Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Indeksi i çmimeve të restoranteve, Tirana “më e kripura” në rajon
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Indeksi i çmimeve të restoranteve, Tirana “më e kripura” në rajon
AktualitetEkonomi

Indeksi i çmimeve të restoranteve, Tirana “më e kripura” në rajon

Published: August 12, 2022
Shpërndaje

Muaji gusht shënon kulmin e sezonit turistik në Europë. Pas dy viteve pandemi, ku lëvizjet ishin të kufizuara, fluksi këtë verë është shtuar kudo.

Edhe shumë shqiptarë kanë zgjedhur që këtë verë të udhëtojnë jashtë, e reflektuar kjo në shtimin e ndjeshëm të fluturimeve nga aeroporti i Rinasit.

Por, a e dini se cilat janë qytetet e Europës ku ju kushton më shtrenjtë të konsumoni një vakt në restorant dhe ato më të lirat? Numebeo, sistemi më i madh të të dhënave në botë, ka renditur shumë shtete në botë në Indeksin e Çmimeve të Restoranteve, dhe koston e një dreke në një restorant mesatar për dy persona (tre pjata), ku kemi përzgjedhur vetëm shtetet e Europës.

- Publicitet -

Nëse do të shkoni në Zvicër duhet të merrni masat dhe të mbushni portofolin. Ky shtet ka dhe qytetet me restorantet më të shtrenjta në Europë. Një drekë për dy persona në Zug, apo Zyrih kushton 123 euro mesatarisht për dy persona. Po ashtu në Gjenevë, Lozanë, apo Bazel sërish do ju duhen pak më shumë se 100 euro.

Pas Zvicrës restorantet më të shtrenjta janë në qytetet e shteteve nordike. Në Odense të Dannimarkës, apo Oslo të Norvegjisë sërish do ju duhen rreth 100 euro. Në Espoo, Finlandë dreka kushton po rreth 100 euro. E shtrenjtë është dhe Valletta në Maltë, ku do ju duhet të shpenzoni 100 euro.

Në Itali, më e shtrenjta është Milano, ku ju duhen 80 euro. Edhe në Zadar të Kroacisë kushton pak a shumë po aq.

Në Francë, më shtrenjtë është në Nice, 73 euro, ndërsa në Paris 60 euro.n Në Gjermani dreka më e shtrenjtë është rreth 60 euro. Në Barecolunë ju mjaftojnë 55 euro.

Në Greqi, më e shtrenjta është Athina, me 50 euro, ndërsa në Selanik 40 euro.

Më e lirë nga desinacionet e njohura turistike është Portugalia. Në Porto për një drekë janë të mjaftueshme 35 euro për dy persona, në Lisbonë deri në 45 euro, ndërsa në zona të tjera si Aivero 25 euro.

Turqia ka restorantet më të lira, nga 14 euro në Ankara në 22 euro në Stamboll.

Dreka në Tiranë më e shtrenjta në rajon, në Prishtinë më e lira

Më të lira për të drekuar në Europë mbeten vendet e Ballkanit.

Tirana dhe Beogradi mbajnë rekordin nga kryeqytetet e Ballkanit për drekat më të shtrenjta me 34 euro secila. Në Podgoricë mjaftojnë 25 euro, në Shkup 24 euro, po kaq dhe në Sarajevë.

Më e lira në Ballkan është Prishtina, ku një drekë kushton mesatarisht 17 euro.

Restorantet më të shtrenjtë në botë

Dreka më e shtrenjtë në botë kushton në Hamilton, Bermuda, gati 150 euro. Më pas renditen qytetet e Zvicrës dhe ato të vendeve nordike, por nuk mbeten pas dhe shumë qytete në Shtetat e Bashkuara të Amerikës.

Në Santa Barbara në Kaliforni duken më shumë se 100 euro, në Nju Jork 87 euro. Australia, Kanadaja, Izraeli vijojnë në listën e shteteve në qytetet e të cilave duhet të shpenzosh më shumë për të konsumuar një vakt.

Më të lira në botë restorantet që gjenden në Indi dhe Pakistan, ku dy persona mund të konsumojnë një vakt të plotë me 7-10 euro.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Nabukodonosor1 says:
    August 13, 2022 at 7:44 pm

    Ku e gjetet 60€ ne France,tek arabet keni ngrene.Heren e fundit dy te rritur e dy femije ishte 260€.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?