zyrtarisht të mërkurën problemet e rënda strukturore në dy prej godinave të projektit luksoz “Durrës Yacht & Marina” të invesitorit nga Emiratet e Bashkuara, Mohamed Alabbar. Një inspektim i posaçëm ka zbuluar se pallatet që po ndërtohen aty kanë pësuar ulje në disnivele që shkojnë deri në 28 centimetra.
Në një deklaratë për shtyp, IKMT njoftoi se ngriti një grup të përbashkët kontrolli pas shqetësimeve të ngritura për “qëndrueshmërinë dhe sigurinë” e objekteve. Ky grup përfshinte inspektorë të IKMT-së, përfaqësues të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, IMT-së së Bashkisë Durrës dhe specialistë nga Instituti i Ndërtimit.
Fokusi i verifikimit ishin dy objekte banimi dhe shërbimi, të pajisura me leje ndërtimi në shtator të vitit 2023 nga Këshilli Kombëtar i Territorit, KKT. Këto objekte, të cilat variojnë nga 6 deri në 10 kate mbi tokë me parkime nëntokësore, ndodhen sipas IKMT-së në zonat e menaxhimit A02 dhe A04 ku ndërtimi ka përfunduar dhe aktualisht janë në fazën e sistemimeve të jashtme.
Përfundimet e raportit topografik të hartuar nga Instituti i Ndërtimit, sipas deklaratës së IKMT-së, janë shqetësuese dhe konfirmojnë denoncimet.
“Në përfundim të inspektimit, raporti topografik i Institutit të Ndërtimit konfirmon se: Objekti 02, me fazë ndërtimore 1, 6, 7 dhe 8 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, ka pësuar ulje prej 28 cm; Objekti 04, me fazë ndërtimore 1, 6, 7, 8 dhe 10 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, ka pësuar ulje prej 18 cm”, thuhet në deklaratë.
IKMT bën me dije se i ka kërkuar zyrtarisht kompanisë zbatuese që të ndërhyjë urgjentisht për të përforcuar godinat.
“IKMT i është drejtuar zyrtarisht kompanisë zbatuese të projektit, duke kërkuar marrjen e menjëhershme të masave për realizimin e projekt-përforcimeve të nevojshme teknike, të cilat garantojnë qëndrueshmërinë e strukturave,” thuhet në njoftim.
Gjithashtu, IKMT sqaron se çdo projekt përforcimi i propozuar nga kompania zbatuese, para se të nisë zbatimin, do të duhet të miratohet nga autoritetet përkatëse ligjore për të siguruar respektimin e kushteve teknike.
IKMT nuk përmend arsyet se pse ka ndodhur fundosja. Megjithatë, sipas denoncimit të bërë fillimisht në emisionin “Piranjat” në Syri TV nga sinjalizues dhe nënkontraktorë brenda kantierit, të cilat paraprinë dhe nxitën inspektimin e IKMT-së, shkaku kryesor i kësaj zhytjeje lidhet me masat e munguara inxhinierike në themele dhe se zona e portit është një terren ranor dhe i paqëndrueshëm.
Problemet inxhinierike me ndërtimet e reja janë vetëm hallka e fundit në një zinxhir zhvillimesh kontroverse rreth portit të Durrësit.
Projekti u miratua si investim strategjik fillimisht në dhjetor 2021 me subjekt aplikues “Symphony Real Estate Development sh.p.k”. Më pas, Komiteti i Investimeve Strategjike vendosi të transferojë statusin “investitor strategjik” tek një shoqëri e posaçme e krijuar me përbërjen e shoqërive publike “Albanian Seaports Development Company (ASDC)” sha, dhe asaj private “Eagle Hills Real Estate Development”. Sipas marrëveshjes së nënshkruar në Janar 2023, projekti i konsideruar nga kryeministri Edi Rama, si investimi më i madh i huaj në Shqipëri do të kushtonte mbi 2 miliardë euro.
Nga ana tjetër, zhvillimi i këtij mega-projekti imobiliar solli nevojën e zhvendosjes së operacioneve portuale tregtare, por ndërtimi i një porti të ri në zonën e Porto Romanos po has në vështirësi, pas dështimit të tenderit për ndërtimin e tij.




ashtu u fundofshin gjithe kullat e ramutit nji nga nji
Nuk eshte i Rames ESHTE i arabit Arabi ka dhenë lek nuk i tha me zor ai tja kthej leket e ti thoshte shiko si eshte puna nuk t’a shesh dot portin kaq
Arabi soa dhene lek, shteti I fali arabit token dhe arab shet metra kateor banesa para ndertimit. Pra larje parave te krimit ku ortak eshte dhe qeveria.
E mori ti, kurva Ramiste Arabiste. Arapi i dha leke Ramutit, Ramuti prishi Portin dhe i tha bej Kullat.
Per leke, shkaterron dhe gjithe Durresin dhe gjithe Shqiperine.
