Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trump për kreun e FIFA-s, Infantino: Dua të bëhet sekretar i përgjithshëm i OKB-së
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Trump për kreun e FIFA-s, Infantino: Dua të bëhet sekretar i përgjithshëm i OKB-së
BoteSport

Trump për kreun e FIFA-s, Infantino: Dua të bëhet sekretar i përgjithshëm i OKB-së

Published: July 22, 2026
Shpërndaje

Presidenti amerikan Donald Trump dëshiron që presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, të jetë sekretari i ardhshëm i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Kështu raporton New York Post, duke cituar burime sipas të cilave Trump e konsideron Infantinon “një figurë të respektuar në nivel ndërkombëtar dhe me aftësi për të bashkuar njerëzit”.

Sipas të njëjtave burime, Trump beson se Infantino “respektohet nga të gjithë në botë dhe ka një aftësi të veçantë për të bashkuar njerëzit”. Megjithatë, nuk dihet nëse kreu i FIFA-s është i interesuar për këtë post apo nëse çështja është diskutuar mes tyre.

Sekretari i ri i përgjithshëm i OKB-së pritet të zgjidhet gjatë këtij viti për të pasuar Antonio Guterres, mandati i të cilit përfundon në fund të muajit dhjetor.

- Publicitet -

Për të marrë këtë detyrë, kandidati duhet të sigurojë fillimisht mbështetjen e 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe më pas miratimin e Asamblesë së Përgjithshme.

Sipas New York Post, emri i Infantinos përmendet mes disa kandidatëve të mundshëm. Në listë përfshihen edhe ish-presidentja e Kilit, Michelle Bachelet, e cila mund të përballet me kundërshtimin e Shteteve të Bashkuara, si dhe drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, për të cilin raporti thotë se mund të hasë rezerva nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të çështjes së Ishujve Falkland.

Raporti shton se, nëse Infantino do të zgjidhej në krye të OKB-së, marrëdhëniet mes administratës Trump dhe organizatës mund të përmirësoheshin. Trump ka qenë shpesh kritik ndaj Kombeve të Bashkuara, duke i akuzuar ato për mungesë efektiviteti në trajtimin e konflikteve ndërkombëtare.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Banka Qendrore e Skandaleve
  • 01 tetor 2026
  • Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  • FOTO: Terror në ajër, piloti tenton të rrëzojë avionin me pasagjerë izraelitë
  • Si u kthye një pyll në një zonë vdekjeprurëse

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  2. Gazetari on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  3. demo on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  4. demo on Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun që vendimi ndaj Thaçit nuk ishte kundër UÇK-së
  5. Mungesa e meritokracisë & e turpit on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?