Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: INSTAT: Ndërtimi arriti rekordin historik në 2021, vrulli pritet të vazhdojë me ritme më të larta
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > INSTAT: Ndërtimi arriti rekordin historik në 2021, vrulli pritet të vazhdojë me ritme më të larta
EkonomiKryesore

INSTAT: Ndërtimi arriti rekordin historik në 2021, vrulli pritet të vazhdojë me ritme më të larta

Published: November 18, 2022
Shpërndaje

Sektori i ndërtimit ka njohur rritje të fortë vitet e fundit, pas rënies ciklike që kishte nisur nga 2008, duke arritur një rekord të ri në vitin 2021.

Sipas të dhënave të INSTAT, të përpunuara nga Monitor, Produkti i Brendshëm bruto (PBB) i sektorit të ndërtimit, i matur me çmime korente, që vlerëson transaksionet ekonomike të sektorit arriti në 180 miliardë lekë (1.5 miliardë euro) në vitin 2021, duke shënuar një nivel rekord historik (shiko grafikun: PBB me çmime korente, Ndërtimi, 1996-2021).

Pas ndryshimeve të tranzicionit, nga fillimi i viteve ’90, pjesa më e madhe e kapitalit të lirë në vend ka shkuar për të ngritur apartamente e banesa private. Zhvillimet e vrullshme demografike dhe zhvendosja e popullatës nga zonat rurale në ato urbane e nxitën këtë tendencë, që kulmoi në ciklin rritës deri në vitin 2008.

- Publicitet -

Pas kësaj periudhe, ky sektor hyri në një cikël maturimi dhe rënieje, duke reflektuar ngopjen e tregut dhe orientimin e bizneseve drejt sektorëve të tjerë. Në vitin 2013, ndërtimi arriti në nivelin më të ulët që prej 2005-s.

Por, pas vitit 2013, ndërtimi iu kthye sërish rritjes i nxitur si nga projektet e infrastrukturës ashtu dhe nga rikthimi i vrullit të projekteve rezidenciale, sidomos në kryeqytet, për të arritur një rekord të ri në 2021-n.

Kjo tendencë pritet të vijojë, bazuar në sipërfaqen e lejeve të ndërtimit në 2021 dhe 6 mujorin e parë 2022. Sipas INSTAT, në vitin 2021, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi në kryeqytet ishte 1.6 milionë metra katror, nivel rekord të paktën që nga viti 2010 kur raportohen të dhënat, nga të cilat gati 80% ishin për ndërtime rezidenciale.

Po sipas INSTAT, vetëm në 6-mujorin e parë 2022 u dha në kryeqytet gati 1.2 milionë m2 sipërfaqe leje ndërtimi, ose sa 75% e sipërfaqes së dhënë për gjithë vitin 2022 (shiko grafikun: Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit dhënë në Tiranë, 6 M I).

Edhe sektori i pasurive të paluajtshme ka përshpejtuar ritmet e rritjes duke filluar nga 2018-a. Sipas INSTAT, PBB me çmime korente në aktivitetin e real estate arriti në 112 miliardë lekë (gati 1 miliard euro) në 2021-n, duke arritur nivelin m ët ëlartë historik të pas tranzicionit (shiko grafikun: PBB me çmime korente Aktivitete të Real estate).

Pak ditë më parë, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në deklaratën e fundit për Shqipërinë, ka këshilluar që të tregohet kujdes për ndikimin që mund të ketë vrulli i ndërtimeve dhe zgjerimi i tregut të pasurive të paluajtshme në stabilitetin e sektorit financiar.

“Ne bëjmë thirrje për monitorim nga afër dhe menaxhim të rreziqeve të mundshme nga rritja e lartë e kreditimit gjatë viteve të fundit, përfshirë huadhënien e rritur në monedhë të huaj.

Në këtë kuadër, mirëpresim përpjekjet e BSH për të adresuar mungesën e konsiderueshme të të dhënave mbi tregun e pasurive të paluajtshme dhe ndërtimin, si dhe bëjmë thirrje për mbikëqyrje të shtuar të ndikimit të këtij sektori mbi stabilitetin financiar”, thuhet në deklaratën zyrtare.

PBB-së me çmime korrente- INSTAT: “Të gjitha transaksionet ekonomike janë rezultat i llogaritjes së sasive të ndryshme të produkteve dhe çmimeve të prodhimit dhe shitjes. Duke mbledhur të gjitha transaksionet e caktuara merret vlera e përgjithshme për një periudhë të caktuar. Kur vlerat e dy periudhave të krahasohen, ato njëkohësisht do të reflektohen si në çmim ashtu dhe në sasi. Këto vlera shprehen me çmimet korrente”.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Gjoba 110 milion euro që do ti paguajn shqiptarët Françesko Beketit për faj të hajdutit Rama është baraz me 2258 kg ar → 658 kg më shumë se rezervat e arit që ka vendi ynë. says:
    November 18, 2022 at 9:16 am

    Por,pas vitit 2013 ndërtimi iu kthye sërish rritjes sidomos në kryeqytet, për të arritur një rekord të ri në 2021-n!
    E qartë,mbas 2013-ës me ardhjen mafies rilindase filloi katrahura urbanistike dhe antisociale investuar nga paratë e drogës.Një vend i ndërtuar mbi themele muti do të qelbet përjetësisht,një komb i tërë nuk do të ketë më ndërgjegje të qetë,brezat që do vijn të poshtruar me pranimin e mafies nga baballarët e tyre do ti vijë turp që janë shqiptarë.Po mirë o mirë,si do t’ia bëjnë pas bumit të ndërtimit kur fillon jo vetëm kolapsi i sektorit imobilarë dhe i ndërtimit,por i të gjithë ekonomisë shqiptare?Mbi një milion shqiptarë do të largohen,do largohet pjesa më vitale,më puntorët,më të zgjuarit dhe më të ndershminit.

    Reply
  • Andis says:
    November 19, 2022 at 5:34 am

    Paraja e piste ka vetem nje rruge per tu ricikluar. Ate te ndertimeve ne kulla te larta.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?