Qeveria shqiptare ka angazhuar sërish institutin e drejtuar nga ish-kryeministri britanik, Tony Blair për këshillim në çështjet e politikës së brendshme dhe ndërkombëtare.
Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair është angazhuar sërish për t’i ofruar këshillim qeverisë shqiptare përmes institutit të drejtuar prej tij “Tony Blair Institute for Global Change”.
Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, “Tony Blair Institute” kërkon të punësojë një këshilltar të lartë për të punuar me qeverinë shqiptare, me qëllim “çuarjen përpara të një axhende ambicioze transformimi” të vendosur nga kryeministri dhe zv.kryeministrja.
Sipas njoftimit, “Tony Blair Institute” pritet të angazhohet në reformat e sektorit publik, përfshirë axhendën politike kombëtare, transformimin dixhital, reformën e energjisë dhe transformimin e qeverisë shqiptare.
“Këshilltari do të punojë ngushtë me homologët e qeverisë në zyrën e Kryeministrit dhe ministritë dhe agjencitë përkatëse”, thuhet në njoftimin e “Tony Blair Institute”.
Mes fushave të përgjegjësisë së këshilltarit renditen këshillat strategjike mbi çështje të politikës së brendshme dhe asaj ndërkombëtare si dhe metodat e komunikimit dhe PR-it për të promovuar ‘sukseset e projekteve në publik”.
Ish-kryeministri britanik, Tony Blair e themeloi organizatën jo-fitimprurëse “Tony Blair Institute for Global Change” në vitin 2016 dhe punon aktualisht me 20 vende të botës, kryesisht shtete të Afrikës.
Blair e ka këshilluar edhe më herët qeverinë e kryeministrit Edi Rama përmes “Tony Blair Associates”- një bashkëpunim që filloi në vitin 2013 dhe u deklarua i mbyllur në vitin 2016. Megjithatë, puna e Blair në Shqipëri mbeti mister dhe nuk u zbulua kurrë realisht.
Ndërkohë, studioja ligjore e Cherrie Blair fitoi gjithashtu kontrata nga qeveria shqiptare në kohën që bashkëshorti i saj ishte këshilltar.
I pyetur nga BIRN mbi kushtet e këshillimit të qeverisë shqiptare nga Instituti i drejtuar nga Tony Blair, drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim, Endri Fuga tha se ajo nuk i kushtonte asgjë shqiptarëve.
“Nuk kemi asnjë marrëveshje financuese”, tha Fuga në një përgjigje përmes aplikacionit Whatsapp.
“Herë pas here ata ofrojnë konsulencë falas. Ne s’paguajmë gjë. Taksapaguesit shqiptarë nuk paguajnë gjë”, shtoi ai, duke mohuar edhe ekzistencën e një marrëveshjeje të firmosur.
Tony Blair është kryeministri më jetëgjatë laburist i Britanisë së Madhe, i cili shërbeu nga viti 1997 deri në vitin 2007. Më pas ai punoi si lobist dhe këshilltar për qeveritë e ndryshme të botës, një punë që e bëri atë të pasur, por gjithashtu të kritikuar në Mbretërinë e Bashkuar.
BIRN

Po kerkon Forcat Shumekombeshe,,por as ato nuk e shpetojne nga gjendja e rende ku e ka futur Ekonomine me vjedhjet e tij te pandalura.
PS duhet te kerkoje largimin e Rames nga Qeveria dhe Formimin e nje Qeverie te re deri ne zgjedhjet e Ardhshme. Tony Blair nuk eshte Magjistar.Pevecse mund te cvate edhe ai ndonje shperblim te majme,nuk e shmang dot katastrofen e Rames.
Nuk e dime qe ne kapitalizem punohet badihava dhe aq me teper nga Inglizi.
E besueshme eshte qe ky institut punon ne vendet e Afrikes dhe ne Shqiperi, te tjeret ja kane perplasur deren ne surrat.
Keto jane show e Rames per te terhequr vemendjen nga mega-vjedhja me interneceratoret, faljen e Shqiperise me nje euro etj etj.
Qi t’emen edhe ne kohe te Enverit erdhen ne fillim keshilltare jugosllave, pastaj keshilltare sovjetike, pastaj specialiste kineze, tashti keshilltar britanik. E keqja eshte se nuk merret vesh kur na kane bere pune e kur na kane prishur pune.
