Nga Vladimir Karaj
Të mërkurën në mbrëmje, ndërsa marshimit të përnatshëm të protestuesve po i vinte fundi, një studente 19-vjeçare vendosi të ndalonte për disa minuta në një nga stolat pranë sheshit “Skënderbej”.
E shoqëruar nga dy kushërirat e saj, studentja e drejtësisë pa në një moment dy burra të moshës 50- 60 vjeç, të cilët fillimisht po i fotografonin dhe më pas u kërkuan mjete identifikimi.
Studentja, një protestuese e rregullt që prej 31 majit, thotë se fillimisht u revoltua dhe e refuzoi kërkesën.
“Ata ishin civilë dhe të paidentifikuar,” thotë ajo në kushtet e anonimatit, pasi frikësohet për prindërit që punojnë të dy në administratën shtetërore. “Me ato të ardhura mbahemi,” shpjegon ajo.
Njëri prej burrave u prezantua si oficer civil dhe nxorri një kartë blu, e cila nuk dallohej në errësirë. Kur kërkesa për të dhënë mjetin e identifikimit u refuzua sërish, burri pa uniformë njoftoi një furgon të policisë dhe të tria vajzat e gjetën veten në komisiariatin nr.3 në Tiranë.
“Në furgon ishim ne, dy civilët dhe katër punonjës policie,” tregoi studentja në një bisedë telefonike me BIRN, duke shtuar se ngjarja ndodhi rreth orës 23:30 të natës.
Vajzat qëndruan në komisariat përreth 5 orë, deri në përfundim të së ashtuquajturës procedurë verifikimi.
Fillimisht i lanë në të njëjtën qeli, por për shkak se ato e kthyen shoqërimin në gallatë me të qeshura, oficerët i ndanë në tri qeli të ndryshme. Gjatë kësaj kohe, thotë ajo, punonjësit e policisë i provokonin duke ironizuar me koret e protestës e duke përsëritur: “Rama, jep dorëheqjen”.
“Kur më erdhi radha të jepja deklaratën, pyetjet ishin për protestën, edhe pse na thanë që nuk na kishin ndaluar për shkak të saj,” thotë 19-vjeçarja. Sipas saj, efektivët i kanë pyetur se kush e organizonte protestën, kush ua paguante pankartat dhe cilat ishin arsyet pse protestonin.
Rasti i kësaj studenteje nuk është i izoluar. Gjatë ditëve të fundit, dhjetra protestues po përballen me procedime penale të befasishme, pa u marrë paraprakisht në pyetje, si dhe me rrjedhje të të dhënave personale në media, kur ata ende as nuk e dinin që ishin nën procedim.
Të tjerë ndërkohë janë shoqëruar në komisariate me pretendime për verifikim. Deri të shtunën më 20 qershor, policia ka njoftuar procedimin e 85 personave, disa prej të cilëve, mes atyre që njihen si organizatorë, janë proceduar më shumë se një herë.
Aktivistët, avokatët dhe vetë protestuesit e shohin këtë qasje të Policisë së Shtetit si një fushatë të mirëfilltë presioni, që synon të shtypë pjesëmarrjen dhe të intimidojë qytetarët.
Megjithatë, dëshmitë tregojnë se kjo taktikë po prodhon efektin e kundërt.
Aktivistja Luçiana Koka, e proceduar tre herë për protestat në Rrjoll dhe dy herë të tjera për ato në Tiranë, thotë me ironi se kjo nuk i tremb protestuesit.
“Kjo është një nga protestat më të bukura në botë kundër një sistemi mafioz dhe diktatorial,” tha ajo për BIRN.
Drejtoria e Policisë së Tiranës nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi.
“Akuza në ajër”
Lëvizja e pagëzuar si “Revolucioni i Flamingove” ka mbushur rrugët e kryeqytetit prej javësh. Protesta maratonë mori shkëndijë pas një përplasjeje të regjistruar më 30 maj në Zvërnec, ku rojet private të sigurisë tërhoqën zvarrë një protestues para hundës së forcave të policisë, të cilat qëndruan pasive.
