Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Integrimi në BE, çfarë pritet të ndodhë me Shqipërinë e RMV-në pas pranimit të propozimit francez!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Integrimi në BE, çfarë pritet të ndodhë me Shqipërinë e RMV-në pas pranimit të propozimit francez!
AktualitetAnaliza

Integrimi në BE, çfarë pritet të ndodhë me Shqipërinë e RMV-në pas pranimit të propozimit francez!

Published: July 16, 2022
Shpërndaje

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi të shtunën propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Me votimin e këtij propozimi, i hapet rruga procesit të integrimit evropian. Propozimi u miratua me 68 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim ndërsa deputetët e opozitës nuk morën pjesë në procesin e votimit.

Ligjvënësit në Kuvendin e RMV-së votuan për shtatë konkluzione të hartuara nga grupi parlamentar i Lidhjes Social Demokrate që kanë të bëjnë me garancitë për gjuhën dhe identitetin maqedonas.

Kujtojmë se votimi vjen në një kohë kur vendi ka qenë i përfshirë nga debate në Parlament dhe protesta jashtë tij.  Por çfarë do të ndodhë tani me rrugën që do të ndjekin si Maqedonia e Veriut ashtu edhe Shqipëria për t’u integruar në familjen evropiane?

- Publicitet -

Kryeministri Rama, në një reagim që bëri në faqen e tij në Facebook, pas votimit të propozimit francez, bëri të ditur se delegacioni shqiptar do të niset të hënën në Bruksel për të nisur negociatat e anëtarësimit.

Më herët gjatë korrikut kryeministri Rama e ka përsëritur qëndrimin e tij se nëse vendi fqinj nuk e pranonte propozimin e përgatitur nga presidenca franceze, atëherë Shqipëria do të ndahej nga Maqedonia e Veriut për ta vijuar e vetme rrugën drejt BE-së. Qëndrim ky i kundërshtuar nga opozita.

Tashmë, parashikimet janë që pas pranimit të propozimit francez, në fillim të javës së ardhshme mund të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë dhe BE-së dhe menjëherë pas kësaj BE-ja do të fillojë negociatat me Shqipërinë.

Megjithatë, hapja e kapitujve do të mund të nisë vetëm pasi Maqedonia e Veriut të ndryshojë Kushtetutën për të përfshirë bullgarët në preambulë, siç parashikohet me propozimin për zgjidhjen e kontestit.

Kështu, në mënyrë që të sigurojë një shumicë prej dy të tretash për ndryshimin e Kushtetutës, nevojitet edhe përkrahja e disa deputetëve të VMRO-DPMNE-së, parti kjo që bojkotoi votimin e propozimit në parlament.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut statusin e shtetit kandidat e ka fituar në vitin 2005, por negociatat nuk i ka nisur asnjëherë, fillimisht për shkak të kontestit me Greqinë për çështjen e emrit, që u zgjidh me marrëveshjen mes dy vendeve më 12 qershor të vitit 2018.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rishikimi që prek 106 nenet, cilat janë ndërhyrjet kyçe që vështirësojnë hetimet kundër korrupsionit
  • A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  • “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Hila i kreu vetë filmimet, si gënjeu kur miku i tij i zhveshur vuri re kamerën e fshehur
  • E pazakontë: I mbijeton dy herë dozave të helmit, dështon ekzekutimi i të dënuarës në SHBA
  • Shkoi të inauguronte kardiokirurgjinë, Rama pritet me protesta

Komentet e Fundit

  1. Muradie on Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  2. Qamili vogel on Nga falsifikimet në Seman te hektarët në Palasë, biznesmenit i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”
  3. xxx on 16 kulla mbi 15 kate marrin leje, Tirana kryeson listën e projekteve të reja
  4. xxx on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  5. Buda on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?