Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ilir Meta telefonatë live nga burgu: S’ma ka bërë Rama këtë, Monika u tregua e papjekur edhe pse ka pasuri të madhe
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Ilir Meta telefonatë live nga burgu: S’ma ka bërë Rama këtë, Monika u tregua e papjekur edhe pse ka pasuri të madhe
Lajmi i funditPolitike

Ilir Meta telefonatë live nga burgu: S’ma ka bërë Rama këtë, Monika u tregua e papjekur edhe pse ka pasuri të madhe

Published: 1 Korrik, 2025
Shpërndaje

Ilir Meta në një telefonatë të drejtpërdrejtë për avokatin Kujtim Cakrani, foli në MCN mbi hetimet e SPAK, duke u shprehur se nuk ka përdorur kurrë kartë në jetën e tij.

Meta tha se nëse karta është përdorur nga Kryemadhi është e rëndë për një politikane me përvojë.

“Unë s’e di sa karta ka pasur znj.Kryemadhi. Ajo ka pasur shumë pasuri, edhe për shkak të një pallati me nënën e saj. Unë në jetën time kurrë s’kam pasur kartë. 

- Publicitet -

Kartat që pretendon SPAK-u s’kanë lidhje me z.Meta. Vende si Bevery Hills apo Las Vegas, as kam qenë, as kam ndërmend të shkoj. Më pëlqen Prevalla. 

Jam i lidhur me natyrën. Nëse janë të vërteta janë të papranueshme dhe të rënda për një politikane me përvojë, që ka qenë e këshilluar nga ana ime, që të jetë e kujdesshme me ligjin. S’kanë asnjë lidhje këto karta me mua, shpërndahen nga gazetaret e SPAK-ut”, tha ai.

Duke folur mbi çështjen e lobimit në SHBA, Meta tha që SPAK-u qëllimisht nuk tregon se kujt ia ka çuar kompania faturat.

“Nuk e sqaron SPAK-u qëllimisht, ia kërkuam edhe në seancën e gjykimit prokurorit të çëshjes, ai pretendon për një kompani që ka pasur kontraktë të ligjshme me LSI, e firmosur nga një titullar i kësaj partie, ku i ka faturuar një shumë të madhe që s’korrespondon me shumat e depozituara në KQZ nga kjo parti. SPAK-u s’na thotë kujt personi në LSI kjo kompani ia ka çuar këto fatura. 

Unë po ta dija s’e kisha lejuar një veprim të tillë. Në rast se ky pretendim që ngre SPAK-u është i vërtetë, që janë bërë pagesa për llogari të LSI, që s’janë depozituar në KQZ, dhe s’janë miratuar në kryesinë e LSI, padyshim që kemi të bëjmë me vepra penale, dhe ata që i kanë bërë janë edhe ata që mbrohen duke mos na i dhënë të plotë faktet. SPAK-u na flet qëllimisht kujt ia ka çuar kjo kompani këto fatura, personit”, u shpreh ai.

Meta tha se nuk është penduar për retorikën e përdorur ndaj SPAK-ut, duke u shprehur se madje ajo ka qenë e butë. Presidenti i PL tha që SPAK-u është kthyer në instrument për shkatërrimin e demokracisë.

Meta tha se arrestimi i Veliajt ishte model, ndërsa arrestimi i tij u bë në atë mënyrë, sipas tij “për të trembur shqiptarët”.

Ai tha që kurrë s’e ka menduar arratisjen dhe se rikthimi i tij në jetën publike është i padiskutueshëm, thjesht është çështje durimi.

I pyetur nëse e keni menduar arratisjen, Meta u shpreh:

“Unë s’jam në burg. Jam i lirë. Unë të arratisem nga këta legena? Po pse. Nuk arratiset njeriu pse mbron Shqipërinë, Kosovën, detin e Shqipërisë. Mua ma kanë hequr imunitetin që 22 vjeç dhe donin të më arrestonin. Si do arratisem unë nga vendi im?!”

I pyetur nëse do rikthehet në jetën publike, Meta tha:

“Është e padiskutueshme. Është çështje durimi, është një betejë e fituar, ne kemi të vërtetën me vete. Ata kanë shumë mjete, paratë e inceneratorit shpërndahen edhe në media, paratë e PPP-ve…

Por ne kemi të vërtetën. Unë i takoj atij brezi që mori pjesë në përmbysjen më të madhe, që s’mendohej në Shqipëri, atë të dhjetorit”.

Meta shtoi se:  “Unë këtë s’e kam as nga Rama. Rama është një vegël qorre që e përdorin. Kanë gjetur gjithmonë njerëz me probleme, të shantazhueshëm”.

