Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Industria nxjerrëse në Shqipëri shënoi tkurrje gjatë vitit 2025
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Industria nxjerrëse në Shqipëri shënoi tkurrje gjatë vitit 2025
AnalizaEkonomi

Industria nxjerrëse në Shqipëri shënoi tkurrje gjatë vitit 2025

Published: September 29, 2026
Shpërndaje

Prodhimi industrial në Shqipëri dha sinjale të përziera gjatë vitit 2025, me rritje në industrinë e materialeve të ndërtimit, ushqimore dhe pjesëve për automjete, por me tkurrje të ndjeshme në disa prej produkteve kryesore të industrisë nxjerrëse.

Sipas Anketës së Produkteve Industriale, të publikuar të hënën nga Instituti i Statistikave, prodhimi i çimentos Portland arriti në rreth 1.99 milionë tonë, ose 2.5 për qind më shumë se një vit më parë, ndërsa prodhimi i betonit të gatshëm u rrit me 3.5 për qind, në 1.77 milionë tonë.

Rritje më të fortë shënuan sistemet e fijeve elektrike të izoluara për automjete, prodhimi i të cilave u shtua me 8.7 për qind, si dhe buka e freskët, me një rritje prej 8.4 për qind.

- Publicitet -

Të dhënat tregojnë gjithashtu një rritje të vlerës së shitjeve për disa produkte të lidhura me ndërtimin. Shitjet e llaçit të prodhuar në fabrikë u rritën me 19.5 për qind, ndërsa ato të aluminit të lidhur të papërpunuar me 15.4 për qind. Shitjet e bukës së freskët u rritën me 11.1 për qind dhe ato të ujit mineral dhe të gazuar me 8 për qind.

Por pamja e prodhimit ‘Made in Albania’ ishte më negative për industrinë nxjerrëse.

Vlera e shitjeve të naftës bruto ra me 24.3 për qind, ndërsa ajo e xeherorëve dhe koncentrateve të kromit u tkurr me 23.9 për qind krahasuar me vitin 2024.

Sipas INSTAT prodhimi i naftës bruto ra nga 716 mijë tonë në vitin 2024 në 634 mijë tonë në 2025, ndërsa vlera e shitjeve zbriti nga 29.9 miliardë lekë në 22.6 miliardë lekë. Prodhimi i kromit ra nga 588 mijë në rreth 503 mijë tonë, ndërsa vlera e shitjeve u zvogëlua nga 14.9 miliardë në 11.4 miliardë lekë.

Në të kundërt, shitjet e çimentos qëndruan pothuajse të pandryshuara në rreth 19.4 miliardë lekë, ndërsa ato të betonit të gatshëm u rritën nga 13 miliardë në 13.7 miliardë lekë. Sistemet e fijeve elektrike për automjete krijuan rreth 9.5 miliardë lekë shitje, nga 8.7 miliardë një vit më parë.

Sipas INSTAT, industria ushqimore vijoi të kishte peshën më të madhe në shitjet e produkteve industriale, duke zënë 16.4 për qind të totalit. Ajo pasohej nga prodhimi i produkteve minerare jo metalike me 14.4 për qind dhe metalurgjia me 8.4 për qind.

FOTO: Ish-kombinati i Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, i cili u shit për t’u çmontuar për skrap. Foto: Nensi Bogdani / BIRN.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Specialisti says:
    September 30, 2026 at 1:07 pm

    Shume e qarte dhe pritej kjo gjendje. Renia e prodhimit naftes bruto, ku peshen kryesore te nxjerrjes e ka vendburimi Patos-Marines, tregon qarte se prodhimi naftes po shkon drejt fundit per faktin se nga shfrytezimi barbar, jashte cdo kontrolli teknik, sasi te konsiderueshme rezervash gjeologjike kane mbetur ne shtrese dhe jane te pa rikuperueshme. Kompania Bankers Petroleum ka arritur ne objektin me te siperm naftembajtes qe eshte suita Gorani, me rezerva dhe kapacitet prodhimi shume me te vogel se suitat naftembajtese e meposhtme, qe eshte objekti me kapacitetin me te madh te rezervave gjeologjike ne shqiperi, eshte pasuria me e madhe e popullit tone. Po ashtu, kontrata e BP po shkon drejte fundit, cka eshte nje tjeter arsye, sepse ajo ka rritur korrupsionin, dmth raporton me pak prodhim dhe eksporton me shume nepermjet doganave te korruptuara qe ka ndertuar shteti i korruptuar dhe ndane parat me kupolen e larte politike-qeveritare, e cila eshte ne grafmate e fundit dhe te dy palet kane rritur babezine per te vjedhur. Te marrim sa te marrim dhe te vjedhim sa te mundemi, ky ka qene parimi baze ne shfrytezimin e pasurive tona natyrore minerare dhe keto vitet e fundit eshte shtuar me shume.

