Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: IKMT ndërhyn te ‘Prestige Resort’, Hysenbelliu kundërshton, reagon Ministria e Brendshme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > IKMT ndërhyn te ‘Prestige Resort’, Hysenbelliu kundërshton, reagon Ministria e Brendshme
KronikeKryesore

IKMT ndërhyn te ‘Prestige Resort’, Hysenbelliu kundërshton, reagon Ministria e Brendshme

Published: September 2, 2022
Shpërndaje

 

Fadromat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit shembën mëngjesin e së premtes dy pishina në kompleksin “Prestige” në bregdetin e Durrësit, në atë që Ministria e Brendshme e cilësoi një aksion për rivendosjen e ligjshmërisë, ndërsa pronari i resortit, biznesmeni Irfan Hysenbelliu dhe media nën pronësinë e tij shpalli se gjendej nën një sulm të qeverisë për shkak të vijës së vet editoriale.

Zëdhënësi i kryeministrit, Endri Fuga hodhi poshtë akuzat se kryeministri Edi Rama po përdor pushtetin shtetëror në një konflikt të karakterit politik, ndërsa Ministria e Brendshme akuzoi Hysenbelliun se përdor mediat nën pronësinë e tij për të sulmuar zyrtarët e shtetit që, sipas saj, “po zbatojnë ligjin”.

- Publicitet -

Dy partitë kryesore opozitare, PD dhe LSI, e konsideruan aksionin një sulm kundër lirisë së medias, ndërkohë që mediat kryesore audiovizive, të cilat perceptohen si proqeveritare, e konsideruan ngjarjen jolajm dhe nuk raportuan për të.

Zëvendëspresidentja e ‘Hysenbelliu Group’, Fabiola Hysenbelliu deklaroi për gazetën “Panorama” se sulmi i qeverisë ndaj Prestige Resort lidhet drejtpërsëdrejti me linjën editoriale të medias nën pronësinë e Hysenbelliut.

“Kjo situatë ishte e planifikuar nga zoti Edi Rama. Ai është mundur të negociojë për editorialin e News 24 dhe Panorama. Ne jemi këtu për t’i thënë; ne nuk ndryshojmë editorianlin,” deklaroi ajo.

Ministria e Brendshme deklaroi nga ana e saj se veprimet në “Prestige Resort” janë pjesë e një fushate më të gjerë kundër informalitetit.

“Ndërhyrja e sotme për rikthimin e rreth 4 mijë metrave katrorë rërë e det të kthyera në beton, përpara një resorti ku një pjesë e zhvillimeve edhe në brendësi të zonës së pishave janë ndërtime të paligjshme për qëllime fitimi, është trajtuar nga mediat e zotit Irfan Hysenbelliu si sulm ndaj linjës editoriale të tyre,” deklaroi ministria. [Link]

“Nuk është hera e parë që mediat News24, BalkanWeb dhe Panorama synojnë të mbulojnë problemet e pronarit të tyre me ligjin, duke marrë rolin e viktimës së lirisë së shtypit,” shtoi ajo.

Ndërsa deputetë dhe funksionarë të ndryshëm të opozitës, përfshirë Partinë e Lirisë dhe Partinë Demokratike në grupin mbështetës të Sali Berishës, deklaruan se kemi të bëjmë me një sulm kundër lirisë së medias.

Irfan Hysenbelliu është pronar i News 24, Balkanweb dhe gazetës Panorama, ndërsa ka interesa të tjera ekonomike në sektorin e ndërtimit, turizmit dhe prodhimit të birrës. Ai është pronar i Birra Korça dhe aksioner maxhoritar i Birra Tirana.

Fokus Media Group, kompania që ka nën pronësi televizionin News 24, kontrollon rreth 7.4% të tregut televiziv në Shqipëri, sipas të dhënave të vitit 2020.

Përgjatë muajve të fundit, media nën pronësinë e tij ka akuzuar Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Ceno Klosi për korrupsion dhe pasuri të paligjshme. Ky i fundit duket se ka urdhëruar kontrolle tatimore mbi Birrën Tirana, për të cilat u deklarua se është gjetur evazion fiskal si dhe detyrime tatimore të papaguara me vlerë 1.7 milionë euro.

