Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: INSTAT: Mbulimi vaksinal u përkeqësua edhe më tej pas pandemisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > INSTAT: Mbulimi vaksinal u përkeqësua edhe më tej pas pandemisë
AktualitetShendetesi

INSTAT: Mbulimi vaksinal u përkeqësua edhe më tej pas pandemisë

Published: August 3, 2022
Shpërndaje

Për shkak të trashëgimisë nga komunizmi, Shqipëria renditej ndër vendet më përqindjen më të lartë të mbulimit vaksinal na rajon dhe me gjerë.

Por pandemia Covid-19 me masat kufizuese në lëvizje e përkeqësoi me tej ketë tregues, i cili edhe pas pandemisë shfaqi një ecuri jo të mirë.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se në vitin 2021, vërehet një ulje e mbulesës vaksinale ndaj Difterisë, Tetanozit, Kollës së mirë, Fruthit, Rubeolës dhe Parotitit.

- Publicitet -

Psh, vaksina për fruthin u realizua vetëm në 89% nga 95 % para pandemisë më 2019 dhe 91 për qind gjatë vitit pandemik 2020. Mbulesa vaksinale për poliometlitin ishte 98 % nga 99 % para pandemisë. Për Rubeolën mbulesa vaksinale ishte 89.2% nga 95 % para pandemisë dhe 91% gjatë vitit pandemik 2020. Sipas tabelës bashkëngjitur shihet se, mbulesa vaksinale është përkeqësuar për të gjitha sëmundjet që parandalohen me vaksinë.

Rekomandimet e OKB dhe OBSH janë për një mbulim 100 % të popullatës me vaksina.

Shqipëria filloi prodhimin e vaksinave kundër shumicës së sëmundjeve të fëmijërisë që parandalohen me vaksina nga fundi i viteve.

Deri në kohën e ndryshimeve social-ekonomike, në fillim të viteve ’90-të, vendi ishte i pavarur – në kuptimin që prodhonte vetë vaksinë, por ky prodhim u ndërpre në vitin 1992 dhe në atë kohë ishte UNICEF-i që mbuloi nevojat për vaksinë, deri ne vitin 2006 ku shteti shqiptar filloi të mbulonte plotësisht nevojat për vaksina.

Një mbështetje për vaksina ka dhënë dhe GAVI – Aleanca Globale e Vaksinave dhe imunizimit.

Vaksinat ofrohen në maternitet dhe në sistemin e kujdesit shëndetësor parësor sipas një skeme të caktuar. Mbulesa vaksinale para pandemisë ishte mbi 90% dhe varion nga 95-99% në shkallë vendi me një mesatare prej 98% duke treguar për një cilësi të vlefshme të këtij shërbimi, duke ofruar këtë shërbim për çdo fëmijë, panvarësisht vendit ku banon apo gjendjes social-ekonomike, duke e bërë atë një tregues model të barazisë në ofrimin e këtij shërbimi.

Instituti i Shëndetit Publik ka përcaktuar standardet që duhet të këtë çdo qender shëndetësore në lidhje me vaksinimin dhe rolet që kanë aktorët e ndryshëm për të plotësuar këto standarte. Vaksinimi bën pjesë në paketën e shërbimeve të veçanta për fëmijët e cila ndiqet nga personeli infermier vaksinator dhe mjekët e konsultorit si dhe mjeku pediatër duke përfshirë përherë e më shumë mjekun e familjes, sidomos në fshat.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rishikimi që prek 106 nenet, cilat janë ndërhyrjet kyçe që vështirësojnë hetimet kundër korrupsionit
  • A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  • “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Hila i kreu vetë filmimet, si gënjeu kur miku i tij i zhveshur vuri re kamerën e fshehur
  • E pazakontë: I mbijeton dy herë dozave të helmit, dështon ekzekutimi i të dënuarës në SHBA
  • Shkoi të inauguronte kardiokirurgjinë, Rama pritet me protesta

Komentet e Fundit

  1. Muradie on Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  2. Qamili vogel on Nga falsifikimet në Seman te hektarët në Palasë, biznesmenit i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”
  3. xxx on 16 kulla mbi 15 kate marrin leje, Tirana kryeson listën e projekteve të reja
  4. xxx on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  5. Buda on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?