Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Inskenoi vdekjen në Pukë, arrestohet Davide Pecorelli, pritet ekstradimi drejt Shqipërisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Inskenoi vdekjen në Pukë, arrestohet Davide Pecorelli, pritet ekstradimi drejt Shqipërisë
KronikeKryesore

Inskenoi vdekjen në Pukë, arrestohet Davide Pecorelli, pritet ekstradimi drejt Shqipërisë

Published: December 11, 2022
Shpërndaje

Davide Pecorelli, italiani që u raportua se u vra në Pukë e më pas u shfaq i gjallë në Itali pas 8 muajsh, është arrestuar në Itali.

Sipas mediave italiane, Davide Pecorelli ka përfunduar në burg, ndërsa pritet që të ekstradohet drejt Shqipërisë.

“Skuadra me nxitjen e Shërbimit Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Policor, ka vijuar me arrestimin provizor për qëllime ekstradimi drejt Shqipërisë së shtetasit italian Davide Pecorelli”, shkruan Shtabi i Policisë së Perugias.

Në janar të vitit 2021 Pecorelli, për t’i shpëtuar borxheve financiare në Itali, i vuri flakën një makine të marrë me qira në fshatin Rras të Shqipërisë, në të cilat u gjet mbetjet e eshtrave të njeriut, për të inskenuar vdekjen e tij.

Më vonë ai u gjet i gjallë më 17 shtator 2021 në ishullin e Montecristos në Itali.

“Dokumentet e arrestimit të sotëm i janë dërguar Prokurorit të Përgjithshëm të Perugias, Sergio Sottani, për t’u dorëzuar të hënën në verifikim në Gjykatën e Apelit të Perugias”, përfundon selia e Policisë.

- Publicitet -

Edhe Policia e Shtetit ka reaguar për arrestimin e Pecorellit. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Mashtrimi”, “Dhunimi i varreve”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

“Vijon shkëmbimi i informacionit me partnerët, për kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht. Finalizohet nga Policia italiane, në bashkëpunim me Policinë shqiptare, operacioni policor i koduar “Perugia”. Kapet dhe vihet në pranga një shtetas italian, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurie nga Gjykata e Pukës, për një sërë veprash penale. Në vijim të bashkëpunimit policor me partnerët italianë, me qëllim lokalizimin dhe  kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, mbrëmjen e sotme, në Perugia, Itali, Policia italiane, në bazë të kërkesave të autoriteteve policore dhe të drejtësisë shqiptare, falë shkëmbimit të informacionit mes policive të të dy vendeve,  finalizoi  operacionin policor të koduar “Perugia”, në kuadër të të cilit kapi dhe vuri në pranga shtetasin italian D. P., 47 vjeç. 47-vjeçari ishte  i shpallur në kërkim  ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Mashtrimi”, “Dhunimi i varreve”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Ky shtetas, në janar të vitit 2021, inskenoi ngjarjen e vrasjes së tij dhe djegies së trupit.  Si rezultat i hetimeve të thelluara të kryera  nga strukturat  hetimore të Policisë së Shtetit shqiptar dhe Prokuroria e Pukës, në bashkëpunim me homologët italianë, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, si dhe lokalizimi i shtetasit D. P., në një ishull. Arrestimi i 47-vjeçarit, nga Policia italiane  mbrëmjen e sotme në Perugia, u bë me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë”, sipas Policisë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • demo says:
    December 11, 2022 at 11:38 am

    z.WWWW Ky eshte rasti,,Bash erdhi momenti te varesh carcafet me inskenime vrasjesh,,Erdhi momenti.
    ESHTE TEMA JOTE.
    Nderi carcafet.Doli dielli edhe per carcafet e tu!

    Reply
  • Andis says:
    December 11, 2022 at 3:03 pm

    Italianet shpiken Mafian nga ku dolen mafiozet dhe shqiptaret e kopjuan pastaj

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rimbushen vaskat e ujërave termale në Bënjë, Kumbaro: Jemi në fazë testimi
  • Pas studentëve të Akademisë së Sigurisë, alarmi zhvendoset te spitalet: “SORI-AL” furnizon me ushqim edhe pacientët
  • Pak ditë pas largimit nga PS, ‘Neomalësorja’ denoncon: Lumi i Currajve po cenohet nga betonizimi
  • Përse na lodh vapa? Ekspertët shpjegojnë fenomenin që ka prekur gjithë europën
  • Aksioni në burgun e Fierit, tlefoni që u gjet jashtë qelisë i dërgohet SPAK-ut

Komentet e Fundit

  1. Dajti on Dordolecët e Propagandës
  2. Igor on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  3. Fjalë me vend on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  4. demo on VIDEO / Eurodeputetja flet sërish për protestën: Po na mësoni shumë, do të jem me ju në shesh
  5. Lexuesi on VIDEO / Eurodeputetja flet sërish për protestën: Po na mësoni shumë, do të jem me ju në shesh

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?