Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Indeksi: Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë, nga fuqia e ulët blerëse
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Indeksi: Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë, nga fuqia e ulët blerëse
EkonomiLajmi i fundit

Indeksi: Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë, nga fuqia e ulët blerëse

Published: 3 Korrik, 2025
Shpërndaje

Shqipëria është vendosur në fund të listës për cilësinë e jetesës në Europë, sipas raportit më të fundit të platformës ndërkombëtare Numbeo për gjysmën e parë të vitit 2025. Me një vlerësim total prej 104.1 pikësh në indeksin e cilësisë së jetës, Shqipëria zë vendin e 37-të ndër 37 shtete europiane të analizuara.

Ky renditje e bën Shqipërinë vendin me cilësinë më të ulët të jetës në kontinent për këtë vit, sidomos për fuqinë blerëse, çmimet e larta të apartamenteve në raport me të ardhurat dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor, ku jemi të fundit në Europë.

Indeksi i Numbeo përllogaritet mbi bazën e tetë komponentëve kryesorë që përfshijnë fuqinë blerëse, sigurinë, cilësinë e shëndetësisë, koston e jetesës, raportin çmim të pasurisë ndaj të ardhurave, ndotjen, kohën e udhëtimit dhe klimën.

- Publicitet -

Të dhënat mblidhen nga përdorues të platformës dhe nga burime të tjera zyrtare dhe përditësohen në kohë reale për të reflektuar perceptimin dhe realitetin ekonomik e social të çdo vendi.

Në rastin e Shqipërisë, renditja në fund të listës është rezultat i disa faktorëve të kombinuar. Sipas nën indeksit të fuqisë blerëse, Shqipëria renditet e fundit, me një vlerësim prej 46.3 pikësh, duke u pozicionuar edhe më keq se Ukraina.

Niveli i ulët i fuqisë blerëse do të thotë se të ardhurat reale nuk përballojnë kostot e jetesës. Më herët, të dhënat e Eurostat treguar se çmimet e ushqimeve në Shqipëri e tejkaluan lehtë mesataren europiane, ndonëse për të ardhurat për frymë vendi është ndër të fundit në Europë. Një familje shqiptare shpenzon mesatarisht 40% të buxhetit për tu ushqyer, në krahasim me 13% që është mesatarja europiane, sipas Eurostat.

Edhe raporti mes çmimeve të pasurive të paluajtshme dhe të ardhurave është më i pafavorshmi në Europë. Ky raport mat përballueshmërinë e blerjes së një apartamenti.

Ai tregon sa vite të ardhurash neto familjare duhen për të blerë një apartament mesatar, ku një vlerë më e ulët nënkupton përballueshmëri më të mirë. Një familjeje shqiptare i duhen 16.3 vite, koha më e gjatë në Europë, ndërsa në Danimarkë dhe Belgjikë, që renditen më të lirat sipas fuqisë blerëse, duhen përkatësisht 6.1 dhe 6.8 vjet.

Edhe treguesit e lidhur me ndotjen dhe qasjen në shërbime shëndetësore mbeten problematikë dhe nën mesataren e Europës. Për ndotjen Shqipëria renditet e parafundit në Europë, duke lënë pas vetëm Maqedoninë e Veriut. Për sistemin e kujdesit shëndetësor, renditja e vlerëson Shqipërinë me cilësinë më të ulët në Europë.

Ky indeks merr parasysh disa faktorë si cilësia e përgjithshme e sistemit shëndetësor; Përgatitja dhe profesionalizmi i personelit mjekësor; Shpejtësia e shërbimit në situata emergjente; Aksesueshmëria në sistemin shëndetësor publik dhe privat; Kostoja dhe përballueshmëria e shërbimeve mjekësore; Saktësia e diagnostikimit dhe teknologjia në dispozicion; Ndjesia e sigurisë dhe besimit ndaj sistemit.

Ky indeks është perceptues, pra mbështetet në raportime të përdoruesve të Numbeo, dhe nuk përfaqëson matje zyrtare nga institucione shëndetësore apo agjenci shtetërore. Megjithatë, ai jep një panoramë krahasuese të eksperiencës së qytetarëve me kujdesin shëndetësor në vendin e tyre.

Edhe për kohën e shpenzuar në udhëtim, Shqipëria është e katërta nga fundi në Europë, ndërsa këtë tregues më të përkeqësuar e kanë Rusia dhe Ukraina. Shqipëria ka renditje të moderuar sa i përket sigurisë publike dhe klimës.

