Një incident është shënuar në Nju Jork mes anëtarëve të Vatrës. Arsyeja ka qenë një takim i organizuar me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Një person i quajtur Agustin Mirakaj, thotë se njerëz të komanduar e kanë sulmuar fizikisht atë dhe bashkëshorten e tij për të e mos lejuar në takim.
“Njoftim për të gjithë Vatranët! Sot më dt 10/21/23 në takimin e Vatrës me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikollin, mori pjesë edhe dega e Vatra Manhattan Branch. Në hyrje të Vatrës njerëz të komanduar, kanë sulmuar fizikisht dhe dhunuar kryetarin e degës Vatra Manhattan Branch Agustin Mirakaj dhe bashkëshorten e tij për të mos lejuar në takimin. Ky akt i shëmtuar është shumë i rëndë për Federatën Pan Shqiptare Vatra gjithashtu për të ardhmen e saj”, shkruan Mirakaj në Facebook, duke postuar edhe një video nga incidenti.
Por nga ajo që shihet në video, Mirakaj ka hyrë në takim me një parullë për Edi Ramën.
Drejtuesit e takimit janë përpjekur ta ndalin duke i thënë se nuk ishte një takim politik. Pasi janë kapur me njëri tjetrin me duar për disa sekonda, parulla është hedhur fillimisht në tokë ndërsa personi në fjalë thotë se “do njoftojë Policinë dhe FBI-në sepse e kanë prekur”.
Bashkëshortja e tij e rimerr parullën nga toka, kurse personi vazhdon flet pa u ndalur, ndërkohë që të tjerët përgjithësisht heshtin ose vetëm e vështrojnë.
Ai është disi kontradiktor në ato që thotë, pasi herë deklaron se “ajo nuk ka kërkuar falje për viktimat e komunizmit” më pas thotë “është e mirëpritur”.
Në video më pas jepet hyrja e Nikollës në takim ndërkohë që personi në fjalë me syze dielli në sallë të mbyllur mban lart pankartën.

Z. Mirakaj !
Mund te jete e vertete qe ti ke lindur ne internim, megjithese nuk dukesh aq i vjeter, por duhet te mesosh se gjyshi yt Kole Bibe Mirakaj ka qene jo vetem fashist i vetedeklaruar por edhe ka pasur gisht ne arrestimin, vrasjen dhe internimin e dhjetera shqiptareve qe luftonin pushtuesin gjate Luftes se Dyte Boterore. Pasardhesit e tij, jo vetem nuk kerkuan ndjese dhe te rrinin urte por u bene edhe spiune dhe vegla te Beogradit, duke hyre e dale nga Shqiperia dhe duke organizuar akte terroriste. Ti mund te jesh i revoltuar por, perpara se t’iu kerkosh te tjereve te kerkojne ndjese, kerkoju paraardhesve te tu t’iu kerkojne ndjese qindra familjeve shqiptare te sakatuar nga paraardhesi yt Mirakaj.
kur jam me enveristat me quajne anti enverist
kur jam me anti enveristat me quajne enverist
Ok
por ky Mirakaj i NY tregoi se Enveri ishte domosdoshmeri
per keto HAMASAT ANTIKOMUNISTE ( falje per 10% te te perndjekurve politike fisnike)
Ik or morr i kuq! Loqe perrallash!
Maloket e Sali Berishes si gjithmone.
Ka mbetur vetem emri “Vatra”!
Kelyshi i kriminelit Kol bib Mirakaj na hiqet si patriot kur eshte plehre!
Po kjo Nikolla per cfare shkon ne SHBA, kur nuk ka asnje pune!
Cfare keni bere per Shqiperine ju te Vatres keto 33 vjet demokraci!
Pallavra se nuk keni bere asgje!
Ju doni ta shfrytezoni akoma Shqiperine se nuk ju plasi per ne!
Ç’është kështu!!!!!!
Jemi vrarë ndërmjet Sulltanërve dhe Pashallarëve në kohën e monizmit pak qytetari nuk morrët aty ku jetoni?
Është një turp për kombin 🇦🇱
Mireky Mirakaj paska qene bir krimineli qe ka bashkepunuar me fashizmin ( megjithese per ju kush ishte kunder partise ishte armik ) po ju qe jeni bij komunistash qe na “çliruat” duke e bere nje popull te tere te vuaje edhe per buken e gojes, perse nuk i kerkoni falje popullit per padrejtesite qe i kane bere por me ndoni se duke u bere “pro amerikane” ja hodhet te kaluares dhe sotakuzoni te gjithe ata qe ishin vertet proamerikane se jane kunder !
Me falni se harrova,ju jeni gjithmone me fitimtaret,asnjehere me humbesit. Ju s’ju ben pershtypje se kush fiton !
