Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ‘Indeksi i korrupsionit për vitin 2021’, shqiptarët dhe rusët me përkeqësimin më të lartë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > ‘Indeksi i korrupsionit për vitin 2021’, shqiptarët dhe rusët me përkeqësimin më të lartë
EkonomiKryesore

‘Indeksi i korrupsionit për vitin 2021’, shqiptarët dhe rusët me përkeqësimin më të lartë

Published: July 14, 2022
Shpërndaje

Shqiptarët dhe rusët kanë rezultuar me indekset më të përkeqësuara të korrupsionit në Europë sipas një grafiku krahasues që ndërtoi Eurostat, për këtë tregues nga 2015-2021.

Krahasimi që përfshiu disa vende të Europës dhe të tjera në zhvillim është një indeks i bazuar në një kombinim e anketave dhe vlerësimeve të korrupsionit nga 13 burime të ndryshme.

Indeksi bazohet në perceptimin e qytetarëve se sa i korruptuar është sektori i tyre publik, me një rezultat 0, që përfaqëson një nivel shumë të lartë korrupsioni dhe 100 përfaqëson një vlerësim të pastër nga korrupsioni.

- Publicitet -

Siç shihet nga grafiku bashkëngjitur Shqipëria lë pas vetëm Rusinë në lidhje me perceptimin e lartë që mbi korrupsionin në sistemin publik. Përgjatë 2015-2021 Shqipëria kë një përkeqësim të indeksit të korrupsionit edhe në raport m veten.

Eurostat vë në dukje se sistemet efektive të drejtësisë janë një parakusht për luftën kundër korrupsionit. Korrupsioni shkakton dëm financiar duke ulur nivelet e investimeve, duke penguar funksionimin e drejtësisë të brendshme dhe redukton financat publike.

Korrupsioni gjithashtu shkakton dëme sociale, si përhapja e krimit të organizuar, trafiku i drogës dhe njerëzve. Korrupsioni gjithashtu minon besimin në institucionet demokratike dhe dobëson përgjegjshmërinë e udhëheqjes politike.

Sipas Transparency International, vendet anëtarë të BE- së vazhduan të renditen ndër më pak të korruptuarat në nivel global në 2021.

Brenda vendeve anëtarë BE-së, shtetet e Evropës Veriore arrijnë rezultatet më të mira, të tilla si Danimarka, Finlanda dhe Suedia, të cilat kryesojnë renditjen, ndërsa në anën tjetër të shkallës, Bullgaria, Hungaria dhe Rumania treguan nivelet më të larta të perceptimit korrupsioni në të gjithë BE-në. Në vendet jashtë BE-së Shqipëria dhe Rusia kishin nivel të lartë të përceptimit të korrusionit në sektorin publik.

Në vitin 2020 Bashkimi Europian ka shpenzuar 45 miliardë euro me qëllim forcimin e sistemit të drejtësie.

Ekziston një marrëdhënie e dukshme midis indeksit të korrupsionit dhe pavarësisë së perceptuar mbi sistemin e drejtësisë. Vendet me indeks të ulët korrupsioni, si Danimarka, Finlanda apo Suedia, kanë përqindje të lartë të vlerësimit nga popullsia mbi pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

Në të kundërt, vendet me vlerësime më pak optimiste të sistemit të drejtësisë kanë një përhapje më të madhe të korrupsionit. Eurostat vlerëson se besimi në institucionet politike është kyç për demokracitë efektive. Nga njëra anë, besimi i qytetarëve rrit probabilitetin që ata të votojnë në mënyrë demokratike. Ne anën tjetër, u siguron politikanëve dhe partive politike mandatin e nevojshëm për të marrë vendime që janë të pranuara në shoqëri. /Monitor

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Rrofshin ppp says:
    July 14, 2022 at 7:45 am

    Korrupsioni eshte personal jo pergjegjsi e qeverise jemi ne demokraci apo ne diktature?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS, fokusi te investimi në Zvërnec dhe Sazan
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura
  • Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. Tártari on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?