Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: INTERVISTA: Do ketë tërmet në Shqipëri? Cilat janë qytetet më të rrezikuara? Profesori amerikan: Shqipëria është kaq e bukur nga…tërmetet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > INTERVISTA: Do ketë tërmet në Shqipëri? Cilat janë qytetet më të rrezikuara? Profesori amerikan: Shqipëria është kaq e bukur nga…tërmetet
KronikeKryesore

INTERVISTA: Do ketë tërmet në Shqipëri? Cilat janë qytetet më të rrezikuara? Profesori amerikan: Shqipëria është kaq e bukur nga…tërmetet

Published: February 7, 2023
Shpërndaje

 

Profesori Ross Stein është drejtor ekzekutiv i kompanisë “Temblor Incorporated”. Puna e kompanisë “Temblor” në Shqipëri dhe Ballkan financohet nga zyra amerikane e ndihmës për fatkeqësitë ndërkombëtare.

Në një intervistë që i dha nga San Franciskoja Zërit të Amerikës, pas tërmetit që goditi Durrësin dhe rrethinat në 2019, ai foli mbi studimet sizmike që përfshijnë  Shqipërinë.

- Publicitet -

Cilat zona të Shqipërisë janë më të rrezikuara? Stein thotë se rajonet rreth Tiranës dhe ato përgjatë bregdetit të Shqipërisë kanë rrezikun më të madh të goditen nga tërmetet.

“Nga pikëpamja sizmike, Shqipëria është pjesa më aktive e rajonit të Ballkanit dhe në fakt ka një histori tërmetesh më të mëdha e më të shpeshta, edhe më të shpeshta se sa Italia. Për nga aktiviteti vjen ndoshta vetëm pas Greqisë veriore në Evropë” – tha profesori.

Shqipëria një histori të pasur me tërmete. Sipas Stein, ekzistojnë të dhëna për tërmete që datojnë nga viti 1.000 i Erës Sonë, të cilët tregojnë se ky është një rajon ku, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën, mund të presim tërmete të mëdhenj në të ardhmen.

Prof.Ross Stein

Përgjigja më interesante vjen për pyetjen: Çfarë tregojnë rrudhat e terrenit, apo vijat tektonike që përshkojnë këtë rajon? Profesor Ross Stein, thotë:

“Më lejoni të kthehem pak prapa. Tërmetet janë arsyeja pse Shqipëria është kaq e bukur, pse ajo ka atë topografi të mrekullueshme me kodra dhe lugina. Sepse ka pësuar shtypje nga lindja dhe nga perëndimi. Është njëlloj si një qilim, që kur e shtyn nga të dyja anët, ai krijon rrudha. Të tillë janë ishujt e Kroacisë dhe kodrat, apo luginat e Shqipërisë. I tërë rajoni është i shtypur dhe janë krijuar linja tektonike poshtë shumë prej këtyre rrudhave, duke përfshirë atë që shkaktoi tërmetin e Durrësit”.

Këto janë shenja të rëndësishme për të kuptuar se çfarë mund të sjellë e ardhmja për Shqipërinë. Njerëzit duan të dinë se kur do të ndodhë tërmeti i radhës  a është ai i mundur të parashikohet.

“Shkencëtarët kanë kuptuar relativisht vonë se këto rrudha mund të fshehin linjat aktive tektonike poshtë tyre. Pra, këto tërmete ndodhin përgjatë një rrudhe që vjen duke u ngritur me një gjatësi prej rreth 100 kilometrash. Kjo rrudhë fsheh linjën tektonike poshtë saj.

Gjatë 10 viteve të fundit, gjeologët kanë filluar të bëjnë hartat e këtyre rrudhave, për të gjetur me përafërsi vendndodhjen e linjave tektonike, gjë na lejon të shpjegojmë më mirë tërmetet që historikisht kanë goditur rajonin dhe të parashikojmë më saktë se ku mund të ndodhin ato në të ardhmen në një kuptim të gjerë.

Shpresoj që shkencëtarët të mund të ndihmojnë, ose të parashikojnë tërmetin tjetër. Por ka një variacion tepër të madh sa i përket përmasave, periudhës nga njëri tërmet te tjetri.

