Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Instituti i Vjenës: Plaga e emigracionit do të thellohet në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Instituti i Vjenës: Plaga e emigracionit do të thellohet në Shqipëri
AktualitetEkonomi

Instituti i Vjenës: Plaga e emigracionit do të thellohet në Shqipëri

Published: March 17, 2025
Shpërndaje

Një studim i fundit i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw) lajmëron se emigracioni në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor do të vijojë të jetë i fortë edhe në vitet në vijim.

Studimi që analizon trendet e emigrimit tregon një dëshirë më të lartë për të emigruar tek të rinjtë dhe te personat e shkolluar. Kjo do të ndodhë për dy arsye kryesore. E para janë faktorët shtytës në Shqipëri dhe Rajon që përfaqësojnë papunësinë e lartë te të rinjtë, pagat e ulëta dhe mungesën e mundësive për rritje në karrierë dhe në zhvillim njerëzor.

Vendet e Ballkanit Perëndimor Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë secila në rrugën e tyre drejt anëtarësimit të Bashkimit Europian. Studimi thotë se anëtarësimi në Bashkimin Europian mund të ofrojë avantazhe të rëndësishme socio-ekonomike për shtetet kandidate, por ka edhe rreziqe.

- Publicitet -

Tregjet e punës si në Ballkanin Perëndimor ashtu edhe në Bashkimin Europian po përballen me mungesa të konsiderueshme të fuqisë punëtore dhe të aftësive. Sondazhet në Ballkan gjithnjë kanë treguar vitet e fundit se mungesa e fuqisë punëtore është pengesa kryesore për ambientin e biznesit.

Në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë dhe Serbi, bizneset e anketuara nga Banka Botërore si pjesë e Programit të Matjes së Aftësive raportuan se përballen me sfida serioze në gjetjen e punonjësve në të gjitha profesionet. Serbia ka raportuar mungesa të larta (25%) të teknikëve dhe profesionistëve. Shqipëria ka raportuar 20% mungesa në punonjësit e shërbimeve dhe shitjeve. Ndërsa për punonjësit e kualifikuar mungesat janë jashtëzakonisht të larta në të gjitha vendet.

Studimi tregon se individët që punojnë në sektorë me mungesë të fuqisë punëtore brenda vendit kanë më pak gjasa të emigrojnë. Në të kundërt, mungesa e fuqisë punëtore në vendet e BE-së nxit migrimin, veçanërisht në sektorë me kërkesë të lartë si shëndetësia, teknologjia e informacionit dhe ndërtimi.

Të dhënat tregojnë se Gjermania është destinacioni kryesor për emigrantët nga Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor. Rreth 40% e individëve të anketuar që shprehin dëshirën për të emigruar zgjedhin këtë vend si opsionin e tyre kryesor.

Studimi thekson se aspiratat për migrim nuk varen vetëm nga faktorët ekonomikë, por edhe nga lidhjet sociale dhe kërkesat e tregut të punës. Për të reduktuar dëshirën për emigrim, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përmirësojnë kushtet e tregut të punës duke krijuar më shumë mundësi për punësim dhe zhvillim profesional, rekomandon studimi.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Na myten says:
    March 17, 2025 at 8:28 am

    Ja se shkruan Dita me Mjeron nga ato psiqiket per te sqaruar qe Vjena e ka gabim bashke me shqiptaret qe nuk kuptojne gjeni si Rama dhe Zdromsi.

    Reply
  • Llaf Dibre says:
    March 17, 2025 at 9:22 am

    Ç’eshte kjo shpifje, kjo mëri
    Per ty nene Shqiperi?
    Armiqte tane le te flasin
    Le te çirren e gerthasin.
    Me një “legjende” e nje “gjigand”
    Karvanin tone asgje se ndal….

    Reply
  • Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike says:
    March 17, 2025 at 10:28 am

    Nuk ka plagosje nepermjet Emigracionit per kete vend, ka vrasje te Shqiperise nepermjet Shpopullimit.
    Nuk eshte Emigracion si i fillim viteve 90′ per arsye thjesht ekonomike, eshte Ikje pa kthim e kjo vertetohet nga fakti se kerkesat per Azil ne vendet e BE kryesohen nga shqiptaret qe jane fill pas sirianeve te ikur nga lufta. Dhe Azili gjithmone motivohet me ikje nga nje vend ku nuk ka demokraci por shtet-xhungel pa ligje e norma demokratike.
    Kjo eshte Shqiperia e katandisur me ikje shqiptaresh nga nje bande me ne krye te gjithe pushteteve Edi Ramen qe do mbahet mend ne jete te jeteve si ai qe i solli ketij vendi te vogel nje shpopullim te madh e te pa pare asnjehere nder shekuj.

    Reply
    • Phoenix says:
      March 17, 2025 at 10:59 am

      Artikulli i studimit te ” Eksperteve ” te parapaguar ne kash, e ka fjalen per Emigracionin hyres ne Shqiperi, dmth zvendesimin e Shqiptareve pas Emigracionit dales 33 vjecar. Cifutet Internacionaliste kane plane te medha per Shqiperine e jo vetem, por pa Shqiptaret. E ke degjuar ate shprehjen qe Shqiperia behet, por pa Shqiptaret. Nuk eshte as rastesi e as cudi, sepse eshte nje plan i mirepaguar dekadash nepermjet krimbave te tyre, qe ata kane vendosur ne shtet e pushtet kudo, ne kolonine Albania.

      Reply
  • Phoenix says:
    March 17, 2025 at 11:02 am

    Ballkanin duan ta kthejne ne Afrike dhe Arabi, ashtu si kane bere e po bejne dhe Bashkimin Sovietik Europian.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Greqia nis misionin e parë hapësinor, kush është Adrianos Golemis dhe pse po thuhet se ai është shqiptar?
  • Lufta SHBA-Iran, arrihet dakordësia për armëpushim të përkohshëm, të martën takimi në Katar
  • Në shtet, privat, apo institucione ndërkombëtare, punët që kishin pagat më të larta në 2025
  • Plagët e buldozerëve mbi ‘Folenë e Zogjve të Egër’ në Zvërnec
  • Formula e re e taksës së pronës: Kush paguan më shumë dhe kush përfiton nga zbritjet?

Komentet e Fundit

  1. Xhozi on Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  2. Presori on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  3. nastradini on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  4. Na ruajt zoti on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  5. Na ruajt zoti on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?