Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Inflacioni në 7.4%: Rritja e çmimeve “thellohet” gjatë qershorit, arrin rekorde të reja
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Inflacioni në 7.4%: Rritja e çmimeve “thellohet” gjatë qershorit, arrin rekorde të reja
AktualitetEkonomi

Inflacioni në 7.4%: Rritja e çmimeve “thellohet” gjatë qershorit, arrin rekorde të reja

Published: July 8, 2022
Shpërndaje

Inflacioni në vendin tonë ka “fluturuar” pranë niveleve rekord të larta të 2 dekadave të fundit. Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Statistikave, norma e inflacionit gjatë muajit qershor të këtij viti është ngjitur në 7.4%, nga 6.7% që ishte kjo normë gjatë muajit maj të këtij viti. Një vit më parë gjatë qershorit ndërkohë, inflacioni fiksohej pranë 1.6%.

Pavarësisht rekordit të ri të inflacionit, shifrat zyrtare tregojnë se krahasuar me muajin maj, çmimet e konsumit në vendin tonë kanë rënë me 0.1%. Kështu, norma e inflacionit i është afruar edhe më shumë rekordit të regjistruar në muaji shkurt të vitit 2002, prej 7.6%. Në qershor të këtij viti rritja e çmimeve rezulton të jetë më e larta që prej marsit të vitit 2002.

Sa i përket ndikimit të grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të çmimeve dhe normën e inflacionit prej 7.4% të regjistruar gjatë muajit të fundit, në vend të parë, me kontributin më të madh gjejmë: “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 4.38 pikë përqindje, ndjekur nga “Transporti”, me 1.53 pikë përqindje. Edhe çmimet e grupeve “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “mobilje, pajisje, shtëpie” regjistrojnë një ndikim të konsiderueshëm në normë e inflacionit gjatë qershorit. Asnjë prej grupeve nuk ka dhënë kontribut negativ.

- Publicitet -

Ndërkohë, sa i përket grupeve dhe nëngrupeve me rritjen më të madhe të çmimeve krahasuar me një vit më parë, në vend të parë gjejmë “transportin”, me çmimet 26.9% më të larta se qershori i vitit të kaluar, ndjekur nga “ushqime dhe pije joalkoolike”, 12.6% më të shtrenjta. Edhe “pijet alkoolike” si dhe sektori HORECA, pra hotele, kafene ristorante, regjistrojnë një rritje të ndjeshme të çmimeve, pranë rreth 5%, sinjalizojnë shifrat zyrtare nga Instituti i Statistikave.

Sa i përket nëngrupeve ndërkohë, vëmë re se, brenda kategorisë së “ushqimeve dhe pijeve joalkoolike”, vetëm ushqimet janë shtrentjuar me 13.2% në terma vjetorë. “Vajrat” rezultojnë 30.3% më të shtrenjta se një vit më parë, “buka dhe drithërat” rreth 19.1% më të shtrenjta, “qumështi, djathi dhe vezët” rreth 18.5% më të shtrenjta, mishi 9% më i shtrenjtë, “sheqernat” 14.3% më të shtrenjta, dhe zarzavatet rreth 10.3% më të shtrenjta. Duket se ndër kategoritë e ushqimeve, vetëm frutat nuk janë bërë më të “kripura”, pasi krahasuar me 12 muaj më parë, çmimet e frutave rezultojnë vetëm 0.4% më të shtrenjta. Për “vajrat” dhe “bukën me drithërat” asnjëherë ma parë, të paktën që prej vitit 2017 nuk është regjistruar një nivel inflacioni kaq i lartë.

Nga ana tjetër, në rast se do të shohim ndryshimet mujore të çmimeve, pra nga maji, në qershor të këtij viti, ashtu si gjatë muajit të kaluar vëmë re se çmimet e “lëndëve djegëse dhe energjisë” rezultojnë 0.4% më të lira. Gjatë muajit qershor, çmimet e karburanteve kanë prekur nivele rekord maksimale, me bordin e transparencës që caktoi në një periudhë kohore një çmim rekord prej 265 lekësh për litër për naftën.

Pavarësisht se në këtë kategori përfshihet edhe energjia elektrike, rritja e ndjeshme e çmimeve të hidrokarbureve dhe mosreflektimi i kësaj rritje në normën e inflacionit ngre disa pikëpyetje në lidhje me inflacionin e përgjithshëm gjatë qershorit./TEMA

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • ‘Bunkerizim i gjykatës’: Rregullorja e re e GJKKO cenon aksesin e gazetarëve
  • Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?