Shpesh, aasgjë nga ato që kemi gjetur nuk na zbulon se kur do të ndodhë tërmeti tjetër i fortë. Në vend të kësaj, ajo që mund të bëjmë ne është të flasim se cilat janë zonat më të rrezikuara në Shqipëri dhe si duhet t’i ndërtojmë prioritetet për mbrojtjen nga tërmetet.

Rajoni rreth Tiranës dhe rajonet përgjatë bregdetit të Shqipërisë kanë rrezikun më të madh. Kjo na tregon se pikërisht këtu duhet të përqendrohet vemendja”, – përfundon Stein.

a.d. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • vlora1 says:
    February 7, 2023 at 3:35 pm

    Ne kemi profesorin tone qe parashikon termetet PR.DR ILIR META(J)

    Reply
  • info analitike says:
    February 7, 2023 at 8:36 pm

    Si IGJEO si SHGJSH etj disponojne harten gjeologjike ku pasqyrohen qartë thyerjet gjatësore e ato terthore te cilat paraqesin rrezik sizmik. Gjithashtu ne pergatitje eshte edhe harta e re e mikrozonimeve sizmike. Fatkeqësisht problemi qëndron tek shkalla e pergjegjshmerise dhe e korrupsionit. Ne Shqiperi nuk veme mend nga pesimet.

    Reply
  • Bobi says:
    February 7, 2023 at 9:06 pm

    Ne kemi Erjon Veline qe nuk do me e dit ca thone shkencetaret per Tiranen. Leket behen duke luftuar termetet me ndertesa te larta, qe kur te bihen te zene gjithe Tiranen nen te

    Reply
  • Dzerzhinsky & Beria says:
    February 8, 2023 at 2:50 am

    Ky mister Stain, duket pak sa hileqar ne deklaratën, sepse ,sado pak, sikur kontriboi ne nxitjen e zbrazjes se Shqiperise, dhe që do të thotë popullim me mashtruesat, fajdexhinjte, dhe luftenxitesit historik te njerzimit.
    Komploti kunder Shqiptareve do vazhdoje me Greket, dhe me pas Italine duke filluar nga jugu pasi te kenë dominuar krejt ballkanin si USA sot, dhe Sovjetet dje.

    Reply
  • demo says:
    February 8, 2023 at 5:16 am

    Bukurite e Shqiperise dhe maskaralleqet e qeverrive shqiptare po i shijojne shume keta birbo amerikane,.
    Keta e deklarojne rrufene ne Shqiperi,,jo kur shohin vetetimen,por kur degjojne bubullimen 20 vjet me vone.

    Reply
  • Aldrin says:
    February 8, 2023 at 4:30 pm

    jo, kemi Profesor Ngjelen dhe Taulant Pallen, dhe Liderin Global qe e komandon Termetin me Satellit nga Kozmosi. Shtyp Butonin lideri, dhe shuhet termeti. Ka frike. Derisa te zere ca te tjere si ata ne Durres. Dhe ta shesi RAmuti sic i do qefi neper ruso arape. Arabe thote, po ruset jane pas tyre

    Reply
  • Kent says:
    February 8, 2023 at 6:29 pm

    Beni gallate sa te doni.
    Mos beni shtepi kartoni po ndertime solide te perballojne termete te fuqishme siç vepron Japonia etj.

    Reply
  • Mentor Fraholli says:
    February 9, 2023 at 8:00 pm

    Keto qe citon Profesori,
    Mendoj se jane te verteta por qe ndodhin njehere ne qindra mije vjet. Me nje probabilitet shume te vogel qe te ndodhin aktualisht. Keto lloj termetesh qe citon profesori jane katastrofik me shuarje njeherzimi dhe jo me numer jetesh te humbura. Pra ky rast nuk duhet menduar sepse nuk le njeri ta interpretoje kete lloj termeti. Por fillon jeta nga e para.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mandati i Olsian Çelës mbaron në dhjetor, KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm
  • Grabitet vila e Andrea Bocelli-t, hajdutët ikin me 500 mijë euro
  • Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten
  • Vrasja e Martin Canit, Apeli urdhëron vlerësim të ri psikologjik për autorin e dyshuar
  • Rama mbledh grupin e PS, mungon Spiropali. Zbardhet kërkesa për deputetët

Komentet e Fundit

  1. Replikuesi on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten
  2. nastradini on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  3. Mufe on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten
  4. Kshu del nga komentusit on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten
  5. Ali Saliu on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?