Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete
KryesorePolitike

Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete

Published: September 23, 2026
Shpërndaje

Në faqen zyrtare të Shërbimit Informativ të Shtetit, institucionit kyç të arkitekturës së sigurisë kombëtare, një slogan dallon mbi të tjerët: “Për ne Atdheu është i pari. Ne punojmë çdo ditë për ta bërë Shqipërinë më të sigurt”.

Por një hetim i Prokurorisë së Posaçme ndaj drejtueses së këtij institucioni, Vlora Hyseni, e ka vënë seriozisht në pikëpyetje këtë mision.

Mëngjesin e së martës, Gjykata e Posaçme vendosi të pezullojë nga detyra Hysenin dhe ta vendosë atë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi akuzohet për veprat penale të nxjerrjes së sekretit shtetëror dhe përkrahjes së autorit të krimit si pjesë e një hetimi që lidhet me Ergys Agasin, një personazh kontrovers i arrestuar për krijimin e një grupi të strukturuar kriminal me qëllim manipulimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

- Publicitet -

Për të njëjtin hetim, gjykata miratoi kontrollin e banesës e banesës dhe atë personal të ish-kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Proda si dhe arrestimin e një zyrtari të Institutit të Policisë Shkencore dhe të një personi të dytë, të cilët akuzohen respektivisht për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe përkrahje të autorit të krimit.

Akuzat e ngritura nga SPAK në adresë të shefes së shërbimit sekret rikthejnë në vëmendje mënyrën se si ajo u përzgjodh për të drejtuar SHISH, ndërkohë që vënë në pikëpyetje integritetin e këtij institucioni si dhe sigurinë kombëtare të vendit.

E lindur në Kosovë në vitin 1984, Hyseni mbajti poste drejtuese mes viteve 2019-2021 në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, AKI, kur ajo u shkarkua në mënyrë të papritur nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani.

Vetëm pak muaj pas largimit nga AKI, Hyseni u shfaq në Tiranë si këshilltare për sigurinë e kryeministrit Edi Rama. Për rreth një vit e gjysmë ajo qëndroi larg vëmendjes publike, por më 17 mars 2023 Rama njoftoi se e kishte zgjedhur atë si drejtuesen e re të SHISH, bashkë me një deklaratë të fortë mbështetjeje personale. Emërimi i saj u dekretua nga presidenti Bajram Begaj në prill 2023.

Për Ilir Kullën, ish-këshilltar i lartë shtetëror dhe ekspert i sigurisë, problemi nis me emërimin e Hysenit në krye të një institucioni kushtetues kaq të rëndësishëm.

“Thjesht zonja në fjalë e kishte një mision të pamundur atë detyrë që i dhanë,” tha Kulla duke iu referuar edhe përshkrimit të një ish-kolegu të Hysenit në AKI.

Kulla nuk e komentoi akuzën, pasi tha se nuk ishte njohur me faktet penale.

“…Por një gjë e kam shumë të qartë se, përgjimet e gjetur në zyrën e Ergys Agasit janë një litar i lënë varur për shumëkënd në Shqipëri,” theksoi ai.

Pas operacionit të zhvilluar nga SPAK, deputetë të opozitës kërkuan që ngjarja të trajtohej si çështje e cënimit të sigurisë kombëtare dhe të futej në rendin e ditës së Kuvendit të Shqipërisë. Opozita e konsideroi këtë ngjarje si “rënie të shtetit dhe të sigurisë kombëtare”, ndërkohë që deputetët e mazhorancës e relativizuan skandalin tek përgjegjësia individuale e zyrtares së lartë.

Arjan Dyrmishi, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, vlerëson se akuzat e ngritura ndaj Hysenit kanë shkaktuar sakaq një dëm të madh për reputacionin dhe integritetin e Shërbimit Informativ të Shtetit, të cilat kërkojnë vite dhe shumë punë për t’u rikuperuar.

Sipas tij, kur njerëz me këtë lloj integriteti drejtojnë institucione të rëndësishme si SHISH, nuk mund të dihet se me kë i ndajnë të dhënat. Dyrmishi vlerëson se dëmi jep pasoja dhe në një plan më të gjerë, nisur nga fakti se Shqipëria është një vend anëtar I NATO-s.

“Për momentin mund të themi se ka dëme në cënimin e integritetit dhe reputacionit të inctitucioneve në fjalë, si dhe të dëmtimit të besimit dhe bashkëpunimit mes institucioneve,” tha ai.

Dyrmishi vlerëson gjithashtu se dëmi i reputacionit është pjesë e cënimit të sigurisë kombëtare, e cila do të duhej të garantohej sipas tij nga arkitektura e brendshme e gjithë institucioneve.

