Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ILD ndëshkon 2 gjyqtarët, zvarrisnin gjyqet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > ILD ndëshkon 2 gjyqtarët, zvarrisnin gjyqet
AktualitetKronike

ILD ndëshkon 2 gjyqtarët, zvarrisnin gjyqet

Published: May 11, 2023
Shpërndaje

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka mbyllur hetimet për procedim disiplinor për 2 gjyqtarë për shkelje procedura në 2 cështje gjyqësore civile që datojnë të regjistruara në gjykatë në vitet e largëta 2009 dhe 2014. Çështjet janë në ngarkim të gjyqtarëve Bujar Musta dhe Ramazan Avdiu. Procedimi disiplinor ndaj gjyqtarit Bujar Musta lidhet me gjykimin e çështjes të regjistruar në vitin 2009, që i përket padisë së 19 personave me objekt lirim dhe dorëzim sendi. Vlen të theksohet, se kjo çështje civile është ende në proces gjyqësor në Gjykatën Elbasan, por nuk Musta nuk është më pjesë e ccështjes pasi ai është shkarkuar nga KPK në shtator 2021, në pritje të vendimmarrjes finale nga KPA.

ILD njofton se nga hetimi disiplinor i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, rezulton se veprimet e gjyqtarit Bujar Musta përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke sjellë si pasojë të drejtpërdrejtë zvarritjen e pajustifikuar të çështjes gjyqësore, (ende në proces), për një afat mbi 12 vite, 5 muaj e 19 dite, duke mos marrë masat e duhura me karakter procedural për përfundimin e kësaj çështje civile brenda një afati të arsyeshëm.

Nga ana e gjyqtarit, nuk janë marrë masa, që seancat e planifikuara të ishin efektive dhe të mos dështonin për shkaqe të njoftimit të palëve, ashtu si dhe të merreshin masa ndaj palëve, të cilët mungonin pa arsye, ashtu dhe ndaj ekspertes. Vetëm në një rast nga ana e gjyqtarit është aplikuar e drejta e gjobës bazuar në nenin 167 të Kodit të Procedurës Civile. Nga 88 seanca të planifikuara, 51 prej tyre kanë rezultuar joproduktive, të shtyra që në fillim për shkak të mungesës së palëve, si pasojë e mos njoftimit të rregullt, të mosprezencës për shkaqe të arsyeshme apo jo të arsyeshme, të palëve apo të avokatëve të tyre. Ndërkohë që gjyqtari ka munguar në katër seanca të planifikuara, në tre prej tyre nuk del shkaku për të cilat ai ka munguar, pasi nuk janë pasqyruar në procesverbalin e shtyrjes së seancave, procesverbale të sigluara, edhe nga palët prezente.

- Publicitet -

Nga hetimi i zhvilluar, nuk konstatohen shkaqe apo rrethana, që të justifikojnë këtë kohëzgjatje të gjykimit të gjyqtarit Musta, duke konkluduar se veprimtaria e gjyqtarit në gjykimin e kësaj çështje të jetë kryer nga pakujdesia e rëndë në formë neglizhence, për sa kohë që nuk provohet që të jetë kryer me dashje, me qëllim krijimin e vonesave për palët, apo qëllime të tjera. Kjo ka cenuar rëndë besimin e publikut për pasjen e një drejtësie efektive, në lidhje me njohjen, mbrojtjen apo rivendosjen e të të drejtave të tyre subjektive.

Për të gjitha këto arsye Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kërkon Këshillit të Lartë Gjyqësor pranimin e propozimit për caktimin e masës disiplinore “ Ulje e pagës, deri në 40 për qind, për një periudhë jo më të gjatë se një vit”, për gjyqtarin Bujar Musta. Sa i përket ccështjes tjetër, asaj të gjyqtarit Ramazan Avdiu, qe lidhet me çështjen gjyqësore të vitit 2014, ku paditësi H.SH. ka kërkuar ndryshimin e vendimit të vitit 1995, të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish Pronarëve të Rrethit Gramsh, ka rezultuar nga hetimi se vonesat e gjyqtarit subjekt hetimi disiplinor, përbëjnë një mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke sjellë si pasojë të drejtpërdrejtë zvarritjen e pajustifikuar të çështjes gjyqësore, për një afat nga 5 vite, 4 muaj e 2 ditë, duke mos marrë masat e duhura me karakter procedural për përfundimin e çështjes civile, brenda një afati të arsyeshëm.

Sjellja e gjyqtarit Avdiu, pas momentit të  pezullimit të  çështjes civile, ka ndikuar dukshëm në moskryerjen e veprimeve procedurale me karakter urdhërues që lidhen me verifikimin e rënies të shkakut të pezullimit dhe ajo që është më e rëndësishme ringritjes dhe rifillimit të shqyrtimit gjyqësor menjëherë pas rënies të shkakut të pezullimit në bazë të nenit 298 të K.Pr.Civile. Nga të dhënat e grumbulluara gjatë hetimit disiplinor, veprimtaria e gjyqtarit në gjykimin e kësaj çështje vlerësohet të jetë kryer nga pakujdesia në formë neglizhence, për sa kohë që nuk provohet që të jetë kryer me dashje, me qëllim krijimin e vonesave për palët, apo qëllime të tjera.  Vonesa të tilla dëmtojnë të drejtën e subjekteve për një proces të rregullt gjyqësor, duke dëmtuar dukshëm imazhin e drejtësisë dhe besimin e publikut në të, për sa kohë tejkalimi i afateve logjike dhe normale, është thuajse i barabartë me mungesën e drejtësisë.

Për të gjitha këto arsye Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kërkon Këshillit të Lartë Gjyqësor të pranojë propozimin për masën disiplinore “Vërejtje publike” për magjistratin. Vërejtja publike përmbush dy qëllime parandaluese: parandalimin e posaçëm, në kuptimin që magjistrati në të ardhmen të mos kryejë më shkelje disiplinore; dhe parandalimin e përgjithshëm, në kuptimin që magjistratët e tjerë, kuptojnë që një sjellje e papërshtatshme nuk duhet kryer, pasi është e ndëshkueshme me masë disiplinore.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”
  • Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?
  • Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  • Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Komentet e Fundit

  1. demo on Eurodeputetja: Ja kush qendron pas projektit për Sazanin dhe Nartën
  2. Nuri Mehmetaj on Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?
  3. Vlonjati on ​”I gjetëm rusët!”
  4. demo on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  5. demo on Letra e 11 organizatave drejtuar qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?