Tony Blair dhe gruaja e tij kulceder avokate eshte personi me i urryer ne Britanine e Madhe i cilesuar si “hajduti i shekullit” per faktin se kane vjedhur fonde publike si te papare dhe me perkrahjen nga Partia Laburiste ka arritur t’i shpetoje drejtesise, nga ana tjeter Toby Blair eshte cilesuar nga Bota si “genjeshtari me i madh i shekullit” qe mashtroi madje edhe NATO e SHBA per armëve të shkatërrimit në masë (WMD) te Irakut te cilat rezultuan qe nuk ekzistonin fare, por qe ky mashtrim makaber nderkombetar u be shkas per fillimin e Luftes “Stuhia e shkretetires” e cila i vuri zjarrin Lindjes se Mesme me pasoja te papara emigrantesh qe vazhdojne deri me sot dhe ne kte afere mashtrimi mafioze del e fshehur gjithmone dora e George Sorosit si dirigjent i fatkeqesive ne Bote dhe ne kete kendveshtrim del qarte se nga buron edhe deshira e Edi Rames per te regulluar PR e tij me nje mashtrues dhe hajdut makaber nderkombetar si Tony Blair, ja cfare shkruan Wikipedia per kete anglez amoral:
“… Gjatë Luftës kundër Terrorit , ai mbështeti politikën e jashtme të administratës së Xhorxh W. Bush dhe siguroi që Forcat e Armatosura Britanike të merrnin pjesë në Luftën në Afganistan nga viti 2001, dhe më e diskutueshme në pushtimin e Irakut në 2003 . Blair argumentoi se regjimi i Saddam Huseinit zotëronte një program aktiv të armëve të shkatërrimit në masë (WMD), por nuk u gjetën asnjëherë në Irak rezerva të armëve të shkatërrimit në masë ose një program aktiv WMD. Lufta e Irakut u bë gjithnjë e më i papëlqyer në publikun britanik dhe ai u kritikua nga kundërshtarët dhe (në 2016) Hetimi i Irakut për kryerjen e një pushtimi të pajustifikuar dhe të panevojshëm. Ai ishte në detyrë kur ndodhën bombardimet e 7/7 (2005) dhe futi një sërë legjislacionesh kundër terrorizmit. Trashëgimia e tij mbetet e diskutueshme, jo vetëm për shkak të luftërave në Afganistan dhe Irak. Që nga fillimi i Luftës kundër Terrorit në vitin 2001, Bler mbështeti fuqishëm politikën e jashtme të George W. Bush , duke marrë pjesë në pushtimin e Afganistanit në 2001 dhe në pushtimin e Irakut në 2003. Pushtimi i Irakut ishte veçanërisht i diskutueshëm, pasi tërhoqi opozitë të gjerë publike dhe 139 nga deputetët e vetë Blair e kundërshtuan atë. Si rezultat, ai u përball me kritika për vetë politikën dhe rrethanat e vendimit. Në vitin 2009, Blair deklaroi se ai do të kishte mbështetur largimin e Sadam Huseinit nga pushteti edhe në rast të provave se ai nuk kishte armë të tilla. Dramaturgu Harold Pinter dhe ish-kryeministri i Malajzisë Mahathir Mohamad e akuzuan Blerin për krime lufte. Në një CNN të tetorit 2015intervistës me Fareed Zakaria , Blair kërkoi falje për “gabimet” e tij mbi Luftën e Irakut dhe pranoi se kishte “elemente të së vërtetës” në pikëpamjen se pushtimi ndihmoi në promovimin e rritjes së ISIS dhe vales se emigranteve drejt BE. Ndërsa viktimat e Luftës në Irak vazhdonin te rriten, Blair u akuzua si “Mashtrues i Parlamentit” dhe popullariteti i tij ra në mënyrë dramatike. Më 10 maj 2007, gjatë një fjalimi në Klubin e Punës Trimdon, Blair njoftoi synimin e tij për të dhënë dorëheqjen si lider i Partisë Laburiste dhe si kryeministër. [100] Kjo shkaktoi zgjedhjet e udhëheqjes së Partisë Laburiste të vitit 2007 , në të cilat Brown ishte i vetmi kandidat për lider. Në një konferencë të