Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: INSTAT: Pesë sektorë ose rreth 70 përqind e të punësuarve, paga më të ulëta se mesatarja
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > INSTAT: Pesë sektorë ose rreth 70 përqind e të punësuarve, paga më të ulëta se mesatarja
EkonomiLajmi i fundit

INSTAT: Pesë sektorë ose rreth 70 përqind e të punësuarve, paga më të ulëta se mesatarja

Published: December 11, 2024
Shpërndaje

Së paku 5 sektorë kryesore të ekonomisë ofruan pagë më të ulët se mesatarja në 3-mujorin e tretë të vitit 2024, duke sinjalizuar se as rritja ekonomike, as mungesa e punonjësve nuk po shtyn për lart pagat zyrtare në sektorët që kanë mungesë produktiviteti dhe ofrojnë punë për shumicën e të punësuarve.

Sipas të dhënave të INSTAT sektorët e bujqësisë, ndërtimit, tregtisë, transportit, aktivitetet e akomodimit, shërbimit ushqimor, industrisë dhe aktivitet të argëtimit kishin paga më të ulëta se niveli mesatar prej 77,6 mijë lekësh në tremujorin e tretë. Në anën tjetër punonjësit në katër sektorë të tjerë, ku përfshihen aktivitetet e pasurive të paluajtshme, administrata publike, informacioni dhe komunikimi dhe aktivitet financiare kishin paga më të larta se mesatarja kombëtare.

Punonjësit e bujqësisë pozicionohen me keq. Pagat ndaj tyre ishin sa 65.6 % e pagës mesatare, të ndjekur nga sektori i ndërtimit me pagë mesatare mujore sa 78% e pagës mesatare. Të dy këto sektorë karakterizohen nga një nivel i lartë i informalitetit. Në aktivitetet e tregtisë dhe shërbimeve me gjithë zhvillimet pozitive në turizëm, paga mesatare arriti 78.6% të pagës mesatare në tremujorin e tretë, ndërsa në sektorin e industrisë pagat ishin rreth 16 për qind më pak se mesatarja kombëtare.

- Publicitet -

Në krahun tjetër punonjësit në aktivitetet financiare kishin pagë 78% më të lartë se mesatarja kombëtare, të ndjekur nga punonjësit e teknologjisë dhe komunikimit, paga e të cilëve ishte 47 % më e lartë se mesatarja. Në administratën publike paga rezultoi 25 për qind më e lartë se mesatarja duke thelluar diferencën si rrjedhojë e rritjes 20 për qind që bëri qeveria në korrik për disa kategori të arsimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes. Një vit më parë në 3-mujorin e tretë paga e administratës publike ishte 18 për qind më e lartë se paga mesatare.

Politika e pagave në administratën publike, me një plan rritje me shumë se inflacioni në tre vitet, e fundit ka rritur hendekun ndërmjet sektorit publik dhe atij privat. Të dhënat nga pagat zyrtare tregojnë se së paku 70 për qind e të punësuarve të deklaruar me pagë zyrtare kanë marrin pagesa më të ulëta se paga mesatare në rang vendi.

Ekonomia shqiptare vuan nga nivel i lartë informalitetit në tregun e punës dhe për rrjedhojë edhe në nivelin e pagave. Sipas INSTAT punësimi informal ishte afërsisht 29% vitin e kaluar, teksa anketa të tjera tregojnë se ende një pjesë e konsiderueshme e punonjësve marrin paga më shumë se sa deklarojnë në tatime.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Arben says:
    December 11, 2024 at 8:13 am

    Ai që paguan sigurime shoqërore, ja heq nga goja fëmijës së vet dhe ja hedh qenëve të helmuar.
    Është harrami i familjes së vet.

    Reply
  • demo says:
    December 11, 2024 at 1:20 pm

    Sigurimet shoqerore jane kontribute per vete,.Ai qe nuk paguan SIGURIMET i heq vetes te drejten e Pensionit.
    Ata qe kane dale ne demostrate kerkojne rritje pensioni,po qe se nuk kane paguar Sigurimet shoqerore,kane dale kot.
    Shume e kane edhe ate vlefte pensioni qe marrin.
    Te shkojne ta gjejne pensionin Atje ku kane punuar.
    Skafistat ta gjejne tek Babalja.Ata qe kane mbledhur plehrat,te kontrollojne kazanat se mos u ka rene pensioni ne fund te kazanit,.Meshire,Meze,Raki ka te Teqja baba Mondit.
    Kush ka kontribuar gjithe Jeten do marre vleften e Kontributit te vet.

    Reply
  • Tartari says:
    December 11, 2024 at 2:48 pm

    I perzien, karota, lakra, domate, kumbulla ne nje thes dhe keshtu u ben analizen nga jashte!… Tregetia ka paga te ultra? Kete nuk e kuptoj!

    Reply
  • Tartari says:
    December 11, 2024 at 2:51 pm

    “Demo” flitet per rrogat derman, pensionet jane tjeter kapitull!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Si dhe pse ndikon referendumi në Islandë rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
  • Pezullohen dy policë për publikimin e fotove të Agasit dhe Shpatarakut pas arrestimit
  • Gara për Prokurorin e Përgjithshëm fut në sherr anëtarët e KLP-së
  • Pezullohen përkohësisht fluturimet në hapësirën ajrore të vendit
  • Ergys Agasi del para GJKKO-së, gjykata lë në fuqi masën e “arrestit me burg”

Komentet e Fundit

  1. xxx on Akuza e pazakontë e kryeministrit malazez: Serbia dhe Shqipëria duan të na destabilizojnë
  2. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  3. xxx on Pushtimi me kapital
  4. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  5. Dashi on Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?