Aleanca me Sali Berishën, i ka mbyllur një derë Ilir Metës në arenën ndërkombëtare. Për shkak të koalicionit dhe partneritetit me Sali Berishën, një njeri i shpallur ‘Non Grata’ nga SHBA dhe Britania e Madhe, ai është përjashtuar nga Kongresi i Partive Europiane Socialiste që pritet të mbahet në 14-15 tetor.
Report Tv ka publikuar e-malin që PES i ka dërguar Ilir Metës. Referuar përgjigjes, mund të kuptohet se ka qenë vetë Meta që ka kërkuar të jetë pjesë e këtij Kongresi, mirëpo, kjo nuk i është aprovuar. Atij i bëhet e qartë se pikërisht për këtë vendim të vështirë siç e kanë quajtur, është pikërisht aleanca politike, referuar këtu bashkëpunimit të tij me Berishën.
“I dashur Ilir,Faleminderit për interesin tuaj në Kongresin e PES, që do të mbahet në Berlin në 14-15 tetor. Gjithsesi, si rezultat i vendimit dhe aleancës suaj të fundit politike, ne ju kërkojmë që të mos merrni pjesë në Kongres. Kongresi i PES pret prezantime nga parti progresiste për të shpërndarë vizionin e tyre për politikat Europiane që janë të bazuara në vlerat tona thelbësore, demokracia, liria, barazia, paqja dhe drejtësia. Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin. Ju luten kini parasysh që nuk ishte një vendim i lehtë”, thuhet në mesazh.
Ky refuzim ka ardhur vetëm 2 ditë pasi Ilir Meta ka zyrtarizuar koalicionin e tij me Sali Berishës që të futen në zgjedhjet vendore të 2023 me një kandidat të përbashkët dhe jo vetëm. Meta ka rënë dakord edhe për të njehsuar aksionin opozitar me ish-kryeministrin me qëllim për të rrëzuar qeverinë Rama.

Partia e Lirisë ka tentuar ta përgënjeshtrojë lajmin duke thënë se e-maili është dërguar gabim.
“Email që pretendohet nuk është çuar në adresën e Partisë së Lirisë, por në adresën [email protected], në email të Ralf Gjonit dhe adresën fake të Monika Kryemadhit, që nuk ekziston: [email protected]”, thotë Partia e Lirisë në një reagim.
Por, drejtuesit kryesorë të PES e konfirmojnë për mediat.
Report Tv ka komunikuar me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të Partive Socialiste Evropiane, Giacomo Filibeck, i cili ka konfirmuar vendimmarrjen dhe arsyet e saj.
“Ilir Meta dërgoi email dhe e konsiderojmë të padëshiruar që marrë pjesë në Kongresin në Berlin. Arsye e refuzimi është aleanca e nënshkruar me Sali Berishën. Ilir meta në të kaluarën ka qenë i ftuar gjithmonë në aktivitetet e PES. Kjo është hera e parë që nuk e pranojmë”, ka thënë Filibeck.
o.j/dita

Dava mbledhjesh…
Mos i prekni pasurine,ate do familja me parti private….
Ilir kok tuli deklaroi se edhe 25 vjet ketu do me keni si patriot….
Monika mbreme deklaroi se edhe 30 vjet ketu do me keni,pastaj do vijne vajzat e mija.
Pra familja e nexhit do trashegoj jo vetem placken e vjedhur,por edhe partine qe ndron emrin nga lesheli,ne partia e leshit
Supë e gatuar nga Endri Fuga sipas shijes së Edvin Ramës.
Laku po shtrengohet dale e ngadale perfshire ketu edhe bashkepunetoret e ngushte te shqupisave ndyresira.
Eh mor Toni ,Toni
Si s’harrini ta kuptoni
Ilirit bashkë me Salit
Bota sdo tua shohi syt
Aqif,
Bota s’don ti shohi sytë drogaxhiut Edvin Rama që akuzohet për pasuri 200 milion Dollarë përfituar nga aferat korruptive,për vjedhje ikonash,për përdorim droge…Për sa koh që Rama gëzon privelegjet që të jep statusi Kryeministrit për të ruajtur stabilitetin politik,do të trajtohet nga aleatët perëndimorë si i barabartë, kur të bie nga kali do të kërkojnë burgimin e tijë.Edvin Rama është i vetmi Kryeministër drogaxhi,i vetmi Kryeministër që e kanë nxjerrë me dhunë nga Avioni në Gjermani për moszbatim të rregullave.Nëse e voton edhe një qytetarë i vetëm drogaxhiun Rama është turp, poshtrim dhe katastrofë morale për kombin shqiptarë.
Edi ftoet kudo, ky thote nuk do t’ia shikoje bota syte. Qenke ti vertet qorr dhe shurdh. 🤣