posaçme partie në Mançester më 24 qershor 2007, Blair ia dorëzoi zyrtarisht udhëheqjen e Partisë Laburiste Gordon Brown, i cili kishte qenë Kancelar i Thesarit në tre ministritë e Blair. Blair dha dorëheqjen e tij më 27 qershor 2007 ne akuzen e “Mashtrimit te Parlamentit” qe nuk i ishte bere asnje tjetri ne histori dhe Brown mori detyrën gjatë të njëjtës pasdite. Zgjedhjet e brendshme u fituan nga kandidati i Laburistëve, Phil Wilson. Blair me dashakeqesi tipike vendosi të mos lëshojë një listë të nderimeve të dorëheqjes, tradite e Parlamentit anglez duke e bërë atë kryeministrin e parë të UK që nuk e bën këtë. Një kërkesë për Lirinë e Informacionit nga The Sunday Times në vitin 2012 zbuloi se qeveria e Blair konsideronte si kalorës nderi presidentin e Sirisë Bashar al-Assad. Dokumentet treguan se Blair ishte i gatshëm të paraqitej përkrah Asadit në një konferencë të përbashkët shtypi edhe pse sirianët ndoshta do të ishin vendosur për një shtrëngim duarsh lamtumire para kamerave; Zyrtarët britanikë u përpoqën të manipulonin mediat për ta portretizuar Asadin në një dritë të favorshme; dhe ndihmësit e Blair-it u përpoqën të ndihmonin gruan “fotogjenike” të Assadit, Asma al-Assad për të rritur profilin e saj. Gazeta vuri në dukje: Udhëheqësit arab iu dha audienca me Mbretëreshën dhe Princin e Uellsit, drekën me Bler në Downing Street, një platformë në parlament dhe shumë privilegje të tjera… Trajtimi në tapetin e kuq që ai dhe rrethimi i tij morën është i turpshëm duke pasur parasysh gjakderdhjen që ka qënë në Siri… Miqësia paralele me Asadin ka paralele me marrëdhëniet miqësore të Blair me Muammar Gaddafin. Blair si mesalla me dy faqe ne arenen nderkombetare kishte qenë në marrëdhënie miqësore me kolonelin Gadafi, liderin e Libisë, kur sanksionet e vendosura ndaj vendit u hoqën nga SHBA dhe Britania e Madhe. Edhe pas Luftës Civile Libiane në vitin 2011, ai tha se nuk ishte penduar për marrëdhënien e tij të ngushtë me liderin e ndjerë libian. Gjatë qeverisjes së Blerit, MI6 ia dorëzoi disidentin Abdelhakim Belhajn regjimit të Gadafit në vitin 2004 per ta vrare dhe masakruar sic rezultoi me vone, megjithëse Blair më vonë pretendoi se ai “nuk e mbante mend” incidentin ne fjale”. Bler shkoi në një udhëtim në Moskë për të parë një shfaqje të operës me Vladimir Putin , ndërsa ai ishte presidenti në detyrë i Rusisë. Ky takim u kritikua nga grupe si Human Rights Watch dhe Amnesty International. Në vitin 2018, Sir Richard Dearlove , ish-kreu i MI6, tha se kishte “keqardhje të konsiderueshme” për këtë udhëtim, i cili ndihmoi Putinin të ngrihej në pushtet. Bler gjithashtu priti Putinin në Londër në prill 2000, pavarësisht hezitimit ndaj Putinit nga liderët e tjerë botërorë dhe kundërshtimit nga grupet e të drejtave të njeriut mbi mizoritë e kryera në Çeçeni. Blair i tha Washington Post se “Vizioni i Putinit për të ardhmen është ai me të cilin ne do të ndiheshim rehat. Putini ka një axhendë shumë të qartë të modernizimit të Rusisë. Kur ai flet për një Rusi të fortë, ai nënkupton forcën jo në në mënyrë kërcënuese, por në një mënyrë që do të thotë se vendi ekonomikisht dhe politikisht është i aftë të qëndrojë në këmbë, gjë që është një synim krejtësisht i mirë”. Gjatë takimit, Bler e përshkroi Putinin si një reformator politik “i cili është i gatshëm të