Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: INTERVISTA/ Senatorja amerikane flet për personat ‘non grata’: Votuesit e kuptojnë se kush është i korruptuar!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > INTERVISTA/ Senatorja amerikane flet për personat ‘non grata’: Votuesit e kuptojnë se kush është i korruptuar!
KryesorePolitike

INTERVISTA/ Senatorja amerikane flet për personat ‘non grata’: Votuesit e kuptojnë se kush është i korruptuar!

Published: October 1, 2022
Shpërndaje

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen shprehet e shqetësuar për financimet ruse në Ballkan. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, gjatë vizitës së saj në Tiranë, senatorja Shaheen vlerëson partneritetin me Shqipërinë dhe thotë se Shtetet e Bashkuara duhet ta ndihmojnë atë për të patur një strukturë të sigurtë kibernetike që të mos jetë më shënjestër e sumeve nga Irani apo ndonjë vend tjetër.

Shaheen, njohëse e Ballkanit perëndimor, shprehet se marrëveshja e fundit mes Beogradit e Moskës, shkon kundër interesave afatgjatë të vet popullit serb.

Zëri i Amerikës: Senatore Shaheen, kjo është vizita juaj e dytë në Ballkan brenda gjashtë muajve. cili është qëllimi?

- Publicitet -

Senatorja Shaheen: Është vizita ime e parë në Shqipëri dhe do më duhet të vij përsëri për ta parë këtë vend kaq të bukur. Në fakt jam këtu për t’u siguruar që populli në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor të dinë që në Senatin e Shteteve të Bashkuara po i kushtojmë vëmendje asaj që ndodh këtu. Jemi mirënjohës për partneritetin e Shqipërisë dhe punën që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë bërë ndër vite. Ky është 100-vjetori i marrëdhënieve tona. Dhe ne e vlerësojmë shumë mbështetjen e Shqipërisë në lidhje me luftën në Ukrainë. Dhe ndihmën që i ka dhënë Shteteve të Bashkuara për të rivendosur refugjatët afganë. Pra, vërtet jam këtu për të ndihmuar që t’i kujtoj cilitdo se sa i rëndësishëm është ky partneritet he për të parë se si mund të ndihmojmë nga Shtetet e Bashkuara.

Zëri i Amerikës: Në muajin gusht, ju së bashku me senatorin republikan Roger Wicker, paraqitët një projektligj për promovimin e demokracisë në Ballkanin Perëndimor, për t’ju kundërvënë aktiviteteve destabilizuese të Rusisë në këtë rajon. Në një raport të fundit, komuniteti i intelligjencës amerikane, përmend disa parti politike në Ballkanin perëndimor, në Shqipëri, Bosnje dhe Mal të zi, se kanë marrë financime nga Rusia. A keni ju më shumë të dhëna, që do të mund t’i ndanit me ne, mbi financimet ruse, dhe sa shqetësuese mund të jetë situata?

Senatorja Shaheen: Nuk kam informacion specifik se sa para kanë marrë. Jam shumë e shqetësuar për të. Ndërsa shohim agresionin e paprovokuar të Putinit në Ukrainë, e dimë që një nga zonat ku ka ai ka pasur interes ka qenë Ballkani Perëndimor, fushatat e disinformimit; sapo pamë një raport se sa shumë para, siç thoni ju, janë shpenzuar në përpjekje për të destabilizuar zgjedhjet në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara. Po shohim përveç kësaj edhe se si njerëzve iu thuhen gënjeshtra, për atë që vërtet po ndodh dhe nëse njerëzit nuk kanë informacionin e saktë, nuk mund të bëjnë zgjedhje të mira. Prandaj, duam që të bëjmë gjithçka mundemi dhe synimi i atij ligji është që të përpiqemi dhe të promovojmë demokracinë në Ballkanin Perëndimor dhe të shohim se si mund të merremi me dizinformimin rus, të shohim se si mund të mbështesim përpjekjet për reforma që po bëhen këtu në Shqipëri dhe kudo në rajon.