“Se si do të përshkallëzohet dëmi mbetet për t’u parë,” theksoi Dyrmishi për BIRN.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • xeni says:
    September 23, 2026 at 7:46 am

    SPAK eshte ne sherbim te Sali Berishes.Dumani ne koordinim me saliUn dhe albinin bene kete gjeme per te hekur vemendjen nga gjykata e HAGES.Nje prokurori qe bene spektakle me qeveritaret dhe ka lene Berishen te helmoj Shqiperin si mbrenda ashtu edhe jashte duhet te shuhet sa me pare.

    Reply
    • Albi says:
      September 23, 2026 at 12:01 pm

      Berisha eshte nje qen i rrahur, komplet i varur nga leket qe Zamiri dhe Kastrati derdhin ne llogari te Xenit pasi i marrin ato nga fonde qeveritare. Nuk ka fuqi te mbaje as partine e tij me. Alibia me Saliun po vdes, e bashke me te dhe cdo argument qe patronazhistet kane per te mbrojtur kryehajdutin qe i sollen ketij vendi ne krye.

      Reply
  • Se kam dijenin says:
    September 23, 2026 at 7:49 am

    Interesat e Shqipërisë në duart e një personi nga Diaspora, ishte ky emërtim I lejuar nga kushtetuta?

    Reply
  • The gjë mo? says:
    September 23, 2026 at 8:00 am

    Ky pseudo-lajm mund të duket i gjatë, por nuk ka absolutisht asnjë përmbajtje.

    Akuza shterpë ku mungojnë detajet e hollësishme erdhi prej ASPAK-ut aq papritur, sa gjithkush u habit me vendimmarrjen.

    Gjithshka ndodhi vetëm brenda një afati kohor relativisht të shkurtër. U deshën vetëm 24 orë për ta bërë çështjen publike, e për ta hedhur kokën e peshkut jo në tigan, por në “arrest” (lexo: relax) shtëpie

    Ky mekanizëm ngre dyshime mjaft të forta për atë se sa papritmas mund t’i cënohet siguria kombëtare një shteti, kreu i së cilës, përfshi dhe një grusht personash të vënë direkt nën urdhrat e saj, kishin gjetur shesh e po bënin përshesh.

    Kur kreut të SHISH nuk i dridhet as qerpiku për atë që i kanoset në rast shkelje flagrante dhe nxjerrje të sekreteve shtetërore, atëhere këtu kemi të bëjmë me një problematikë mjaft serioze, pasojat e së cilës prekin jo vetëm individin, jo vetëm shoqërinë, por vetë ekzistencën jetike të kombit.

    Situata duhet të jetë shumë me e ndërlikuar se sa ajo që i hidhet publikut për trushplarje.

    Por si dhe herë të tjera, ku me këtë rast ja vlen të përmendet dhe rasti i serboboshnjakut Fazlliç i cili arriti të depërtojë deri në Këshillin e Lartë të Sigurimit falë lidhjeve të ngushta me SRB e Viçidolit, thelbi i së vërtetës do mbahet pralë me kyç dhe publike do bëhen vetëm ca të grimca minimale sa për të shplarë gojën.

    Reply
  • and justice for all says:
    September 23, 2026 at 2:24 pm

    Impakti eshte vecse pozitiv – askush mbi ligjin qofte ky-kjo edhe drejtues SHISH a zevendeskryeministre a kryeminister (kur te vije tek ky i fundit atehere ka vertet – ligji eshte i barabarte per te gjithe)

    Reply
    • naimi says:
      September 24, 2026 at 7:16 am

      Kjo nuk ka të bëjë me drejtësi.Këtu kemi të bëjmë me një struktur mbrenda Spakut që e ka si qëllim pengimin e Shqipëris drejt BE.Në këtë vendim mund të jenë përzi edhe shërbime që janë kundër Kosovës dhe sidomos luftës së UÇK.E njëjta ndodhi në 1997.kuptohet në rrethana tjera.Krimi duhet luftuar,por jo duke shkatërruar autoritetin e shetit si mbrenda ashtu edhe jashtë.Kjo nuk ndodhë në asnjë vend të botës.

      Reply
  • 1thundrak says:
    September 23, 2026 at 5:51 pm

    Mbahu mutistan!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Izrael: Sondazhet e parë sinjalizojnë garë të ngushtë, asnjë fitues i qartë në horizont
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale do ta lehtësojnë apo do ta shtrenjtojnë edhe më tej koston e jetesës në Shqipëri?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. Laku on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. Jorgaq Kacani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  4. demo on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?