Maloqeri pisllik kudo,,,akoma kta plehra ,,,kta mirakaj jan kriminela te luftes,,spiuna e bashkepunetore me pushtuesin,,Kan ber krime kunder shqiperise,,,
ATA komunistet,qea ti Ali Babà me 40 hajdute(sa te shkonty ky pseudonim) ,Jo vetem cliruan Shqiperine,por Moren nje shqiperi te epokes se feudalizmit ,me 85%analfabete dhe e be ne e shqiperi moderne me industri e bujqesi te perparuar,me universitet dhe akademi shkencash,shendetsise e mbrojtjen sociale.Pa shtrenguar Pak rripun ,ne kushtet e bllokades nuk mund te realizoheshin keto .Megjithate ti,ose duhet te pranosh vullnetin e mire te atyre qe Moren,grumbulluan,financuan bashkepuntoret e fashizmit Duke i kthyer ne luftetare te Lirise,ose duhet te pranosh Agjentet e zbulimeve antishqiptare ne keto 70 vjet si heronj antikomuniste qe na sollen kete demokraci te perparuar dhe na pasuruan te gjitheve.Me rrofsh ,o Ali Babà,hajduti po’ hajduti mbetet .Jà ,shiko te sotmit qe Ke rreth vehtes,Pra” 40 hajdutet”
Debati nuk ka lidhje me Znj. Lindita Nikolli, por vatranët kanë luftë për poste si kudo shqiptarët.
Vazhdon lufta e klasave
Cdo berr varet nga kembet e veta
Shajne kete nipin e Mirakes
Kur ne parlamentin. tone ciceronNipi i Gjon Margjonit or tungjatjeta
I forte vertet doli Borati
Edhe Vatren e privatizoi I GJATI
Harxhojne leket e dynjase keta pushtetaret tane, vjen preidenti me gjithe presidencen, vjen kryetarja me nje shpure dhe takojne ca shqiptare qe thone se perfaqesojne diasporen. Nuk e dime se sa shpenzojne dhe kush eshte qellimi I vizites. Zgjidhni hallet e shqiptareve ne Shqiperi se ata ne Amerike ne nje fare menyre te pakten ekonomikisht jetojne shume me mire se ne ketu. Si spo me del kjo llotaria….!?
Po, KM ke te drejte ne siperfaqe… : Arritjet (skallaverimet) E SHqiperise u bene nen rrethimin me tela dhe gryken e automatikut… edhe Piramidat e Egjiptit ashtu u bene.. nen kerbac…mjere, mjere
Vepra të ndërtuara me punën e të burgosurve gjatë regjimit komunist
Kanalet kulluese në Jubë
Prill 1946. U ngrit kampi i parë i punës në Jubë, fshat në lindje të Durrësit. Në të u grumbulluan 700-800 të burgosur nga Tirana dhe Durrësi. Të burgosurit politikë hapnin kanale kulluese afër detit. Mes punëtorëve të kanalit 5 km të gjatë dhe 6 m të gjerë ishin ish-qeveritarët Kostaq Kotta, Ibrahim Biçakçiu, Et’hem Cara.
Tharja e kënetës së Maliqit
Qeveritë e Ahmet Zogut kishin dështuar në këtë nismë. Komunistët vunë objektiva të paarritshme për ta tharë liqenin e Maliqit brenda pak muajsh dhe meqë nuk e arritën dot, pushkatuan si sabotatorë disa nga teknikët më të mirë në vend dhe larguan misionin amerikan në Shqipëri. Në këtë çast, detyra u kalon të burgosurve politikë. Në pranverë të 1947-ës, hapet kampi i Orman-Pojanit me qendër në Vloçisht ku qeveria grumbullon mbi 2500 veta nga armiqtë e popullit dhe kriminelët e luftës, të cilët me nga “800 gram bukë të zezë dhe nga një lugë supë” punuan për një nga projektet më madhore të Shqipërisë. Disa nga punëtorët e kënetës së Maliqit ishin Atë Zef Pllumi, përkthyesi i Dante-s, Pashko Gjeçi, nëpunësi i lartë Nedin Kokona etj.. Punimet mbaruan në vitin 1951.
Kanali ujitës Peqin-Kavajë
Në vitin 1951, të burgosurit politikë dhe ordinerë të Kampit nr.1 që punonte për tharjen e kënetës së Maliqit, mori emrin Reparti 301. Pas Maliqit, ata u zhvendosën në Gosë të Kavajës, ku hapën kanalin ujitës pranë këtij qyteti.
Kanali i Bedenit
Në kampin që do të hapte kanalin nga zona kënetore e Bedenit, që quhej dhe këneta e Zhabjakut, deri në lumin Shkumbin për të liruar fushën nga uji, kanë punuar mes të dënuarëve politikë plot 29 priftërinj katolikë.