Zëri i Amerikës:Një nga synimet e projektligjit është lufta kundër korrupsionit, dhe ju keni propozuar kthimin në ligj, të dy urdhrave ekzekutivë të SHBA-së për sanksione kundër individëve që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin dhe janë të përfshirë në sjellje korruptive. Në Shqipëri, kemi rastin e ish kryeministrit Sali Berisha, i cili pas sanksioneve u bë dhe më aktiv në politikë dhe tashmë drejton forcën kryesore të opozitës. Nisur nga kjo, sa efektive janë këto sanksione?

Senatorja Shaheen: Sanksionet janë vetëm një nga mjetet që kemi në politikën e jashtme për t’u përpjekur të ndikojmë atë që ndodh dhe për t’u përpjekur për të çuar më tej, përparimin drejt demokracisë. Dhe duhet të shohim edhe mbështetjen ekonomike që mund të jepet. Duhet të shohim mjetet diplomatike që kemi. Kemi një ambasadore shumë aktive këtu dhe një ambasadë shumë të angazhuar me qeverinë shqiptare. Dhe duhet t’i ndihmojmë votuesit të kuptojnë se cilat janë zgjedhjet që mund të bëhen. E dini, në Shtetet e Bashkuara kemi pasur disa politikanë që janë dënuar për krime, që ishin zgjedhur nga njerëzit. Por zakonisht, votuesit e kuptojnë në zgjedhjet pasuese se një politikan është i korruptuar dhe se nuk vepron në interes të votuesve. Por nëse njerëzit nuk kanë informacionin, nëse nuk e dinë se cilat janë zgjedhjet që mund të bëhen dhe prandaj opozita është shumë e rëndësishme për të shpjeguar se cilat janë ato zgjedhje, në mënyrë që votuesit ta dinë kur të shkojnë për të votuar.

Zëri i Amerikës: Cili është aktualisht statusi i projektligjit tuaj?

Senatorja Shaheen: Ai ka mbështetje dypartiake, kështu që jemi shumë optimistë. Presim një dëgjesë diku gjatë nëntorit pas zgjedhjeve të mesmandatit dhe shpresojmë që do të kalojë përpara fundit të vitit.

Zëri i Amerikës: Serbia është i vetmi vend në Ballkan që nuk i është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë. Javën e kaluar, në New York, shefi i diplomacisë serbe nënshkroi një marrëveshje me homologun rus Lavrov, për politikën e jashtme. Në të kaluarën SHBA-të kanë thënë se Serbia duhet ta ndajë mendjen, pasi nuk mund të luajë me dy porta. Cili është mendimi juaj për sjelljen e Serbisë?

Senator Shaheen: Mendoj është diçka e pafat dhe mendoj se është kundër interesave afatgjata të popullit të Serbisë. Fakti është që aspiratat e popullit të Serbisë janë që të shohë nga perëndimi, drejt hyrjes në Europë. Ata kanë aplikuar për në BE dhe po punojnë drejt kësaj. Dhe duhet të ndihen shumë të shqetësuar në lidhje me aktet e Vladimir Putinit në Ukrainë. Është një luftë e paprovokuar agresioni. Çdo mbrëmje në lajmet në Shtetet e Bashkuara dhe kudo në botë, shohim pasojat e tmerrshme të asaj lufte ndaj popullit të Ukrainës, varret massive që janë zbuluar, dhomat e torturave. Shohim shkatërrimin e qyteteve në atë vend dhe përpjekjen për ta fshirë kulturën e Ukrainës. Tani, nëse Serbia nuk bën kujdes, mund ta kenë ata radhën. Ky është një nga shqetësimet në lidhje me synimet e Rusisë në Ballkanin Perëndimor. E dimë që Vladimir Putin nuk flet për të ndaluar nëse ia del në Ukrainë. Por flet për të rikrijuar Perandorinë Ruse. Që mund të ishte ajo që kishte qenë Perandoria Sovjetike. Ndaj, mendoj se është e rëndësishme për Serbinë, për të gjithë Europën, që të ndërmarrin çdo veprim që të vëmë në pah se Vladimir Putin është i veçuar, se nuk vepron në interes të rendit ndërkombëtar, dhe duhet të bëjmë çdo gjë që mundemi për ta ndaluar.

