Policia e Tiranës ka reaguar pas sulmit fizik ndaj Sali Berishës.
Gert Shehu, 31 vjeç goditi me grusht në fytyrë Berishën kur ky i fundit iu bashkua protestës së organizuar nga opozita në shesh.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, Shehu rezulton me precedentë të mëparshëm kriminalë për plagosje, prishje të qetësisë publike dhe në fushën e narkotikëve.
Gjithashtu, sipas burimeve policore, sipas diagnozës klinike, të vënë në dispozicion nga familjarët e tij, 31-vjeçari vuan nga çrregullime psikotike dhe trajtohej prej vitesh.
NJOFTIMI I PLOTË:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Në lidhje me incidentin e ndodhur në orën 12:25, në tubimin e organizuar ditën e sotme, gjatë të cilit shtetasi G. Sh. goditi me grusht, deputetin S. Berisha, ju bëjmë me dije se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Tiranë po kryejnë veprimet procedurale për shtetasin G. Sh., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Nga verifikimet paraprake rezulton se 31-vjeçari ka precedentë të mëparshëm kriminal, për plagosje, prishje të qetësisë publike dhe në fushën e narkotikëve.
Gjithashtu, sipas diagnozës klinike, të vënë në dispozicion nga familjarët e tij, 31-vjeçari vuan nga çrregullime psikotike dhe trajtohej prej vitesh, për këtë.
Hetimet po vijojnë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
a.m/dita

Një gjë është e pa kundërshtueshme. Gerti është në rregull dhe i punon truri për bukuri, ne te tjerëve na mungojnë vidat.
Lala i lushnjes. Je shume i sakte. Gerti eshte model, eshte frymezim, eshte trim eshte hero. Plehrave u ka ardhur dita . Po perpiqen ta nxjerrin gjoja si te paafte menderirisht. por ai ka mencurine e popullit te vuajtur shqiptar. Gerti O Trim, O hero na dhe dhe zemer o djal
Garti beri ate qe duan miliona shqiptare.
Si nuk doli nje tjeter si ai ne keta 32 vjet?
Pse na mungon guximi civil ne shqiptareve?
Nje here ne 100 vjet lindin Avni Rusteme?
Bravo i qofte trimit tepelenjot!
Dikush, kur Berisha fliste tek ndërtesa e SHQUP, i emocionuar brriti, që të ven për vizitë në 8 dhjetor tek bunker arti i shokut Edi Rama në Surel. Kam frikë që do pregatitet një sulm hakmarrës kundër shokut Edi Rama dhe familjes së tij në Surel dhe shoku Edi duhet të mar masa se Sali Berisha nuk të fal, është burr i kanunit të malsisë. Besoj që shoku Edi të forcoj mbrojtjen e selisë së tij në Surel me një unazë të trefishtë policë, efektivët shqiponja , të ndërhyrjes së shpejtë besoj mjaftojnë 1000 efektivë dhe sipër të patrullojnë dronë për të zbuluar çdo lëvizje të dyshimtë. Rrjeti i 100 000 spiun patronazhistëve të tij të kaloj në gadishmëri numër një në të gjithë vëndin dhe të informojnë urgjentisht për çdo veprimtari të dyshimtë të armiqëve të shokut Edi dhe të ndjekin hap mbas hapi personat e dyshimtë nga kampi armik i foltores dhe Lirisë dhe të infiltërohen urgjentisht më tepër se 5000 spiun patronazhistë brënda foltores dhe partisë së Lirisë deri në 14 maj.
Në datën 8 dhjetor familja kryeministrore të largohet nga shtëpia dhe të fshihet në ndonjë vënd të sigurt bashkë me shokun Edi. Mendoj që si kundër përgjigje shoku Edi të rrethoj urgjentisht vilat e Sali Berishës dhe Ilir Metës në gjiun e Lalsit me të paktën 2000 policë të ministrit Çuçio dhe me përvojën e çmuar të resort Prestixh, të dërgoj Dallandyshen e tij me fadromat e IKMT dhe xhenjerët e ministrit Pejleshit, me nga 1kv trotil për çdo vilë sepse nuk kanë leje ndërtimore dhe puf, puf ti heth në erë e të mos ngelet as nam as nishan.
Ndërkaq shoku Edi të mbaj si presidenti Zelenski dy jelek antiplumb se është goxha 198 cm linear i gjatë, kollarja të jetë prej llamarine antiplumb gjithëashtu dhe të mbaj edhe një helmet në kokë në çdo dalje se Sali Berisha po pastron pushkën snajper dhe fishekët për të realizuar atentatin e dështuar në 21 janar, vigjilencë edhe nga shoku Ilir Meta që po bën pregatitje në karate në palestër për ta çar më dysh si lepurush shokun Edi.
Priten shpërthime, hedhje në erë ndërtesash, vilash, resortesh, makinash me telekomandë, atentate me snajper, çarje trupash më dysh në arenën e ndezur politike të vëndit ku protagonist do të jenë liderat tanë të dashur, Sali Berisha , Ilir Meta dhe Edi Rama. Vrasësit me pagesë po presin porosit plot emocion dhe parashikohet një ngritje të pazarit për çdo vrasje, në ethe janë edhe vrasësit dhe shkatrruesit e ndërtesave me shpërthim dinamiti me telekomandë, ka lindur kërkesa edhe për boksier profesionist buçko si tepelenasi, i papërgjegjsëm me dokument por që ama nuk e ngatrron objektin midis zallmahisë së protestës dhe me mënçuri, dinakri dhe profesionalizëm afrohet dhe me një grushtë të rrëzojnë për tokë dhe të mos jesh në gjëndje të flasësh para militantëve duke bër që të dështojnë protestat dhe mitingjet.
Rrofshin liderat tanë kusarët e neruar Sali Berisha , Ilir Meta dhe sa të dy bashkë, Edi Rama, lavdi parapopullit heroik shqipëtar për liderat që zgjeth për ta çuar nga fitorja në fitorje dhe për ti integruar të gjithë si emigrantë në Europë.