Në maj, tre zyra të ndryshme të tatimeve kanë depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit tre urdhra bllokimi të shit-blerjes së aksioneve të Birrës Tirana për shkak të detyrimeve tatimore të papaguara. [Link]

Tregu i medias në Shqipëri konsiderohet se është nën ndikim të tërthortë të pushtetit politik, sipas raportit të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me liritë themelore të njeriut.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
19 Comments
  • Tivari i pergjakur says:
    September 2, 2022 at 10:05 am

    Si ne 1945 , Anglia ne prapaskene me mercenaret e kurveleshit injorante filloi luften civile ne shqiperi që vazhdon dhe sot…
    Sorrosi ( ish Kominterrni ) eshte truri Israelit me financim Anglez !
    Shqiperia de facto u trajtua si humbese e luftes se dytë boterore !

    Reply
  • Një veprim i drejtë says:
    September 2, 2022 at 11:01 am

    Ligji është një për këdo, përfshirë z. Hysenbelliu. Që të ecësh në bregdetin e Golemit, duhet të ngjitesh në oborrin e hotelit të Hysenbelliut dhe të vazhdosh më tej. Thoja si është e mundur që coptohet bregdeti në këtë mënyrë?! Ku e gjeti të drejtën ky pasanik, që para viti 1990 nuk kishte “brekë në bythë”, tani të hiqet si dhunues i të drejtave të të tjerëve. Bregdeti është pa pronar privat, është i të gjithëve, madje edhe i të huajve që vijnë si turista. Për këtë arsye, medja shqiptare të mos tregohet injorante duke mbajtur anën e këtij Hysenbelliu, që kujton se mund të kapë qiejt me dorë, por të mbajë anën e së drejtës, e cila është edhe e vetë medjas. Skandali qëndron në pushtimin e bregdetit dhe ofendimit që i bëhet çdo individi që kërkon të shëtisë në vijë bregdetare dhe jo e kundërta!

    Reply
  • metri says:
    September 2, 2022 at 11:08 am

    Kokat hengshin!!

    Kjo eshte shume gje e mire sepse deri tani te gjithe “Bajgat” majtas dhe djathtas larte dhe poshte i ndanin bashke paret.

    Mendoj se ky mund te jete fillimi i ndryshimit te madh, kur “Bajgat” zihen dhe hane kokat me njeri tjetrin.

    Une mendoj se hapat e radhes do jene “Vrasjet” , le te presim dhe te shikojme nga cili drejtim i busulles do te vijne..

    Reply
  • Lili says:
    September 2, 2022 at 11:09 am

    Prish e ndreq puna e Rames: prisshi kafet ne Tirane per kishe zaotim te ptonrs publike, vetem me va dhane pastaj miqeve te vete te cilet midis nates te bejne zhurme qe s’durohet edhe ushtrojne prostitution bile me minore , ne po te njeten vend , pa asnje nderhxrje te policeve te shurder! ( ka katalunya!

    Reply
  • Kavajoti says:
    September 2, 2022 at 11:46 am

    Vonë tepër vonë.Ndërtimi mbi rërë ka stimuluar përplasjen e fortë të dallgëve mbi beton dhe gurë,me pasojë gërryerjen e rërës.80% e rërës është zhdukur përgjithmonë.Dëmi është i madh,shumë i madh,nuk e ndal më kush Detin të përparoj në shumë zona bregdetare.U shkatrrua në 30 vite ajo që natyra e ndërtoi në miliona vite.Ku je o Shtet?

    Reply
  • kaltra says:
    September 2, 2022 at 12:45 pm

    Batërdia është bërë në gjithë bregdetin .Në Sarandë kanë zaptuar gjithë plazhin e detin përpara hoteleve.Duhet të çlirohen plazhet dhe deti nga okupatorët.Me çfarë të drejte Bashkia ia jep plazhin, pronë shtetërore privatëve ? Korrupsioni është përgjigjia .Kanë shitur plazhin e detin sikur i kanë pronat trashëgim nga babai. Mos i gëzofshi paratë e korrupsionit dhe hëngshi kokat e njeri-tjetrit !

    Reply
  • Doni says:
    September 2, 2022 at 12:45 pm

    Pastroje bregdetin Edi Rama sic bere me mutrat e lumit te lanes. Hajdutet qe nuk kishin breke ne bythe jane bere pronare injorante maskarenj te politikes.Goditi e shkaterroj mediat e gazetat qe vetem shkatterrojne e bejne lajme sic I interesojne udebasheve e ruseve qe I mbeshtesin me para.