Në krahun tjetër të renditjes, vendet me cilësinë më të lartë të jetës janë Luksemburgu, Holanda, Danimarka, Zvicra dhe Finlanda. Këto shtete kryesojnë falë fuqisë së lartë blerëse, sistemeve shëndetësore të zhvilluara, sigurisë së lartë publike, nivelit të ulët të ndotjes dhe infrastrukturës efikase.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Komente
  • 3D thotë:
    3 Korrik, 2025 te 8:10 am

    Sa dhe si punohet ashtu edhe jetohet

    Përgjigjiuni
  • Llaf Dibre thotë:
    3 Korrik, 2025 te 9:54 am

    Ja, Rama per kete duhet ta thotë një llaf. Por nuk “gjen kohë” se nuk lënë debatet politike alla fb, si rasti më politikanin anglez, I cili flet o për kapital politik personal, o për konjukture rrethanash që vetëm ai i din – (punë politikanësh gjelle qensh)
    Shpreh konsideratë dhe respekt për pasqyrimin e realiteteve të tilla nga gazeta Dita. Për këtë nivel e cilësi jetese më pertoke në Europe, eshte nje shtrese jo e pakët që ofshan nga halli. Gazeta Dita nuk mund të bëjë me shume, por edhe kjo nuk është pak. Nuk është pak të jetosh me hallin e atyre që janë në hall.

    Përgjigjiuni
  • Na myten thotë:
    3 Korrik, 2025 te 9:57 am

    Pyeteni pak Thonjpaprerin se ku shijon me shume kafja.

    Përgjigjiuni
  • Deda thotë:
    3 Korrik, 2025 te 12:09 pm

    Kush të mbyt ty , kushedi sa euro shpërblim merr , ti je spermë berishiane , pyete mamin.

    Përgjigjiuni
  • Dursakja thotë:
    3 Korrik, 2025 te 2:39 pm

    Nuk është e vërtetë që një familje shqiptare mund të blejë një apartament
    për 16.6vjet.shqiptarët mund t’i blejnë për 16 vite nëse punojnë në emigrim ndërsa nëse punon në Shqipëri nuk i mjafton jeta.
    Kjo sepse çmimet janë në stratosferë në lidhje me pagat.
    Kjo është edhe arsyeja kryesore për largimin nga vendi plus edhe arësye të tjera si shëndetësia dhe arsimimi.
    Gjithashtu nuk është e vërtetë se 40%e të ardhura mujore shkojnë për t’u ushqyer, fakti që paga mujore minimale është 400 euro (dhe kjo pagë është për një pjesë shumë të konsiderueshme të shoqërisë) kjo pagë nuk mjafton për të përballuar shpenzimet mujore, kështu ndodh dhe me pagën 500 dhe 600 euro
    me çmime marramendëse të sendeve ushqimore dhe me TVSH e kripur. Punonjësit me pagë 500e600 euro po varfërohen dhe ato nën 300 euro po shkojnë drejt mjerimit. Situata është shumë alarmante për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë, nëse duam të themi të vërtetën nëse duhet të gënjejmë mund të themi edhe atë jo të vërtetë se jemi si Gjermania. Mos të flasim pastaj për 570 mijë pensionistë që në shumë raste kanë punuar më shumë vite sesa kanë në librezën e pensioneve sepse pronarët kanë abuzuar me pagesën e sigurimeve, këtë të vërtetë e ka pranuar edhe Edi Rama.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: E rëndë në Sarandë! “I forti” i Ksamilit dhunon dhe përgjak një person në sy të fëmijëve
  • Humb jetën punëtori në Shëngjin, ra në kontakt me rrymën elektrike dhe më pas u rrëzua nga skela
  • Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles, shoferi u neutralizua nga kalimtarët
  • VIDEO: Përplasje fizike deri te përdorimi i armëve, çfarë ndodhi në klubin e natës në Palasë?
  • Ky është Skifter Tagani, pronari i biskotave “Tagani” që falsifikonte datat e ushqimeve

Komentet e Fundit

  1. TRENI në FOTO: “Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës ndodhet në Shqipëri”, arkeologët po gjejnë prova se…
  2. TRENI në Një përshkrim shokues që duhet lexuar
  3. TRENI në Pas tensioneve në Theth, Rama njofton 6 reforma ligjore: S’ka më ‘tokë të xanum’, do bëjmë ligj të ri për kontrollin e territorit
  4. TRENI në Historia e këngës “Mëma ime Greqi – Majmun evgjitësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë. Çfarë arti bën krijuesi shqiptar?
  5. Mentori në Vrasja e 23-vjeçarit në Mat, dy të akuzuarit lihen nën masën “arrest në burg”
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?