E nisur fillimisht si një lëvizje kundër planeve për ndërtimin e një kompleksi rezidencial turistik në zonën e mbrojtur Pishë Poro – Nartë, e lidhur me familjarët e presidentit amerikan, Donald Trump, protesta u transformua shpejt në një lëvizje kundër estabilishmentit politik.
Tashmë, kauza mjedisore është shkrirë me kërkesa më të gjera politike dhe qytetare, ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndërrimin e kastës së vjetër të politikës, përfshi liderin e “opozitës zyrtare” Sali Berisha, dhe anulimin e një sërë ligjesh.
Protestat masive, me pjesëmarrje të dhjetëra mijëra qytetarëve, kanë qenë paqësore dhe njëkohësisht një spektakël qytetarie.
Për dy javë me radhë, edhe forcat e rendit kanë qenë pothuajse të padukshme në këtë protestë, me përjashtim të një kordoni para shkallëve të kryeministrisë, që ‘çahet’ herë pas here nga fëmijë 4-5 vjeç që luajnë.
Situata ndryshoi pasi një grup protestuesish marshoi drejt aeroportit “Nënë Tereza” më 14 qershor, ndërsa policia u kundërpërgjigj prej asaj dite me procedime për bllokime rrugësh.
Studenti Emir Leçini u habit kur mësoi që po procedohej dhe u habit edhe më shumë kur u thirr në polici dhe dëgjoi për çfarë akuzohej.
“Akuza është në ajër. Nuk na është thënë që jemi në tubim të paligjshëm. S’kemi bërë asgjë ndryshe nga 50 mijë të tjerë,” tha Leçini përmes një bisede telefonike.
Policia pretendon se po i evidenton shkelësit përmes kamerave të sigurisë dhe rrjeteve sociale, por Leçini thotë se situata nuk ishte shumë serioze kur u përball me të.
Kur ai dhe shokët e tij pyetën se pse ishin zgjedhur ata mes 50 mijë vetëve, punonjësi i policisë ishte përgjigjur se do thërrisnin këdo që do identifikonin.
“Juve ju pamë, juve ju thirrëm,” citon ai përgjigjen.
Arben Kola, aktivist veteran dhe guidë turistike është proceduar për shkak se bashkë me të tjerë, ka marrë përsipër procedurën e njoftimit të policisë.
“Është pjesë e shantazhit. Nuk është hera e parë,” tha Kola, që i tregoi BIRN se pas procedimit atyre u është thënë se do mbanin përgjegjësi nëse diçka ndodhte në protestë, nëse dëmtohej ndonjë makinë apo kishte probleme të tjera.
Avokati Gentjan Serjani, i cili po asiston disa prej të rinjve të proceduar, ngre alarmin për një sërë shkeljesh procedurale dhe të të drejtave të njeriut.
“E para është mënyra se si i kanë thirrur, pa u shpjeguar për çfarë i thërrasin dhe çfarë statusi kanë”, shpjegon Serjani. “Ndërkohë që njoftimi për mediat është bërë një ditë përpara, protestuesit janë thirrur një ditë më pas për t’u identifikuar. Të nxjerrësh emrin pa e identifikuar nëse është ky apo jo është e papranueshme,” thotë ai.
Efekti te protesta
Të intervistuar nga BIRN, personat që janë proceduar penalisht nga policia mohuan të ishin frikësuar, edhe pse të gjithë thanë se qëllimi kishte qenë t’i ndalonin të dilnin në protestë.
Emir Leçini thotë se kjo formë presioni do të ketë një efekt bumerang.
“Një flluskë jashtë çdo sensi,” thotë ai, ndërsa shton si sfidë: “Sa të jap provimin e fundit, do rri edhe më shumë”.
Për aktivisten Luçiana Koka, taktikat e intimidimit janë të qarta, por nuk sheh se si ato mund të kenë sukses.
Edhe Arben Kola tha se efektet në protestë do ishin të kundërtat nga sa pritej. Ai tha se më shumë të rinj do të dalin në protestë pas procedimeve masive nga policia dhe mohoi se kishte të frikësuar.
Edhe 19-vjeçarja e shoqëruar në polici nuk ka ndërmend të ndalojë pas shoqërimit në komisariat, të cilin ajo e quan një mesazh.
