Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Importet e drithërave ranë me 25% në 11 muaj, Serbia i zë vendin Rusisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Importet e drithërave ranë me 25% në 11 muaj, Serbia i zë vendin Rusisë
AktualitetEkonomi

Importet e drithërave ranë me 25% në 11 muaj, Serbia i zë vendin Rusisë

Published: December 22, 2022
Shpërndaje

Lufta në Ukrainë diktoi tregtinë globale të drithërave për shkak të peshës së lartë në furnizime që kishin dy vendet në konflikt.

Kjo ngjarje pati ndikimet e veta edhe në Shqipëri në dy drejtime, se pari në rënien e importeve dhe së dyti në ndryshimin e gjeografisë së importeve pa hequr rolin e Rusisë si furnitori i dytë kryesor i vendit tonë më grurë.

Të dhënat zyrtare të INSTAT mbi tregtinë e jashtme tregojnë se, importet e grurit pësuan rënie me 24 për qind gjatë 11 mujorit duke arritur në 222 mijë tonë nga 294 mijë që ishin në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

- Publicitet -

Lufta në Ukrainë ka nxitur prodhimin vendas. Shumë fermerë mbollën drithëra nga frika e mungesës së furnizimeve dhe çmimeve të larta më të cilin gruri u shit në muajt e parë të luftës në tregjet ndërkombëtare.

Rënia e importeve po shkaktohet edhe nga një emigrimin i fortë të rinjve, që ka ndikuar në rënien e konsumit të bukës, raportojnë aktorët e tregut.

Rusia kalon në furnitorin e dytë, dyfishohen importet nga Ukraina

Deri vitin e kaluar Rusia ishte furnizuesi kryesor i vendit me grurë. Këtë vit pas konfliktit në Ukrainë, importet e grurit nga Rusia kanë pësuar rënie të dukshme me 51%, por sërish mbetet partneri i dytë tregtar më i rëndësishëm i vendit.

Në 11 mujorin 2022 u importuan nga Rusia rreth 66 mijë tonë grurë, të cilat zunë 29.6 për qind të importeve totale në këtë periudhë. Në të njëjtën periudhë të vitit 2021 importet e grurit nga Rusia zinin 43 për qind të totalit.

Teksa importet nga Rusia gjatë këtij viti kanë rënë, u dyfishuan blerjet e drithërave nga Ukraina, e cila këtë vit ishte e treta pas Serbisë dhe Rusisë për volumet e furnizimit më drithëra. Sasitë e importit nga Ukraina janë rritur me 105 % për qind në 11 -mujor në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Importet e grurit nga Ukraina këtë vit zunë 8.8 për qind të importeve totale të drithërave nga vetëm 3.2 për qind që zunë vitin e kaluar.

Serbia bëhet furnizuesi më i madh i grurit në Shqipëri

Importet e grurit nga Serbia në 11 mujorin e vitit 2022 kanë pësuar rënie me 12%, por ajo u rendit e para për volumet e importit, duke zënë vendin e Rusisë. Sipas të dhënave të INSTAT importet e drithërave nga Serbia arritën në 96 mijë tonë dhe përbënin 43.3 për qind të importeve totale të drithërave në këtë periudhe.

Rusia dhe Serbia kontribuuan me 73 % të importeve të grurit këtë vit nga 83% vitin e kaluar në të njëjtën periudhe.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    December 23, 2022 at 4:19 am

    E gjithe lufta behet vetem per ekonomi globale per fituese.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Të rinjtë rrethojnë dhe godasin selitë e PS dhe PD në Shkodër, shikoni çfarë shkruajnë në fasadë
  • Eurodeputetja Salis: Revolta kundër qeverisë Rama mund të shënojë pikë kthese për Shqipërinë
  • Kreu i forcave të rendit në Shkodër në gjendje të rëndë, u godit me gurë në kokë nga protestuesit
  • VIDEO: Vazhdojnë ta godasin edhe pse e kanë shtrirë, 6 policë dhunojnë protestuesin
  • Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat?

Komentet e Fundit

  1. xxx on Kapitali njerëzor motor zhvillimi, si e transformon një vend të vogël arsimimi
  2. . on Protestat, reagon Rama me video, flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”
  3. Lesh lesh on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  4. abdiaga on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. Politeknikumi on VIDEO: “Ai pi kokainë, ju rrifni kalamajtë”. Tension mes një grupi policësh, mediave dhe kalimtarëve në qendër të Tiranës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?