Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Inside Story / “Duhej të arrinin te Enedi”, i penduari zbulon prokurorin e SPAK në dosjen e drogës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Inside Story / “Duhej të arrinin te Enedi”, i penduari zbulon prokurorin e SPAK në dosjen e drogës
AktualitetKronike

Inside Story / “Duhej të arrinin te Enedi”, i penduari zbulon prokurorin e SPAK në dosjen e drogës

Published: March 1, 2023
Shpërndaje

Bashkëpunëtori i drejtësisë ka zbuluar në dëshminë e tij edhe një Prokuror të Krimeve të Rënda, emri i të cilit është hequr nga dosja hetimore shqiptare.

Fjala është për Ened Nakuçin, sot, pjesëtar i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Madje, ai ka arritur të kalojë Vetting-un pa u futur në filtër për këtë dosje.

Por, çfarë ka ndodhur. Le t’i kthehemi edhe njëherë episodit të parë të trafikut, atij të 10 nëntorit të vitit 2015, kur u bllokuan 808 kilogramë kanabis në bregdetin e Vlorës.

- Publicitet -

Lidhur me këtë tentativë trafiku, ishte shpallur në kërkim shtetasi Robert Myftari, bashkëpunëtor i afërt i shefit të organizatës Ilirian Duçellari.

Në këtë material të prokurorisë italiane siguruar ekskluzivisht nga Inside Story, thuhet se Myftari kishte qenë disa herë në lokalin e “Lanit” edhe në prezencë të policëve, por askush nuk e arrestonte. Për zgjidhjen e çështjes, Lani kishte angazhuar prokurorin Maksim Sota.

“Ishte e nevojshme të transferohej procedimi penal nga Tirana në Vlorë. Drejtuesi i hetimeve në Tiranë ishte Ened Nakuçi. Në këtë çështje ndërhynë Maksimi, Miri, Landi dhe psikologu Rezarti. Ata duhej të arrinin tek titullari i dosjes hetimore.

Ne i kemi, le të themi njoftuar, u kemi vënë në dispozicion hetimet tona. Zbardhja do të jetë detyrë e institucioneve ligjzbatuese shqiptare”, u shpreh Francesco Giannett, prokuror i antimafias.

Në atë kohë, Ened Nakuçi ishte prokuror i krimeve të rënda që kishte në juridiksion çështjet e trafikut. Çuditërisht, në dosjen shqiptare të operacionit “Shpirti”, nuk gjendet askund emri i prokurorit Nakuçi që përmendet nga i penduari Mariglen Shusha.

Ky është dokumenti i përkthyer në gjuhën italiane që i është përcjellë autoriteteve atje për vijimin e hetimeve. Njerëzit e angazhuar nga Lani për mbylljen e dosjes udhëtuan drejt Tiranës referuar dëshmisë që Mariglen Shusha ka dhënë para prokurorëve italianë dhe atyre shqiptarë në 4 Dhjetor 2019.

“Lani ndërhyri edhe përmes personave të tjerë. Unë dhe Lani shkuam në Tiranë ku takuam një avokate rreth të 50-ve. Siç thashë, po kërkonte një kontakt për të arritur tek Enedi, drejtuesi i hetimit. Gruaja, me sa më tha Lani i kishte thënë se do të merrej me çështjen”.

Bën përshtypje fakti se beteja ligjore që trafikantët kishin planifikuar ishte ajo për transferimin e dosjes nga Krimet e Rënda në Vlorë.

Pra, pagesa që ata kërkonin të realizonin për prokurorin e Krimeve të Rënda Nakuçi ishte vetëm për transferimin e dosjes. Me sa duket, në Vlorë gjithçka e kishin kollaj përmes prokurorit Maksim Sota.

“Landi, Maksimi dhe Miri po merreshin me çështjen deri në kalimin në prokurorinë e Vlorës. Di që për zgjidhjen e çështjes së sekuestrimit të 808 kilogramëve marijuanë, për transferimin mes prokurorive, Lani ka paguar 150 deri në 200 mijë euro, kështu më ka thënë. Jemi në pritje për të kuptuar nëse provat tona kanë pasur rezultat në proceset në Shqipëri. Ne nuk prcedojmë në Itali le të themi, persona publik shqiptarë, nuk është kjo… Kjo bëhet në Shqipëri edhe falë hetimeve tona, të shohim si do shkojë procesi në Shqipëri”, u shpreh Francesco Giannett, prokuror i antimafias.

Tani, le të shohim në mënyrë kronologjike hapat kryesorë se çfarë ndodhi me dosjen hetimore ndaj pjesëtarit të grupit Robert Myftari, dosje e cila ishte në dorë të prokurorit Ened Nakuçi.

Në bazë të referimit të policisë së Vlorës, prokurori i Krimeve të Rënda regjistroi procedimin penal numër 313 datë 11 nëntor 2015. Në datën 29 janar 2016 u regjistrua si i dyshuar emri i Robert Myftarit.

Këtu është momenti kur hyn në lojë “Lani” me njohjet e tij në prokurori. Në 25 Nëntor të vitit 2016 vendoset pushimi i hetimeve ndaj Robert Myftarit, edhe pse në gomonen e drogës ishin gjetur dokumente që e lidhnin me të. Ndërkohë, në 10 Korrik 2017 u pezullua dosja pasi nuk u arrit të identifikoheshin trafikantët.

Pra, dëshmia e Mariglen Shushës përputhet me atë që ka ndodhur në të vërtetë. Hetimet ndaj Myftarit ishin pushuar dhe dosja ishte pezulluar.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Botërori 2026: Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale
  • FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  • Shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës, dyshohet se u vodhën 3 milionë euro
  • 13-vjeçarja medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar
  • Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi

Komentet e Fundit

  1. Lala i Lushnjes on Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi
  2. demo on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  3. Një banor I Tiranës on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  4. fshatari.pafshat on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’
  5. Shqiptar on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?