Kanali ujitës Devoll-Thanë
Në vitin 1948, 1500 të burgosur u sollën në Vlashuk të Beratit për të hapur një kanal që fillonte nga lumi Devoll, i cili u përurua më 21 korrik 1949. Shokët e shkollës së Enver Hoxhës në Francë, Foto Bala dhe Isuf Hysenbegasi ishin ndër të dënuarit që punuan për këtë kanal 8 km të gjatë.
Kanali i Tërbufit
Në vitin 1956 në Tërbuf u krijua një repart me qëllim tharjen e kënetës së Tërbufit në Lushnjë. Punimet vazhduan deri në vitin 1958.
Kanali ujitës Vjosë-Levan-Fier
Kampi i të burgosurve për ndërtimin e këtij kanali ka qëndruar në Shtyllas nga 3 nëntori 1953 deri më 18 mars 1955, kur mes të burgosurve, 715 ishin politikë dhe 172 ordinerë.
Bonifikimi i fushës së Kamzës dhe Valiasit
Në këtë punë u angazhuan kryesisht të burgosurit e Tiranës dhe Durrësit.
Kanali ujitës “Naum Panxhi”
Të burgosurit e Elbasanit nisën ndërtimin e kanalit që merrte ujë nga lumi Shkumbin dhe e dërgonte në fushën e Cërrikut në vitin 1947, por më pas vepra u përfundua nga aksionistët dhe punëtorët me pagesë. Gjatë kohës që punuan në këtë projekt, të burgosurit, marshonin çdo mëngjes përmes qyteti për 5 kilometra në një kolonë poshtërimi nga burgu në vendin e punës dhe sërish në mbrëmje nga vendi i punës, në qeli.
Punime në lumin e Gjadrit
Gjatë vitit 1954 të burgosurit punuan në kushte që të kujtonin punën e skllevërve për hapjen e një kanali 1500 m në Hajmel që synonte shmangjen e mbytjes së fushës së Zadrimës.
Bonifikimi i Thumanës
Kanale ujitëse dhe kulluese në Sarandë
Sipërfaqet e përftuara nga hapja e kanaleve:
Jubë 1700 ha
Beden 6500 ha
Maliq 10.400 ha
Rrushkull e Hamallaj 5000 ha
Zadrimë 6.200 ha
Hoxharë 2200 ha
Tërbuf 18000 ha
Rruga Gramsh-Lozhan
Rruga nga Gramshi në Lozhan të Korçës u hap me krahë, nga të internuarit e kampit të Kamzës në vitin 1949.
Hekurudha Peqin-Elbasan
Për këtë hekurudhë, që nisi të ndërtohej në janar 1950, u ngritën dy kampe pune me të burgosur: kampi i Urës së Bonës dhe kampi i Bishqemit. Hekurudha kishte 4 tunele dhe 100 ura. Në kampin e Urës së Bonës punuan rreth 500 të burgosur, të cilët realizuan 70.350 ditë pune, duke u ushqyer me një supë bollguri në mëngjes, fasule dhe ndonjëherë pak mish në drekë dhe çaj e marmalatë në darkë, ndërsa racioni i bukës vijonte të ishte 700-800 gramë për person. Në kampin e Bishqemit, punuan rreth 800 të burgosur të cilët përballuan punën më të rëndë dhe realizuan mbi 100 mijë ditë pune. Hekurudha u përurua nga Mehmet Shehu më 21 dhjetor 1950, në nder të Stalinit, të cilit qeveria shqiptare i detyrohej për metodat e shfrytëzimit të të burgosurve, edhe pse puna e tyre nuk u përmend në fjalimet inauguruese.
Hekurudha Vorë-Laç
U përurua më 1 maj 1963. 30 km e gjatë. Në kampin që punoi për ndërtimin e saj, në vitin 1961, kishte 600 të dënuar.
Kriporja e Vlorës
Në vitin 1970 në këtë zonë punonin 340 të burgosur.Të burgosurit hapnin kanale të thella. Ndërtuan një argjinaturë 8 km që ndante kriporen nga këneta. Kanë punuar edhe për një projekt të shkripëzimit të tokave, por ai dështoi.
Në fushën e ndërtimeve
Uzina e naftës në Cërrik
Fusha e aviacionit Kuçovë
Në vitin 1952, të burgosurit u përqendruan në Urën Vajgurore për të nisur ndërtimin e fushës së aviacionit të Kuçovës. Fillimisht punonin 2000 të burgosur, ndërsa në vitin 1953, punonin 1150 të burgosur dhe ishin realizuar 204.605 ditë pune. Sipas një raporti zyrtar të vitit 1952, jeta e të dënuarve nuk paraqitet e mirë për faktin “se kur kemi ardhur këtu e deri sot, nuk kanë ngrën as edhe një herë gjellë me mish, pse kjo mungon”.
