Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Incidenti me të shtëna në Golem, Policia arreston dy persona, njëri theu masën e arrestit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Incidenti me të shtëna në Golem, Policia arreston dy persona, njëri theu masën e arrestit
AktualitetKronike

Incidenti me të shtëna në Golem, Policia arreston dy persona, njëri theu masën e arrestit

Published: February 26, 2026
Shpërndaje

Policia e Shtetit ka dalë me një tjetër njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Golem, ku thotë se ka arrestuar dy persona. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës bën me dije se njëri prej tyre, 38-vjeçari A.B., kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

“U bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A.B., 38 vjeç, banues në Golem, dhe A.Sh., 23 vjeç, banues në Tiranë. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e arrestimit të A.B.,” njofton policia.

Kujtojmë që Policia e Kavajës shoqëroi disa persona pas incidentit të regjistruar rreth orës 19:10 të ditës së djeshme kur u tentua që një 38-vjeçar që kishte thyer masën e arrestit në shtëpi të shoqërohej në Komisariat. Ai dhe personat që e shoqëronin kundërshtuan urdhrin dhe u përplasën me punonjësit e policisë. Një efektiv policie qëlloi një herë me armën e shërbimit në ajër për të zbrapsur situatën. Policia thekson se personat që e shoqëronin 38-vjeçarin ishin familjarë të tij.

- Publicitet -

“Rreth orës 19:10, patrulla e Përgjithshme e Postës së Policisë Golem, bashkë me Ndihmësspecialistin e zonës, gjatë patrullimit konstatoi në rrugë shtetasin A.B., 38 vjeç, i shoqëruar nga persona të tjerë. Ai njihej nga Policia dhe ishte me masë sigurie ‘Arrest në shtëpi’ për veprën penale ‘Shkatërrimi i pronës me zjarr’. Punonjësit i kërkuan arsyen e thyerjes së masës dhe i komunikuan se do të shoqërohej në Komisariat. A.B. dhe kunati i tij, A.Sh., 23 vjeç, kundërshtuan me forcë shërbimet e Policisë, ndihmuar nga familjarët e tyre. Punonjësi me detyrë Ndihmësspecialist qëlloi një herë me armën e shërbimit në ajër për zbrapsje. Në ndihmë të tyre kanë shkuar shërbime të tjera policore, të cilat bënë shoqërimin e shtetasve të përfshirë. Gjithashtu, është shoqëruar edhe A.B., i cili kishte thyer masën e sigurisë. Veprimet hetimore po kryhen nga Oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. Ndërkohë, është njoftuar edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për rastin”, shton Policia.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zjarr në një anije në Ngushticën e Hormuzit, u godit nga një predhë
  • Konstituohet Kuvendi i Kosovës, zgjidhen nënkryetarët, PDK mbetet pa përfaqësues
  • Tronditet Shkodra: Mësuesit i hedhin tritol në banesë, çfarë dyshohet
  • Dita 105 e protestës në Tiranë tërheq vëmendjen edhe të medias amerikane
  • Pse i kemi çmimet kaq të shtrenjta? TVSH-ja jonë e ushqimeve është ndër më të lartat në Europë

Komentet e Fundit

  1. demo on ​“Bed & Breakfast… Kemi hequr dorë nga numërimi i turistëve”
  2. Kapistalli on Nafta kap rekorde të reja, arrin në 229 lekë për litër!
  3. Dy trapa ka forumi on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  4. nje mendim me teper on Përplasja për pagat në gjyqësor, Rama publikon tabelën: Janë vetë zot, vetë shkop dhe paguhen më shumë se në Greqi
  5. Abigail Hess on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?