“Këta janë të poshtër edhe me shokët e tyre, siç ja bënë Erion Veliajt. Mua këto gjëra s’mi bëjnë dot. Këta i ka trajnuar McGonigal, dhe ajo çështje do rihapet. Mua më ka trajnuar Bob-i, Bob-i është nivel i lartë. S’e këta i fusin njerëzit për të krijuar prova, me provokatorë, me ndonjë veprim të paligjshëm”, tha Meta.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Komente
  • Ethem Lalaj thotë:
    1 Korrik, 2025 te 12:34 pm

    Saliu në Kuvëndin e Shqipërisë,pas mbi 1000.000 deklaratave nga 1990 RIDEKËAROI:
    ” Ne në fshat(besoi Viçidol) kishim 2 qën: 1 të madh & 1 të vogël.Qëni vogël kauiste shumë fare në zinxhir.Unë i thosha P.U.SH.O..dhe Ai nuk pushonte.Dhe nëna më thot: O Sali..nuk pushon qëni se i bëhet Tiii !
    Për cilin qën ka folur Saliu në Kuvëndin e Shqipërisë.?

    Përgjigjiuni
  • TRENI thotë:
    1 Korrik, 2025 te 1:02 pm

    Ethem, me vjen keq te them, po po ia fut pordhes tashti

    Përgjigjiuni
  • Phoenix thotë:
    1 Korrik, 2025 te 3:16 pm

    Po ky kokelopa me kostum ne qeli rri? Apo e dergojne aty sa per foto mediatike.

    Përgjigjiuni
  • Abdul Dibra thotë:
    1 Korrik, 2025 te 7:16 pm

    Ilir Meta o engjell,bej aktin e fundit te sakrifices,vetem keshtu do te besojne ndryshe ha mut kot.

    Përgjigjiuni
  • five company thotë:
    2 Korrik, 2025 te 3:36 am

    “Karta” e 90 eshte karta e levizjes rinore per demokraci. Bashkeshorti im ishte nder te paret qe iu bashkua kesaj levizjeje. Ne 92 fale aftesive te tij profesionale dhe intelektuale u be nje nga biznesmenet e pare ne Shqiperi, pa asnje lloj perkrahje dhe ndihme te politikes. Derisa ne 2010 u detyrua te braktiste familjen dhe vendin per aresye se Meta & co, planifikuan establishment te profesionit te bashkeshortit tim si ing. energjitik. Cfare ishte karta juaj e establishment? Ishte nje metamorfoze e sistemiy te 90. Nje paralelizem interesant qe futet si pyke ne levizjen e 90. Ne burgjet e komunizmit, krahas te burgosurve politike, te ndergjegjes, fetare, regjimi fuste edhe te burgosur ordinere, spiune etj me qellimin qe te perdoreshin ne te ardhmen si ” Karta e Napoleonit” ose ” Toke e djegur”. Qe do te thote, karta juaj e establishment ishte minimi ne pergjithesi i sistemit demokratik se pari si nje sistem vlerash. Karta juaj ishte karta e balancimit, miratimit ose refuzimit ne parlament te ligjeve qe do tu hapnin rruge “investimeve strategjike” me ” tutore fantazem”, se pari ne fushen e turizmit duke stimuluar betonizimin e ” Marinave bregdetare”, betonizimin e ” Liqenoreve” te Pogradecit, betonizimin e cdo hapesire te mundshme publike per ti perdorur me pas ne kartat tuaja ose te Monikes si nje teori ” te numrave te fundem”…Nuk e kam idene nese kapaciteti juaj intelektual mund te kuptoje kete teori ne fushen e Impianteve Energjitike, per aq kohe sa partia juaj drejtoi dhe administroi KESH…( kjo eshte karta qe ju perdorni ” Toke e djegur).

    Përgjigjiuni
  • PJ, ok thotë:
    2 Korrik, 2025 te 3:42 am

    Hala shqipnija vazhdon të jetë e vogël me këta politikane të shquar, të AAAARTË, përfituat nga rasti që të bëheni politikan, njerëz të pa shkollë, u votuan njerëzit në mënyrë emocionale dhe pa ditur se qa dhe kush jeni,asnjëri nga ju nuk ja ngritët famen në europë shqipnisë sa Rama ,berisha edhe ti zotni Meta skeni ba as ni gja vetëm tu fol kot e tu shantazhu me njani tjetrin etj etj etj, shum do të doja të jemë shpifës në këtë moment, mirpooo faktet që i din dhe i ka pa edhe fshatari ma i fundit jan rralitet,

    Përgjigjiuni
  • Dursakja thotë:
    2 Korrik, 2025 te 3:52 am

    Çfarë pasurie kishte Monika ore hajdut i floririt?
    TI dhe Monika jeni grabitqare të parasë dhe kriminelë të këtij populli. Tani na thua që Monika ka para nga e ëma, mashtrues, ato para ti dhe ajo do t’i përdorni kur të dalësh nga burgu për të blerë ca shqiptarë lapanjozë por mos kujto se me erën parasë do të kesh suksese, se ata që pagove dikur sot të kanë zhgënjyer, po nesër……
    Ilir Meta po e sheh se të ka ardhur fundi dhe bën manovrime për ti dhënë kurajo vetes, por tashmë iku koha jote.
    Shqipëria do t’i besohet gjithnjë e më shumë intelektualëve të ndershëm dhe të zot, Shqipëria do të nxjerrë Havel në këtë kohë, ndërsa figura të neveritshme si çifti Meta do të hidhen në koshin e plehrave të historisë shqiptare.
    Ju jeni një çift kriminelësh që do të kalbeni në burg për atë çfarë i vodhët shqiptarëve, të ardhmen e tyre dhe të brezave që vinë. Burgu dhe konfiskimi i pasurisë është e ardhmja juaj, mashtrimi nuk pinë më ujë, këtë e pe dhe në votimet e fundit.