“Kur dolëm në orën 4:30 të mëngjesit, oficeri aty na tha, që për mua ishte një mesazh: ‘Natën e mirë dhe mos rrini rrugëve’.
Iu përgjigja me ironi: ‘Shihemi në orën 7,” tha ajo ndërsa shtoi se askush nuk kishte të drejtë që t’i ndalonte të protestonin.
Botuar në Reporter

Policia esht edhe vetë kunder bythqirit te Surelit
Nuk ka polici qe ndal dot popullin
Vajza e shkrimit dhe gjith rinia hic te mos e caj koken ae na ka te gjithve me vete
RROFTE SHQIPERIA
RROFTE RINIA
VR:
-GAZETA BILD GJERMANE KA SHUMË KOHË QË SHPIF KUNDËR QEVERISË RAMA 1,2,3,4.!
KA FILLUAR ME GJOJA VJEDHJEN E VOTAVE DURRËS,DIBËR..2017,DOSJA 333,184,KU GJOJA DEL ZËRI I E.RAMËS.
KJO VIDIO U BË NGA KLODI LALA DHE PREKURORI TROPOJAN B.HAJDARMATA PËRË BID GJERMANI.E CILA NXORI ARTIKULL PËR VJEDHJE VOTASH DHE SALIU E TUND DERI SOT.
E.RAMA E HODHI NË GJYQ PËR SHPIFJE,POR E DETYRUAN TË TËRHIQET,PASI MEDJET NUK GJYKOHEN PËR SHPIFJE..DHE SIDOMOS ATO GJERMANE.!
PËR RASTIN NË FJALË,SHPIFJET DO JENË NË PLAN TË PARË.NUK DIHET NËSE ËSHTË E VËRTET.POR POLICIA E RAMËS NUK NDALON KOTË FARE.!
NË PROTESTË ËSHTË BASHKUAR I NJOMI DHE I THATI.SHTETI PO NDËRHYN ME SHUMË VONESË,PASI RREZIKOHET VËNDI SI NË 97,98.!
– GRISJA E FLAMURIT TË IZRAELIT NUK ËSHTË PA QËLLIM.!
-NË NJË SHTET NORMAL,DUHET TË KONTROLLOHEN NJËRZIT DHE MJETET QË NË KUFIRIN E BËRË ÇORAPE NGA 1990.
– NJË TURMË E TILL PA DREJTIM E KONTROLL ÇON NË DESTABILIZIM SIÇ E DO ARMIKU SHEKULLOR.
– NË TË GJITHË BOTËN BËHEN PROESTA DHE DIHET KUSH I DREJTON.VETËM NË SHQIPEËRI BËHEN EKSPERIMENTE..DHE DIHET NGA KUSH.?
-NË 1990 STUDENTËT KËRKUAN TAKIM ME RAMIZ ALINË DHE AI I PRITI DISA HERË,U KRIJOI EDHE PARTINË(PD BANDË),U FUT NË ZGJEDHJE,HUMBI,DORZOI PUSHTETIN PA GJAK..
-..NËDËRSA KËTA KËRKOJNË REVOLUCION,PËRMBYSJE,BURG..BURG..MË KEQ SE HITLERI NË L2B.!
-RUAJE ZOT SHQIPËRINË.
EL News Albania
FLM DITA
Xha Teme
I ke ne proteste shoket
Hape pak mendjen o i uruar se te iku jeta skllav partish
A ke femije?
Do doja te flisja me ta se m vjen sh gjynah per ty dhe rruge hunburit si ty
Po lere o Elena, ç’e pjerdh ate idiot, lere te mbytet ne surren e vet siç ka bere gjithe jeten e tij mizerabel.