Fajin e kane ata qe e paguajne,
Ai, vetem merr i shkreti.
Pune Rilindasi i ndyre
Shikoni se cfare qyfyri shkruajne institucionet shqyptare dru me pre:
“ …Sipas raportit topografik të Institutit të Ndërtimit, objekti 02 ka pësuar një ulje prej 28 centimetrash, ndërsa objekti 04 është fundosur me 18 centimetra.… Nisur nga këto konstatime, IKMT i është drejtuar zyrtarisht kompanisë zbatuese të projektit, duke kërkuar marrjen e menjëhershme të masave për realizimin e projekt-përforcimeve të nevojshme teknike, të cilat garantojnë qëndrueshmërinë e strukturave. Ky projekt përforcimesh, përpara zbatimit, duhet të marrë miratimin nga autoritetet ligjore përgjegjëse për garantimin e respektimit të kushteve teknike të planifikimit dhe zbatimit të punimeve të ndërtimit”,- thuhet në reagimin e IKMT…”
CFARE MUND TE SHPETOJE NJE PERFORCIM PREJ INJORANTESH-BUDALLI PER NJE FUNDOSJE-CEDIM 30 CM TE NJE PALLATI 9 KATESH?
Ne cdo vend normal te Botes kjo ekspertize topografike e fundosjes se frikshme te nje pallati do te conte ne prishjen totali te tij dhe revizimin dhe rishikimin e gjithe projektit ne kete zone te paqendrueshmr, por expertet injorante te Edi Rames japin urdhera per perforcime budalli, pas termetit ne Durres dhe Thumane qe groposi poshte betonit 56 vete, komisioni nderkombetar verrejti se pothuaj te gjitha ndertesat e Plazhit kishin inklinime ose shmangje te ngjashme nga vertikaliteti ne permasa te frikshme si keto qe tregohen, por ASKUSH nuk e vuri ujin ne zjarr,
prandaj:
CFARE SHTETI BAJGE ESHTE KY?
Oh,oh,oh,oh,sa me behyet qejfi! U fundosshin,I perpifte deti kullat e Rames.I zente haku i Portit te Durresit!Babezia Hajdutit ne Funderrine do perfundoje,si moteli i kryekomunares Golemit,qe u zhyt 8 metra nen rere..Mjere kush futet te keto kulla,se jane te mallkuara
titulli “disa centimetra”, me poshte…28 CM
28cm nuk eshte disa centimetra, jane SHUME centimetra, jane pothuajse 1/3 e 1m
Erion Veliaj te 5 Maji shkaterroi pallatet me banditet e kompanive 5D, duke gjetur me lupe hajduti ca palo plasaritje te suvase se mureve nga termeti dhe flaku prinder e femije ne rruge, pa piken e meshires te Shtetit Socialist, nderkohev pallatet e Albarit ne Portin e Durresit jane fundosur me 30 cm shikoni expertet bedelet te Edi Rames si justifikojne injorancen me perforcime prej budalli qe nuk i gjen ASKUND ne Bote. Po sa jane shmangur nga vertikaliteti? Si do te punojne ashensoret ne pallatet e inklunuara dhe shtremberuara si Kulla e Pizes? ASKUSH nuk e thote, vetem gazeta DITA publikon argumentat prej budalli te Institucioneve shteterore per perforcime qesharake injorantesh si ato perforcimet e rrugeve te Belinda Ballukut dhe prandaj:
CFARE CFARE INSTITUCIONE SHTETERORE BAJGA JANE KETO?
Gabon perseri me dashje.
Shteti socialist i strehoi banoret e gjithe Shqiperise.
Shteti SociaPiSt dhjerokratik, ose Demonarkik i nxori nga Banesat.
Nje mut jane te dy, Rama e Berisha
Po Ramuti eshte mut me i madh,, ketu ke te drejte
Ja ka kaluar Berishes nga maskaralleku
Analizojeni ne kete kendveshtrim:
1 Durresi qe ne fillim te viteve 90 si zone bregdetare dhe turistike u be qendra e komunitetit verior, padoje e zhvendosjeve demografike ne vitet e para te demokracise si dhe turisteve dhe pushuesve kosovare te cilet investuan dhe blene toka dhe shtepi ne Durres si zona turistike me e afert, pra zhvilluan biznesin turistik qe ne te ardhmen do terhiqte kosovaret.
Nderkohe qe Vlora nga Uji i ftohte deri ne Ksamil ruante bukurine dhe natyren e mrekullueshme ku turistet e kishin te veshtire per mungese infrastructure ( atje ku kemba e njeriut nuk shkel)…
Tani cfare ndodhi??! Infrastruktures ne te gjithe vendin u be ” shpejt e shpejt”, barakat e historise amerikane veri – jug u prezantuan me ” burgers chains” dhe filloi ..
