Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kancelari Scholz injoroi Ballkanin e Hapur, Rama: Nuk konkurron Procesin e Berlinit, por është niveli konkret i zbatimit të saj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Kancelari Scholz injoroi Ballkanin e Hapur, Rama: Nuk konkurron Procesin e Berlinit, por është niveli konkret i zbatimit të saj
KryesorePolitike

Kancelari Scholz injoroi Ballkanin e Hapur, Rama: Nuk konkurron Procesin e Berlinit, por është niveli konkret i zbatimit të saj

Published 10 Qershor, 2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për mbi zhvillimet në Samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), në Selanik.

Gjatë një interviste të dhënë për TVSH, se në fokus të samitit ëhstë diskutuar për situatën aspak të lehtë, përkundrazi tejet të jashtëzakonshme, për shkak të luftës në Ukrainë, të pasojave në ekonomi, të perspektivës afatshkurtër dhe afatmesme përsa i përket të dyja këtyre aspekteve e natyrisht marrëdhënieve të Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor, me Ukrainën, Moldavinë, Gjeorgjinë ku ka pasur edhe një diskutim natyrisht mbi Këshillin e ardhshëm Europian dhe situatën e bllokuar ende e sot e gjithë ditën nga Bullgaria, por kemi folur dhe për Ballkanin e Hapur.
1xbet
Sa i përket deklaratave të kancelarit gjerman Olaf Scholz, i cili ka lajmëruar një samit të radhës të vendeve të Ballkanit Perëndimor, nisma e Berlinit që njihet, Rama tha se procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur nuk janë dy nisma kundërshtuese.

Pjesë nga intervista:

- Publicitet -

Pyetje: – Zoti Kryeministër, ku u përqendruan diskutimet në panelin e liderëve në këtë Samit këtu në Selanik?

Kryeministri Edi Rama: Ky ishte një samit i një nisme e cila ka një stafetë nga shteti në shtet prej shumë vitesh. Greqia drejton nismën dhe në fund është dhe një takim i liderëve, i cili përgjithësisht fokusohet tek aktualiteti. Sot kemi pasur natyrisht në fokus situatën aspak të lehtë, përkundrazi tejet të jashtëzakonshme, për shkak të luftës në Ukrainë, të pasojave në ekonomi, të perspektivës afatshkurtër dhe afatmesme përsa i përket të dyja këtyre aspekteve e natyrisht marrëdhënieve të Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor, me Ukrainën, Moldavinë, Gjeorgjinë ku ka pasur edhe një diskutim natyrisht mbi Këshillin e ardhshëm Europian dhe situatën e bllokuar ende e sot e gjithë ditën nga Bullgaria, por kemi folur dhe për Ballkanin e Hapur.

Pyetje- Zoti kryeministër, ka patur një deklaratë së fundmi të Kancelarit gjerman Scholz i cili po viziton e po zhvillon turin në Ballkan, i cili ka lajmëruar një samit të radhës të vendeve të Ballkanit Perëndimor, nisma e Berlinit që njihet, çfarë të reja priten nga kjo dhe deri kur të ndodhi ky samit do ketë zhvillime të reja për Shqipërinë dhe Maqedoninë të cilat presin datën 23 qershor?

Kryeministri Edi Rama: Natyrisht që rimarrja e Procesit të Berlinit pas ndryshimit në kancelari dhe riangazhimi i Kancelarisë dhe personalisht i kancelarit gjerman për Procesin e Berlinit është një lajm i mirë. Procesi i Berlinit është një le të themi, vijë sjelljeje e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe është një hapësirë ku janë vendosur si të thuash ato piketa të cilat janë objektiva konkretë dhe nxitje për punë konkrete në Ballkanin e Hapur. Pra, Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur jo vetëm që nuk janë dy nisma kundërshtuese, nuk janë as dy nisma konkurruese, po janë dy nisma komplementare ku njëra është në një nivel parimor, tjetra është në nivel konkret. Ballkani i Hapur është një njësi e zbatimit të Procesit të Berlinit.