    Reply
  • i tremburi says:
    September 2, 2022 at 1:50 pm

    po ndertimet qe po ben olsi perball kodres diellit nje kompleks arqitektur e gjall po ne qender te fierit te barr rrinia ku pren pishat dhe aty po ngrihen pa leje dy kulla 15 kateshe po vilat qe jan bere ne oboret e shkollave oborret ekopeshteve ato pse si prish femijet slozin dot brenda godinave se u prsh qetesin zaptuesave. kto shiko

    Reply
  • demo says:
    September 2, 2022 at 1:59 pm

    Demo i thote derrit derr dhe dajes daje.
    Kam 20 e ca vjet qe uleras per zaptimin e trojeve,per ZAPTIMIN E BREGDETIT,nga katundaret rreckamaqne,,qe sot jane kthyer ne TIRANE TE NATYRES SHQIPTARE,,Kusedra e Bregdetit te Golemit Resorti i Irfan Hysenbelliut,me emrin Prestige.Zarbot e Irfanit nuk na lejonin te kalonim Vijes se Reres buze detit. E kishte rrethuar me rrjeta deri ne Uje dhe kishte vendosur KLONIN e kufirit me ca qen kufiri ne forme Njeriu.
    Asnje Media e pergjegjshme nuk do ta mbroje Karabinane e paligjshme te Irfanit ne rere e ne det,qe bllokon qytetaret te shfrytezojne Natyren Shqiptare qe u ka falur Zoti.
    Dhe ti o Agim Baci mos lef si zagar se u cenua Media.Cfare Media leshit u cenua?
    U C`LIRUA PLAZHI GOLEMIT. KJO ESHTE E VERTETA.Po qe se ato Media i ka ngritur Fanja qe te mbroje bisneset e paligjshme,Evazionin fiskal,Ndertimet e Paligjshme,Pushtimet e Territoreve ne det e ne toke,me mire te mos i kishte se ne vend qe te informojne,Ato Media DEZINFORMOJNE qytetaret.
    Neqoftese kete pune te mire e ka bere Rama,Une e pershendes te vazhdoje ne kete rruge.Ligji eshte njesoj per te gjithe. As kam qene as jam armik i Rames. Kur vepron keq,,,i them ke gabuar,,kur punon mire si Rrafshimi i Bllokut Oligark pretige rezort,E PERSHENDES,,Vazhdo Edi Rama me te tjeret se ke popullin .

    Reply
  • Vetëtima says:
    September 2, 2022 at 2:13 pm

    Ky Hysen Balliu ka 2 muaj që ia ka lënë televizorin e tij në dispozicion Revolucionit ngjyrë m…ti Meta & Berisha duke sajuar lajme koti vetëm e vetëm që surretet e dy revolucionarëve të dalin sa më shpesh nër milet. Ka 4 muaj që ia ka lënë “Openin” e Eni Vasilit (bashkë me Enin) ish-lavires së parë (bashkë vuajtëses së ish presidentit) që sjell aty çdo natë “zbulime të reja” nga dosja e vjetër për inceneretaorët, vetëm e vetëm që zjarri për “skandalin” qeveritar të rri ndezur. Mbaje tashti, o Hyskë Balliu! Qeveria e kap leprin me qerre! Po mos ki dert, se tash po vijnë në pushtet Berisha e Meta e po t’i paguajnë një më një të gjithë kusuret që po heq për hir të Revolucionit.

    Reply
  • jezus kristus, dv . says:
    September 2, 2022 at 2:55 pm

    njerez mos u genjeni kot;
    le te fillojne revolucionet proletare ne te gjithe boten
    dhe madje edhe ne kinen revizioniste, me miliardere “komuniste” .
    i pasuri kundrejt te tjereve, (te varfer) eshte kriminel .
    me e pakta, i fabrikuar nga ligje kriminale te
    te sistemit, me baze “parimet”, “liri-demokraci” .
    me parrullen te pasurohet ai qe eshte,
    me i “Zoti”, realizohet pabarazia…astronomike ndermjet njerezve .

    Reply
  • po rri oiuruarse tivarin, po vete "tivarasit" e ..pergjaken . says:
    September 2, 2022 at 3:06 pm

    po c’ke o, “tivar i pergjakur” ?
    nese, s’je nga keta milioneret e tipit mane .
    ky qe citohet siper . ai ersekari i naftes, qe
    pruri milan-in ketu, te luante me fshatin “erseke” (ere e thate)
    e laro, met berish e kompani, c’ke qe u del ne mbrojtje !?