    Po e njejta situate skandaloze ndodh edhe ne vendmurimet e minierave, ku rezervat e zbuluara te kromit, bakerit, etj., po shkojn drejt fundit.

    Keto tregues kaq te dobet dhe ne renie, tregon se rezervat e zbuluara po mbarojn. Si ne mafte dhe ne minerale, sepse per 36 vite nuk behet asnje investim per kerkim-zbulime te rezervave te reja, qe jane baze kryesore per rritjen dhe ruajtjen e nivelit te prodhimit, i gjithe ai prodhim nafte apo mineralesh, i nxjerre ne keto vite, eshte mbeshtetut vetem ne rezervat gjeologjike qe kemi zbuluar ne gjate periudhes deri ne fund te vitit 1990.

    Gjate 36 vitesh nuk eshte investuar asnje lek nga kompanite koncesionare, as nga ajo shteterore, per te rritur sasine e rezervave te reja, por vetem jane shfrytezuar barbarisht ato ekzistuese para 1990 dhe jane vjedhur nepermjet skemave korruptive. Ky eshte nje tregues i qarte se nuk ka prodhim pa kerkime te reja, kjo kerkon investime dhe ato nuk jane bere.

    Sektori kerkimit ka vite qe ka deshtuar, pothuajse qe ne vitet e para te ketij sistemi, ku parku i sondave te kerkimit shkoj i gjithe per skarp dhe institucionet shkencore te kerkim-prodhimit i shkateroi kjo klase politike, qe ndertoi kete sistem korruptive te degjeneruar dhe degraduar, ne te gjitha aspektet e zhvillimit ekonomik. Tani pas kaq vitesh i erdhi radha deshtimit te sektorit te nxjerrjes, i cili cdo dite do beje posht e me poshte derisa sa te shkoj drejt fundit dhe keto vendburime gjigande te fillojn te prodhojn me litra nafte apo kilogram minerale/dite deri sa te abandonohen plotesisht.

    Keto jane shenjat e priteshme qe keto industri, me fitimin me te madh ekonomik, do te shkonin drejt zhdukjes plote dhe qe kjo do te sjelle pasoja ekonomike sociale shume me te renda se deri me tani, shpopullim total te shqiperise dhe farveri ekstreme per popullin. Kame vite qe shkruaj rreth ketyre problemeve te korrupsionit, te kerkim-zbulimit, te degradimit te pasurive natyrore minerare ne vendin tone. Po zeri yne, i pak specialisteve, ka rene ne vesh te shurdher sepse per keta politikan ka qene me i “dobet” se sa babezia e tyre per te vjedhur keto resurse natyrore. Kjo eshte nje tradheti kombetare dhe autoret kane emer, klasa politike PS-PD, qe akoma nuk marrine masa qe te shtetezojn vendburimet per te shpetuar ate qe ka mbetur, por merren me turizmin ku vijne fukarenjet e Evropes me buke me vete. Turp . . . Turp!

    Reply
  • Specialisti vezhgues says:
    September 30, 2026 at 1:26 pm

  • Vrojtuesi says:
    September 30, 2026 at 11:49 pm

    I sugjeroj redaksise tuaj ta nxjerre dhe mbaj ne daten e pare te gazetes kete shkrim, bashke me komentet, we te marrine vesh lexuesite se vendburimet e pasurive natyrore minerare po kapine fundin e shfrytezimit tyre nga shfrytezimi barbar dhe mos zbulimi rezervave te reja dhe po shkon drejt deshtimit plote. S’do jete e larget dita kur shqiperia, nje vend i pasur, te mos nxjerre me as nafte, as minerale te ngurta nga nentoka saj. Prandaj eshte urgent qe qeveria ti shtetezoi ato, qe te shpetojm cfare ka mbetur dhe te investoi ne zbulimin e rezervave te reja!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • A u ndalon dot Rama protestuesve lëvizjen në Europë? Si përgjigjet KE
  • Studenti i Mjekësisë rrëzon akuzat e Ramës për kriminalizimin e protestuesve
  • Zgjedhjet të martën: Gjenerali që sfidon Netanyahun 
  • Pesë devijime fatale presidenciale amerikane
  • Pushteti dhe humbja e arsyes

Komentet e Fundit

  1. Gëzim on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  2. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  3. Lola on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Shemsi Papa 🤣 on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  5. K R on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?