Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ilir Meta kërkoi divorcin nga Monika Kryemadhi, zbulohet data se kur do të zhvillohet seanca
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Ilir Meta kërkoi divorcin nga Monika Kryemadhi, zbulohet data se kur do të zhvillohet seanca
Lajmi i funditPolitike

Ilir Meta kërkoi divorcin nga Monika Kryemadhi, zbulohet data se kur do të zhvillohet seanca

Published: January 23, 2025
Shpërndaje

Është caktuar data kur do të zhvillohet seanca gjyqësore për zgjidhjen e martesës së Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës.

Padia për divorc është ngritur nga presidenti i PL-së, Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli.

Ndërsa data e caktuar nga gjykata për zgjidhjen e martesës së tyre është caktuar më 21 shkurt, në orën 10:30.

- Publicitet -

“Lidhur me çështjen me paditës I.M dhe të paditur M.K. Me objekt “zgjidhje martese” është caktuar seanca gjyqësore 21.02.2025, ora 10:30”, informon gjykata.

Në qershor 2024 Panorama Online siguroi dokumentin e kërkesë padisë së Ilir Metës drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku kërkon zgjidhjen e martesës me Kryemadhin.

Meta dhe Kryemadhi janë martuar në tetor të 1998 dhe nga martesa kanë tre fëmijë, Bora, Besar dhe Era Metaj.

KERKESE PADI

PADITES: Ilir Metaj, I biri i Rexhep dhe i Fiqirete, I datelindjes 24.03.1969, lindur ne Skrapar dhe banues ne Tirane, I martuar me 3 femije, me shtetesi dhe kombesi shqiptare, adresa: Partia e Lirise, rruga “Sami Frasheri”, godina 20/10, Tirane.

E PADITUR: Monika Kryemadhi, e bija e Ramazan dhe e Fatime, e datelindjes 09.04.1974, lindur dhe banuese ne Tirane, e martuar me 3 femije, me shtetesi dhe kombesi shqiptare, adresa: Rezidenca „Kodra e Diellit”, vila nr. 50, Tirane

OBJEKTI I PADISE: Zgjidhja e marteses me te padituren

BAZA LIGJORE: Neni 132 e vijues te Kodit te Familjes

DREJTUAR: GJYKATES SE SHKALLES SE PARE TE JURIDIKSIONIT TE PERGJITHSHEM

(SEKSIONI FAMILJAR)

E nderuar Gjykate!

TIRANE

Me te padituren sipas edhe certifikates se marteses bashkelidhur kesaj kerkese padie kemi lidhur martese ligjore ne Bashkine Tirane me Aktin nr 1982, date 29.10.1998.

Nga kjo martese kane lindur 3 femije:

Bora Metaj e datelindjes

Besar Metaj i datelindjes

Era Metaj e datelindjes

VENDIMI

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, zbuloi në një intervistë se ishte ndarë zyrtarisht me Monika Kryemadhin, teksa u shpreh se nuk ishte më gruaja e tij, por ish-bashkëshortja.

Ai u shpreh se idenë për ndarje ia kishte dhënë edhe i biri, që sipas Metës, ishte shprehur se, “meqë keni kaq shumë tensione dhe probleme, mund të gjeni edhe ndonjë zgjidhje më të qetë’.

“Znj.Monika Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë çështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim, Besar Ilir Meta, i cili e ka pasur si ide të tillë edhe më parë dhe më ka thënë që ‘meqë keni kaq shumë tensione dhe probleme, mund të gjeni edhe ndonjë zgjidhje më të qetë’ dhe unë besoj se kam gjetur një zgjidhje”, u shpreh presidenti i PL në qeshor 2024.

Zonja Kryemadhi në atë kohë tha për “Zërin e Amerikës” se nuk preferonte të komentonte vendimin e bashkëshortit të saj dhe se më parë donte të mësonte arsyet që e kishin çuar zotin Meta në kërkesën për divorc, të depozituar të enjten në Gjykatën e Tiranës.

Meta nuk jetonte në shtëpinë e familjes prej disa muajsh para kërkesës për divorc. Edhe në padinë për zgjidhjen e martesës, ai ka paraqitur si adresë personale atë të Partisë së Lirisë. Tronditja e marrëdhënieve mes tyre u shpërfaq dhe publikisht, kur riformatimi i strukturave drejtuese të Partisë së Lirisë la jashtë tyre zonjën Kryemadhi.

