Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Interesa të mëdha, duket që ka hall të madh”, Mërtiri: Berisha si faraon, do ta marrë PD-në me vete në varr
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Interesa të mëdha, duket që ka hall të madh”, Mërtiri: Berisha si faraon, do ta marrë PD-në me vete në varr
Lajmi i funditPolitike

“Interesa të mëdha, duket që ka hall të madh”, Mërtiri: Berisha si faraon, do ta marrë PD-në me vete në varr

Published: 22 Maj, 2025
Shpërndaje

Analisti Ergys Mërtiri tha se Sali Berisha po sillet si një faraon që do marrë me vete në ‘varrin e tij’ opozitën dhe të gjithë PD-në.

Ai nënvizoi se jo vetëm kreu i selisë blu nuk do largohet, por ai do vijojë betejën për hallet personale me drejtësinë, ndaj po mban afër edhe njerëzit më besnikë.

Kurse betejën dhe pretendimet e Berishës për vjedhje votash e cilëson si një “farsë”, të pambështetur në prova konkrete, me qëllim për t’iu shmangur përgjegjësisë në parti për humbjen e thellë.

- Publicitet -

“Dash Shehit që s’ia kërkon kush, po largohet, këtij tjetri që i thonë të gjithë largohu, nuk largohet, ky është ndryshimi. Që nga 1997 nuk ka humbur opozita shqiptare kaq thellë. Kuptohet se me këtë nuk fitohen më zgjedhjet kurrë, kur i ka humbur të gjitha ndaç me armë apo me votë. Duhet të ketë hall të madh, interesat duhet të jenë të mëdha, sepse nuk ka arsye tjetër.

Unë mendoj se halli më i madh është SPAK. Në kushtet që SPAK po godet, grupet rreth tij do dobësohen, ndaj po përpiqen t’i qëndrojnë afër sa të munden duke i dhënë energji, edhe pse ai aktualisht ka edhe probleme fizike. Ndaj thotë edhe se zgjedhjet ishin farse, s’ka zgjedhje të lira etj., por është e kotë. Rama dihet se bën inxhinierimin e votës dhe ndërhyn te ajo.

Ka të dhëna nga terreni për blerje vote, por përsëri nuk mund të themi se ishte në atë nivel si në 2021, kur u vranë edhe njerëz apo pati dhe prova flagrance. Pra këtë herë nuk ishte veprimtari e madhe. Më parë u janë dhënë njerëzve shtëpi në këmbim të votave. Vota e diasporës është edhe më e vështirë që të blihet apo influencohet, edhe pse ka probleme. Mendoj se vota e diasporës ka qenë e lirë dhe ndikoi organizimi. Berisha dështoi në organizimin në diasporë”, tha analisti për ‘Studio Live’ në Report Tv.

Ai e cilëson kreun e PD-së si të paaftë politikisht dhe madje fizikisht për të fituar zgjedhje. Madje sipas tij problemet për pamundësinë efitores gjenden brenda PD-së dhe jo te kundërshtari.

“Berisha është i paaftë të fitojë, madje që nga 2011 e deri tani ka humbur, unë them se problemet janë të brendshme në PD. PD aktualisht nuk ka prova për manipulim të votave. Rezultati ka diferencë të madhe votash në krahasim me 2021, kur ishte vetëm 2%, kurse sot një hendek dhe Berisha duhet ta shpjegojë këtë diferencë që shkon deri në 20%.

Edhe nëse ai ka të drejtë, njerëzit e konsiderojnë si humbës dhe pa kauzë. Beteja e Berishës për vjedhjen e votave është farsë. Berisha e di shumë mirë që nuk e fion këtë betejë, por po e bën për t’u mbrojtur brenda partisë së vet, për të shmangur llogaridhënien në parti, për të shmangur vëmendjen nga humbja dhe për ta zgjatur sa më shumë debatin, ndaj ka edhe këtë konfliktualitet dhe agresivitet nëpërmjet gjuhës”, analizoi ai për ‘Studio Live’.

Por përse po ndjek këtë diskurs politik Berisha?

