Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Inceneratorët, Gjykata e Lartë rrëzon për herë të dytë kërkesën e ish-ministrit Koka për ndryshimin e arrestit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Inceneratorët, Gjykata e Lartë rrëzon për herë të dytë kërkesën e ish-ministrit Koka për ndryshimin e arrestit
KryesorePolitike

Inceneratorët, Gjykata e Lartë rrëzon për herë të dytë kërkesën e ish-ministrit Koka për ndryshimin e arrestit

Published: October 8, 2022
Shpërndaje

Gjykata e lartë ka rrëzuar për herë të dytë kërkesën e ish-ministrit të mjedisit, Lefter Koka për ndryshimin e masës arrest me burg. I vënë nën dy masa arresti dhe nën dy akuza të rënda, ish-ministri i Mjedisit, nuk ia ka arritur dot ta bind Gjykatën për t’i ndryshuar masën e sigurisë, atë të arrestit me burg, masë që e ka kundërshtuar që në krye të herës.

 

Ai përveç faktit që ka kërkuar të lërë garanci pasurore edhe ka parashtruar faktin se nuk përbën rrezik as për prishje provash dhe as për largim nga Shqipëria.

- Publicitet -

Në fakt, Koka është zyrtari më i lartë që gjendet në burg për aferën më të madhe të ndodhur në vendin tonë viteve të fundit. Ai ka dëshmuar muaj më parë, por ende nuk dihet se në çfarë faze janë hetimet për qindra miliona euro të përvetësuara nëpërmjet djegësve që nuk u ndërtuan e as u futën në punë asnjëherë.

E ndërsa skandali u thellua me persona konkretë që në padijeninë e tyre rezultuan posedues të miliona eurove, gjykata vendosi të nxjerrë vetëm dy ditë më parë nga qelia edhe vartësin e Kokës, Alqi Bllakon. Ai doli për faktin se ka fëmijë të vegjël e duhet të kujdeset për ta.

REKURSI

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë të 4 zyrtarëve të arrestuar për inceneratorin e Fierit. Në këtë mënyrë, anëtarët e Gjykatës së Lartë nuk kanë pranuar rekursin e ish-ministrit Lefter Koka, Arenc Myrtezanit, dhe Pëllumb Abeshi, të cilët do vijojnë të qëndrojnë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve.

Anëtarët e Gjykatës së Lartë vendosën mospranim të rekursit edhe për Etleva Kondin, për të cilën do vijojë masa e arrestit shtëpiak. Kujtojmë se mëngjesin e 29 marsit të këtij viti, me urdhër të SPAK-ut u ekzekutuan 9 urdhra arresti për aferën e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit.

Më 15 prill për mbi 2 orë, ish-ministri i Mjedisit u mor në pyetje nga prokurorët e posaçëm në lidhje me inceneratorin e Fierit. Teksa u pyet për shpronësimin e tokës ai tha: “Kjo tokë është shpronësuar si tokë arë dhe çdo gjë tjetër duhet saktësuar”.

Ai kërkoi të dërgohej në arrest shtëpiak duke ofruar si garanci pasurore shumën prej 200 mijë euro, kërkesë e cila nuk gjeti miratim.

ARRESTIMI I KOKËS

Koka ishte i pari që u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) më 14 dhjetor të vitit të kaluar, për korrupsion dhe shpërdorim detyre për inceneratorët. Ishte GJKKO-ja, e cila më 16 dhjetor vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Në dëshminë e tij, gjatë seancës, ish-ministri theksoi se “nuk e kam shkelur ligjin”. Arrestimi ka ardhur, pasi u kallëzua penalisht nga Lëvizja Socialiste për Integrim për çështjen e inceneratorëve.

Akuza e LSI-së lidhej me pretendimet për shkelje në ndërtimin e inceneratorit të Fierit, ndërkohë që Koka akuzohet edhe për inceneratorin e Elbasanit dhe për të njëjtat shkelje sipas SPAK-ut.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ​Rita dhe Pushka: Dashuria e pamundur mes poetit palestinez dhe balerinës izraelite
  • ​Trashëgimia e fshehur dhe e frikshme e Luftës së Dytë Botërore
  • Shehaj denoncon: Kapri u kërcënua nga zyrtari i PS!
  • Sa duhet t’i qëndrojë besnik filmi një kryevepre letrare?
  • Braktisi shkollën 17 vjeç, sot vlen miliarda: Kush është 25-vjeçari që po sfidon gjigantët e IA-së

Komentet e Fundit

  1. Plasi sumfllaqi on Anatomi e një rendi të rënë
  2. K R on Anatomi e një rendi të rënë
  3. Po ky mër on Anatomi e një rendi të rënë
  4. E on Anatomi e një rendi të rënë
  5. Një shqiptar në Itali on Anatomi e një rendi të rënë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?