Pyetje- Ka patur deklarata shumë të fuqishme edhe të kryeministrit Mitsotakisi cili është vend organizues i Samitit të sotëm në lidhje me integrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor, e veçanërisht të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Si e vlerësoni qëndrimin e tij dhe a pritet që kjo të ndikojë?

Kryeministri Edi Rama: Greqia ka qenë përgjithësisht, pavarësisht ndonjë fazë, marrëdhëniet bilaterale nuk kanë qenë në nivelin më të lartë, por edhe atëherë kur ka rënë fjala për integrimin dhe për ecurinë e procesit të integrimit, Greqia ka mbajtur gjithmonë një pozicion kryesor në tryezën e Këshillit Europian dhe nuk e kam dëgjuar deklaratën e kryeministrit grek të cilës i referoheni, por sigurisht ai ka folur dhe në takim për këtë, por nuk jam aspak i çuditur, përkundrazi është gjëja e natyrshme që Greqia ka bërë vijimësisht.

a.m/dita

Amelda Amelda 10 Qershor, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook TwitterEmail Printo
3 Komente
  • Fatmir Lohja thotë:
    10 Qershor, 2022 te 7:06 pm

    Mjere ky vend se kush e drejton!?Kryeministri eshte piktor ne profesion.Zevdeskryeministri mesues i gjuhes engleze.

    Përgjigjiuni
  • Aleks thotë:
    10 Qershor, 2022 te 7:39 pm

    Kryeministri i Shqiperise eshte nje Ultraortodoks qe don te beje Ballkanin Serboslavi dhe zhdukjen e identitetit shqiptare.Aktron si europjan i madhe.

    Përgjigjiuni
    • FF thotë:
      11 Qershor, 2022 te 5:12 am

      Voto per Saliun ti Taliban komunist qe futi Shqiptaret ne lidhjen islamike.ti nuk e njef historine nga sa shkruan,Po ballkani me dominim sllav ka 1300 vite,nga sllav dhe Orthodhokset jemi te rrethuar,e pame dhe Qyteterimin e Qunefit tyrk 500 vite na kenaqi.Shqiperia …cfare identiteti Shqiptar thua ti,,se Trimat si ti kane 500 vite qe i jane shit turkut.harrova po je i besimit te arabise e me emer turk je patriot Shqiptar,te tjeret qenkan serb e grek.ik ore te pjerdhsha mendjen se Shqiptaret i provuan dhe muhamedanet si Enveri e Saliu e na kenaqen…lereni Ramen se nuk ka tjeter ky vend Po iku dhe ai do behet koloni e Monikes e Agushit nga Skrapari

      Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • 26 shtator 2023
  • VIDEO/Momenti kur sulmuesit serbë ia mbathin maleve nga autoritetet e Kosovës
  • Dy ministra nga Tirana në varrimin e policit të vrarë: Përulje e nderim për Afrim Bunjakun
  • Pamje nga aksidenti në Lungomare/Makina humb kontrrollin dhe përplaset me pemët
  • “Lufta” e babait britanik: Nuk gjej qetësi derisa të zbardh vdekjen e vajzës time në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. demo në Dy analistë amerikanë dënojnë sulmin në Kosovë, por janë të ndarë për Kurtin dhe hapat e mëtejshëm të Perëndimit
  2. Sul Koburja në MBYLLET: As skandali ‘Gjici’ nuk ndryshon gjë, bashkimi Berisha-Meta humbet përsëri në Kukës, PS fiton me diferencë të thellë votash
  3. intelektuali në Çështja BELERI si pasqyrë mëkatarësh
  4. mali në Dy analistë amerikanë dënojnë sulmin në Kosovë, por janë të ndarë për Kurtin dhe hapat e mëtejshëm të Perëndimit
  5. loni në Çështja BELERI si pasqyrë mëkatarësh
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?