përqafojë një marrëdhënie të re me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, i cili dëshiron një Rusi të fortë dhe moderne dhe një marrëdhënie të fortë me Perëndimin”. Blair krijoi Tony Blair Associates për të “lejuar atë të sigurojë, në partneritet me të tjerët, këshilla strategjike mbi baza tregtare dhe pro bono , mbi tendencat politike dhe ekonomike dhe reformën qeveritare”. [199] Fitimet nga firma shkojnë drejt mbështetjes së “punës së Blair-it mbi besimin, Afrikën dhe ndryshimet klimatike”. Blair ka qenë subjekt i kritikave për konflikte të mundshme interesi midis rolit të tij diplomatik si i dërguar në Lindjen e Mesme dhe punës së tij me Tony Blair Associates, dhe një numër kritikësh të shquar madje i kanë bërë thirrje atij që të të shkarkohet. Blair ka përdorur Quartetin e tij Tony Blair Associates që punon me qeverinë e Kazakistanit, duke këshilluar regjimin për reformat gjyqësore, ekonomike dhe politike, por ka qenë subjekt i kritikave pas akuzave për “zbardhje” të imazhit dhe të dhënave të të drejtave të njeriut të regjimit satrap komunist te ketij vendi. Pasuria e Blair ka shume njolla te errta: Asetet financiare të Blair janë të strukturuara në një mënyrë të errët dhe si të tilla vlerësimet e shtrirjes së tyre ndryshojnë shumë. Këto përfshijnë shifra deri në 100 milionë £ e me teper. Blair deklaroi në vitin 2014 se ai kishte “më pak se 20 milionë lira”, por nga një pohim i vitit 2015, nga tatimoret Francis Beckett , David Hencke dhe Nick Kochan doli se Blair kishte blerë 90 milionë dollarë dhe një portofol pronash me vlerë 37.5 milionë dollarë në tetë vitet që kur kishte lënë detyrën. Në tetor 2021, Blair i doli emeri në Pandora Papers…”
KY ESHTE HAJDUTI DHE MASHTRUESI QE DO TE KESHILLOJE EDI RAMEN
Keta keshilltare vijne nga Council of foreign Relation (cfR), skull and bones etj… Ata jane caktuar si percuasa
Per njerezit me kujtese te shkurter dua te kujtoj se per mbeshtetjen tij gjate clirimit te Kosoves Tony Blair u quajt “Toni Bleri,shqipetari”.Historia nuk harron.
O Arber nuk eshte se nuk ke fare te drejte, po edhe Lopa ndonjehere e mbush koven me qumesht, te gezon, po pastaj o i fut ndonje shqelm koves, o i leshon ndonje bajge brenda. Keshtu eshte edhe puna e ketij Tony Blairit. E ka ate merite, po me tej e ka dhjere nga pak.
Per Arber Ilirin nga Dalamacia e Dardaneve me kujtese te shkurter dua te shtoj se llogaria bankare personale e Tony Blair pas Luftes se Kosoves hypi perpjete me 6 shifra ne paund angleze, Bill Clintoni si protagonist i Luftes duhej te merte pjesen e Luanit nga ky shperblim bujar i Klubit te Pasanikeve te Botes kryesisht ebre amerikane, por rezultoi i zhgenjyer totalisht nga bujaria e “Mashtruesit te Parlamentit” anglez sic e cilesoi media angleze Kryeministrin hajdut Tony Blair qe me mashtrimet e tij luftenxitese i vuri Zjarrin Lindjes se Mesme dhe Afganistan vetem per interesin e tij personal bashke me Obamen ne kundershtim me premtimet e ketij Presidenti rezil dhe bedel te George Sorosit dhe te Fondacionit Clinton pas tij pa e vrare fare mendjen per valen e emigranteve te Botes myslime ne BE, njashtu sic e levduan Putinin duke ja paraqitur Botes si nje Lider te Madh te Paqes duke mashtruar Boten radhazi si mafioze te vertete.
KY ESHTE KESHILLTARI MAFIOZ I EDI RAMES QE QUHET MASHTRUESI TONY BLAIR.