Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjenden lingota ari dhe mijëra dollarë, a u paguan “rusët e Gramshit” për të filmuar objektet ushtarake në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Gjenden lingota ari dhe mijëra dollarë, a u paguan “rusët e Gramshit” për të filmuar objektet ushtarake në Shqipëri
BoteKronikeKryesore

Gjenden lingota ari dhe mijëra dollarë, a u paguan “rusët e Gramshit” për të filmuar objektet ushtarake në Shqipëri

Published: September 6, 2022
Shpërndaje

Inside Story ka siguruar të dhëna nga dosja hetimore që hedhin më shumë dritë mbi profilet e të dyshuarve të arrestuar në Uzinën e Gramshit.

23-vjeçari Mikhail Zorin, vinte për herë të parë në Shqipëri. Ai studion për Kimi në Çeki.

Pas konfrontimit me rojat, përgatitja e lartë fizike e tij u konfirmua edhe gjatë transportit për në komisariat. Përmes një manovre ai arriti ti kalojë para duart e prangosura pas shpine.

- Publicitet -

Inside Story, ka studiuar me vëmendje provat e renditura në dosjen hetimore ku bie në sy mes sendeve edhe një darë që përdoret për këputjen e telave. Pyetja që ngrihet është nëse një turist i zakonshëm do të rrezikonte për një aventurë të tillë në një terren me tel me gjemba dhe ferra.

“Bazat ushtarake, edhe ato të konservuarat që kanë ende materiale shpërthyese apo substanca të caktuara të magazinuara, kanë interes për çdo shërbim spiunazhi. Nuk është dërguar më kot një student i Kimisë”, u shpreh Ervin Karamuço, profesor i kriminologjisë.

Grupi hetimor ka këqyrur paraprakisht komunikimet përmes Telegramit të tre të ndaluarve ku është zbuluar emri i një personi që dyshohet se është pjesë e strukturave inteligjente ruse.

Nga ballafaqimi i dëshmive dhe komunikimeve elektronike, del se personat janë paguar 10 mijë dollarë për fotografimin e bazave ushtarake dhe veprave infrastrukturore të rëndësisë së veçantë në Shqipëri.

Studentit rus Zorin iu bllokuan 6 mijë dollarë. Inside Story ka siguruar fotot e sendeve të sekuestruara ku bien në sy edhe 3 lingota ari. Nuk dihet nëse janë pjesë e shpërblimit apo rreth kësaj prove ka diçka më shumë.

a.m/dita
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Boll se na cate k... says:
    September 6, 2022 at 8:31 pm

    Vazhdon mendesia komuniste qe cdo i huaj eshte spiun.
    Spiunazh ne halete-germadha ne Gramsh, qe ruheshim nga dy ushtare te NATO-s pa arme.

    Reply
  • Fehmi Berisha says:
    September 6, 2022 at 10:03 pm

    Po me këtë mendësi që ke ti dhe fatkeqësisht shumica si ti e keni bërë Shqipërinë buqkurish,ku mund të pshurren maca e kuca dhe atë ku t’ua do qejfi.
    Sa ishte sistemi socialist,ai sistemi i vlerave,i rendit dhe ligjit,Shqipëria dinte të priste mikun,por edhe i tregonte ku është nevojtorja,kështuqë as armiku më i rafinuar nuk mund ta përmjerte pjatën.
    E sot,sot e tridhjet vite pushtet me dallkauk si ty e keni bërë pis dhe u vje era shurrë gjithandej.
    Ndaj ua filmojnë edhe uzinat ushtarake…..

    Reply
  • Ppsh says:
    September 6, 2022 at 10:42 pm

    Kur filloi pushtimi i ukraines te gjitha objektet qe u bombarduan kishin nje sheje qe nuk shihej me sy te lire por po ti vrojtoje me nje dylbi te posacme ajo ndriste si nje yll u verejten mbi 10 mije te tilla dhe ishin damkosur muaj me pare se fillonte sulmi
    Edhe keta per kete jan ketu te piketojne cdo gje qe ja vlen te harxhosh raketa per nje sulm te supozuar dhe mos e harxhojne per nje kasolle qeni qe dikur e dinin te rendesishme
    Dhe dicka tjeter flitet qe 70% te armatimeve qe usa ka nisur per ne ukraine nuk gjenden
    Rusia ka pershtypjen se po pergatitet nje konflikt tjeter kunder aleateve te saj me keta arme dhe po i kerkojne kudo
    Ceshtja eshte seroze por me pushtetaret tane jemi te sigurte mjafton te permendim dy rojet ne fjale qe jo arme qe nuk kishin por jam i bindur qe skan pasur as uniforme ate dite sikur te ishin barinj

    Reply
  • intelektuali says:
    September 7, 2022 at 7:13 am

    ESTRA ENVERISTE E GERDALLAVE TE GRAMSHIT PLOT ME MUT KATUNARI VAZHDON ME NJE FORCE TE RE

    por:

    Kujt i duhet kjo estrade karagjozesh dru me pre qe sajojne lingota ari si ato te Like Floririt dhe dollaro amerikane si ato te Viktor Gjikes me Anagnostat ne “Fijet qe priten” apo qyfyret enveriste me “Mysafirin” e derguar nga Armiku i Jashtem?

