Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Importet e zarzavateve u rritën me 44% në 9 muaj, rekord në dy dekada prej reduktimit të prodhimit në serra
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Importet e zarzavateve u rritën me 44% në 9 muaj, rekord në dy dekada prej reduktimit të prodhimit në serra
EkonomiKryesore

Importet e zarzavateve u rritën me 44% në 9 muaj, rekord në dy dekada prej reduktimit të prodhimit në serra

Published: November 9, 2022
Shpërndaje

Importet e zarzavateve u rritën në mënyrë të pazakontë këtë vit, ndryshe nga të gjitha grupet e tjera të importit duke përfshirë edhe ushqimet. Kriza e çmimeve të larta pas luftës në Ukrainë ka ndikuar negativisht importet e përgjithshme të mallrave në sasi, të cilat këtë vit kanë shënuar ulje, përveç zarzavateve.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se sasia e importeve totale shënoi rënie vjetore me 5.8% në janar-shtator. Edhe ushqimet si një nga grupet kryesore të artikujve të importit u reduktuan me 2.7% në sasi përveç zarzavateve, importet e të cilave janë rritur me rreth 40%, ritmi më i lartë i rritjes që nga viti 2006 (shih grafikun bashkëngjitur). Gjatë 9 mujorit janë importuar mbi 34 mijë tonë zarzavate ose 43.7% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Nga 99 grupet kryesore të mallrave, zarzavatet rezultuan me rritjen më të madhe të importeve duke shënuar rekord historik, në një kohë që klima e vendit tonë siguron mbjellje me dy sezone qarqet me bujqësi intensive në vend (Berat, Lushnjë, Fier, Divjakë).

Prodhuesit në zonën e Fierit dhe Beratit e shpjeguan këtë ecuri të importeve me reduktimin e prodhimit vendas, sidomos në sera. Shumica e prodhimit në serat shqiptare ka kontrata me eksportuesit dhe e dorëzojnë mallin në magazinat e tyre. Eksportet e zarzavateve në të njëjtën periudhe janë rritur me 7 për qind. Kjo rritje është nxitur nga investimet e mëdha të grumbulluesve në magazina frigoriferike dhe në zinxhirët e eksportit dhe rritja e kërkesës nga jashtë këtë vit. Eksportet në rritje me një prodhim në rënie kanë nxitur importet e zarzavateve të cilat këtë vit arritën kulmin, duke zëvendësuar mungesat në tregun e brendshëm të prodhimit vendas.

- Publicitet -

Të dhënat mujore të importeve të zarzavateve 2022 të krahasuara me vitin 2021 tregojnë se muajt e pranverës janar, shkurt dhe mars importet e zarzavateve janë rritur më shume. Në muajt e parë të vitit 2022 fermerët shqiptarë hezituan të mbillnin në sezonin e parë për shkak të humbjeve që pësuan me mbjelljet e vitit 2021. Më vonë pas luftës në Ukrainë e cila i rriti ndjeshëm edhe kostot edhe çmimet e zarzavateve, fermerët rriten mbjelljet në fillim të verës, por gjithsesi importet mbetën të larta edhe nga qershori në shtator.

Që nga viti 2006-deri në 2021 importet e zarzavateve kishin luhatje dhe shumicën e viteve erdhën me ulje si rrjedhojë e rritjes së prodhimit vendas në fusha dhe sera. Vitet me rritje zakonisht te importeve përfaqësojnë sezone me ndryshime klimaterike të pazakonte si përmbytje ose thatësira, të cilat kanë dëmtuar prodhimin vendas dhe konsumi është zëvendësuar me import.

Sektori i bujqësie po kalon vështirësi të shumëfishta që po vijnë nga kostot e larta të inputeve dhe mungesës së fuqisë punëtore. Kostot e larta të sezonit të kaluar nga rritja e çmimeve të plehrave kimike nga një njëra anë dhe heqja e kompensimit të TVSH-së tek grumbulluesit e përkeqësoi më tej situatën. Të dhënat mbi rritjen ekonomike në tremujorin e parë të vitit tregojnë se ekonomia e vendit u rrit me 4.1%, ndërsa sektori i bujqësisë mbeti në vend me një ndryshim vjetor të PBB -së me vetëm 0.1%.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Moisi Golemi says:
    November 9, 2022 at 8:16 am

    Importi ndodhi prej rritjes së numrit të konsumatorëve, që janë vizitorët e sezonit turistik, i cili kishte rritje sivjet, o statistikar i mençur. Prandaj edhe kulmi i importeve ishte Qershor-Shtator, i cili përkon me sezonin veror. Të njëjtat probleme has edhe konsumimi i mishit dhe frutave.
    Dhe ti gomar rri e na tjerr teorira për tokën pjellore, etj.

    Reply
  • Replike Moisiut prej Golemi says:
    November 9, 2022 at 11:54 am

    Po produjtet e tjera pse nuk u rriten prej bunit turistik qe te ka erresuar syte. Psh importi i grurit dhe ushqimeve te tjera ka rene me 4.7% ndersa zarzavatet jane te vetmet qe jane rritur.

    Kjo eshte ekonomia e Rilindjes jepja cdo gje okigarkeve te cilet nuk prodhijne asgje, duke falime tuar fermeret e duke importuar ku fitojne po ato oak duar.
    Nderkohe tashme u ben dhe presion km duke i kercenuar se do u marre token alla kooperativce.
    Turizmi sivejt ka qene mizerje pervec Durresit dhe Tiranes qe nr e rriti ndeshja e europa league, cdo plazh dhe malesi ka qene -36% ne krahasim me 2019.
    Tung turist

    Reply
  • Andis says:
    November 10, 2022 at 3:09 am

    Ekonomia e rrenuar e Shqiperise mbahet vetem nga remitancat e emigranteve jashte Shqiperise.

    Reply
  • ?+ says:
    November 10, 2022 at 6:56 am

    kjo tregon dështimin e shtetit tuaj gjysmë feudal gjysmë kapitalist 30vjeçar.
    un e kam pat vet në treg.
    shqipria importon karrota nga greqia.
    e kupton dot?
    ato karrotat nuk hahen.
    jan ët kalbura nga brenda.
    bile ca ishin të mykura.
    oro jemi aq shtet i dobët sa nuk prodhojm dot karrota dhe domate.
    o mojsi golemi je njeri i mir po mos gabo kaq rënd.
    ne çdo gjë e importojm.
    duke qen se të tër po largohen i bie që prodhimi ulet ndaj importet rriten.
    do ta shohësh vitin që vjen kur eksportet do ulen dhe importet do rriten dyfish.

    shteti yn ësht i falimentuar.
    ësht si ajo shtëpia e shkatërruar nga tërmeti.
    atë shtëpi koha do e prishë.
    shtetin ton droga krimi dhe leku i pist e mban.
    me kalimin e kohës ehde shteri ynë do prishet do bjerë
    me

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  • Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës
  • Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi sanksionet

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  2. ¿? on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  3. demo on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  4. nastradini on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  5. Emigrant 97 on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?