    Reply
  • Avokat Ngjela qe nuk ka fituar asnje gjyq. says:
    September 2, 2022 at 3:53 pm

    Hysenbelliut jo vetem i dyhen prishur ndertimet pa leje, por ky grabitqar ka pushtuar edhe detin dhe duhet te pergjigjeet ligjerisht, te paguaj te gjitha shpenzimet e prishjes dhe te vihet perballe ligjit si zaptues i prones publike.

    Reply
  • Aiu nga Selenic says:
    September 2, 2022 at 4:28 pm

    Hahahah . Shqiperia eshte antare e kua;licionit antifashit Botrore more Tivari. E si qenka humbese e luiftes Shqiperia.? Po Po Anglezet na ate kohe kerkoni qe Ballistet te hidheshin ne lufte kunder pushtuesve pore ja qe nuk u binden. Ashtu sic nuk u hodhen ne lufte edhe sote ne Paqe e sabotuan Demokracin e sabotuan Shqiperin.
    Prej ketyre Bellistev te ndyre nuk ka per te pare kurr drit Shqiperia !

    Reply
  • ¿? says:
    September 2, 2022 at 4:28 pm

    Kush i lejoi, keto ndertime? Ne ç’vit jane kryer keto ndertime? A nuk ka qene Edvin Rama ne qeveri kur u ndertuan?

    Reply
  • mali says:
    September 2, 2022 at 5:06 pm

    Komentuesa ,mos e prishni terezine .Kjo eshte lufte brenda llojit qe ti dhe une nuk futim asgje ne xhep.

    Reply
  • Sokrati says:
    September 2, 2022 at 7:35 pm

    Pas Hysenbelliut fshihet lili mutaj, qe po na lodhe koken, me çfarë do te beje ai setoku me salehVampir Katranin ne shtator!
    Kam dashur te kaloj bregut te detin ne Golem, por kur jam afruar ne zonen Prestige Resortit, jam ndeshur me blloqe betoni te hedhura ne det dhe me tela e pengesa, qe e benin udhetimin te pakalueshem.
    Te privatizosh ujin e detin dhe vije bregdetare, duke e privatizuar, eshte nje çmenduri, qe vetem e çmendurit munden ta bejne. Lili mutmetaj eshte nje i çmendur dhe keshtu ndodh me kete race! Irfanes i jep krahe çepanaku, por kohet kane ndryshuar! Ligji per te gjithe eshte nje dhe perpara tij nuk ka as edhe nje individ apo grup individesh, qe te livadhisin si deri me sot!
    Me pelqeu komenti i zotit ”demo”!
    Derrit thuaj derr dhe dajes thuaj daje! Ky eshte qendrim objektiv, i drejte dhe parimor, jo derrit t’i thuhet ”daje”!
    News24 eshte bere nje media aspak parimore, duke i sherbyer pronarit dhe disinformuar publikun, kur fania shmang ligjin tatimor me miliona leke…

    Reply
  • demo says:
    September 2, 2022 at 10:09 pm

    Faleminderit Sokrat! Ata mijra shqiptare qe kane mundesi te shkojne deri ne Golem dhe te bejne nje shetitje buze detit si dikur,,nuk kane si te mos e pershendesin kete Aksion te drejte te IKMT.
    Se cfare lidhje kane me Mediat muranat,rrjetat e telit blloqet e betonit qe pengojne qytetaret te shijojne detin e tyre,,kete mund ta fantazoje vetem mendje e corroditur

    Reply
  • x says:
    September 4, 2022 at 7:20 am

    gje shume e mire…….TE FUNKSIONOJE SHTETI…….dhe nuk duhet te ndalet ketu……te siten mire te ghithe hajdutet…..qe kane vene pasuri me pronat e shtetit ne kurriz te popullit te varfer……HAJDUTET nga fshati qe na hiqen si zengjine……KOHA E TYRE DUHET TE MARRE FUND……

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Nuk duam që të rinjtë të përfundojnë si ne” – Shqiptari nga Frankfurti, 30 orë me makinë për të ardhur në protestë
  • Protestuesi i ardhur nga Gjermania: Kërkoj ndjesë që kam votuar Ramën
  • “Pse ka dalë në protestë?” – Si përgjigjet deputetja e larguar nga PS
  • Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish
  • Sara Mila: Nuk e çojmë ndërmend as dorëheqjen dhe as zgjedhjet e parakohshme

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  2. Luk11 on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  3. Gani USA on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  4. Vlor on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  5. K R on “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?