Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Instalimi i paneleve diellorë për ngrohjen e ujit, gati thirrja e dytë për 2 mijë familje të tjera
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Instalimi i paneleve diellorë për ngrohjen e ujit, gati thirrja e dytë për 2 mijë familje të tjera
AktualitetEkonomi

Instalimi i paneleve diellorë për ngrohjen e ujit, gati thirrja e dytë për 2 mijë familje të tjera

Published: December 26, 2022
Shpërndaje

Pas mbylljes së thirrjes së parë për familjet e interesuara në instalimin e paneleve diellore për ngrohjen e ujit, subvencionuar nga qeveria në kuadër të krizës së energjisë, duket se interesi ka bërë që edhe hapat për thirrjen e dytë të kalojnë shpejt.

Agjencia për Eficiencën e Energjisë mbylli të hënën e kësaj jave procedurën për përzgjedhjen e bizneseve që ofrojnë panele diellorë për ngrohjen e ujit të cilët janë të interesuar për t’u bërë pjesë e kësaj skeme. Në thirrjen e parë ishin të paktën shtatë kompani që shfaqen interes duke ofruar alternativat e tyre mbi panelet diellorë për ngrohjen e ujit.

Kompanitë prezantuan një ofertë standarde me kapacitet të kufizuar ose disa oferta nga kapaciteti maksimal në një kapacitet më minimal. Përzgjedhja e kompanive me ofertat më të përshtatshme pritet që më pas t’i hapë rrugë hapjes së thirrjes për familjarët që sikurse është deklaruar më herët do të nisë në janar.

- Publicitet -

Në fazën e parë ishin 2000 familje të cilat përfitojnë nga kjo skemë subvencionimi ndërkohë që edhe në thirrjen e dytë numri i familjeve pritet të jetë po kaq.

Skema për nxitjen e përdorimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit nga konsumatorët familjarë synon subvencionimin deri në masën 70% të kostos nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë. Kjo masë synon: Reduktimin e konsumit të energjisë elektrike dhe përmirësimi i furnizimit me ujë të ngrohtë sanitar; Reduktimin e emetimeve të CO2.

Kriza e energjisë e nisur nga gushti i vitit të kaluar bëri që Shqipëria të ekspozohet ndjeshëm në çmimet e kripura në bursa. Vetëm gjatë vitit 2022 shpenzimet për blerje energjie kanë kushtuar 450 milionë euro ndërkohë që vetëm se fundmi vendi ka nisur të eksportojë për shkak të përmirësimit të situatës hidrike por edhe nevojës për të mbajtur nën kontroll nivelet e liqeneve në kaskadën e Drinit.

Për shkak të situatës së vështirë qeveria njoftoi marrjen e disa masave ku ndër të tjera vendosjen e fashës 800 kwh për familjarët si një mekanizëm për të nxitur kursimin. Kjo masë nuk u zbatua në asnjë nga muajt e caktuar ndërkohë që masa tjetër ishte ajo e subvencionimit të paneleve për ngrohjen e ujit e cila tashmë është në prag të çeljes së fazës së dytë.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Andis says:
    December 26, 2022 at 10:52 pm

    A nuk na thoni se sa kushton nje panel diellor per ngrohjen e ujit qe edhe ne si qytetare ta dime

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    December 27, 2022 at 7:17 pm

    Andis je mirel dhe Aldrin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • SPAK njoftim zyrtar: Ja për çfarë akuzohet shefja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë
  • Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin dhe Uljan Shpatarakun
  • Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK
  • Pesë eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta
  • Të shtëna në një shkollë në Turqi, 11 të plagosur, ndalohet një 15-vjeçar

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme Analisti on Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK
  2. Ta futi on Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK
  3. Miku i vjeter on Drejton agroturizmin “Kodra e Kuajve”, ky është personi i arrestuar sot nga SPAK
  4. Aldo on Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK
  5. anti25642654censurë on Kushti i BE-së për negociatat: Zonat e Mbrojtura dhe heqja e imunitetit parlamentar Ballukut

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?