Zëri i Amerikës:Senatore, të flasim për vizitën tuaj në Tiranë. Cilat ishin mesazhet tuaja për politikanët shqiptarë?

Senatorja Shaheen: Siç e thashë, ishte për të vënë në dukje partneritetin dhe aleancat që Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara kanë pasur në fushat ku punojmë së bashku; 100 vjetorin e marrëdhënieve tona; rëndësinë e faktit që Shqipëria u bashkua me ne në lidhje me luftën në Ukrainë për të mbështetur popullin ukrainas; rëndësinë që ka fakti që Shqipëria mori refugjatët afganë në një kohë kur Shtetet e Bashkuara u tërhoqën dhe po përpiqeshim të ndihmonim njerëzit që kishin nevojë dhe Shqipëria bëri përpara dhe tha do të bëjmë gjënë e duhur dhe do përpiqemi të ndihmojmë njerëzit që kanë nevojë. Kjo ka qenë shumë e rëndësishme. Dhe është e qartë që do të vazhdojmë të punojmë për çështjet ekonomike së bashku, fakti që Shqipëria sapo ka miratuar dy marrëveshje në përpjekje për të diversifikuar ekonominë e energjisë është shumë e rëndësishme – marrëveshjen hidro dhe gazin e lëngshëm me dy kompani amerikane. E vlerësojmë shumë këtë dhe me shpresë do të jetë e dobishme si për Shtetet e Bashkuara ashtu edhe për Shqipërinë.

Zëri i Amerikës: Shqipëria po strehon afër 2 ose 3 mijë anëtarë të opozitës iraniane, MEK, dhe ndoshta, kjo është arsyeja pse Irani u hakmor duke sulmuar infrastrukturën e saj të informacionit. Shqipëria u përgjigj duke ndërprerë lidhjet me Iranin, por, e vetme, Shqipëria nuk është në gjendje të përballojë sulme të ngjashme në të ardhmen, veçanërisht kur ke të bësh me një shtet si Irani. A jeni e shqetësuar për këtë dhe a po merr Shqipëria ndihmën e nevojshme nga SHBA?

Senatorja Shaheen: Jam e shqetësuar. Përsëris, mendoj se Shqipëria bëri përpara për të marrë iranianët e MEK në një kohë kur po vriteshin, kur ishin në Irak. Dhe Shqipëria tha ne do të ndihmojmë dhe ky është një model i rëndësishëm për t’ia treguar pjesës tjetër të botës. Dhe kur ata sulmohen si rezultat i kësaj, është me rëndësi që ne të veprojmë për t’i ndihmuar. Dhe sollëm ekipe, FBI dhe zyrtarë të tjerë për të ndihmuar për t’iu përgjigjur sulmit kibernetik. Por duhet të bëjmë më shumë. Duhet të ndihmojmë Shqipërinë për t’u siguruar që ka një strukturë të sigurt kibernetike për të ardhmen në mënyrë që të mos jetë shënjestër e sulmeve as nga Irani, as nga Rusia, as nga ndonjë vend tjetër.

Zëri i Amerikës: Edhe një pyetje të fundit. Pas zhvillimeve të fundit, autoritetet shqiptare duket se nuk janë dakort që vendi i tyre të përdoret si një bazë ku anëtarët e MEK-ut, të zhvillojnë luftën e tyre opozitare. Kryeministri Edi Rama, është shprehur se kanë nisur komunikimet me ta “për të rivendosur shumë qartë kornizën në të cilën duhet të zhvillohet jeta e këtij grupi në një territor ku Shqipëria ka ofruar mbështetje për t’u siguruar jetën dhe shëndetin dhe jo lëvizjen e tyre politike”. Cili është vlerësimi juaj?