Të dy shkëmbyen dhe polemika gjatë mbledhjeve të forumeve drejtuese të Partisë. Meta ka theksuar se krisja me Kryemadhin filloi që me çështjen e mandatave, të cilin ai e quajti një krim për popullin shqiptar. Ai theksoi se tani marrëdhënia me Kryemadhin është bërë e pamundur.

“E para, unë e mendoj se është e pafajshme. E dyta, Batoni më ka thënë në një darkë tek ‘Kodra e Diellit’, se kam menduar se do ta ndaje që kur u lanë mandatet. E përmenda çështjen e mandateve se ajo ka qenë një krisje shumë e madhe mes nesh. Nuk ka qenë lojë dhe nuk është lojë. Çështja e mandateve është një krim për popullin shqiptar. Unë kam pritur nga ajo një reflektim. Nga ajo dhe e deputetëve dhe askush nuk mori në telefon për të pyetur se, nëse ti ke dalë kundër, çfarë mendon”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Sekuestrimi i pasurisë! says:
    January 23, 2025 at 11:19 am

    Këta janë politikanët perversë që i ka mbajtur në « zverk » populli shqiptar! Bëjnë njeriun e rëndësishëm edhe duke qenë pas hekurave! Kujt i hyn në punë në se divorcohesh apo jo?! Kjo është çështje e familjes tënde dhe jo e të tjerëve. Arsyeja e vërtetë e ndarjes është që të shpëtoni pasurinë e vjedhur nga sekuestrimi, ashtu sikurse u alarmuat kur u sekuestrua vila e mamasë së Kryemadhit. Drejtësia duhet të shkojë deri në fund dhe të mos tolerojë asnjë politikan të korruptuar.

    Reply
  • demo says:
    January 23, 2025 at 11:24 am

    ilir Meta mund te kete 1000 faje,por ketu eshte ne te drejte te vet. Te gjithe ata qe formuan parti nga sherret me Saliun,me Nanon,me Ramen,te gjithe deshtuan. Vetem ky triumfoi,.Mori 4 mandate te arta,qe i coi ne 19 deputete.Ajo budallacka ja hodhi ne rruge.Mire qe ja hodhi Partine ne rruge por edhe therriste:-Nuk jam Ilir Meta uneee,jeni mesuar me ilir Meten juveee! Hidh cizmet,,hidh shurren perpjete! Ha mut nashi!

    Reply
  • Betina says:
    January 23, 2025 at 10:32 pm

    Pas Ilir Metes do e kete radhen nje hale tjeter ish dekanja e Fakultetit Stomatologjik nje dava kurve dhe psikopate Edit Xhajanka . Uroj qe gazeta Dita te mos bjere ne presionin e Edmond Verçanit qe te telefonon cdo gazete sa here sheh komente qe nuk i pelqejne por qe jane te verteta per gruan e tij sa idiote aq edhe kurvë profesoren e bythes dhe dashnoren e Asllanit dhe Gjates Edit Xhajanken.

    Reply
  • Tefiku says:
    January 23, 2025 at 10:35 pm

    Lerini njerezit te jetojne jeten e tyre si te duan o trimat e se keqes?!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kanye West e di Tiranën në Turqi
  • Detaje të reja nga vrasja në Vorë, viktima u ekzekutua me një plumb në kokë
  • Rama publikon pamje nga koncerti i Kanye West: Investim i shkëlqyer për imazhin e Shqipërisë dhe ekonominë e Tiranës
  • Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’
  • Ëndrra e Messit për të ruajtur trofeun vazhdon, Argjentina “thyen” Zvicrën në shtesë dhe shkon në gjysmëfinale

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on ​“Nuk mund të flasim për historinë pa folur për Shqipërinë sot”, Dua Lipa kritika të forta ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura
  2. Shqipëri eshte një on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  3. Vlora 97 on ​“Nuk mund të flasim për historinë pa folur për Shqipërinë sot”, Dua Lipa kritika të forta ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura
  4. E on ​“Nuk mund të flasim për historinë pa folur për Shqipërinë sot”, Dua Lipa kritika të forta ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura
  5. E on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?