    Përgjigjiuni
  • durrsaku thotë:
    2 Korrik, 2025 te 6:10 am

    Moj Durrsakja, Ti mire e ke por i ke rene pak si shkurt . Ke permendur vetem Ilirin dhe moniken por asnje fjale per hajdutet e tjere sj Berisha apo Rama ! Mos e ke gje urrejtje personale si puna e Cupit dhe Bazes me Berishen qe nuk dijne te shkruajne as nje lloj artikulli tjeter perveçse kunder tij ! Me sa kuptoj ti je nje sherbetore e Rames dhe nuk te lejohet ti permendesh as emrin .

    Përgjigjiuni
  • Flori thotë:
    2 Korrik, 2025 te 10:05 am

    Eshet per te qar Hallin ky sa I indinjuar ka folur qe I ka prek shqiptaret..domethen ky nuk di gje fare se cfar karta kishe gruaja ky vetem vidhte dhe ja conte mones..Ore kokrra e legenit po I han me shqiptaret keto pislleqe qe thua ti.. po aty do ngordhesh si qeni mis ki nerak fare

    Përgjigjiuni
  • Lavdie thotë:
    2 Korrik, 2025 te 5:28 pm

    Po gjithe ato akuza ne adresen e familjes tuaj per floririn si nuk e vutë njëhere te vetme ujin ne zjarr ta pergenjeshtronit e ta paska hedh Mona e kujt ty per kartat si burre shteti qe ishe do dilje spata e sfurqe. Paguaj ato gjera te neveriteshme qe keni bëre te dy.por si thotë populli i mënçur e i zgjuar aty ku ka zë nuk është pa gjë. Po shkollimin e 3 femijëve nga rrodhën ato para…sigurisht që jeni bashkepuntor te dy.mohoje po deshe.se populli te gjykon e nuk te fal.keshtu pa gjë nuk je kot aty brenda.

    Përgjigjiuni
  • Lavdije thotë:
    2 Korrik, 2025 te 8:36 pm

    Po pse mo Liro ca shifje ti gjate gjithe kohes qe Mona qarkullonte me karta banke? Apo ti je i pafajshem?Jo more jo te gjithe ju te pushtetshmit,te gjithe keni shire lem me parate e shqiptareve,keni transferuar para neper kompani ofshore ,dhe keni ngrene e keni pire sa ju eshte fryre dhe dendur barku ne njd kohe kur shumica e shqiptareve nuk kishin buke te hanin e tani na shfajesohesh, jo more ti Liro jo, bej ate burgun e pak e ke se ty ene Mones duhet tju lesh pa gje fare ,ta dini se cdo me thene vuajtje Tung.

    Përgjigjiuni
  • Pashk kola thotë:
    3 Korrik, 2025 te 5:48 am

    Nje i pafytyre si ti dhe bashkëshortja yte nuk meritojnë jo veprimtari publike por as emrin shqipetare nje shperdorues pushteti nje i korruptuar gjer ne palc me pasuri e flori

    Përgjigjiuni
  • Zeli Hasina thotë:
    3 Korrik, 2025 te 12:44 pm

    Arratisu e kërko strehim politik tek shteti i mikut tënd baba Mondit….ose na bëj 1 nder ,futi një harakiri aty në qeli

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Dorëheqje masive në Bashkinë Elbasan dhe Librazhd pas kërkesës së Ramës
  • Torturë dhe vrasje në Kukës, Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së
  • Aksident tragjik, humb jetën bashkëshorti i blogeres së njohur shqiptare
  • Holta Zaçaj: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhen zbatuar, ndryshe destabilizohet demokracia
  • Gruaja e CEO-s së Lufthansas përplas për vdekje 24-vjeçaren, aksidenti në vendkalimin për këmbësorë

Komentet e Fundit

  1. Xoni në Pëllumb Xhufi: Churchill ka qenë kasapi i Shqipërisë dhe i Çamërisë, i pati premtuar Greqisë jugun e vendit
  2. demo në “Të bëjnë për budalla”, Moisiu: Çdo deputet me vila, jetoj në banesë e 53 viteve më parë
  3. ¿? në Udhëheqja e FBI-së në rrezik dhe Maga e përçarë, pse çështja Epstein trazon presidentin Trump
  4. Moisi Golemi në Në çfarë pike janë raportet Rusi-Shqipëri dhe a është Serbia e përkëdhelura e Moskës, si përgjigjet ambasadori rus në Tiranë
  5. vlonjati në “Nuk i kam kërkuar unë shembjet”! Pronarja e bujtinës së shkrumbuar në Theth: Një dorë e ligë më goditi
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?