Senatorja Shaheen: Shqipëria do të duhet ta vendosë këtë vetë. Por, unë mendoj se është me rëndësi të vëmë në dukje që kur Shqipëria dëboi diplomatët iranianë, edhe Shtetet e Bashkuara vuri sanksione dhe ne kemi punuar për t’i trajtuar aktivitetet terroriste të Iranit kudo në Lindjen e Mesme dhe kudo në Europë. Dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.

Zëri i Amerikës: Senatore, shumë faleminderit për këtë intervistë.

Senatorja Shaheen: Faleminderit juve.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni says:
    October 1, 2022 at 7:52 pm

    të korruptuarit numër një: politikanët amerikanë.që mbrojnë imperialistët dhe duan të kenë fitime maksimale.
    nqs amerika nuk do kishte politikanë të korruptuar atëher amerika do ishte vend socialist.
    edhe bota do ishte komuniste po të mos kishte korrupsion.

    poshtë korrupsioni që mban gjallë imperializmin dhe borgjezinë.
    proletarë revolucionarë vazhdoni aktivitetin tuaj për të ripushtuar diktaturën e proletariatit

    Reply
  • Pirdhni se liroheni. says:
    October 1, 2022 at 8:22 pm

    Shoqja Senatore votuesit e dine se kush eshte i korruptuar, kush e rruan per ata, veglat e punes i kane te tjere ne dore edhe arren edhe cekicin qe komandohen nga CEO i Internereceratove dhe i oligarkeve Ed Droga i mbeshtetur nga Kimetja, qe la Shqiperine edhe pa opozite

    Reply
  • alphade says:
    October 1, 2022 at 11:56 pm

    “Pirdhni se …..” ! Nje shprehje popullore
    e jona, mbase autentike e jona thote:
    “Me mire djepin bosh se sa shejtanin
    brenda ne deep” ! Per cilen opozite e ka
    fjalen zotrote ?! Me opoziten e Sali Vici-
    dolit “NON GRATA” ….”Me mire djepin
    bosh….” ! Ore tutkuna, ore idiote, ore
    gomere te “Babà Tasit” akoma nuk e kup-
    toni se Sala eshte “Pjerdhur”, sic e thoni
    edhe si i “Pjerdhur” qe jeni ?! Ju jeni raca
    me e ndyre qe mendja njerezote mund te
    imagjinoje….,,Me Salen, Mulin,Paloqen, “Pre-
    shin e Lushnjes, etj.etj. Ju do beni proko-
    pi, me keta menxyra Ju do merrni pushte-
    tin ?! Me tej Ju me qerozin Fevzi, me Zhein,
    me Shkullakun, me Mecen, Rakipin, Deden,
    Kristen Sketerre, me Vasilin etj.etj. Ju men-
    doni se vendi u la pa opozite ?! Mortja qe s’ju ha ! Edi Rama tall prapanicen me Ju qe
    qani dhe lebetini se vendi mbeti pa opozita ! E kujt i plasi ?! Ju jeni turpi i Botes ! Me kete as dua t’ja permend emrin nje kryemi-
    ministri djathtist, nje djathtist estremisti qe
    nuk me lidh asgje nga pikpamja ideologjike
    por si PS dhe me shume akoma PD e Saliut
    dhe e Alibeut njera me zi se tjetra nuk jane
    Parti por banda i nje “Epruvete Komuniku-
    ese” qe ballancojne ujin e piste te njera/ tjetres ……! Shkurt, Ju jeni turpi i Botes se
    qyteteruar dhe ironikja qendron ne faktin se
    doni te aderoni ne Europe…..,!!!!

