Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Inflacioni i lartë, Banka e Shqipërisë rrit për herë të dytë normën bazë, Sejko: Ndikon lufta në Ukrainë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Inflacioni i lartë, Banka e Shqipërisë rrit për herë të dytë normën bazë, Sejko: Ndikon lufta në Ukrainë
EkonomiKryesore

Inflacioni i lartë, Banka e Shqipërisë rrit për herë të dytë normën bazë, Sejko: Ndikon lufta në Ukrainë

Published: July 6, 2022
Shpërndaje

Banka e Shqipërisë ka vendosur të rrisë për herë të dytë brenda pak muajsh normën bazë, në një përpjekje për të luftuar inflacionin, që është në nivelet më të larta të 20 viteve të fundit.

Sipas burimeve nga banka, norma bazë është rritur me 0.25 pikë përqindje në 1.25%. Ky është vendimi i dytë pas marsit, ku norma bazë u rrit nga 0.5 në 1%. Në mars u shënua dhe kthesa e parë e politikës monetare nga kahu lehtësues, – tendencë që kishte nisur që nga marsi i vitit 2011- , në atë shtrëngues. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë pritet të njoftojë rritjen e interesave, më vonë gjatë konferencës për shtyp.

Objektivi kryesor i bankës së Shqipërisë është ruajtja e stabilitetit të çmimeve. Instrumenti kryesor që ka banka për të realizuar këtë objektiv është norma bazë, përmes rritjes së të cilës institucioni monetar qendror përpiqet të ngadalësojë huamarrjen dhe si rrjedhojë konsumin si dhe të nxisë kursimet drejt bankave përmes normave më të larta të interesit të depozitave. Këto duhet, të paktën teorikisht, të ulin presionet inflacioniste në një ekonomi.

- Publicitet -

Në vendimin e marsit, guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha se goditja inflacioniste që ka shkaktuar sulmi i Rusisë në Ukrainë do të jetë më e fortë dhe më afatgjatë krahasuar me projeskionet e mëparshme. “Rikalibrimi i qëndrimit të politikës monetare synon të minimizojë pasojat që goditja e çmimeve do të ketë mbi koston e jetesës, mbi kursin e këmbimit dhe mbi shëndetin e sektorit bankar në afatin e mesëm dhe të gjatë”, ka pohuar më herët guvernatori i Bankës, Gent Sejko. Në muajin maj të këtij viti, inflacioni arriti në 6.7, niveli më i lartë në 20 vjet, si rrjedhojë e pasojave që ka sjellë në tregje lufta në Ukrainë.

Banka e Shqipërisë ka konstatuar se ecuria e inflacionit në Shqipëri gjatë muajve të fundit është ndikuar nga rritja e çmimeve të artikujve ushqimorë, të naftës, dhe të kostove të prodhimit e të transportit.

Rritja e çmimeve kishte filluar që në gjysmën e dytë të vitit 2021, e ndikuar nga problemet që u shkaktuan në zinxhirin e furnizimeve gjatë pandemisë. Ndërsa pritej që rritja të ishte e përkohshme, sulmet e Rurisë ndaj Ukrainës e përkeqësuan më tej këtë tendencë globale. Në qershor, inflacioni në Bashkimin Europian, arriti një tjetër rekord prej 8.6%. Rritja e tij pritet të ndikojë negativisht dhe në inflacionin e brendshëm, teksa më shumë se 50% e tij vjen nga inflacioni i importuar.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Fullani junior says:
    July 6, 2022 at 8:37 pm

    Sa shpejt faqet iu frynë.
    dhe qafa iu trash,
    “Fullhani junior” o shokë,
    Do jetë shqepur me “silazh” !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësim të thellë për vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë
  • A ka luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  • A ka shpresë te Apeli?
  • VIDEO/ Si e paralajmëronte Kurti, Hashim Thaçin 12 vite më parë, të mos e votonin “Specialen” se do përfundonte vetë në Hagë
  • Rama në Korçë për takimin mbi reformën territoriale, i pranishëm edhe djali i tij Greg

Komentet e Fundit

  1. Lala on VIDEO: Vendimet e Hagës, si reaguan ish-krerët e UÇK kur u komunikuan dënimet përkatëse
  2. demo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  3. Gas Gas on Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  4. muçua I tanes on Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore
  5. nilo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?