Nje histori e sajuar nga Karaj sepse askush nuk mund te provoje te verteten apo te pa verteten e sajeses ala Karaj, por kjo sajese i jep Karit mundesine qe te llomotite, me pagese, gjithe sa shkruhet ne artikullin e tij. Luga e cobes ne veprim…
Mos e kruani shum me rinin o qelbesira
KOMENT I FSHIRË PËR ARSYE ETIKE NGA MODERATORI
Pse e mori?Shejtani n`shishe,Fatos Nano shkoi e mori me gjithe shishe ne hale te Nenurave,te piset ,me thonj paprere,me zyle,me xhufka,me pirsingje,me vathe ke veshi,qe luante Hi-Pi.E mori per imazh,,Per te ndrruar imazhin e Partise Socialiste si Parti katundaresh,kooperativash,Lush Perpali.Shejtani n`shishe e kuptoi qe e kishin zgjedhur per MASKOT. MASKOTIN E PARTISE SOCIALISTE.e nuhati zhagajdhuri,qe ishte mall i kerkuar.Partise i duhej nje gagarel i rinise se degjeneruar kapitaliste,sipas imazheve te karikaturave te revistes Hosteni.Nje i paturp,i pander,i paftyre.Pikerisht kete beri Edi Rama.Prezantohej neper studio me pantallona te kuqe,me pirsingje,me vathe ke veshi,kembe permbi kembe,qe te dukeshin corapet e kuqe me xhufka.Ylberi,.Imazhi,Fasada,Kinemate 3D..Fatos Nano nuk kishte para te paguante rrogat,do paguante Fasadat,Kinemate 3D te Edi Gagarelit. Kur Profesoret e PS rrudhnin ,zinin hundet,sikur kishin perpara njew cope mut,Fatos Nano dilte garant:-Mos ma luani Edin!Keni pune m,e Mua!
Dushi,,,Ylli Ndermarrjes,Shpirti Tavolines,zemra Drejtorit,Tifozi Vllaznise,,Deri diten kur i kerkoi vajzen ,,me e nderuuu,.I kerkoi Partine Fatos Nanos ME E NDERUUU. Fatos hokatarin ne dhe e futi,po c`kusur pat e zeza Shqiperi!
Ec e shkule shejtanin,qe nxorri Fatos Nano nga shishja.
A mund të na thotë DITA se kush i financon protestat?
Të parën gjë që bën një gazetë serioze është të zbulojë financimet.
A janë të ligjshme apo të korrupsionit?
A duhet të luftohet cdo korrupsion apo vetëm i qeverise që spëlqen zj.Dade
Edi Rama
Korrupsioni
Diktatura e faktit te kryer
Droga qe po kriminalizon shoqerine
Shqiperia qe po zbrazet
Pasuria dhe te mirat per nje pakicë ndërsa populli duhet te perulet
Te duhen “financues” te tjere?
Sajesa pa lidhje… ndalimi pa shkak është shkelje e rande e lirise dhe personi duhet patjetër ti drejtohet gjykatës
Methoda sllavo – islamike.
Ne cdo vend te botes ka shoqerime dhe marje ne pyetje eshte nje procedure normale kur ka protesta edhe ketu ne Canada o njerez. Po bere ndonje gje kunder institucioneve te procedon the ta fut ne record. Per cdo pune qe aplikon duhet te maresh clean record nga policia dhe po pate record eshte e veshtire te gjesh pune o njerez qe e keqintepretoni democracy e doni democracy alla shqiptareshe.
Ku qendron e keqja, qe normalisht te behet pyetja qe ben seicili prej nesh: kush e financon kete fushate 20 ditore ? Me te drejte detyrohet deputeti apo politikani te deklaroj te ardhurat dhe pasurine. Madje edhe OJF kane detyrimin ligjor te deklarojne bilancin e aktivitetit te tyre. Atehere, nuk ka te drejte shteti, edhe ne aspektin e sigurise, te investigoj financuesit e kesaj fushate. Eshte kaq e thjeshte por Thano, Fuga e Co u jane errur syte qe njesoj si shumica e atyre qe protestojne, ndjehen te paperfilluar nga politika, sepse e dine qe politika eshte biznesi me i sukseshem.
Paska pa film si serialet Turq kjo vajza,Policia duhet te hapi hetim dhe po te jete shpifje te perballet me ligjin.Kjo as nuk e di ku bi rajoni policise.
shkoni mor protestues, merrini zvarre keta police te ndyre..
Plera Ramut rri ne Fron se e mbajne qehallaret e ndyre qe terrorizojne popullin
Me dru merrini
Ngrehuni dhe bjerini
korrini dhe shtypini
katundare e punetore
Qe nga Shkodra
der ne Vlore