    Reply
  • Goditesi says:
    October 2, 2022 at 6:22 am

    Al0hade Patronazhisti Bota tallet me Legenat dhe homoseksualet si ty qe po ju vjen fundi. Amerikes qe ju jep te drejtat e byces po i vjen fundi. Shtet ibaruar i drejtuar nga skizofren pedofil dhe homoseksual. Rusi me Kinen po marrin Boten me dore

    Reply
  • ?+ says:
    October 2, 2022 at 10:01 am

    po amerika pas 10 vitesh e kuptoi që saliu ishte minues demokracie dhe i korruptuar.
    po të paktën a e keni kuptuar që rama ësht hajdut

    Reply
  • intelektuali says:
    October 3, 2022 at 8:49 am

    Senatorja Shaheen qe reklamon gazin e lenget metan amerikan si nje bamiresi e SHBA ndaj Shqypnise dru me pre shoqeruar me nje propagande te shemtuar anti llogjike financiare per vendin me te varfer dhe korruptuar ne Evrope:

    PSE PERZUNE BULLGARET, SERBET DHE HUNGAREZET AMERIKANET LAKMITARE ME HU DHE DAJAK KUR U OFRUAN GAZIN E LENGEZUAR AMERIKAN NGA GREQIA PERMES BULLGARISE, SERBISE , HUNGARISE E DERI NE GJERMANI ME TUBACIONIN EKZISTUES DHE PIKEN E SHPERNDARJES GADI NE KOMOTINI, PA PATUR NEVOJE PER INVESTIME SHTESE SI NE SHQYPNI? DHE NE VEND TE KESAJ BE URDHEROI HAPJEN E SARACINESKES PER LIDHJEN E BULLGARISE ME TAP E AZERBAXHANIT QE KA MBETUR I TAPOSUR PER SHQYPNINE? QYSH KESHTU?

    Pergjigjen e jep intelektuali sepse dipllomacia amerikane eshte transformuar si ne dipllomaci me “gisht ne bythe” per popujt e vegjel dhe dru me pre ku ben pjese edhe Shqypnia dhe nuk i intereson fare per koston apo fisibilitetin e ketij biznesi te veshtire: Gazin metan qe kompanite amerikane e nxjerrin nga nentoka kryesisht ne perendim te SHBA duhet fillimisht ta ndrydhin me kompresore te fuqishem ne qindra atmosfere atm qe ta lengezojne dhe me pas ta depozitojne ne kontenjere te posacem per transportin detar dhe pasi te kalojne dy oqeane te vijne ne Vlore per t’u depozituar ne piken shperndarese ne port qe eshte nje investim teknollogjik kozmik, gazi i lenget duhet te c’lengezohet, t’i ulet presioni deri ne disa atm (zakonisht deri ne 5-10 atm) per tu futur ne rrjetin e shperndarjes deri te konsumatori.

    SA KUSHTON GJITHE KJO PROCEDURE ZALLAHI NGA PERENDIMI I LARGET I SHBA E DERI NE VLORE E ME TEJ?

    sepse:

    Agjekundi nuk duket ne intervisten e bukur dashamirese per shqyptaret dru me pre, qe intelektualit i kujtojne motoret gerdalla amerikane me nafte si zift qe Edi Rama po i sjell nga Bangladeshi duke i reklamuar me djallezi si “Termocentrale Lundruese” ose akoma me keq kjo propagande cinike egocentrike amerikane me “gisht ne bythe” i kujton intelektualit Armet Kimike te Asadit qe Obama donte t’i depozitonte ne Shqypni dheEdi Rama ne fillim te mandatit i reklamonte si:

    KARAMELE BAMIRESIE

    Reply
  • ?- says:
    October 3, 2022 at 8:54 am

    fiks o intelektual.

    i ke rën pikës. ndaj të njëjtin mendim.

    ja pra a e sheh sa pozitiv del komenti kur nuk i thua çdo gjëje enveriste

    përgëzime.👏👏

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Cila është sot detyra e çdo të majti!
  • Ndryshojnë rregullat në kufi: sinjalistikë e re për hyrje-daljet nga Shqipëria
  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  • VIDEO: Shqiptarët e diasporës i bashkohen protestës në Tiranë
  • Rama sfidon protestuesit: Sillni draftin për “Shqipërinë e re”

Komentet e Fundit

  1. demo on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  2. 666 on “Miliona njerëz nuk dinë as ku ndodhet Zëvrneci”, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
  3. 666 on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. N. D. on Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  5. Kris Pano on VIDEO: Shqiptarët e diasporës i bashkohen protestës në Tiranë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?