Ha, Ha ” Lufta e Fasules”!! Te kuptohemi, ” terhiq e mos e keput” dhe liro nje ” xhep gazi”!!! Dhe erdhi termeti ” xhepi i gazit” u shfry, banesat dhe bizneset u shkaterruan dhe investitore te rinj ” anti – Kosove” u duken ne horizont!!!
Dhe po te vazhdojme me terminologjine e burger – chains Veri – Jug, pra nqs do tju thoshin “hidhu nga kati i 10 ju do te hidheshit”??!! Gjithe bregdeti, natyra u shkaterrua..TAHMAJA E MADHE LE PA GJE!!!
Dhe ndertuat ne toka ranore keshtjella betoni, si per te ndertuar keshtjellat e endrrave tuaja me ” princer e mbreter” dhe skyscrapers ne rere…Keshtjella rere??!
“Iluzione te humbura”
@Aldrin fanatiku i Enverit dhe i Socializmit me tollona dhe bunkere:
Lexo se cfare ka shkruar do kohe me pare BIRN:
“Te 15 kateshi hotel Tirana shtëpitë u prishën për t’i hapur vend nënstacionit, zhvendosja e këtij të fundit i hapi rrugën projektit privat për ndërtimin e një kulle 33 katëshe ngjitur me fasadën e 15-katëshit, ndërkohë që familjet e shpronësuara – shtëpitë e të cilave u shemben tre vjet më parë, presin ende për dëmshpërblimin financiar të pronave të humbura.“ Ky nënstacion është provizor, si mund t’ia marrësh pronën tjetrit pa kthim?” pyet i irrituar Iljaz Këllezi, njëri nga trashëgimtarët e familjes Këllezi që humbi disa prona nga zhvendosja e nënstacionit. BIRN intervistoi ish-banorët e shtëpive të shembura, të cilët u ankuan se pronat e tyre janë vjedhur, se shpronësimet u përcaktuan nga qeveria në shkelje të ligjit dhe se vlerat e përcaktuara janë shumë më të ulëta se çmimet që ofron tregu për qendrën e Tiranës. Tiranës. Një pjesë e banorëve ka ngritur padi edhe në Gjykatën Administrative, por për shkak të mbingarkesës së kësaj gjykate me dosje, ankesat e tyre nuk kanë marrë ende një zgjidhje ligjore. E pyetur nga BIRN, bashkia e Tiranës deklaroi se shpronësimi kishte ardhur si pasojë e projekteve me interes publik, ndërkohë që shtoi se dëmshpërblimet janë vonuar për shkak të problemeve në dokumentacion. “Sqarojmë se prishja dhe shpronësimi i tyre është bërë në kuadër të një projekti publik të miratuar,” tha bashkia në një përgjigje me shkrim. Ndërkohë Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës i tha BIRN se zhvendosja e nënstacionit elektrik është kërkuar nga Bashkia Tiranë.“Nënstacioni elektrik Qendër 110/20 kV, është vendosur në pronën e Bashkisë Tiranë me kërkesën e kësaj të fundit, pasi në vendin ku Nënstacioni ushtronte aktivitetin, kalonte gjurma e projektit të ndërtimit të unazës së vogël të Tiranës,” deklaroi MEI nëpërmjet një përgjigje me shkrim. Konfiskim i pastër Shpronësimi dhe shembja e pronave të 10 familjeve tiranase – përfshirë familjet Këllezi dhe Axha zuri fill në shkurt 2016, kur bashkia e Tiranës filloi ndërtimin e Unazës së Vogël të kryeqytetit dhe zhvendosjen e ‘përkohshme’ të nënstacionit elektrik, që ndodhej pas hotel Tiranës.Për realizimin e këtyre dy projekteve publike u shpronësuan 49 prona, nga të cilat 10 prona u prekën nga zhvendosja e nënstacionit elektrik, që do të qëndrojë provizorisht në adresën e tij të re, pasi projekti parashikon që ky nënstacion të “strehohet” përfundimisht nëntokë, poshtë parkut të ri të autobusëve pas Pallatit të Kulturës.“Do të ndodhin disa investime në këtë hapësire. Nëntokë do të kemi një nënstacion të madh, për të përballuar nevojën për energji elektrike për zonën. Ndërsa mbi sipërfaqe do të jetë stacioni i autobusëve,” deklaroi kryetari i bashkisë Erion Veliaj në shkurt të këtij viti kur u prish hotel Vjosa.Nga të dy projektet zhvillimore të bashkisë së Tiranë, familjes Këllezi iu prekën 4 prona në total qe akoma nuk jane demshperblyer, e njeta strategji grabitje prej hajduti me pushtet po perdoret te lagjia 5 maji, duke i meshuar nje propagande strehimi qe nuk perfshin as 10 % te pronareve te flakur ne rruge nga Erion Veliaj dhe kompanite e tij mafioze 5D.”
” Grab a Land”?? Eh… I zune haqet e Landit, me vite e degdisen ne segregacion per rere!!!