    KJO ESHTE FARE E QARTE

    Edi Rames nuk i mjafton mashtrimi me Ballkanin e Hapur jugosllav te Sorosit me porosi nga Putini, por i duhet Armiku i Jashtem enverist per te tulatur aferat e hajnise makaber antikombetare me inceneratoret dhe portin e Durresit qe po kerkon t’u a shese mafies sovjetike te Lukashenkos ne Bjellorusi, ne nje kohe qe ka prenotuar nga Bangladeshi motore diesel ibret me nafte mazuti per te zgjidhur krizen e energjise qe e ka krjuar vete nga injoranca ne drejtimin e shtetit

    PSE VEPRON KESHTU EDI RAMA?

    Qe mallkoi Bullgarine si rrugac enverist kur Maqedonia ka nderur bythen nacionaliste dhe po i lutet Bullgarise Armike energji elektrike me cim te arsyeshem sepse Bullgaria e mallkuar e prodhon energjine me centrale atomikesi me kosto te ulet. Pergjate Bullgarise kalon vargmali Ballkan dhe nisma per Ballkanin e Hapur pa Bullgarine do ta zhvleresonte kete nisme sorosiane si nje leter bythe,

    prandaj:

    CILI ESHTE QELLIMI I VERTETE I EDVINIT TE KRISTAQIT?

    Kjo mbetet ta shikojme se shpejti

    Reply
  • Patosi i Ri. says:
    September 7, 2022 at 7:18 am

    I japin rëndësi kot mediat dhe ata që ju mbajnë ison mediave për këtë spiunim apo fotografim.
    Fotot dhe të dhënat e plota i kanë marrë me kohë të gjitha shtetet nga lindja në perëndim nga vetë kryeministrat dhe ekipet e tyre.
    Këta spiunët i kanë çuar për stërvitje që janë të saktë apo jo.

    Reply
  • KOLONEL P says:
    September 7, 2022 at 8:11 am

    Skandalet nuk kan të mbaruar me agjentët,Spiunët e brëndshëm dhe të jashtëm në Shqipëri.Kjo tregon se të dy palët jan në unison dhe vigjilenca e institucioneve tona ligj zbatuese është e dobët.
    -Mbrëm ( 06.09) në TV TopÇenëll u deklarua se nië SPIUN RUS KA PUNUAR NË PRESIDENCËN TONË TË IM me pseudonimin..Stacinari” dhe, ka rekrutuar një kuadër të lart Shqipëtar me pseudonimin ÇELSI për ta ndihmuar me burs për djalin.Bursa për djalin u siguruar dhe ÇELSI me gjith familjen emigroi në Indi..e sot është në AMERIKË.
    -Në Yutube prej 3 vitesh IM është në foto me 2 spiune të Beogradit.
    -Fakti që IM po na del Spiun i denoncuar nga shoku shkollës..dhe drejtësia-SPAK heshtë do të thot se Shqipëria është në mëshirën e fatit.Pasi 2 agjentët e shumfisht Sb & Im po përgatiten të destabilizojnë vëndin.Dhe DADH që e shpalli Sb non grata po mban sehir SPAKUN se mos del nga KOMA.Kjo nuk ndodh kurrë sa të jetë Sb mbi dhe e në politikë.Siç duket Sb është agjent edhe i FBI që nga 1990.Rrugë tjetër nuk ka.Kur Sb ka bërë 101 krime në Shqipëri e Kosovë në 32 vite.
    -Zoti e shpëtoftë Shqipërinë.

    Reply
  • Pilo Lala says:
    September 7, 2022 at 12:19 pm

    O intelekt, bere nje faqe gazete diskutim, opinion, ne fund i bere topin, kur thua :

    “CILI ESHTE QELLIMI I VERTETE I EDVINIT TE KRISTAQIT?
    Kjo mbetet ta shikojme se shpejti”

    Reply
  • shkurt ... says:
    September 7, 2022 at 3:24 pm

    vazhdon tragjikomedia me
    sherlok holmsa ..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në protestat e Tiranës, Rama: Lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm
  • Kryeministri britanik gati të japë dorëheqjen, orët e fundit të Starmer
  • Jehona e protestës së Tiranës në mediat e huaja

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?