“Ai po mban peng opozitën dhe PD-në për interesin e tij, po sillet si një faraon që po merr në varrin politik edhe gjithë të tjerët rreth tij, duke kërkuar të mbrohet nga SPAK dhe ndërkombëtarët, ku në fund do dëmtojë edhe opozitën në tërësi. Berisha nuk largohet sepse është në hall, ai do vazhdojë ta tërheqë zvarrë partinë e vet deri në fund”, shprehet Mërtiri.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Komente
  • demo thotë:
    22 Maj, 2025 te 10:52 am

    Nuk kam ci shtoj Mertirit.Pak e sak.

    Përgjigjiuni
  • Kaq dhe pike thotë:
    22 Maj, 2025 te 11:03 am

    Personalisht Brekskisha del i fituar, edhe pse çeta qe drejton doli e humbur.

    Desputet me imunitet. Atij vetem imuniteti i duhet.

    Përgjigjiuni
  • capi thotë:
    22 Maj, 2025 te 11:46 am

    Po mire o gazetar ca pyetje kisha. Cfare do te ishte PD nese nuk do te ishte Berisha, nese nuk do ishin lidhjet e tij, parate, mediat , madje dhe rrugacet dhe kriminelet qe mbledh rreth vetes? Te mos permend ndihma qe i jep pozita me tendera, leje ndertimi qe deri diku e ndihmon financiarisht dhe e mban gjalle. Berisha o zoteri eshte sistem jo individ Kush nuk do te ishte ne parlament nese do hidhte $6 milion, me nje popull qe e shet voten per nje thes me miell. Kush e pengoi kete popull qe te sjelli nje opozite konstruktive, ndoshta duke votuar keto partite e reja.

    Ke shembullin tjeter Ilir Meta, , qe merrte deputet sa kishte kocka per te shperndare. Kur keto perfunduan nuk morri as voten e vet.

    Përgjigjiuni
  • DRENICA E KUQE thotë:
    22 Maj, 2025 te 12:08 pm

    Misionari serb Sali Viçidoli i ka pas veti edhe misionaret “serbe” te Prishtines, qe flasin po shqip e mendojnë serbisht ne pike dite, natën ne TV përçajnë shqiptaret dhe shkojnë qihen serbisht e jugosllavisht te njëfarë Çim Peka i qime serbisht, jugosllavisht e shqiptaro-titistçe… Vja medet per kete ‘milet’!…

    DRENICA E KUQE

    Përgjigjiuni
  • chp thotë:
    22 Maj, 2025 te 12:17 pm

    zoti capi
    Ate qe thoni ju (citoj) Berisha eshte sistem jo individ (fund citimi) eshte nje aksiome ( nuk ka nevoje per vertetim)..Problemi eshte se kush e solli berishizmin qe doli me zi se komunizmi dhe fashizmi bashke ?……Berishizmi lindi ne 1991-1992 si nje politike qe ne thelb kishte kanibalizmin ndaj komunizmit qe kishte vdekur qe ne dhjetor 1981 me vrasjen (vetvrasjen) e Mehmet Shehut dhe me vdekjen morale te Enver Hoxhes po ne ate kohe…Euro-amerikanet jane fajtor kryesore sepse ne 1992 duhej nje plan mini-Marshall per te ndihmuar ekonomine shqiptare qe mos binte ne kolaps te plote sepse ne ate vend do fillonte komb-cfarosja sic edhe ndodhi…Ne pershkrimin e Berishizmit te Zi kam nje rroman per te rrefyer por e kam thene se Berisha eshte nje super monster por jo fajtor…Fajtor jane ato qe e prune nga zgafellat e Beogradit si dhender Serbie ne 1992 ..e mbrojtn kur kreu krime te perbindeshme me Arvizute e rradhes dhe sot po tallin trapin dhe bidonin admistratat amerikane te pakten qe kohen e Tramp-Bideneve……Votimet e 2025 ishin nje pasqyre e votimeve te 31 marsit 1991..votimet me te mira per te gjithe kohrat por i fituan 8 me 2 katundaret kokpalare ..prandaj shkoi Gjeneral Gramafoni Serbiberi ne 1 prill 1991 ne seline e PD dhe urdheroi te mos njihen votimet ( lexoni Izet Haxhine e varrosur per se gjalli nga Ram Berishet) duke nisur PIT BULLIN azem hajdari qe dogji Shkodren dhe Shqiperine…
    Pra qe ne 1 prill 1991 lindi Berishizmi i zi kur Elez Biberaj sic i thone dhe Sali Berisha Amerikes…
    duhet te filloje de-Berishizimi qe eshte Makartizem & Neofashizem & Talebanizem

