Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Indeksi i Sundimit të Ligjit, Shqipëria bën hapa pas: Përkeqësohet korrupsioni, rendi dhe siguria
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Indeksi i Sundimit të Ligjit, Shqipëria bën hapa pas: Përkeqësohet korrupsioni, rendi dhe siguria
KronikeKryesore

Indeksi i Sundimit të Ligjit, Shqipëria bën hapa pas: Përkeqësohet korrupsioni, rendi dhe siguria

Published: October 27, 2022
Shpërndaje

Shqipëria ka rënë me tre vende në Indeksin e Sundimit të Ligjit për vitin 2022 publikuar nga worldjusticeproject, një organizatë ndërkombëtare e shoqërisë civile e cila merr në analizë ecurinë në 140 vende të disa prej aspekteve më domethënëse të lidhura me ligjin dhe të drejtën.

Indeksi për vitin 2022 e rendit Shqipërinë në vendin e 87 mes 140 vendeve teksa në vitin 2021 ajo renditej në vendin e 84.

Indeksi ndërtohet në bazë të tetë faktorëve ku i pari është ai i kufizimeve në kompetencat e qeverisë që nënkupton se deri në çfarë pike institucionale dhe kushtetuese limitohen zyrtarët për të mbajtur përgjegjësi para ligjit.

- Publicitet -

Ky faktor përfshin edhe sesa i lirë është shtypi duke mbetur jashtë kontrollit të qeverisë Në këtë tregues Shqipëria renditet e 105 mes 140 vendeve ndërsa një vit më parë në këtë tregues renditeshim të 109-et.

Mungesa e korrupsionit është treguesi i dytë që merret në analizë dhe mban parasysh tre forma: ryshfetin, ndikimin e papërshtatshëm nga interesi publik dhe privat dhe shpërdorimi i fondeve publike dhe burimeve të tjera.

Shqipëria renditet në vitin 2022 në vendin e 107 ndërkohë që një vit më parë në atë të 105-të.

Qeveria e hapur është treguesi i tretë dhe merr në analizë aspektin se deri në çfarë pike qeveria është transparente duke ndarë informacion , fuqizon njerëzit me mjete për ta vënë qeverinë para përgjegjësisë dhe nxit pjesëmarrjen e qytetarëve në diskutimet e politikave publike. Në këtë tregues Shqipëria renditet e 84 ndërkohë që një vit më parë në vendin e 82.

Treguesi i katërt për të drejtat themelore ndalet në atë sesa i respekton shteti të drejtat sipas ligjeve kombëtare dhe konventave ndërkombëtare të njerëzve të tij ku renditemi në vendin e 63 nga vendi i 62 që ishim në 2021.

Rendi dhe siguria është treguesi i pestë merr në analizë sesa shoqëria garanton sigurinë e njeriut dhe të pronës ku për 2022 renditemi në vendin e 50 nga vendi i 47 që ishim më herët.

Zbatimi i rregulloreve ndalet në masën në të cilën rregulloret zbatohen në mënyrë të drejtë dhe efektive në vend dhe janë treguesi i 6 i indeksit. Shqipëria renditet në vendin e 112 ndërkohë që në vitin 2021 ishte në vendin e 107.

Drejtësia civile është e shtata në radhën e treguesve dhe mban parasysh nëse njerëzit e zakonshëm mund t’i zgjidhin ankesat e tyre në mënyrë paqësore dhe në mënyrë efektive nëpërmjet sistemit të drejtësisë civile. Në këtë aspekt renditemi për 2022 në vendin e 98  teksa një vit më parë në vendin e 92.

I fundit është treguesi i të drejtës kriminale dhe ky është një skanim i sistemit të drejtësisë duke përfshirë nga policia tek avokatët, prokurorët, gjyqtarët apo policia e burgjeve.

Treguesi sheh sesa efektiv është sistemi dhe sa garanton ai gjetjen  e të drejtës dhe dënimin e personave për vepra penale kundër shoqërisë. Për vitin 2022 renditemi në vendin e 81 duke rënë me një pozicion nga viti i kaluar.

Link indeksi: https://worldjusticeproject.org/rule-of-law-index/global

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • njeri says:
    October 27, 2022 at 7:24 am

    me shqiptarët tallen këta????

    Reply
  • Mjerimi says:
    October 27, 2022 at 7:56 am

    Te gjitha treguesit qe rendisin keta jane FALLCO!
    Ne te gjithe treguesit Shqiperia eshte ne vendin e fundit ne bote!
    Ne Shqiperi sot nuk ka asnje element te demokracise dhe shtetit ligjor!
    Ne Shqiperi NUK KA NDARJE TE PUSHTETEVE,PRA KA DIKTATURE!
    Pushteti qendror dhe vendor i trajton qytetaret njelloj si dikur ne SHBA trajtoheshin zezaket ne kohen e KU KLUS KLANIT!
    Pushtetet nuk jane ne sherbim te qytetareve kudo ku banojne dhe taksat nuk ua kthejne qytetareve ne sherbime per cdo komunitet ne baze te nevojave duke patur prioritet mbi te gjitha sasia dhe dendesia e popullsise e jo te hidhen miliarda vetem atje ku i behet pushtetit reklame me shume dhe ku mund te behet korrupsion sic ndodh ne Tirane!
    A ka shperdorim me te madh te buxhetit te shtetir se sa investimi kolosal ne te ashtuquajturit “100 fshatrat turistike” te braktisur edhe nga vete fshataret,ndersa lagjet periferike te Tiranes me nga mbi 120 mije banore kane mbetur si GETO, ku mijra femije,te rinj dhe te moshuar jetojne si ne kampet e perqendrimit nazist!

    Reply
  • Pertef Kushinjeta says:
    October 27, 2022 at 11:45 am

    Mos more qenkan rrite koeficentet si inflacioni. I shikojne keto te dhena Kimi dhe ambasadori i Britanise apo fajin e kane non-gradat edhe tani.

    Reply
  • Kapterr Temja says:
    October 27, 2022 at 12:36 pm

    Kjo eshte pune e armikut te kllases qe kerkon te erresojs arritjet e Rilindjes. Flm Dita!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • RaBexit!
  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron për takimin me Ramën dhe mbështet protestat në Tiranë
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. PRO !!! on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Realisti on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. K R on Veprimet e dy të besuarave të Ballukut zbuluan pronësinë reale të vilës F6 në Dhërmi
  5. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?