Aeroporti i Rinasit
Muajin e dytë pas fillimit të punimeve, më 30 tetor 1953, natyra e veprës që po ndërtohej u duk se frymëzoi katër të burgosur, të arratiseshin, edhe pse jo përmes ajrit, por përmes një tuneli të nëndheshëm 11 metra të gjatë. Punimet për aeroportin e Tiranës nisën në shtator 1953 dhe të burgosurit që vinin nga kampi i Urës Vajgurore kanë qëndruar deri vitin pasardhës, ndërsa një grup tjetër të burgosurish, që do të formonin Repartin nr.303, punuan për aeroportin e Rinasit nga 14-15 korriku 1955 deri më 8 shkurt 1959, kur përfunduan punimet e aeroportit që të ishte gati për pritjen e sekretarit të përgjithshëm të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushov, në Tiranë. Dinamika e të burgosurve ndryshonte nga viti në vit, por kryesisht dominohej nga të burgosurit politikë, të cilët në vitin 1957 përbënin 100 për qind të kampit. Raportet zyrtare vinin në dukje që inxhinier Pandeli Zografi, i dënuar në procesin e Maliqit, u shënonte më tepër normë të burgosurve, duke e akuzuar kështu, edhe një herë të dytë, për të njëjtin “krim”.
Stadiumi Qemal Stafa
U përfundua nga puna e robërve italianë dhe gjermanë.
Kombinati i tekstileve në Yzberisht
Të burgosurit kanë ndërtuar kanalin e kullimit të bojërave me të cila do të ngjyroseshin pëlhurat në këtë kombinat, gjatë vitit 1950. Sigurisht, edhe puna për kanalin e bojërave u bë në terr. Ditën e përurimit, 8 nëntor 1951, askush nuk i përmendi të burgosurit, të cilët tashmë ishin larguar drejt një kampi tjetër pune.
Pallatet Agimi
Ndër godinat e para që u ndërtuan nga kampi nr.4 i krijuar me qëllim që të dënuarit të ndëshkoheshin me anë të punës. Ky kamp u krijua në vitin 1953 dhe në muajt e parë më shumë se gjysma e të dënuarëve ishin të dënuar politikë, raport që u përmbys në vitet në vijim, megjithatë të dënuarit politikë nuk munguan asnjëherë në këtë kamp pune që u vendos pranë Lanës.
Stadiumi Dinamo, sot “Selman Stërmasi”
Stadiumi i projektuar nga Koço Miho u përurua më 8 korrik 1959. Në atë vit, kampi i të dënuarëve të angazhuar në ndërtimin e tij kishte 491 të burgosur.
Sanatoriumi
130 të burgosur u vunë në dispozicion të ndërmarrjes së ndërtimit nga viti 1959 në vitin 1960 për të ndihmuar në ndërtimin e Sanatoriumit.
Kombinati ushqimor “Ali Kelmendi”
Sipas marrëveshjes së ndërmarrjes së ndërtimit dhe përfaqësuesit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për ndërtimin e këtij kombinati, i cili do të niste dhe do të përfundonte brenda vitit 1960, do të angazhoheshin 330 të dënuar.
Pallatet Puna
Pallatet e rrugës “Myslym Shyri”
Hyrja kryesore në rrugën e Durrësit
Zona e Zogut të Zi
Fabrika e bukës
Blloku “50 vjetori i Pavarësisë”
Kombinati i mishit
Peliçeria e Tiranës
Ndërtesa të fermës “Gjergj Dimitrov”
Uzina e autotraktorëve-një pjesë të punimeve
Kompleksi Dinamo
100 të dënuar politikë dhe 50 ordinerë u angazhuan nga viti 1987 për ndërtimin dhe përfundimin në kohë të kompleksit sportiv “Dinamo”.
Uzina e sodës kaustike në Vlorë
Fabrika e çimentos në Elbasan
Fabrika e Çimentos e Fushë-Krujës
200 banesa në qytetin e Bulqizës
Në vitin 1985 hapet një repart të burgosurish në Bulqizë enkas për ndërtimin e pallateve të banimit. Në vitin 1987, në të kishte 105 të dënuar politikë.
Uzina e përpunimit të bakrit në Rubik
Uzina e superfostatit në Laç
U ndërtua në vitet 1963-1967
Banesa në Laç
Uzina e përpunimit të naftës në Ballsh
Nga viti 1972 deri në vitin 1979 të burgosurit kanë punuar për ndërtimin e uzinës së përpunimit të naftës. Pas vënies në punë të saj, janë detyruar të punojnë për ndërtimin e pallateve dhe riparimin e shtratit të lumit Gjanica.