Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Incidenti i rëndë në Elbasan, dy vëllezërit i zënë pritë prokurorit të SPAK dhe anëtarit të BKH
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Incidenti i rëndë në Elbasan, dy vëllezërit i zënë pritë prokurorit të SPAK dhe anëtarit të BKH
KronikeKryesore

Incidenti i rëndë në Elbasan, dy vëllezërit i zënë pritë prokurorit të SPAK dhe anëtarit të BKH

Published: February 27, 2023
Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur tre ditë më pare, kur një prokuror i SPAK dhe një anëtar i Byrosë Kombëtare të Hetimit zbarkuan në Elbasan për të mbledhur informacione lidhur me arrestimin e Arben Spahiut dhe Arsen Preçit.

“Panorama” ka mësuar nga burime të sigurta se teksa prokurori i SPAK, Behar Dibra largohej bashkë me një oficer të Policisë Gjyqësore të BKH dhe me shoferin e tyre në një makinë tip Honda, në afërsi të tunelit të Elbasanit, janë përballur me një makinë tjetër në të cilin lëviznin Orges Sina dhe Emirjan Sina, konkretisht 24 e 27 vjeç, lindur në Librazhd e banues në Durrës. Njëri prej tyre punon oficer sigurie i një firme private në Portin e Durrësit.

Konkretisht, në hyrje të tunelit, njëri prej personave ka fotografuar mjetin e prokurorit dhe OPGJ, ndërsa nga krahu tjetër i njëjti veprim është bërë dhe nga personat që udhëtonin në makinën Honda. Mësohet se mjeti i Orges dhe Emirjan Sina i kanë prerë rrugën makinës së prokurorit të SPAK duke i kërkuar llogari pse po i fotografonin.

- Publicitet -

Në këtë moment, debati ka agravuar duke shkuar deri në tentativë të përleshjes fizike, por që është shmangur kur njëri nga vëllezërit ka treguar dokumentin duke pretenduar se është punonjës i Policisë së Shtetit.

Në këto momente prokurori ka treguar gjithashtu dokumentin që tregon se është anëtar i SPAK.

Por kjo nuk i ka ulur tensionet mes palëve që kanë vijuar sherrin duke shkëmbyer fjalë e ofendime ndaj njëri-tjetrit.

Pas neutralizimit të situatës, prokurori mësohet se ka vënë në dijeni për incidentin e ndodhur auroritetet përkatëse dhe automjeti me të cilin lëviznin dy vëllezërit është vënë në kërkim nga Policia e Elbasanit, Durrësit dhe Tiranës.

Për ngjarjen mësohet se është vënë në dijeni edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Panorama ka mësuar se gjatë ndjekjes së makinës së dy vëllezërve, ata kanë thyer dhe një posto bllok të ngritur posacërisht në qytetin e Durrësit nga policia e qarkut duke shmangur shoqërimin e tyre.

Pas punës së bërë nga të tre drejtoritë vendore të Policisë, është bërë i mundur identifikimi dhe prangosja e dy vëllezërve Orges dhe Emirjan Sina, të cilët sot kanë dalë para gjykatës së Elbasanit dhe janë njohur me masën e “arrestit me burg”, kërkesë e bërë nga prokuroria e Elbasanit.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tre skenarët për fatin e udhëheqësit Iranian Mojtaba Khamenei dhe luftës për pushtet
  • Ministria e Brendshme shpall “non-grata” dy persona nga Maqedonia e Veriut
  • Shqiptarët ndër më aktivët në rrjetet sociale, Shqipëria renditet e para në Europë
  • Ministria e Drejtësisë përcjell dokumentet për ekstradimin e Ermal Beqirit nga Franca
  • Çmimet mesatare të apartamenteve në 32 zonat kadastrale në Tiranë, rritje deri në 151% në 7 vjet

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Aldo on Ndryshuan hartën, jo modelin
  3. Precizim on Ndryshuan hartën, jo modelin
  4. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  5. Dashi on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?