    Përgjigjiuni
  • Sul Koburja thotë:
    22 Maj, 2025 te 11:40 pm

    Berisha largohet nga kryetar partie me vendìm gjyqi per moszbatim te statutit te partise.Nese nje grup anetaresh te keshillit kombetar te PD e padisin ne gjyq per shkelje te Statutit,gjykata e shqyrton dhe e shkarkon.Po te doje lete formoje nje Parti tjetrr ku ne statut te thuhet se Saliu eshte kryetar deri ne vdekje.

    Përgjigjiuni
  • Mentori thotë:
    23 Maj, 2025 te 2:45 am

    Eh, more Njeriu i Zi, që ndriçove jetën tënde dhe të familjes(vajzës, djalit, nipërve dhe mbesave) me djersën dhe gjakun e popullit shqiptar!
    Do të mbahesh mend ndër shekuj si armiku shqiptar më gjakatari.
    Do të mbahesh mend si Njeriu i Zi që i mohoi dhe i ngriu buzëqeshjen në buzë
    fëmijëve dhe nënave shqiptare.
    Do të mbahesh mend për pazaret që bëre me grekët për kufirin detar.
    Do të mbahesh mend për përndjekjen
    e luftëtarëve të Kosovës, për eleminimi e Remzi Hoxhës.
    Do të mbahesh mend për furnizimin me naftë të Milosheviçit në kohën më të vështirë për popullin e Kosovës.
    Do të mbahesh mend për këshillën dashakeqe për Rambujenë.
    Do të mbahesh mend për gjithë jetët e shqiptarëve që ja nxive tërësisht dhe për urdhërin që i ke dhënë dy pilotëve për bombardimin e jugut të Shqipërisë.
    Do të mbahesh mënd për ligësitë e pafundme dhe fatkeqësitë tragjike që
    shkaktoi sundimi yt shumëvjeçar, tiranik e vrastar.
    Nuk ka det dhe oqean që lan duart e tua të gjakosura me gjakun shqipëtar.
    Mëkatet e tua janë të pafundme dhe zoti do të ndëshkoj në këtë jetë(siç po ndodh) dhe në botën e përtejme.

    i

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • SPAK nis hetim për Vilma Nushin lidhur me koncesionet në Shëndetësi
  • Hakerat e “Homeland Justice” sulmojnë faqen e Bashkisë së Tiranës, fshijnë serverat
  • Sot seanca, Meta kërkon lirinë në GJKKO, SPAK i zbulon një episod të ri korrupsioni
  • “Pagova 300 euro për të kaluar nga Greqia në Shqipëri”, nga Gaza në Kosovë, përmes kontrabandës e shpresës
  • Programi bërthamor i Iranit, ministrat e jashtëm evropianë mblidhen sot në Gjenevë

Komentet e Fundit

  1. Fjala në Familjet e Mëdha dhe “Opingat”
  2. Humoristi në Sot seanca, Meta kërkon lirinë në GJKKO, SPAK i zbulon një episod të ri korrupsioni
  3. Detari në “Pagova 300 euro për të kaluar nga Greqia në Shqipëri”, nga Gaza në Kosovë, përmes kontrabandës e shpresës
  4. Teo në Sot seanca, Meta kërkon lirinë në GJKKO, SPAK i zbulon një episod të ri korrupsioni
  5. NATO në Sot seanca, Meta kërkon lirinë në GJKKO, SPAK i zbulon një episod të ri korrupsioni
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?